Forumi Horizont Gjithsej 34 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 338 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- A ėshtė Jezusi Zot? Bibla thotė JO! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11991)


Postuar nga SmArTs_WAY datė 19 Korrik 2006 - 18:28:

A ėshtė Jezusi Zot? Bibla thotė JO!

A ėshtė Jezusi Zot? Bibla thotė JO!

Njė ndėr problemet mė kontradiktore nė historinė njerėzore ėshtė ēėshtja e Isait (Jezusit) a.s.. A ishte ai krejtėsisht hyjnor apo krejtėsisht njeri?

Polemika rreth personalitetit tė Jezu Krishtit ėshtė ndryshimi mė i madh ndėrmjet Islamit dhe Krishterimit. Ky ndryshim i mban tė veēuar pasuesit e kėtyre dy besimeve. Muslimanėt shohin tek Jezu Krishti njė profet tė madh tė Zotit, e duan dhe e rrespektojnė aq sa duan dhe rrespektojnė Abrahamin (Ibrahimin), Moisiun (Musain) dhe Muhamedin, si dhe tė tjerėt para tyre (paqa e Zotit qoftė mbi ta).

Tė krishterėt nga ana tjetėr e quajnė Jezusin Zot ose bir i Zotit, dhe e adhurojnė si tė tillė, njė koncept ky qė muslimanėt nuk mund ta pranojnė.

Bibla, edhe pse me shtesa e ndryshime tė shumta e tregon qartė se Jezusi nuk ėshtė Zot por njeri dhe i dėrguar i Zotit xh.sh.

Pa humbur kohė do tė theksojmė argumentet nga vet Bibla tė cilat tregojnė dhe aludojnė qartazi qė Jezusi nuk ėshtė Zot. Nga filimi deri nė fund, Ungjijtė tregojnė qartė se Jezusi ėshtė krejt ndryshe nga natyra hyjnore e Zotit.

Le tė bėjmė njė krahasim nė mes Zotit dhe Jezusit:



Zoti ėshtė i pavdekshėm.

Bibla tregon njė nga cilėsit e Zotit, e cila ėshtė pafillimėsia dhe pavdekshmėria ku thotė: “ai qė i vetmi e ka pavdekėsinė dhe rri nė dritė tė paafrueshme, tė cilėn asnjė njeri nuk e ka parė kurrė dhe as mund ta shohė; atij i qoftė nderi dhe pushteti i pėrjetshėm”. (1 Timoteu 6:16) “Para se tė kishin lindur malet dhe para se ti tė kishe formuar tokėn dhe botėn, madje nga mot dhe pėrjetė ti je Perėndia”. (Psalmi 90:2) “Por ti je gjithnjė po ai dhe vitet e tua nuk do tė kenė kurrė fund”. (Psalmi 102:27)



Kurse Jezusi vdiq.

Bibla thotė: “Dhe Jezusi bėrtiti me zė tė lartė dhe tha: ''O Atė, nė duart e tua po e dorėzoj frymėn tim!''. Dhe, si tha kėto, dha fryma”. (Luka 23:46) “por, kur erdhėn te Jezusi, dhe si panė se ai tashmė kishte vdekur...”. (Gjoni 19:33) “Por Jezusi, si lėshoi njė britmė tė madhe, dha frymėn”. (Marku 15:37)


Postuar nga SmArTs_WAY datė 19 Korrik 2006 - 18:30:

Zoti ėshtė i Gjithdijshėm.

Bibla thotė: “Mos u bėni, pra, si ata, sepse Ati juaj i di gjėrat pėr tė cilat keni nevojė, para se ju t'i kėrkoni”. (Mateu 6:8) “Unė jam Zoti, ky ėshtė emri im; nuk do t'i jap lavdinė time asnjė tjetri, as lavdėrimet e mia shėmbėlltyrave tė gdhendura. Ja, gjėrat e mėparshme kanė ndodhur, dhe tani po ju njoftoj gjėra tė reja; unė jua bėj tė njohura para se tė mbijnė”. (Isaia 42:8-9)


Kurse Jezusi nuk ishte i Gjithdijshėm.

Jezusin kur e pyėtėn pėr ditėn e fundit ai u pėrgjigjė: ''Sa pėr atė ditė dhe atė orė, askush nuk e di, as engjėjt nė qiell, as Biri, por vetėm Ati”. (Marku 13:32 poashtu shih: Mateu 24:36) Poashtu padituria e tij ceket edhe nė kėtė citat tjetėr biblik ku tregon se: “Dhe, duke parė nga larg njė fik qė kishte gjethe, shkoi pėr tė parė nė se mund tė gjente diēka atje; por, kur iu afrua, s'gjeti asgjė pėrveē gjetheve, sepse nuk ishte koha e fiqve”. (Marku 11:13)


Postuar nga SmArTs_WAY datė 19 Korrik 2006 - 18:32:

Zoti ėshtė i Plotfuqishėm.

Bibla e tregon Zotin si Zot tė Plotfuqishėm: “Unė jam Perėndia i plotfuqishėm…”. (Zanafilla 17:1) “… Perėndi i plotfuqishėm”. (Ekzodi 6:3)



Jezusi ishte i pafuqishėm.

Por Jezusi tregohet i pafuqishėm: “Unė s'mund tė bėj asgjė nga vetja ime”. (Gjoni 5:30) “Atėherė e pėshtynė nė fytyrė, e goditėn me shuplaka; dhe disa tė tjerė i ranė me grushta, duke thėnė: “O Krisht, profetizo! Kush tė ra?”. (Mateu 267-68) “Atėherė iu shfaq njė engjėll nga qielli pėr t'i dhėnė force”. (Lluka 22:43) Pėr mė tepėr , Jezusi nuk u ringjall vetė nga tė vdekurit, por ishte Perėndia ai qė e ringjalli, citoj: “Kėtė Jezus, Perėndia e ka ringjallur; dhe pėr kėtė tė gjithė ne jemi dėshmitarė!” (Veprat e Apostujve 2:32). Kėtu tregohet se kush ėshtė Perėndia i vėrtetė. po tė ishte Jezusi Zot, a nuk ka mundur qė ta ringjall vehten??!! .


Postuar nga SmArTs_WAY datė 19 Korrik 2006 - 18:34:

Zoti nuk lodhet dhe nuk flen.

Bibla thotė: “Nuk e di ti, vallė, nuk e ke dėgjuar? Perėndia i pėrjetėsisė, Zoti, krijuesi i kufijve tė tokės, nuk mundohet dhe nuk lodhet, zgjuarėsia e tij ėshtė e panjohshme”. (Isaia 40:28) “Ja, ai qė mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle“. (Psalmi 121:4)



Por Jezusi ishte lodhur, por edhe ka fjetur sikur edhe ne.

Bibla thotė: „Dhe Jezusi, i lodhur nga udhėtimi, u ul pranė posit“. (Gjoni 4) “Dhe ja, qė u ngrit nė det njė stuhi aq e madhe, sa valėt po e mbulonin barkėn, por ai flinte”. (Mateu 8:24) “Ai ndėrkaq po flinte nė kiē mbi njė jastėk”. (Marku 4:38)


Postuar nga SmArTs_WAY datė 19 Korrik 2006 - 18:36:

Zoti nuk mund tė shihet.

Bibla aludon qartė se Zoti nuk mund tė shihet dhe qė kėrkush nuk e ka parė: “Dhe tha akoma: "Ti nuk mund tė shikosh fytyrėn time, sepse asnjė njeri nuk mund tė mė shikojė dhe tė jetojė". (Ekzodi 33:20) “Dhe Ati, qė mė dėrgoi, ai vetė ka dėshmuar pėr mua; ju nuk e keni dėgjuar kurrė zėrin e tij dhe as nuk e keni parė fytyrėn e tij…”. (Gjoni 5:37) “Askush s'e pa Perėndinė kurrė…”. (Gjoni 1:18) “Askush s'e ka parė ndonjėherė Perėndinė”. (1 Gjonit 4:12)



Jezusi jetoj nė mesin e njerėzve

Kurse Jezusin e kanė parė dhe ka qendruar nė mesin e njerėzve, ka pas familje, ka qen i dėrguar i Zotit, etj., ku bibla vetė tregon pėr kėtė: “A nuk ėshtė ky i biri i marangozit? Nuk quhet nėna e tij Mari, dhe vėllezėrit e tij Jakob, Iose, Simon dhe Juda?”. (Mateu 13:55) “Atėherė njerėzit, kur panė shenjėn qė bėri Jezusi, thanė: Me tė vėrtetė ky ėshtė profeti, qė duhet tė vijė nė botė”. (Gjoni 6:14) “Ata i thanė: ''Ēėshtjen e Jezusit nga Nazareti, qė ishte njė profet i fuqishėm nė vepra dhe nė fjalė pėrpara Perėndisė dhe pėrpara gjithė popullit”. (Luka 24:19) Kurse te 1 Gjoni 1:1 thekson qė njerėzit e panė Jezusin dhe e prekėn atė.


Postuar nga SmArTs_WAY datė 19 Korrik 2006 - 18:39:

Zoti nuk ėshtė njeri dhe nuk jeton nė tokė.

Bibla thotė: “Perėndia nuk ėshtė njė njeri, qė mund tė gėnjejė, as edhe bir njeriu qė mund tė pendohet”. (Numrat 23:19) “Nė tė vėrtetė ai nuk ėshtė njė njeri si unė, tė cilit mund t'i pėrgjigjemi dhe tė dalim nė gjyq bashkė”. (Jobi 9:32) “Po a ėshtė e vėrtetė qė Perėndia banon mbi tokė? Ja, qiejt dhe qiejt e qiejve nuk mund tė tė nxėnė dhe aq mė pak ky tempull qė kam ndėrtuar!”. (1 Mbretėrve 8:27)



Jezusi ka qenė njeri, bir i njeriut dhe ka jetuar nė Nazaret.

Bibla thotė: ''Me tė vėrtetė ky njeri ishte i drejtė!''. (Luka 23:47) “Erdhi Biri i njeriut, qė ha dhe pi…”. (Mateu 11:19) “Por, ndėrsa ata qėndronin nė Galile, Jezusi u tha atyre: ''Biri i njeriut do t'u dorėzohet nė duart e njerėzve”. (Mateu 17:22) “dhe, mbasi arriti atje, zuri vend nė njė qytet qė quhej Nazaret, qė tė pėrmbushej ajo qė ishte thėnė nga profetėt: ''Ai do tė quhet Nazareas”. (Mateu 2:23) “Ata i thanė: ''Ēėshtjen e Jezusit nga Nazareti, qė ishte njė profet i fuqishėm nė vepra dhe nė fjalė pėrpara Perėndisė dhe pėrpara gjithė popullit”. (Luka 24:19)


Postuar nga SmArTs_WAY datė 19 Korrik 2006 - 18:41:

Zotit i takon adhurimi.

Bibla thotė: “Adhuro Zotin, Perėndinė tėnde, dhe shėrbeji vetėm atij”. (Mateu 4:10) “Por ti, kur lutesh, futu nė dhomėzėn tėnde, mbylle derėn dhe lutju Atit tėnd nė fshehtėsi; dhe Ati yt, qė shikon nė fshehtėsi, do tė ta shpėrblejė publikisht”. (Mateu 6)



Jezusi nuk adhurohet.

Kurse Jezusin nuk e kanė adhuruar, Jezusi ka urdhėruar qė tė adhurohet vetėm Perėndia, sepse edhe ai e ka bėrė njė gjė tė tillė: “ndėrsa po lutej, qielli u hap”, “Por ai tėrhiqej nė vende tė vetmuara dhe lutej”, ” Jezusi po lutej nė vetmi”, “dhe ra nė gjunj dhe lutej”, “shkoi nė mal pėr t'u lutur, dhe e kaloi natėn duke iu lutur Perėndisė” (Lluka 3:21/ 5:16/ 9:18/ 22:41/ 6:12), “Dhe, si shkoi pak pėrpara, ra me fytyrė pėr tokė dhe lutej” (Mateu 26:39) Nėse Jezusi ėshtė Zot. A i lutet Zoti Zotit ??!!

Poashtu dishepujt kėrkuan nga Jezusi si tė luteshin, por ai ju tregoj si tė luten jo atij, por Perėndisė, ku thotė: “Adhuro Zotin, Perėndinė tėnde, dhe shėrbeji vetėm atij”. (Mateu 4:10) “Dhe ai u tha: ''Kur tė luteni, thoni: "Ati ynė qė je nė qiej, u shenjtėroftė emri yt, ardhtė mbretėria jote, u bėftė vullneti yt si nė qiell edhe nė tokė. Na jep ēdo ditė bukėn tonė tė nevojshme. Dhe na i fal mėkatet tona, sepse edhe ne i falim fajtorėt tanė; dhe mos lejo tė biem nė tundim, por na shpėto nga i ligu”. (Luka 11:2,4)


Postuar nga SmArTs_WAY datė 19 Korrik 2006 - 18:44:

Zoti nuk tundohet nga e keqja.

Bibla thotė: „Askush kur tundohet tė mos thotė: ''Jam tunduar nga Perėndinė'', sepse Perėndia nuk mund tė tundohet nga e keqja, dhe ai vet nuk tundon asnjeri“. (Jakobi 1:13)







Jezusin e ka tunduar djalli.

Bibla thotė: „Atėherė Fryma e ēoi Jezusin nė shkretėtirė, qė djalli ta tundonte“. (Mateu 4:1) „dhe qėndroi nė shkretėtirė dyzet ditė, i tunduar nga Satanai“. (Marku 1:13)



Jezusi ia mohoi vetes mundėsinė dhe dėshiren, nė bibel tregohet: „Atėherė nėna e bijve tė Zebedeut iu afrua bashkė me bijtė e vet, ra pėrmbys para tij dhe i kėrkoi diēka. Dhe ai i tha: ''Ēfarė do?''. Ajo u pėrgjigj: ''Urdhėro qė kėta dy bijtė e mi tė ulen njeri nė tė djathtėn dhe tjetri nė tė majtėn nė mbretėrinė tėnde''. Dhe Jezusi, duke u pėrgjigjur tha: ''Ju nuk dini ēfarė kėrkoni; a mund ta pini ju kupėn qė unė do tė pi dhe tė pagėzoheni me pagėzimin me tė cilin unė do tė pagėzohem? Ata i thanė: ''Po, mundemi''. Atėherė ai u tha atyre: ''Ju me tė vėrtetė do ta pini kupėn time dhe do tė pagėzoheni me pagėzimin me tė cilin unė do tė pagėzohem; por nuk ėshtė nė dorėn time qė tė uleni nė tė djathtėn time ose nė tė majtėn time, por u ėshtė rezervuar atyre, tė cilėve u ėshtė pėrgatitur nga Ati im''. (Mateu 20:20-23) “…por kjo ndodh qė bota ta njohė se unė e dua Atin dhe se bėj ashtu siē Ati mė ka urdhėruar”. (Gjoni 14:31) “Pastaj u nis qė andej dhe shkoi nė krahinėn e Tiros dhe tė Sidonit; hyri nė njė shtėpi dhe donte qė askush tė mos e dinte, por nuk mundi tė qėndrojė i fshehur”. (Marku 7:24) Sikur Jezusi tė ishte nga origjina e babait, pra Zot sic pretendojnė ata, atėher ai duhet tė jetė njėsoj si Ati nė dėshirė dhe mundėsi.

Kėto ishin disa krahasime nė mes Zotit dhe Jezusit. Pra, nga kėto citate qė cekėm, logjikoni vet me arsyen tuaj, a mund tė jetė Jezusi Zot?

Poashtu kemi edhe citate tjera biblike ku tregojn se Jezusi nuk ėshtė Zot, dhe qė vet Jezusi me fjalėt e tij e tregon:

a) „Unė s'mund tė bėj asgjė nga vetja ime; gjykoj sipas asaj qė dėgjoj dhe gjyqi im ėshtė i drejtė, sepse nuk kėrkoj vullnetin tim, por vullnetin e Atit qė mė ka dėrguar. Nėse unė dėshmoj pėr veten time, dėshmia ime nuk ėshtė e vėrtetė“. (Gjoni 5:30,31)

b) „Ati ėshtė mė i madh se unė”. (Gjoni 14:28)

c) “Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them: Shėrbėtori nuk ėshtė mė i madh se padroni i tij, as i dėrguari mė i madh se ai qė e ka dėrguar”. (Gjoni 13:16)

d) “Jezusi i tha: ''Mos mė prek, sepse ende nuk u ngjita te Ati im; por shko te vėllezėrit e mi dhe u thuaj atyre se unė po ngjitem tek Ati im dhe Ati juaj, te Perėndia im dhe Perėndia juaj''. (Gjoni 20:17)

e) “Dhe kur t'i ketė nėnshtruar tė gjitha, atėherė Biri vetė do t'i nėnshtrohet Atij qė i nėnshtroi tė gjitha, qė Perėndia tė jetė gjithēka nė tė gjithė”. (1 Korintasve 15:28)

f) „Burra tė Izraelit, dėgjoni kėto fjalė: Jezusi Nazareas, njeriu i dėftuar nga Perėndia ndėr ju me vepra tė fuqishme, me mrekulli dhe shenja qė Perėndia bėri ndėr ju me anė tė tij, siē edhe vet e dini“. (Veprat e apostujve 2:22)

g) „Edhe rashė pėrpara kėmbėve tė tij pėr ta adhuruar, por ai mė tha: ''Ruaju se e bėn, unė jam bashkėshėrbėtori yt si dhe i vėllezėrve tė tu qė kanė dėshminė e Jezusit. Perėndinė adhuroje! Sepse dėshmia e Jezusit ėshtė frymė e profecisė“. (Zbulesa 19:10)

h) “Dhe kjo ėshtė jeta e pėrjetshme, tė tė njohin ty, tė vetmin Perėndi tė vėrtetė, dhe Jezu Krishtin qė ti ke dėrguar”. (Gjoni 17:3)


Postuar nga SmArTs_WAY datė 19 Korrik 2006 - 18:46:

Ka edhe me djetra dhjetra citate biblike qė e hjedhin poshtė hyjninė e Jezusit. Vėrtet nuk dojnė koment kėto citate.

Nė tė vėrtetė para 2000 vjetėve Jezusi profetizoi se njerzit do ta adhuronin mė kot dhe do ta besonin nė doktrina tė krijuara nga njerėzit dhe jo nga Perėndia: “Por nė padobi ata mė adhurojnė mua, duke mėsuar urdhėresa tė shpikura nga njerėzit”. (Mateu 15:9) poashtu tha: “Do ta njihni tė vėrtetėn dhe e vėrteta do t’ju bėjė njerėz tė lirė”. (Gjoni 8:32)


Postuar nga lorie datė 19 Korrik 2006 - 20:56:

Hey Smartie

keto pikat qe po lexoja lart jane vertet interesante dhe qendrojne dhe me vjen mire qe ke cituar dhe Biblen per keto gjera. Zoti dhe Jezusi nuk jane njesoj. Sikur Zoti te ishte Jezusi,atehere Zoti nuk do quhej ZOT. Pikerisht sepse eshte i gjithpushtetshem,sepse di gjithcka ,sepse ka fuqi absolute,sepse eshte kudo quhet ZOT. Dhe pikerisht sepse Jezusi i bindet atij -Jezusi quhet biri i Zotit. ( dy pjese qe perbejne Trinity)
Megjithate Zoti mund te shfaqet ne Toke nga menyrat me te ndryshmet qe imagjinata dhe krijimtaria e tij lejon. Dhe kur shfaqet ne nje menyre tokesore sic eshte 'njeriu' domosdo qe do kaloj npm fazave njerezore dhe domosdo do limitoje veten e tij nga fuqia e madhe qe mund te shfaqe vetem qe te jete si njerezit. Pra ne shume menyra Jezusi ishte komplet njerezor,madje dhe ne ungjillet ai e quan veten Biri i njeriut-'the son of man' rreth 70 here (30 ne Mateu/5 ne Mark/25 here ne Luke/10 here ne Gjonin)sepse e pelqente kaq shume te identifikohej me njerezit duke nxjerre ne pah dashurine e tij per ta.
Ne shume menyra ai ishte dhe hyjnor,nqs lexon kapitullin e Hebrenjve 1 dhe 2 eshte nje permbledhje shume fantastike e Jezusit njerezor me Jezusin hyjnor.
Ne Bibel Jezusi pershkruhet me superior sesa engjejt tek Heb 1:1-13 dhe tek Heb 2:1-18 pershkruhet komplet si dishepujt e tij,njerezor.
Fakti qe Jezusi vdiq dhe u ringjall ne diten e trete ka bazamentin e besimit kristian.Nqs Jezusi nuk do ishte ngjallur ne diten e trete ,besimi yne do ishte i kote.-ky fakt midis te tjerash perben Hyjnine e tij.
Tek Mateu 28:18 Jezusi thote qe gjithe autoriteti ne parajse dhe ne toke i eshte dhene atij.(kjo gje i eshte dhene nga Zoti prandaj dhe ai nuk do qe te marr asnje credit mbi veten dhe do qe ti jape Zotit lavdine) Jezusi ehste i fuqishem ne toke dhe ne parajse, por fakti qe ai thote se s'mund te bej asgje pa deshiren e Atit apo Zotit eshte nje shenje respekti kundrejt tij.

Tek Revelations 22 :13 Jezusi thote :Une jam Alpha dhe Omega .I pari dhe i Fundit,Fillimi dhe Mbarimi.
Ai eshte gjithcka sepse Zoti e beri ate te jete gjithcka.


  Gjithsej 34 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 338 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.