Forumi Horizont Gjithsej 70 faqe: « E parė ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historiku i studimeve gjeologjike (i detajuar) (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=153)
-- 3.III. Kėrkimet dhe Punimet Gjeologjike tė kryera nga shteti Shqiptar (1945-2000) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=752)


Postuar nga Fajtori datė 11 Prill 2003 - 04:21:

• Pėr mineralin e kromit gjatė viteve 1967-1970 gjeologė tė ndryshėm kanė bėrė punime kėrkim-zbulimi, zbulimi tė detajuar dhe studime tematike nė vendburime konkrete, apo nė masivėt ultrabazike. Kėshtu H. Maliqi ka bėrė punime zbulimi nė vendburimin e Vlahnės dhe tė Kepenekut “Raport gjeologjik mbi zbulimin e vendburimit tė Vlahnės” Kukės 1962, “Relacion mbi llogaritjen e rezervave tė trupave Nr.1 dhe 7 vendburimi Kepenek dhe trupit Nr.1 pika e mineralizuar Mjekėrbardhė”. S. Dede, M. Shallo kanė bėrė punime tematike nė masivin e Kukėsit “Raport paraprak mbi rezultatet e punimeve tematike nė masivin ultrabazik tė Kukėsit” Tiranė 1962. R. Sulejmani ka punuar pėr zbulimin e vendburimit Kalimash-1 “Raport gjeologjik pėr vendburimin Kalimash-1” Kukes 1962;mė pas punimet gjeologjike nė Kalimash-1, i ka vazhduar A. Serjani, “Raport mbi rezultatet e punimeve gjeologjike tė kryer nė vendburimin kromifer Kalimash-1 gjatė periudhės prill 1962-maj 1963” Kukės 1963, “Raport gjeologjik mbi llogaritjen e rezervave tė vendburimit Kalimash-1 me gjėndje 1.1.1966” Kukės 1966; ai gjithashtu ka bėrė kėrkime nė shfaqjen e mineralizuar tė Proi Runės, “Relacion mbi rezultatet e punimeve gjeologjike nė pikėn e mineralizuar Proi Runės” Kukės 1966. A. Serjani duke punuar nė masivin ultrabazik tė Tropojės dhe tė Kukėsit, disa mendime mbi trupat mineral kromifer tė tyre, mbi ndėrtimin e masivėve etj. i ka paraqitur edhe nė disa artikuj: “Ndryshueshmėria e trupave minerale kromiferė tė Kukėsit e Tropojės dhe zgjedhja e rrjetės pėr konturimin e rezervave industriale” Pėrmb. Stud. Nr.3, 1966, “Stratifikimi i masivit ultrabazik tė Kukėsit dhe perspektiva e tij pėr kromite tė pasura” Bul.USHT.ser.Shk.Nat.Nr.4, 1967. “Pėrcaktimi i peshės vėllimore tė xeherorėve kromifer nė varėsi tė pėrmbjatjes sė Cr2O3 dhe tė shkallės sė serpentizimit” Pėrmb. Stud. Nr.5, 1967, dhe bashkė me M. Tophana “Marrėdhėniet bashkėlidhėse tė disa pėrbėrsave nė xeherorėt e kromit tė vendburimeve tė vendit tonė” Pėrmb. Stud. Nr.1, 1970; kurse Xh. Dyca ka bėrė punime kėrkim zbulimi nė vendburimin Kalimash-2 tė shoqėruar me rilevimin gjeologjik tė detajuar nė shkallėn 1:2 000, tė cilin e ka ndihmuar R. Shehu, rezultatet i kanė pasqyruar nė raportin e shkruar bashkėrisht “Raport mbi punimet e rilevimit 1:2 000 dhe tė kėrkim zbulimit tė vendburimit Kalimash-2” Kukės 1962. Studimin mineralogjik tė xeherorėve e kanė bėrė A. Ēina, A. Tėrshana “Pėrbėrja minerale ndėrtimi dhe morfogranulometria e xeherorėve tė kromit tė vendburimit Kalimash-2” Tiranė 1963. S. Bushi ka bėrė punime kėrkim zbulimi nė disa shfaqje minerale tė rajonit Surroj qė i ka pėrshkruar nė “Relacion gjeologjik mbi rezultatet e punimeve tė revizionim zbulimit tė kryer nė pikat e mineralizuara Kodėrluē, Leshnicė, Aralerė, Aratror tė zonės Surroj” Kukės 1965. I. Babarama ka bėrė punime kėrkim zbulimi nė disa shfaqje tė mineralizuara tė Helshanit, Vau spasit, etj., “Relacion gjeologjik mbi rezultatet e punimeve tė rilevimit dhe kėrkim zbulimit tė kryer nė pikėn e mineralizuar Helshan (Gzhimė)” Kukės 1966, “Relacion gjeologjik mbi rezultatet e punimeve tė kryera nė pikat e mineralizuara tė Camit, Petkaj, Vau spasit dhe Shpatit tė Sukės” Kukės 1967. L. Goci, S. Bushi kanė bėrė punime nė shfaqjen e mineralizuar Aratror “Relacion gjeologjik mbi rezultatet e punimeve tė revizionim zbulimit tė kryer nė shfaqjen e mineralizuar Aratrorit “ Kukės 1968. Punime gjeologo-zbuluese nė masivin e Tropojės dhe nė vendburimin e Rragamit ka bėrė edhe S. Bisha “Raport mbi rezultatet e punimeve gjeologo-zbuluese (Tropojė)” 1967, “Raport mbi rezultatet e punimeve gjeologo-zbuluese nė vendburimin e Rragamit” B. Curri 1970.
Punonjėsit e Institutit tė Kėrkimeve Gjeologjike S. Dede, H. Caslli, A. Dobi kanė bėrė punime tematike nė masivin ultrabazik tė Tropojės, “Raport mbi rezultatet e studimeve tematike nė masivin e shkėmbinjve ultrabazikė tė Kam-Tropojės” Tiranė 1966. A. Ēina, M. Mustafaj kanė bėrė studimet mineralogjike “Pėrbėrja kimike e kromshpinelideve tė disa vendburimeve dhe shfaqjeve tė mineralizuara tė masivit ultrabazik Kam-Tropojė” Pėrmb. Stud. Nr.4, 1966. H. Caslli disa mendime mbi ndėrtimin gjeologo-strukturor dhe pėrhapjen e mineralizimit i ka shtjelluar nė artikullin “Ndėrtimi gjeologo-strukturor i masivit tė shkėmbinjve ultrabazike tė Tropojės dhe pėrhapja e mineralizimit tė kromit” Pėrmb. Stud. Nr.7, 1967. Nė masivin ultrabazik tė Tropojės kanė bėrė studime edhe I. Ndoja, A. Vranaj, Dh. Kote, K. Gjata, “Ndėrtimi strukturor dhe marrėdhėniet gjenetike nė masivin e Kam-Tropojės” Tiranė 1967. Disa prej tyre, ndonjė problem e kanė trajtuar nė artikujt “Seria damarore nė masivin e Kam-Tropojės” Bul. USHT, ser. Shk. Nat. Nr.2, 1965 shkruar nga I. Ndoja, A. Vranaj. K. Gjata dhe “Mbi kontaktin intruziv tė ultrabazikėve tė vendit tonė” Bul. USHT, ser. Shk. Nat. Nr.1, 1966 shkruar nga I. Ndoja e K. Gjata. I. Ndoja etj., gjithashtu kanė studiuar problemet e ndryshme tė ultrabazikėve; pėr masivin e Gomsiqes “Proēeset e shndėrimit tė ultrabazikėve tė masivit tė Gomsiqe-Dushit” Bul. USHT, ser. Shk. Nat. Nr.1, 1961; kurse Dh. Kote, I. Ndoja “Gjeologjia e masivit ultrabazik tė Gomsiqe-Dushit dhe petrologjia e tij” Stud. Gjeol.Vol.I, 1962; ndėrsa I. Ndoja, T. Haxhiymeri, A. Pasholli kanė studiuar olivinitet “Olivinitet lėndė e parė refraktare” Bul. USHT, ser. Shk. Nat. Nr.4, 1964; dhe vetėm I. Ndoja “Mbi problemin e duniteve dhe lidhja e tyre gjenetike me vendburimet e kromit” Bul.USHT.ser.Shk.Nat.Nr.2, 1962; “Mbi disa probleme tė magmatizmit tė vendit tonė” Bul.USHT.ser.Shk.Nat.Nr.2, 1963; “Bashkėsia ofiolitike nė krahinėn e Shkodrės” Bul.USHT.ser.Shk.Nat.Nr.4, 1965; “Mbi disa ēėshtje lidhur me diferencimin magmatik tė masivit tė Korabit dhe strukturėn e tij” Stud. Gjeol.Vol.III, 1966. S. Burri, Dh. Kote “Varėsia e peshės specifike nga grada e serpentizimit nė shkėmbinjtė ultrabazikė” Bul.USHT.ser.Shk.Nat.Nr.1, 1963; Dh. Kote “Mbi disa veēori tė pėrbėrjes petrografike tė masivit ultrabazik tė Korabit” Stud. Gjeol.Vol.III, 1966. A. Tėrshana, K. Zeqja “Mbi njė veēori petrografike tė shkėmbinjve ultrabazikė tė Shqipėrisė” Pėrmb. Stud. Nr.4, 1966. K. Zeqja “Disa vėrejtje mbi llojet ultrabazike kokrrizimeta nė masivin e Kaēinarit” Bul.USHT.ser.Shk.Nat.Nr.4, 1967. A. Vranaj dhe K. Zeqja “Mbi pėrbėrjen kimike tė disa shfaqjeve kromitike nė masivėt e Tropojės dhe nė atė tė Martaneshit” Pėrmb. Stud. Nr.7, 1967. H. Caslli, A. Tėrshana, L. Goci, M. Mustafaj, A. Ēina kanė bėrė punime kėrkimore e pėrgjithėsuese pėr masivin ultrabazik tė Kukėsit, “Studimi dhe pėrgjithėsimi i materialeve ekzistuese, sqarimi i mėtejshėm i strukturės sė masivit ultrabazik tė Kukėsit lidhur me perspektivėn krombajtėse dhe orientimi i mėtejshėm i punimeve pėr xeherorėt e pasur tė kromit” Tiranė 1968; ndėrsa L. Goci, H. Caslli, A. Tėrshana edhe nė artikullin “Ndėrtimi gjeologjik i masivit tė shkėmbinjve ultrabazikė tė Kukėsit” Pėrmb. Stud. Nr.9-10, 1968. Disa tė dhėna mbi mineralogjinė dhe gjenezėn e xehrorėve A. Ēina i ka paraqitur “Tė dhėna mineralogjike mbi xehrorėt e masivit ultrabazik tė Kukėsit dhe mendime mbi gjenezėn e tyre” Permb. Stud. Nr.3, 1970. Edhe H. Nokadisa mendime i ka paraqitur nė “Impulse apo diferencime magmatike” Pėrmb. Stud. Nr.3, 1970.
M.Hido ka bėrė studime pėr pasurimin e kromiteve tė varfėr tė Kalimashit dhe tė Bulqizės,“Pasurimi i kromiteve tė vėndburimit Kalimash” Permb. Stud. Nr 1, 1965 dhe nė “Studim plotėsues pėr pasurimin e disa lloj kromitesh tė rajoneve tė Bulqizės e tė Kalimashit” Tiranė 1967.
S.Dede nė disa raste vetėm ka bėrė punime kėrkimore-tematike pėr vlerėsimin e krombajtjes tė masivėve ultrabazikė tė ndryshėm, duke i pėrshkruar nė raportet pėrkatės ose nė artikujt, si nė “Pėrhapja e shkėmbinjėve ultrabazik nė Shqipėri dhe lidhja gjenetike e mineralizimit me to” Permb. Stud. Nr.2, 1965, “Raport mbi studimet tematike tė kryera nė disa vėndburime e shfaqe tė mineralizuaratė kromiteve nė masivin ultrabazik tė Bulqizės” Tirane1966, “Mbi mėnyrėn magmatiko- metasomatike tė formimit tė duniteve, pirokseniteve e xehrorėvė tė kromit” Permb.Stud. Nr.6, 1967, “Mbi karakterin impulsiv tė intruzioneve tė magmės ultrabazike” Pėrmb. Stud. Nr.7, 1967; “Tė dhėna tė reja faktike pėr mėnyrėn magmatiko metasomatike tė formimit tė duniteve” Bul.USHT.ser.Shk.Nat.Nr.1, 1968; “Mbi problemin e metallogjenisė sė shkėmbinjėve ultrabazik”Tiranė 1968, “Mbi ligjėsinė e pėrhapjes sė mineralizimeve kromifere nė shkėmbinjtė ultrabazik”Bul. USHT, ser. Shk. Nat. Nr.2, 1969; “Mbi tw ashtuquajturin stratigrafim jo i zakonshwm i masivit ultrabazik tw Kukwsit” Bul.USHT.ser.Shk.Nat.Nr.3, 1970. Nė rastet e tjera i ka bėrė nė grup me gjeologė tė tjerė, kėshtu S.Dede, R.Shehu, M.Shallo, “Magmatizmi intruziv nė Shqipėri dhe lidhja e mineralizimit me tė “Permb. Stud. Nr.3, 1966, S.Dede, P.Ēili, R.Sulejmani, I. Zyka kanė bėrė gjate disa viteve punime tematike nė masivin e Bulqizės dhe “Mbi ndėrtimin gjeologo- struktural dhe ligjėsitė e pėrhapjes sė mineralizimit tė kromit nė masivin ultrabazik tė Bulqizės” Tiranė1968, “Studim ndėrtimi gjeologo-struktural i pjesės qėndrore tė masivit te Bulqizes dhe mundėsia e vazhdimit verior dhe e krahėve tė strukturės se fushes xeherore tė vendburimit tė kromit Bulqize”, Tirane 1969 (nė kėtė studim ka marre pjesė dhe Gj. Myrtezaj); “Raport i studimeve tematike pergjithėsuese mbi ndėrtimin struktural dhe sqarimin e prespektives sė krombajtjes nė masivin ultrabazik Bulqizė (1967-1970)” Tirane 1971.
Me zbulimin dhe studimin e dukurive tė ndryshme tė vendburimeve tė Bulqizės (qė pėrfaqėson njė vendburim unikal me pėrmasa botėrore), si dhe tė vendburimeve tė tjerė qė shtrihen nė masivin ultrabazik tė Bulqizės, janė marrė mjaft gjeologė tė ndėrmarjes gjeologjike, te minierės, tė Institutit dhe tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme Gjeologjike. Rezultatet e punimeve i kanė paraqitur nė raporte, relacione apo artikuj. Kėshtu S. Qorlaze, M. Spiru, K. Gusho, J. Kola, I. Zyka “Raport gjeologjik me llogaritje rezervash me gjendje 1,1,1964” Bulqize 1964. R. Shehu, Xh. Karkanaqe “Relacion mbi disa mendime dhe propozime pėr zonen Bulqize-Batėr-Lugu i Gjatė tė masivit ultrabazik te Bulqizės” Tiranė prill 1965, “Studim mbi mundėsinė e lidhjes sė vendburimit Bulqizė-Batėr”Tiranė 1965, Xh. Karkanaqe “Studim disa mendime dhe propozime pėr prespektiven e mėtejshme tė vendburimeve tė Theknės” Tiranė 1965. (Nė shtator 1965 nga ana e minieres qe ngritur problemi i mbylljes sė vendburimit tė Theknės, me preteksin se rezervat e mineralit tė kromit kishin mbaruar dhe nuk kishte ndonje prespektive. Kėrkimet me shpime tė filluara nė atė kohė zbuluan rezerva tė reja qė miniera vazhdoi te punojė dhe pėr 30-40 vjet tė tjera). Xh. Karkanaqe, S. Qorlaze “Mendime mbi pėrhapjen e mineralizimit te kromit ne lindje tė brezit qėndror tė masivit tė shkėmbinjve ultrabazikė te Bulqizės”. Pėrmb. Stud. Nr.9-10, 1968. Gj. Toto, R. Sulejmani, I. Zyka “Disa mendime mbi strukturėn e vendburimit te kromit Bulqizė”, Bulqizė 1965. dhe nė artikullin “Disa veēori tė marrėdhėnieve tė kromiteve me shkėmbinjtė anėsorė nė vendburimin e Bulqizės” Pėrmb. Stud. Nr.1(14), 1970. K. Gusho, Gj. Myrtezaj, N. Nano “Mbi kėrkimin e fushave tė reja tė mineralit tė kromit nė periferi tė vendburimit ekzistues tė Bulqizės” Bulqiza 1968, K. Gusho “Raport gjeologjik i llogaritjes sė rezervave 1.1.1968 nė vendburimin e Bulqizės” Bulqizė 1970. J. Kola, G. Toto “Shfaqjet e pėrkuljeve fleksurore ne vėndburimin e kromit Bulqizė” Bulqizė 1967J. Kola, T. Sema, Gj. Myrtezaj, K. Karabina “Problemi i rrallimit te rrjetės sė zbulimit me shpime nga sipėrfaqja dhe i pėrdorimit tė shpimeve nėntokėsore pėr kėrkim-zbulimin dhe pėr ngritjen nė kategori tė rezervave industriale nė vendburimin e kromit Bulqizė” Bulqizė 1967, J. Kola, G. Toto, N. Myrtezaj “Mbi shfaqjen e pėrkuljeve dhe rrudhosjeve nė vendburimin e kromit Bulqizė”. Permb. Stud. Nr.8, 1968. J. Kola “Varesia e peshes vellimore nga lloji i olivinės, nga shkalla e serpentinizimit dhe nga pėrbėrsit kimik tė dobishėm nė vendburimin e kromit Bulqize” Permb.stud.Nr.2, 1970, T.Sema, J. Kola “Perspektiva e vendburimit Almarinė nė bazė tė dhėnave tė punimeve minerale” Bulqizė 1967 H. Nika, J. Kola, T. Sema “Mbi disa veēori tė tektonikės shkėputese pas xeherore nė vendburimin e kromit Bulqizė” Bulqizė 1969.
Nė vendburimet Krastė Luguthellė punimet gjeologjike i ka vazhduar S. Canko, “Raport gjeologjik i punimeve gjeologo-zbuluese tė kryera gjatė viteve 1958-1962 nė vendburimet kromifer Krastė Luguthellė”1963. Mbi bazėn e ekipit Lugugjatė, nė vitin 1963 u krijua ekspedita gjeologjike e Batrės, nė tė cilėn nė fillim kanė punuar Sh. Stėrmasi mė vonė edhe gjeologė tė tjerė (S. Duni, V. Muka etj). Rezultatet e punimeve gjeologjike tė kėrkim zbulimit i ka pėrshkruar Sh. Stėrmasi nė “Raport i punimeve tė kryera nė vendburimin e Batres nė periudhėn 1964-1967” Burrel 1968.
Nė kėrkim zbulimin e vendburimit tė Batrės ėshtė edhe jeta e flijuar e 11 heronjve tė Batrės: Abdyl Verlaku, Skėnder Tomja, Dilaver Rubla, Nexhat Rubla, Emin Pershaku, Hysen Toska, Munir Nurēja, Shaban Hoxha, Myslym Mazari, Sabri Kadria dhe Nexhat Qoku, tė cilėt me 25 shkurt 1965 orteku i dėbores i pėrfshu nėn vete, dhjetė tė parėt kishin dalė pėr tė kėrkuar shokun e tyre Nexhat Qoku, qė njė ditė mė parė kishte humbur nė shpatin e Batrės.
I. Ndojaj, A. Vranaj, Dh. Kote, K. Gjata, K. Zeqja kane studiuar marrėdheniet e ofioliteve me shkėmbinjte gėlqerore nė krahun lindor tė masivėve ultrabazikė tė Lurės dhe Bulqizės “Marrėdhėniet e shkėmbinjve tė bashkėsisė ofiolitike me shkėmbinjtė gėlqerore nė krahun lindor tė Lurės dhe tė Bulqizės” Bul. UshT, Shk. Nat Nr.3, 1964, kurse Dh. Kote, K. Gjata, A. Vranaj kane bėrė studime edhe nė rajonin e Martaneshit, “Mbi marėdhėniet gjenetike dhe strukturore nė masivin e Martaneshit” Bul.UshT, ser Shk. Nat Nr.1, 1969. S. Duni, V. Muka disa nga rezultatet e kėrkimeve nė shfaqjen e mineralizuar te Fushkaltit i kanė paraqitur “Mendime mbi strukturėn dhe prespektivėn e pikės sė mineralizuar tė kromit Fushkalt” Pėrmb. Stud. Nr2, 1970.
S. Bushi ka bėrė punime kėrkim zbulimi nė vend burimin Instituti Politeknik (Shkallė) dhe Maja Kunores “Relacion gjeologjik per vendburimin e kromit Instituti Politeknik-Shkallė, Maja Kunorės”, Burrel 1970. Ndersa P. Papadhima ka punuar ne Manazdren “Relacionin gjeologjik i punimeve tė kryera nė vendburimin e Manazdrenit Lindor e Perėndimor “ Burrel 1970.
Nė masivin ultrabazik tė Lurės kane bėrė kėrkime A. Dobi, B. Lleshi “Ndėrtimi gjeologjik dhe krombajtja e pjesės qėndrore dhe veriore tė masivit ultrabazik tė Lurės” 1969; dhe “Tipet e shfaqjeje tė mineralizuara tė kromit dhe kushtet e vendosjes sė tyre nė pjesėt qėndrore e veriore tė masivit tė Lurės” Pėrmb.Stud. Nr.2,1971. P. Ēili disa mendime tė tij i ka paraqitur “Shkėmbinj ultrabazikė tė masivit tė Bukonikut” Stud.Gjeol. Vėll. III, 1966; dhe “Mbi rolin e metasomatozės nė formimin e disa duniteve e pėrqėndrimin e kromiteve nė disa masivė ultrabazikė tė Shqipėrisė” Pėrmb.Stud. Nr.6,1967. S. Dede ka bėrė kėrkime nė masivin ultrabazik tė Shebenikut “Mbi vlerėsimin e zonave tė mineralizuara dhe tė vendburimeve tė kromit nė masivin ultrabazik tė Shebenik-Pogradecit”1963.
Gjithashtu S. Dede, V. Popllo, I. Zyka, R. Sulejmani kanė bėrė punime kėrkimi e pėrgjithėsimi “Raport i studimeve kėrkimore-pėrgjithėsuese pėr masivin e shkėmbinjve ultrabazik tė Shebenik-Pogradecit dhe veēimi i shesheve perspektiv krombajtės” Tirane 1970; kurse V. Popllo ka bėrė punime kėrkim-zbulimi nė Memlisht “Mbi punimet dhe zbulimet me anė shpimesh nė shfaqjen kromifere Memlisht” Pogradec 1970. Pėr kėrkimin e kromiteve T. Biēoku, R. Shehu, Xh. Karkanoqe kanė bėrė studimin “Gjendja dhe perspektivat e kėrkimit dhe zbulimit tė mineralit tė kromit” qė e referuan nė sesionin shkencor pėr kromitet tė organizuar nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Gjeologjisė nė vitin 1968 nė Bajram Curri.


  Gjithsej 70 faqe: « E parė ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.