Forumi Horizont Gjithsej 34 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 34 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- qelizat burimore (staminale) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9587)


Postuar nga NS-6 datė 14 Nëntor 2005 - 23:57:

qeliza staminale: definicion

Cod. A15112005

nje qelize burimore ose staminale sic mund te jeni mesuar ta degjoni eshte nje qelize e cila ka aftesi te trasformohet ne cdo lloj qelize te trupit...nese e marrim nga nje ane perderisa te gjitha qelizat kane te njejten gjenome atehere e vetmja gje qe ndryshon ne nje qelize muskuli nga nje qelize nervoze ose lekure etj eshte numri dhe lloji i gjeneve qe perdoren.mund te themi qe zigota eshte nje qelize staminale sepse prej saj perftohen qelizat qe vijne me pas...ato qe mundohen shkencetaret te gjejne sot eshte cilet jane mekanizmat qe qeliza behet nje qelize muskuli dhe jo nje qelize nervoze,ose pse jo nje qelize melcie,ose zorre etj...pra kuhs jane ato molekula qe e drejtojne nje qelize staminale drejt nje faze dhe jo drejt nje tjetre.si definicion nje qelize staminale mund te thuhet se eshte ajo qelize nga ndarja e se ciles perftohet nje qelize tjeter staminale dhe nje qelize qe fillon fazat e diferencimit drejt nje lloji te caktuar...me pak fjale qelizat staminale jane te afta te vetmbajne numrin e tyre...mund te gjehen ne cdo zone te trupit megjithse si numer ndryshojne shume...ne disa zona ka me pak,ne disa pak me shume etj...
psh ne palce te kockes ka shume sepse prej tyre formohen te gjitha qelizat e gjakut...po ashtu edhe ne aparatet linfonodale prej nga formohen linfocitet etj...me pak fjale ka gjithanej...ndodh shpesh te degjosh lajme qe jane gjetur qeliza staminale ne filan vend megjithse keto skane pse te bejne shume buje...duhet te mesohet ti perdoresh keto qeliza pet te arritur te kesh nje rezultat...duke pasur parasysh definicionin e qelizes staminale imagjinoni tani se cfare eshte ne gjendje te beje nje anomali gjenetike qe ekziston ne nje qelize staminale...te gjitha qelizat qe formohen prej saj e percojne ate anomali dhe nga kjo formohen semundjet klonale sic jane linfomat e ndryshme ose kancere te ndryshem...kjo eshte per sa i perket nje ideje te pergjithshme te ketyre qelizave...


  Gjithsej 34 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 34 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.