Forumi Horizont
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Moto GP (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=221)
-- Moto Gp (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3715)


Postuar nga qershor13 datė 09 Korrik 2003 - 13:46:

MOTOĒIKLIZĖM

-Tė dielėn e ardhshme botėrori i Motoēiklizmit do tė pėrjetojė njė nga garat e tij “Klasike”. Pėr herė tė parė nė pistėn e Donington ėshtė garuar nė vitin 1930. Eshtė njė Anfiteatėr natyral qė tė mundėson njė pamje ideale.

Pista angleze ka karakteristika tė ndryshme dhe shpesh garat vendosen nė fund tė saj. Donington ėshtė pista e preferuar e shumė centaurve, nga Valentino Rosi tek Loris Kapirosi.

I pari ka fituar kėtu garėn e parė nė klasėn e 500 kubikėve, ndėrsa Kapirosi ka fituar garėn e parė nė tė gjithė karrierėn e tij, nė vitin 1990, me klasin 125 kubikė. Pika mė e shpejtė e pistės arrihet pas bokseve, por ka edhe kthesa qė merren me marsh tė pestė e tė gjashtė dhe qė duhet kurajo tė pėrballesh.

Por ajo qė e bėn Donington njė nga pistat mė tė preferuar ėshtė edhe se pjesa mė e madhe e kthesave janė nga e djathta, dhe pilotėt e gjejnė veten mė mirė nė kthesa tė tilla.

Ndėrkohė qė pretendentėt pėr fitore fillojnė tė bėjnė hesapet: “Fitorja nė Asen na jep shpresė – thotė sete Zhiberno, titullar i tre garave kėtė sezon. – Mendoj se nė Donington do tė arrijmė rezultate tė mira, ndėrsa shpresoj qė pista tė jetė e thatė.”

Zhiberno ka filluar tė quhet nė amjentet e botėrorit, si i vetmi rival qė muind tė sfidojė seriozisht Valentino Rosi. Dhe nė fakt spanjolli e ka lėshuar tashmė sfidėn e tij pėr kampionin e botės, duke arritur tė barazojė nė 3, numrin e fitoreve pėr kėtė sezon.


Postuar nga qershor13 datė 15 Janar 2004 - 08:52:

Loris Kapirosi i rikthehet sėrish vdekjes sė Daizhiro Katos. Piloti i Dukatit ka pranuar se vdekja e tij nuk ndodhi si pasojė e njė gabimi, por e njė defekti nė motorr dhe ėshtė e turpshme qė Honda nuk merr pėrsipėr pėrgjegjsitė e saj.


Postuar nga qershor13 datė 28 Janar 2004 - 16:44:

Valentino Rosi mjaftė i kėnaqur nga Jamaha. Mund tė them se motori ėshtė mjaftė mirė dhe tė gjithė ata qė e shihnin si dėshtim u them se e kanė shumė gabim, pasi Jamaha do e tregojė dhe nė botėror se kush ėshtė me tė vėrtetė.


Postuar nga qershor13 datė 20 Shkurt 2004 - 14:29:

Honda

Honda konfirmohet si skuderia mė e mirė nė Moto Grand Pri. Ashtu si dhe nė Sepang pilotėt e skuadrės japoneze kanė regjistuar kohėt mė tė shpejta dhe mbi pistėn australiane tė Filip Ajlėnd. Maks Biaxhi ka shfaqur sėrish forcėn e tij duke u kandiduar si pretendenti kryesorė pėr titullin botėror. Pavarsisht disa probleme nė vibrim romani ka regjistuar kohėn mė tė shpejtė me 1 minutė 30 sekonda e 27 tė dhjetat. Njė formė tė mirė treguan gjatė ditės sė sotme dhe dy pilotėt e tjerė tė Hondas Kolin Eduards dhe Sete Zhibernau. Ndėrkohė qė Rosi, i cili testoi motorrin e ri megjithėse arriti tė pėrmirėsoje kohėn e tij tė vjetshme e mbylli xhiron e tij nė vendin e pestė. Ashtu siē shpreh dhe pėr shtypin, Jamaha e tij ka ende nevojė pėr shumė punė.Tė njėjtėn gjė duhet tė bėjė dhe Dukati qė mbas Sepangut, duket se po shfaq sėrish probleme. Rikthimi tek gomat me gjerėsi 16.5 gisht i ka hapur probleme serioze skuderisė italiane.Njė ditė tė mirė nuk kaloi as Marko Melandri, qė pėsoi disa defekte nė goma gjatė testimeve.Gjithsesi Jamaha do tė punojė ėrish mbi pistėn australiane mė 9 dhe 11 shkurt ndėrsa tė tjerėt, do tė zhvendosen nė Valencia mė datat 6 dhe 7 tė po kėtij muaji.


Postuar nga déją-vu datė 04 Qershor 2004 - 21:40:

1. S.Gibernau
Honda 1'49"553
0.000 km/h
2. V.Rossi
Yamaha 1'49"961
+ 0'00"408
3. M.Biaggi
Honda 1'50"777
+ 0'01"224
4. M.Melandri
Yamaha 1'50"845
+ 0'01"292
5. C.Checa
Yamaha 1'50"954
+ 0'01"401
6. A.Barros
Honda 1'51"008
+ 0'01"455
7. N.Hayden
Honda 1'51"183
+ 0'01"630
8. M.Tamada
Honda 1'51"185
+ 0'01"632


Me siper,kohet ne xhiron me te mire ne diten e patre te provave per Cmimin e S.Marino.


Postuar nga qershor13 datė 06 Korrik 2004 - 12:07:

Honda ėshtė zgjuar, pritet Biaxhi i vėrtetė.

Vendi i parė qė arriti tė marrė Keni Roberts nė provat zyrtare, tregoi qartė se nė pistėn braziliane vlenin shumė gomat. Bridgestone ishte vėrtet njė superfuqi pėr kėtė pistė. Me sa duket, firma japoneze e gomave, e cila ėshtė partnerja e Ferrarit nė Formulėn 1, ėshtė "hakmarrė" pas asaj figure tė keqe qė bėri nė Muxhelo, ku shpėrtheu goma e Nakanos. Falė Bridgestonit, Tamada arriti fitoren e tij tė parė nė karrierė nė klasin Moto Gp. Njė gjė tė tillė e arriti duke lėnė prapa Maks Biaxhin, shokun e tij tė skuadrės, i cili pilotonte tė njėjtėn Honda, me tė njėjtit sponsorė, por me goma tė ndryshme. Biaxhi pėrdori gomat Michelin pothuajse si tė gjithė pilotėt e tjerė tė skuderisė japoneze. Duhet thėnė se ato janė goma eksperimentale, tė cilat nuk japin ndonjė garanci tė madhe pėr njė kampionat. Fitorja e Tamadės ishte vėrtet e merituar. Ai qėndroi vetėm 3 xhiro prapa Biaxhit dhe menjėherė e parakaloi, duke e mbajtur deri nė vijėn e finishit mbrapa. Biaxhi nuk ka qenė aspak i kėnaqur, megjithatė nė fund e ka pėrgėzuar shokun e skuadrės. Ku qėndron diferenca me Formulėn 1? Mund tė themi se nė kėtė sport nuk ekzistojnė urdhrat e skuadrave qė nė Formulėn 1 ishin bėrė pjesė e strategjisė pėr njėfarė kohe. Pra, skuderitė/cilėsonin njė pilot i cili duhet tė fitonte, tjetri duhet tė ishte si kavie. Nė garat me motorė nuk ndodh diēka e tillė. Biaxhi ka fuqinė dhe personalitetin e duhur pėr tė kėrkuar qė shoku i skuadrės t'i hapė rrugėn, megjithatė nuk e bėri njė gjė tė tillė. Pra, Ēmimi i Madh i Rios tregoi njė aspekt tjetėr tė kėtij sporti. Honda e Biaxhit ishte nė gjendje shumė tė mira. Me fjalė tė tjera, motori i romanit tashmė ėshtė i lehtė nė manovrim. Ndihma qė ka marrė Biaxhi nga Honda duket qartė. Me sa duket, inxhinierėt e skuadrės sė tij e kanė pėrmirėsuar sistemin elektronik qė i lejon atij tė shprehet mė mirė nė pistė. Biaxhi arriti tė shfrytėzojė nė maksimum pėrmirėsimet qė kanė bėrė inxhinierėt e skuadrės dhe, me sa duket, nė garat e ardhshme do tė arrijė tė rifutet nė luftėn pėr titullin. Ndoshta Biaxhi dhe Xhibernau nuk u rrėzuan qė t'i jepnin mundėsi Biaxhit qė tė afrohej, por prania e tij aty para i ka bėrė tė sforcohen.


Postuar nga qershor13 datė 19 Korrik 2004 - 09:58:

Cool Maks Biaxhi

Mė nė fund, Maks Biaxhi ka arritur tė marrė fitoren e tij tė parė nė kėtė sezon. Kjo fitore ka ardhur pikėrisht nė Ēmimin e Madh tė Gjermanisė. Piloti roman i Hondės ėshtė shprehur shumė i kėnaqur me kėtė rezultat. Nė pėrfundim tė garės ai ka deklaruar: "Ishte njė garė vėrtet shumė e vėshtirė dhe dukej sikur nuk do tė mbaronte asnjėherė. Kisha zgjedhur njė tip gome, e cila do tė mė jepte rezultatet qė prisja nė pjesėn e dytė tė garės dhe, me sa duket, kisha bėrė zgjedhjen e duhur. Gjatė gjithė garės mbaja njė ritėm shumė tė mirė. Gjithsesi, Rosi nė fillim dhe Baros mė pas mė shqetėsuan dhe mė vunė nėn presion pėr disa xhiro. Mė ėshtė dashur mė shumė se njė herė qė t'i mbyll rrugėn Barrosit qė tė mos mė kalonte. Nuk bėra as gabimin mė tė vogėl pėr gjithė ato xhiro dhe pėr kėtė arsye u vlerėsova me fitore," - ka thėnė Maks Biaxhi. Me kėtė fitore, romani i Hondės ka arritur t'i hapė rrugėn vetes pėr fitimin e titullit kampion pėr pilotė. "Jam shumė i kėnaqur pėr renditjen e re qė u ndryshua. Ishte vėrtet shumė e rėndėsishme qė tė bėja njė ndryshim tė tillė. Nė kėtė sezon seleksionohen nė ēdo garė pilotėt dhe pėr kėtė arsye nuk tė falet as gabimi mė i vogėl." Nė pistėn e Sasheringut, vendin e tretė dhe tė katėrt e zunė pilotėt e Hondės zyrtare. Respektivisht kanė qenė pilotėt Aleks Barros nė vendin e dytė dhe Niki Heiden nė vendin e tretė, qė kanė kompletuar edhe vendet nė podium. Pėrveēse kishin tė njėjtin motor, tė dy kėta pilotė kanė provuar tė njėjtat ndjenja kur janė ngjitur nė podium pėrkrah Maks Biaxhit. "Gjatė garės dukej sikur po garoja me njė makinė tė garave "Rally". Nė pjesėn e parė tė garės nuk isha aspak i qartė, por mė pas, kur mora ritmin e duhur, fillova tė jepja xhiro shumė tė shpejta. Megjithėse me vėshtirėsi tė mėdha, arrita t'i parakaloja 2 rivalėt e mi dhe nė fund po mendoja qė tė parakaloja edhe Biaxhin, por nuk ia dola mbanė," - ka pėrfunduar Barros. Ndėrsa piloti tjetėr i skuadrės Honda, Niki Heiden, ka thėnė: "Bėra njė gabim tė voėl nė fillim tė garės dhe mė pas me vėshtirėsi tė mėdha arrita tė rikuperoja vendin tim, sepse kishte shumė trafik nė pistė. Ishte vėrtet e lodhshme. Mė tepėr e lodhshme ishte tė qėndroje prapa Rosit," - i ka thėnė fund Heideni.


Postuar nga Piktor datė 23 Tetor 2011 - 11:59:

Tragjedi ne Moto Gp.

Tragjedi ne garen e Sepang-ut ne Malajzi. Ne nje incident humb jeten Marco Simoncelli 24 vjeē pilot i Hondes.


 
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.