Forumi Horizont Gjithsej 198 faqe: « E parė ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 45 46 47 48 49 » ... E fundit »
Trego 198 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- Pyetje rreth Doktrines Kristiane. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9844)


Postuar nga SEND_ME_AN_ANGEL datė 17 Janar 2007 - 03:02:

Citim:
Po citoj ato qė tha Muhejminu
ore djale pyetja isht shume e thjeshte

Ati, Biri dhe Shpirti i shenjte jane nje forme e te ashtuquajtures trini qe formon Zotin. Tani une po pyes se Zoti si e krijoi Atin, Birin dhe Shpirtin e shenjte? Dihet qe jo te gjithe kane grada te njejta.

Pastaj ajo qe dua te pyes dhe me intereson eshte kjo;

A mund te zere Ati vendin e Birit, po shpirtit te Shenjte? PO biri mund te zere vendin e Atit , po te shpirtit te Shenjte? po ky i fundit mund te zere vendin e Atit dhe Birit? pres pergjigj dhe te shoqeraura nga mendimi yt i teologeve dhe vargje biblike.







Ati Biri e Shpirti kane ekzistuar gjithmone dhe se si eshte raporti midis Atit Birit e Shpirtit ne Trinine e shenjte eshte shpjeguar nga Kisha me anen e nje diagrame te thjeshte. Nqs je i interesuar ta dergoj diagramen me email, por po e shkruaj me fjale ketu se cfare thote diagrama

Ati nuk eshte Biri
Ati nuk eshte Shpirti

Biri nuk eshte Ati
Biri nuk eshte Shpirti

Shpirti nuk eshte Ati
Shpirti nuk eshte Biri

Ati eshte Zoti
Biri eshte Zoti
Shpirti eshte Zoti

Biri dashuron Atin
Ati dashuron Birin
Shpirti eshte dashuria mes Atit e Birit

Ne Gjeneze Zoti kur krijon njeriun thote "do ta bejme sipas shembelltyres Sone" dhe kjo konsiderohet nga te krishteret si nje nga provat me te hershme ne shkrimet e shenjta qe Zoti eshte me shume se nje. Nuk thuhet asgje per Trinine ne te gjithe testamentin e vjeter. Biri dhe Shpirti dalin ne menyre te hapur ne Testamentin e ri, Biri me ardhjen e Jezu Krishtit ne toke dhe Shpirti me pagezimin e Krishtit dhe me dhenjen e Shpirtit dishepujve nga vete Krishti 50 dite pas Ringjalljes. Por ekzistenca e Birit ne Qiell qe para fillimit te tokes jepet nga Gjoni ne hyrjen e Ungjillit te tij "Ne fillim ishte Fjala, e Fjala vinte nga Zoti e fjala ishte Zoti" etj etj.


  Gjithsej 198 faqe: « E parė ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 45 46 47 48 49 » ... E fundit »
Trego 198 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.