Forumi Horizont Gjithsej 34 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 34 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- qelizat burimore (staminale) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9587)


Postuar nga NS-6 datė 06 Shkurt 2006 - 23:31:

riprogramim qelizash te diferencuara...inversioni i procesit

Cod. B07022006

kerkues nga Duke University Medical Center kane arritur qe te riprogramojne qeliza dhjami te marra nga nje zone dhjamore pas kupes se gjurit dhe ti drejtojne ato drejt nje rruge tjeter diferencimi duke i kthyer ato ne qeliza kerrci,kocke etj...me pak fjale kane arritur te rikthjejne mbrapsh procesin duke treguar keshtu qe keto qeliza nuk jane statike dhe se fakti qe jane te diferencuara nuk do te thote qe keto nuk mund te riprogramohen...ato kane marre kampione dhjami nga personat qe kane pesuar nderhyrje ne kupe te gjurit dhe duke i trajtuar ato ne nje ambient biokimik te posatshem qe permbante faktore te rritjes si dhe substanca te ndryshme ushqimore kane arritur ti bejne qe keto qeliza te riprogramohen...per me teper ato kane arritur edhe te perdorim matrikse 3 dimensionale qe konsiderohen nje avancim mjaft i madh ne kerkimet per te arritur qe te behen forma te personalizuara te organeve sipas formes,madhesise etj qe i kerkon pacienti...ne keto matrikse 3D qelizat jane futur ne nje te quajtur alginate qe eshte nje material qe tretet ne menyre biologjike (nese nuk gabohem eshte i njejti material qe po perdoret si bazament ne tentativat per te arritur formimin e nje cope indi te zemres qe te jete tamam si indi kardiak ne sasi enesh gjaku,nervash etj dhe qe te mund te perdoret per rastet e infarkteve ku normalisht indi normal zevendesohet me fibroze qe nuk ka aftesine te punoje si indi normal)...bukuria e kesaj teknike eshte se ne rast te nje demtimi te nje kocke ose kerrci,do mjaftohen te merren pak qeliza dhe te rriten ne ambient te pershtatshem dhe te rivendosen ne trupin e te njejtit pacient...kjo do te thote qe nuk do te kete ate problemin e pergjigjes se sistemit imunitar si dhe nje mundesi me e paket trasferimi semundjesh...nje gje tjeter qe ishte pare ishte qe oksigjeni paraqitej si nje celes ne drejtimin e diferencimit dhe perqendrimi i tij influenconte shume sasine e diferencimit.kjo gje ka kuptim sepse nese mendojne mire kerrci ka shume pak ene gjaku dhe nerva si dhe sistem linfatik kshu qe qelizat normalisht rriten ne nje ambient pak a shume ne mungese te oksigjenit dhe keshtu qe nje ambient me mungese oksigjeni do kete me influence ne drejtimin e ketyre qelizave staminale drejt asaj rruge...tani po kerkohen menyra se si qeliza kupton perqendrimin e oksigjenit dhe se si percohet ky sinjal....

artikullin e plote po e postoj tek tema e "medical science"...ne fakt jane 2 artikuj...


  Gjithsej 34 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 34 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.