Forumi Horizont Gjithsej 68 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 3362 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8245)


Postuar nga Demokrate4ever datė 11 Mars 2006 - 20:00:

U ktheva.. nga ajo shetitje shlodhese ne ajrin e paster dhe ne rrezet e diellit qe sa here e shikoje te vriste syte me shkelqimin e tij.Sa nevoje kisha te shihja qiellin e kalter te lire..Bashke me lumturine dhe shoqerine time te radhe qesha .. luajta..Nuk doja te mendoja asgje por.. Nuk e di pse qe gjithmone ne cdo levizje qe beja sikur te me kishe pushtuar cdo qelize te trupit....me vije ti ne mendje..Te shtrengoja fort ne mendime ndonese larg...ishe..jemi.. dhe mbesim...


Postuar nga Iyua datė 11 Mars 2006 - 22:02:

Dhe ja Serisht ne Mendimet e Castit !

Ja tek jam e Ulur ne guacken time duke menduar per nje person .... qe e Dua me Shpirt dhe Zemer !
Te Dua me shume sec e mendon !!
Nuk ka rendsi ku jam ku ndodhem apo ku shkoj per disa ore Jam me Shpirt , Mendje tek Ty !
Te Dua deri ne Vdekje ! Ime !!


Postuar nga StReSi_DhE_BiZnEsI datė 11 Mars 2006 - 22:05:

:):):)

Citim:
Po citoj ato qė tha Evisa
Dhe ja Serisht ne Mendimet e Castit !

Ja tek jam e Ulur ne guacken time duke menduar per nje person .... qe e Dua me Shpirt dhe Zemer !
Te Dua me shume sec e mendon !!
Nuk ka rendsi ku jam ku ndodhem apo ku shkoj per disa ore Jam me Shpirt , Mendje tek Ty !
Te Dua deri ne Vdekje ! Ime !!



hmmmmm me bere me krahe zemer. Te kam shpirt


Postuar nga Zhylien Sorel datė 11 Mars 2006 - 22:06:

si shpjegohet....,e scuditshme si zemra na rreh me te njeten ngjyres-ritem si dikur.....

se di....


Postuar nga Lela_Dr datė 11 Mars 2006 - 23:57:

Ti, me ato sy jeshil te ndritshem, me trupin perfekt, me aromen e parfumit, me qendroje aq prane, per perkeledhje aq embel, me puthje aq embel, me ledhatoje aq embel, me shikoje aq embel, me the te dua aq embel. Por kur hapa syte ishte thjesht nje enderr.


Postuar nga Klodel datė 12 Mars 2006 - 00:58:

Ne kete bote materialiste qe na rrethon, kjo bote enigmatike eshte streha e fundit e shpirtit qe renkon. keshtu kam thene dikur. sa shume gjerandajme me personazhe te panjohur. mendime te castit, mendime te thella, endrra, ndjenja, trishtim, gezim, emocione, humor...e shpirti sikur clirohet, merr energji, frymezohet, enderron, fantazon, behet letrar edhe pa qene i tille...e cuditshme vertet e cuditshme c'fare efekti ka kjo bote enigmatike.


Postuar nga Demokrate4ever datė 12 Mars 2006 - 02:45:

...sa lehte.. nje bote shpirtrash te pasqyrohet ne fjale memece..por sa e veshtire te perjetosh ate qe ndjen...

Po lexoj librin me poezi me titull''Robi i Manive''te autorit ''Timo Flloko '' te cilin vete autori ja ka dhuruar Helges dhe mendova te ndaj nje poezi me ju te dashur anetare..

''MALLIT TE NJE POETI''

Azem Shkrelit

Atdhe,
jam ketu,pas nje shpati,
ta shoh shpinen,
kurriz te thare malesh,
shtatin.
floke ortekesh,
leshuar nga kreshtat,
qe i kerleshen ererat lart...

Ngjitem,shpines tende
por,maja eshte larg

S'jam zog qielli,s'kam krahe
i larte mali.
Lus Zotin te me merren mendte,
ne humenera te bie,
nga malli.


Postuar nga Enya datė 12 Mars 2006 - 04:30:

Lightbulb

Tamem nate pranvere.Sa lezet kishte xhiroja bregut te oqeanit...Flladi i nates me ledhatoi buzeqeshjen.I qesha Jetes dhe Familajreve te mi te Shtrenjte!Qetesi ne shtepi, me qetesi ne shpirt!

Naten e mire te Gjitheve!
Ju buzeqesh miqesisht!


ps:-Deni e dashur!Lexim te kendeshem!Kujdes se te ze gjumi duke lexuar ne gjuhen shqipe!


Postuar nga Amstel datė 12 Mars 2006 - 11:33:

sikur dita sot mos te ishte kaq e dobet te kishte ato fuqit e saj te bukura dhe lulezimin e trandafilave neper oborre.


Postuar nga Green_Mamba datė 12 Mars 2006 - 12:10:

Kohe e vrenjtur dhe mendime te largeta...si vendi i panjohur nga vine keto re


Postuar nga lost_soul datė 12 Mars 2006 - 15:30:

dikush e sheh progresin si zhvillim teknologjik, dikush tjeter si zhvillim moral, dikush tjeter si zhvillim komunikimi

sa patetike jane njerezit.. ata jane thjesht qese lekure qe shkembejne tinguj njeri me tjetrin dhe kujtojne se komunikojne.. sa te kufizuar jane.. ata nuk jane si ne marsianet qe bejme shkrirje te mendjeve dhe veprimeve... megjithate ata po perparojne.. kane krijuar komunitete virtuale ku qindra mendime dhe emocione shpalosen per te gjithe.. kane krijuar lojera virtuale ne kohe reale ku qindra vete luajne dhe shkembejne veprime....

(pershtatur)


Postuar nga lost_soul datė 12 Mars 2006 - 16:24:

te gjithe njerezit e kalojne goditjen me te madhe te jetes se tyre kur jane foshnje... nje foshnje nuk e dallon dot realitetin nga fantazia, boten e brendshme nga bota e jashtme.. brenda kesaj enderre ne jemi gjithesia dhe gjithckaja.. megjithese te vetmuar

pak me vone pesojme shokun.. kuptojme qe fantazia s'eshte realitet dhe ky i fundit eshte i vershtire per t'u perballur...ne nuk jemi vecse nje cope mishi e rendomte... por me nje ndryshim .. nuk jemi me vetem..


Postuar nga Demokrate4ever datė 12 Mars 2006 - 18:45:

Shume gjera nuk realizohen ne ate menyre qe i mendojme..C'do vizatim i fjaleve ose boshatisje e dhomave te trurit ..eshte e ndryshme.. ne kete ambjent.Ne jemi te ndryshem.. Kerkojme gjera qe si kemi .. vleresojme ato qe kemi...dhe nuk dime rendesine e ..sepse dicka mungon..

p.s Sa shume mesazhe ,por sa pak vend per nje me shume...


Postuar nga Enya datė 12 Mars 2006 - 22:29:

Post

Tek po beja gati valixhen e Tij,-patjeter qe duhej te stivosja dhe parate...
Sa shume xhepa kishte kjo valixhe e vogel,ndonese me peshe te madhe!!!
Rruge te mbare pjese e jetes sime!!!
Nuk ndihem e vetmuar,por disi bosh!Gjithe kjo shtepi te ha shikimin!
-----------------------------------------------------------------------------------------
Deshire kam te fle,-por s`i bindem dot deshires!!!
Me pelqen te degjoj akoma zhurmen e embel te shiut pranveror!
Deri diku jam gjysme e fjetur!Gjysme e lodhur!Gjysme e trishtuar!


Postuar nga NS-6 datė 13 Mars 2006 - 00:41:

shoku i mire

nderkohe qe flisja me ty,mu kujtua nje histori qe me kishte thene para ca kohesh xhaxhai:
ka qene nje ushtar i cili kishte nje shok te vetin duke luftu dhe pas betejes i kerkon leje komandantit te vet qe te dale ta kerkoje.komandanti nuk i jep leje dhe i thote qe nuk mund ta shpetoje dot shokun e vet dhe qe mund te ishte shume e rrezikshme.
ushtari nuk i bindet urdherave dhe del ta kerkoje shokun dhe kthehet duke terhequr trupin e tij dhe vete i plagosur per vdekje.
komandanti i nxehur ne kulm i thote:"te thashe qe nuk e shpetoje dot.pse e bere?"
ushtari i thote "e dija qe nuk do beja dot gje por kur mberrita atje e gjeta gjalle dhe arriti te me thonte "E DIJA QE DO TE VIJE""

nje shok i mire eshte ai qe gjendet gjithmone aty ku ja ke nevojen...shpresoj te jem gjithmone i tille.

ps:


Postuar nga Klodel datė 13 Mars 2006 - 01:15:

ditet e fundit kam bere nje zbulim, paksa te cmendur por duke vleresuar cmendurine e zbulimit tim, qe me dha nje buzeqeshje qe s'me iku per disa dite, po mendoja sa shume ndryshojme secili prej nesh, cfare pafundesie mendimesh e boterash e kendveshtrimesh potencialesh talentesh ka tek secili. dhe sa e prekshme eshte qe ne disa raste, gjithe kjo larmi kthehet ne uniformitet, ne imitim, ne boshesi, ne erresire. fundja nuk ka erresira vetem nje nuance? te zezen?


Postuar nga Klodel datė 13 Mars 2006 - 01:17:

m'u kujtua edhe platoni tek nje shkrim i tij kushtuar Sokratit, mesuesit te tij: qe kur dikush nga ata qe rrinin ne shpella te mesuar me erresiren, doli jashte dhe pa driten e diellit, kur u kthye t'ua tregonte atyre qe s'e kishin pare ende, jo vetem qe s'e besuan.. por e lincuan. LIncimi mjeti me i suksesshem i uniformitetit menderor, i cili mund te marri forma te ndryshme zbatimi, por ne thelb mbetet i njejte. cuditshem se si tipologjite e sjelljes njerezore transplantohen nga prehistoria ne kulmin e modernizmit.


Postuar nga lost_soul datė 13 Mars 2006 - 05:17:

meqe jemi tek plato

plato besonte qe forma e tokes eshte sferike..... sfera ka nje forme te persosur krahasuar me trupat e tjere gjeometrike...psh ka simetri totale;; permbyll vellimin me te madh per te njejten siperfaqe te jashtme,,,, e te tjera si keto... dhe vazhdon...meqe zoti krijoi token, kete gje kaq te persosur, atehere edhe forma e saj patjeter qe duhet te jete e persosur, dmth sferike.....
qysh kur e kam degjuar kete nga nje profesori im, megjithese nuk besoj ne zot, me ka munduar pyetja.....po sikur te kete te drejte plato ???!!!


Postuar nga Klodel datė 13 Mars 2006 - 05:40:

Zoti qendron mbi materien e cila perbehet dhe shperbehet. Zoti eshte burimi i gjithe perfeksioneve por gjithashtu eshte edhe jashte konceptit njerezor. Trupi njerezor tashme mund te zberthehet ne pjesezat me te vogla perberese te tij, por misterin e shpirtit shkenca nuk ka arritur ta zbuloje dot. Aristoteli ka folur per Levizesin e pare i cili eshte shkaktari i te gjithe zinxhirit te levizjeve, por qe vete nuk ka shkak


Postuar nga lost_soul datė 13 Mars 2006 - 05:54:

.. mendim i castit .. ..

pamundesia e shpjegimit te dickaje nuk shpjegon automatikisht dicka tjeter...
pse duhet te presupozojme qe ka fillim??.. njeriu cdo gje e sheh si me fillim dhe ndoshta mbarim...


Postuar nga Klodel datė 13 Mars 2006 - 06:15:

Krijimi e ka nje fillim... Krijuesi s'ka as fillim as mbarim eshte perjetesi por edhe shkaktar i krijimit


Postuar nga lost_soul datė 13 Mars 2006 - 06:22:

hahaha... ok.. nga nje presupozim kaluam ne disa...
ka krijues te perjetshem.. dhe ka krijim me fillim... pse-te e mija nuk mbarojne..
ndoshta ky eshte edhe thelbi i besimit ne zot... .vjen nje pike qe nuk duhet te pyesesh me "pse" dhe "si"....


Postuar nga Klodel datė 13 Mars 2006 - 06:27:

vjen nje pike qe driten e ndien brenda vetes dhe kur e ndien ate, i jep shpjegim te gjitha pse-ve Krijuesi Krijoi Krijimin Qe ta Njihte ate nga nje fjale JI! lindi gjithshka. dhe gjithshka qe zbulohet permes shkences nuk verteton gje tjeter vecse perfeksionin pa fund te Krijuesit


Postuar nga lost_soul datė 13 Mars 2006 - 06:35:

ne kete pike ne te dy analiste jemi si dy drejteza te kitheta... (qe as nuk shtrihen ne plan te perbashket, as nuk jane paralele, as nuk priten dhe asgje tjeter )... shume artifica dhe presupozime per t'u bere pjese e mendimit tim
naten e mire ose miremengjes....


Postuar nga Klodel datė 13 Mars 2006 - 06:50:

ketu qendron edhe bukuria e qenies njerezore, ne larmishmerine e mendimeve, edhe pse qelizat pak a shume jane te njejta. naten e mire ty, miremengjes evropes nga une


Postuar nga ingmetalboy datė 13 Mars 2006 - 08:20:

mendim i castit...

Po sikur vetem per nje moment do te pushonim se beri pyetje, por do te mbyllnim syte dhe te flinim rehat? Do te ishte vertet dhe aq keq? Ne fund te fundit Faustit ju dha nje tjeter shans, por ne nuk besoj se jemi dhe aq me fat...


Postuar nga i/e paregjistruar datė 13 Mars 2006 - 13:46:

kur mendon se gjithcka po qetesohet, gjerat po vihen ne vije dhe s'ka me vend per te papritura, jeta te nxjerr nja dy gjera qe prishin automatikisht gjithe balancen qe ke vendosur me aq mundim.
Back to square one!


Postuar nga Enya datė 13 Mars 2006 - 13:56:

Unhappy

U hidherova...Tre prej tyre kishin vdekur.
Sa zemer te ndjeshme qe kam,-edhe lotova.Por per ke lotoja?
Thjeshte jane NJEREZ!Djem Nenash,Vellezer-Motrash,
ndoshta dhe Bashkeshorte, apo Baballare.
Se fundi jane Shqipetare.Nje gjak, nje gjuhe.
----------------------------------------------------------------------------------------
Shpresoj te jene mire Banal dhe Oliinter(me sa mbaj mend Oli kishte mbaruar
misionin e tij).
Ju perqafoj djema.PACI-FAT!Zoti qofte kudo prane jush!


Postuar nga Enya datė 13 Mars 2006 - 22:16:

Exclamation

...asgje dhe asnje.


Postuar nga lost_soul datė 13 Mars 2006 - 22:22:

ne mendjen time horizonti gjithmone ka pas nje kufi shume te ngushte.... sipas perkufizimit horizont=deri aty sa te shkon syri... ka nje bote te pafundme pertej asaj qe te sheh syri..


Postuar nga Enya datė 13 Mars 2006 - 22:53:

Tek degjoj albumin e S.Paul mendja ime freskohet, terbohet,dashurohet,ndahet, bashkohet,puthet,trishtohet,lumturohet, kafshohet, eksitohet,
duke fantazuar asgjene...


Postuar nga ~Enigme~ datė 13 Mars 2006 - 23:27:

Sa i pelqej shkrimet e parafolesve......
Idera te ndryshme hidhen ketu dhe ja ashtu si pakuptuar ne njohim nje copes te natyres tuaj qofte dhe momentale.
Sa pasuri ka ky forum.....sepse e perbeni JU e perbejme NE.
Me pelqen te jem mes jush!!!


Postuar nga NS-6 datė 13 Mars 2006 - 23:35:

per mua, gota qe kam para eshte gjysem e mbushur dhe shpresoj te mbetet e tille...


Postuar nga Enya datė 14 Mars 2006 - 03:05:

Exclamation

S`rrija dot pa e ndare me ju dhe ate copez fyerjeje shpirterore.Nejse.
Germat e shkruara s`kane fuqi, fjala e thene ka peshe te madhe!
Nganjehere lodhem se llogjikuari vetem drejt.


Postuar nga ingmetalboy datė 14 Mars 2006 - 03:50:

Freski dhe hov shpirteror. Kisha kohe qe nuk kisha ndjere dicka te tille ne kete mugetire buzeqeshje artificash.... Budallallek me brire. Thjesht u kenaqa duke folur online me shoqerine e vjeter ne shqiperi. pse duhet te komplikojme gjithcka deri ne ate pike sa do te ndihemi perseri keq???


Postuar nga Enya datė 14 Mars 2006 - 06:11:

Arrow

Ndersa sonte Denisa defrehet ne casino me shoqerine e saj,
imagjinoj syte e saj tek qeshin duke provuar lojerat e fatit.
Good night my little angel!-Befshi qejf.


Postuar nga lost_soul datė 14 Mars 2006 - 07:11:

shume vete mburren se nuk kane nevoje per njeri.. jane te vete-mjaftueshem... sa keq per ata...
une mburrem me te kunderten... kam varesi nga te tjeret .. dhe ndjej qe te tjere kane varesi nga une...


Postuar nga WOLF_CUB datė 14 Mars 2006 - 10:51:

Thone se edhe murgjit kane nevoje per njerez...dmth per "jo murgj".
Kush do te thoshte se i mjafton vetja ose e ka nje gabim te castit (tib egoizmi per tu dukur i vecante) ose nese eshte e vertete duhet te dyshojme seriozisht per nje crregullim.


Postuar nga lost_soul datė 14 Mars 2006 - 13:08:

Citim:
Po citoj ato qė tha WOLF_CUB
Thone se edhe murgjit kane nevoje per njerez...dmth per "jo murgj".
Kush do te thoshte se i mjafton vetja ose e ka nje gabim te castit (tib egoizmi per tu dukur i vecante) ose nese eshte e vertete duhet te dyshojme seriozisht per nje crregullim.


shume gjera thuhen ne menyre figurative.... pastaj une jam i vecante.. si cdo njeri...


Postuar nga WOLF_CUB datė 14 Mars 2006 - 13:19:

Citim:
Po citoj ato qė tha lost_soul

shume gjera thuhen ne menyre figurative.... pastaj une jam i vecante.. si cdo njeri...


Nejse edhe une desha te te mebshtes pak a shume ne pjesen qe flisje per varesine...


Postuar nga Enya datė 14 Mars 2006 - 22:06:

Disa kane filluar te vetelepihen!Lerini ne extazen e mburrjes.
Sefundi keshtu jane gatuar.


Postuar nga WOLF_CUB datė 14 Mars 2006 - 23:03:

Eshte me mire se po ta besh te te tjeret ka rrezik helmimi


Postuar nga Enya datė 15 Mars 2006 - 01:16:

Lightbulb

Mjafton gjatesi e gjuhes, s`ka rendesi lloji apo tingulli qe leshon.
Tek une ndodh e kunderta.
S`jam e zonja te lepij as veten Madheri!
A e di qe te vjen era parfum mencurie?!

Firifiuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu, -hahahaahahahahah
sa kam qeshur.
Gjithsesi te kam xhan.Cdo lloj lekure te nderrosh,-une ta ndjej aromen!
Nganjehere ta ndjej mungesen A....


Postuar nga i/e paregjistruar datė 15 Mars 2006 - 02:19:

nganjehere eshte me me vlere te kthesh koken dhe te shikosh prapa sesa te mbash syte vetem nga e ardhmja....


Postuar nga ~Enigme~ datė 15 Mars 2006 - 02:42:

Rikujtova dhe lexova mesazhin tim te pare pikerisht ne kete teme ku gishtat hezitonin te shkruanin ne kete bote abstrakte ndersa tani pa u menduar dy here e mbush kutine si nje fletore ditari....
Po largohem horizont... ti qe vecon token nga qielli....per tu rikthyer perseri se shpejti.


Postuar nga Enya datė 15 Mars 2006 - 05:19:

Exclamation

Ti nuk ke me mall.Nuk e ndjen mungesen e askujt.Je ftohur shpirterisht.Je ngopur me genjeshtra.
Le te mesohesh te bisedosh me vetveten.E vetmja arme qe nuk te le kurre
ne mes te luftes me te eger shpirterore,eshte Vetvetja!Ndaj mbroje ate!Dashuroje,mirekuptoje dhe toleroje...
Jeta e kam nje fill te pazbuluar akoma.Kerkoje se do ta gjesh!


Postuar nga amor alucius datė 15 Mars 2006 - 23:08:

Mendimi im i castit nr.1 i shprehur nga Ghandi(ndoshta):

First they ignore you, then they laugh at you, then they fight you, then you win. Mohandas Gandhi

Mendimi im i castit nr.2:
Ka lloj-lloj meshkujsh ne kete bote:
-ato qe jane te destinuar te dashurohen
-ato qe jane te destinuar te cburrerohen
-ato qe jane te destinuar te prostituohen
-ato qe jane te destinuar ti ikin te vertetes...


Postuar nga Lela_Dr datė 15 Mars 2006 - 23:20:

Jam e gezuar qe shikoj Bella Gallicen ketu.
Me ka mahnitur gjithmone me mesazhet e saja.

Shkruan bukur dhe me takt

Welcome Bella Gallica


Postuar nga amor alucius datė 15 Mars 2006 - 23:27:

Mekat qe asnjerit ketu si paska rastisur te lexoje'Commentarii de bello Gallico",dikur poplli thoshte"ca ka shtepia e nxjerr femia"...ne kete rast"ca ka masa gri ne koke e nxjerr shakaja .Eshte liber qe ne ca raste te prek rrenjet e shpirtit nese e sheh ne retrospektive...


Takti i shkrimeve te mia i pershtatet delikateses sublime te lexuesve te mi!

Flm,Lelo E di qe e kane mbyllur ate faqen me ato kenget e bukura?Damn it


Postuar nga Art datė 16 Mars 2006 - 19:00:

Menyra e shkrimit eshte tejet e veshtire dhe njekohesisht e lehte kur ne mendje te vijne gjera te ndryshme mbase ngandonjeher nuk arrish te kapesh ate realitetin per gjerat objektive, te shtyne te analizosh gjerat edhe muzika qe po e jep U2.


  Gjithsej 68 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 3362 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.