Forumi Horizont Gjithsej 59 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 59 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Sporte tė tjera (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=14)
-- Pse quhen "tradhetare" yjet e sportit shqiptar qe shkelqejne ne Bote? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5940)


Postuar nga Shenjtori datė 29 Gusht 2004 - 12:41:

MONA, Ermali nuk eshte quajtur tradhetar. Mon, une e ndoqa me interes kete ceshtje ne Tv dhe ne te gjitha medjat, eshte fol vetem per arsyet qe paraqiste federata dhe ato qe paraqiste Ermali. Askush nuk e ka cilesuar tradhetar. Per mua, Erlami ka bere zgjedhien e duhur pasi me te vertet ketu nuk ekziston serioziteti dhe disiplina, gjera te cilat jane kryesoret per nje sportist.
Si Ermali, ka plot shembuj te tjere neper bote por dhe ketu ne shqiperi. Ka raste si ai Luan Krasniqit, Luan Shabanit, Mirela Manjanit, dhe e disa futbollisteve, te cilet luajne per kombetaren e Zvicres, apo me te rinjte e kombetares Austriake, Turke etj etj. Te gjithe keta nuk jane quajtur tradhetare. Thjesht kane bere zgjedhien e tyre dhe kaq.
Te gjithe e dime qe kushtet ne te cilat ndhodhen jo vetem ambjentet sportive, por gjithcka qe ka te bej me sportin jane te mjerushme dhe kjo eshte nje nga arsyet te vilat ne nuk bejme hajer neper konkurse nderkombetare.
Arsyet per te cilat Pirro Dhima eshte quajtur tradhetar nuk jane pse ai konkuron per Greqine apo puth flamurin Grek. Arsyeja eshte se ai ka hedhur balte mbi kete vend dhe ka dhene deklarata te turpshme te cilat kane ofenduar aty ku nuk mban me te gjithe shqipetaret si komb.

Si perfundim, une nuk e di ku e ke marr kete material, por me sa kam pare dhe kam degjuar, fjala "tradhetar" nuk eshte permendur ndonjehere, biles dhe as nga drejtuesit e federates. Tradhetar quhen ata qe ushqehen ne kete vend dhe me pas i hedhin balte persiper. Jane ata (si Pirro) qe deklarojne se do te marrin dhe armet per te mbrojtur "tokat e grekut", kur te gjithe e dime shume mire se ato jane historikisht ILIRE, pra me te vjetra edhe se tokat GREKE. Tradhetar jane ata qe lejne gjakun e tyre, te joshur nga paraja dhe nga te mirat qe i ofron dikush tjeter, per te lutuar po gjakun e tyre. Biles tani qe po mendohem mire, Pirro nuk eshte tradhetar, por nje MERCENAR.


  Gjithsej 59 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 59 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.