Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=295)
-- Jeta (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7456)


Postuar nga Keni datė 13 Shkurt 2005 - 03:11:

Jeta

Tregim nga autori Vlashi Fili


Ishte duke luajtur shah, kur dėgjoi tellallin e kampit tė thėriste emrin e tij. Ktheu kokėn nga vinte zėri dhe priti duke menduar se ndofta i kishin bėrė veshėt. Kur dėgjoi pėr sė dyti emrin u ngrit me vėrtik.
Rrallė dėgjonte ti thirrej emri. Kishte 20 vjet qė ishte nė burg. Prej natyre ishte njeri i qetė dhe burgu e kishte mbyllur brėnda vehtes sė tij. Nuk para shoqėrohej me shumė tė burgosur me pėrjashtim tė dy vetėve me tė cilėt ishte njohur aty dhe dalėngadalė ishte miqėsuar. Me ta kalonte kohėn e lirė, bėnte ecejaket e zakonėshme nė fushėn ku rreshtoheshin pėr apel, shikonin televizorin bashkė, luanin shah apo domino. Pjesėn mė tė madhe tė kohės sė lirė e kalonte nė bibliotekė duke lexuar. Ishte punėtor i pa pėrtuar. Asnjėherė nuk kundėrshtonte frontet e punės edhe kur e caktonin nė frontet e vėshtira tė galerisė. Nė kamp kishte mėsuar profesionin e minatorit dhe nuk ndahesh nga ai. Me komandėn e kampit nuk kishte probleme dhe nuk kundėrshtonte asnjėherė pėr ēdo lėvizje qė i komunikohej. Nuk kishte lėn kamp riedukimi pa vajtur, megjithatė asnjėherė nuk kėrkoi pse e lėviznin. Oficerėve tė kampit nuk u kundėrshtonte dhe nuk ja u kthente fjalėn, veēse nė rastet kur ata e pyesnin se pėrse nuk e kish pranuar fajėsin nė gjyq, e ai i pėrgjigjesh se ishte krejtėsisht i pafajshėm. Lidhjet me jetėn jashtė burgut i kishte shkėputur qysh nė ēastin qė e arestuan dhe megjithėse kishin kaluar 20 vjet nga ai ēast, askush nuk i kishte ardhur nė takim.
Ishin tė gjitha kėto qė ai e dėgjonte rrallė ti thirej emri nga tellalli i kampit. Nė ato rastet e rralla qė dėgjonte ti thirej emri, shpesh ishin pėr ta nxjerė nė punė, mbasi nė kėtė apo atė galeri nuk kishte mineral.
– Si ėshtė puna? - ju drejtua ai tellallit.
– Nė takim - u pėrgjigj ai shpejt e shpejt.
– Mua mė kanė ardhur nė takim? - pyeti ai i habitur.– Kush mė ka ardhur?
– E ku ta di unė, - ja kėtheu tellali dhe vazhdoi tė thėriste njė emėr tjetėr.
Largėsia deri tek porta e repartit nuk ishte e madhe, por tereni ishte me shumė shkallė dhe ato nuk mund ti ngjisje me tė shpejtė se tė zihej fryma.
Ai i ngjiste shkallėt dhe fliste me vehte. Pyeste dhe pėgjigjej po vetė.
– Kush tė jetė kujtuar pėr mua vallė mbas 20 vjetėve, gruaja? Mundet. Ndofta ndonjė nga tė afėrmit e saj? Nuk ma ha mendja. Mos ndofta babai ėshtė gjallė dhe tani e ka vrarė ndėrgjegja? Po si tė mė ketė gjetur?
Duke folur me vehte pėrfundoi sė ngjituri shkallėt dhe u gjend para portės qė ndante tė dėnuarit me ndėrtesėn e komandės, para asaj porte qė ndante dy botė, atė brenda telave me gjėmba dhe jeten e lirė.



Kishte ardhur nė kėtė jetė nga njė nėnė qė nuk e njihte fare, veēse i dinte vetėm emrin, Jeta. Emrin e babait nuk e mėsoi asnjėherė. Kur e pyesnin pėr emrin e tė atit, ulte kokėn dhe pėrgjigjej me gjysėm zėri: “Nuk e di”.
E kishin sjellė foshnje nė shtėpin e fėmijėve dhe atje ishte rritur. Vitet kalonin dhe ai hidhte shtat. Gjithmon shpresonte se njė ditė do ta njihte nėnėn e tij. Pėrfundoi klasėn e shtatė dhe filloi gjimnazin. Ishte nxėnės i shkėlqyer dhe kish dėshirė tė vazhdonte universitetin, tė dilte inxhinjer e tė bėhej dikush. Kish filluar tė interesohej vet pėr ta gjetur nėnėn, por asnjė nuk i kishte dhėnė informacion pėr tė. Ishte djal i pashėm, me trup tė formuar mirė dhe vajzat e klasės kishin filluar tė shoqėroheshin shpesh me tė. Por ai s’e kishte mendjen tek ato. Veē kujdesit qė bėnte pėr tė mėsuar e kishte mendjen se si mund tė gjente nėnėn e tij.
Shpesh kur shtrihej nė krevat pėr tė fjetur e imagjinonte atė ashtu siē ja sillte imagjinata e vet.
Ishte nė vitin e tretė kur njė ditė i erdhi njė pako e vogėl. U habit kur e mori, mbasi veē adresės sė tij, qė dikush e dinte mirė, nuk kishte adresė dėrgusi.
E hapi me tė shpejtė dhe pa nė tė njė shall tė hollė, ngjyrė rozė, tė palosur me kujdes, si dhe njė letėr. Kur e shpalosi shallin vuri re nė njėrėn anė tė tij, qėndisur me penjė ngjyrė qielli tė hapur, emrin e tij, Jetmir.
Letra ishte shkruar nga njė dorė qė tė linte pėrshtypjen se nuk punonte mirė, mbasi nėpėr gėrma viheshin re ēregullime.

Biri im i dashur
Qysh kur tė lashė ty, jeta ime humbi bukurin e vet. Gjithmon tė kam patur ty nė zemėr e nė mendje. Sytė e tu tė bukur i shikoja shpesh nė ėndėr. Sa kam dashur tė takoj e tė shoh sa je rritur, tė pushtoj nė krahėt e mi dhe tė shtrėngoj fort nė gjoks. Tė puth faqet e tua tė buta dhe pastaj tė bie nė gjunjė e tė kėrkoj falje pėr mėkatin e madh qė kjo jetė ma diktoj. Megjithė kėtė qė bėra jam e bindur se ti, shpirti im, do tė mė falje. Por nuk munda ta bėj dot njė gjė tė tillė, nuk munda tė shkėputesha dot nga kthetrat e kėsaj jete qė po mė pėrfundon.
Sėmundja e pa shėrushme po mė mer jetėn dhe e di qė vdekja ėshtė duke mė trokitur nė portė. Jam nė shtrat dhe nuk dua tė iki pa tė shkruar, tė paktėn, dy rrjeshta. Po tė shkruaj ty, shpirti im, pėr tė kėrkuar falje pėr atė qė bėra ndaj teje, qė tė lash pa gjirin e nėnės, qė tė hoqa tė drejtėn ty tė rritesh pa nėnė. Po ashtu i hoqa tė drejtėn vehtes tė dėgjoja ty kur tė mė thėrisje: “Nėnė”, sa herė tė deshe dhe tė preheshe nė krahėt e mi.
Ngushėllimi im i vetėm eshtė kujtimi qė ruaj nga ty, foshnjė, kur tė linda dhe njoftimi qė kam mundur tė marė se po rritesh i shėndetshėm dhe i bukur. Po ashtu kam mundur tė mėsoj se je nxėnės i shkėlqyer. Tė lumtė bir. Paē jetėn e gjatė e tė lumtur. U bėfsh njeri i dėgjuar. Do tė kesh gjithmon uratėn time.
Kėtė letėr do ja jap njė tė njohurit tim dhe kam bindjen se ai do tė ma plotėsoi dėshirėn pėr ta postuar ty. Nuk e di, kur tė mbrijė letra dhe shalli, qė po ta dėrgoj si kujtim, ku kam qėndisur emrin tėnd, do tė jem nė kėtė jetė apo jo. Por njė gjė e di qartė, se qysh para se tė marėsh letrėn apo mbasi ta kesh marė atė unė nuk do tė jem mė.
Pėr mėkatin qė bėra jeta mė dėnoi, kurse nga ty dua tė mė falėsh qė shpirti tė mė prehet i qetė, por ndėrkohė dua tė mė premtosh qė tė mos ta kėrkosh asnjėherė varrin tim, si dėnim pėr atė qė bėra ndaj teje. Si kujtim nga mua po tė dėrgoj shallin qė tė mė kujtosh sa herė tė duash ashtu siē mund tė mė imagjinosh ti, qoftė tė mirė apo qoftė tė keqe.
Tė puth nė pa mbarim, me shumė mall e dashuri, nga maja e flokėve deri tek thonjyė e kėmbėve
Nėna jote e keqe
Jeta

Nė cepin e letrės ai pa formėn e dy buzėve tė kuqe,kurse nė tė gjithė letrėn dukeshin njollat e thara tė lotėve tė rėnė.
Sytė i kishte tė pėrlotur dhe nė fyt diēka e shtrėngonte. Filloi tė qante me tė madhe. Gjithė atė natė nuk mbylli sy por e lau letrėn me lotėt qė nuk kishin tė shterur. Ju shuajt shpresa e vetme pėr tė parė nėnėn. Tė nesėrmen nuk vajti nė shkollė, por ashtu siē ishte, i shtrirė nė shtrat, lexonte letrėn, qante, puthte shallin atje ku ajo kishte qėndisur gėrmat e emrit tė tij dhe i drejtohesh tė ėmės: “Pėrse moj nėna ime e gjorė, ke kėrkuar nga mua, qė tė mos kėrkoj varrin tėnd, ku tė mundem tė paktėn tė vendos njė lule? Pėrse vallė e ke kėrkuar kėtė?” Dhe pėrsėri ngashėrehej dhe qante e qante.

Vazhdon


  Gjithsej 8 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.