Forumi Horizont Gjithsej 68 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 3362 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8245)


Postuar nga NS-6 datė 04 Maj 2005 - 23:47:

mendime te castit...

0.38.32...0.38.33...0.38.34...keto sekonda nuk ndalen.nuk arrij te mendoj se si rrjedhin...nga inati i heq baterine ores si per te genjyer veten qe koha ndalet...por si per inat celulari me tregon oren...i heq edhe atij baterine...ulem para kompjuterit por edhe aty koha iken...e fik dhe shtrihem,me idene se nuk do te ndiej me tik-tak-un e sekondave qe ikin...dhe per inat po ecen nje ore tjeter...rrahje brenda kraharorit me tregojne qe koha nuk ndalet...


Postuar nga Unstoppable datė 05 Maj 2005 - 02:42:

Mendimi i vetem asht gjumi se me te tjerat u lodha gjithe diten duke mendu...lol


Postuar nga NS-6 datė 17 Maj 2005 - 15:20:

thone qe cdo femije kur lind ka dicka te vecante...hap syte rreth e qark dhe cuditem nga vijne gjithe keta njerez te zakonshem...


Postuar nga amor alucius datė 17 Maj 2005 - 22:12:

Mendon qe nje ore mund te stopoje se 'jetuari',NS-6 ?

Sot ndersa po "prisja" ne praktike,per here te pare deri tani m'u dridhen duart,edhe pse ajo ore kishte pushuar se jetuari.Ndoshta-ndoshta,jane ore te tjera qe i shtojne efektin...


Postuar nga NS-6 datė 18 Maj 2005 - 01:14:

zakonisht cdo nate para se te bie ne gjume bej nje permbledhje te dites...llogarite ne pergjithsi me dalin negative...humb dicka cdo dite!!!dhe me e forta eshte se nuk e di se cfare kam humbur...per faktin se nuk kam ditur ti jap vleren e duhur dhe e kisha lene ne nje qosh...


Postuar nga NS-6 datė 12 Qershor 2005 - 01:31:

ndodh shpesh...shtrihesh te flesh,enderron nje enderr te bukur dhe kur zgjohesh zbulon qe e gjitha ishte vetem nje enderr...do doje te ishte e vertete por realiteti eshte shume i dhimbshem per ta bere te vertete...atehere do doje te mos kishe fjetur kurre...


Postuar nga amor alucius datė 13 Qershor 2005 - 09:32:

NS-6,ne pak fjale po permbledh ate qe doja te thoja(per arsye qe di ti,takim ke kasapi ).

Ulesh te flesh,kenaqur nga dita e sapo patur,kenaqur nga aftesia per te mos menduar per trishtimin qe hodhi ne ere vdekja e tije.E di qe nje dite do e mendoj dhe do flas per te e qeshur,pasi kjo do ishte ajo qe do donte ai por tani eshte shume heret per dicka te tille.
Zgjohem nga mengjesi,atehere kur njera nga fazat e gjumit sjell me vete perjetime qe gati te duken reale.E kisha patur aq prane por serish s'arrita ta prekja,ti thoja te mos ikte...dhe ne erresiren e dhomes shfaqen lotet,ngrihem nga krevati ,ndez dritat e dhomes,shetis ne dhome...Me pas,me vjen nje deshire e cmendur te ulem serish te fle,keshtu ndoshta kesaj here do arrij ti flas,qofte dhe ne enderr.
Momenti me i veshtire eshte kur me pas le racionalitetin te kryeje funksionin e tije,atehere kur kupton qe endrrat jane nje mundim i deshperuar i trurit per te ricuar ne vend mendime te ndryshme gjate dites.Sa do doja te besoja ne dicka tjeter...

P.s.Flm,thjeshte leximi i ca postimeve qe kishe bere ne lidhje me vdekjen etj. me beri te ndihem me mire!(...)


Postuar nga NS-6 datė 18 Qershor 2005 - 00:48:

nje te mete te vetem qe kam...kjo thember e akilit do te me marre ne qafe!!!shpresoj vetem qe ndokush te mos perfitoje prej saj!!!shpresoj te mos behem vete shkak per kete gje...


Postuar nga NS-6 datė 16 Korrik 2005 - 16:02:

mendim qe me perseritet perdite...


...largohu...heren e fundit qe te degjova nuk me solle hje tjeter pervecse zhgenjim...nuk dua qe edhe kete here te mbetem po ashtu...te lutem ik...mos me mundo me se e di qe nuk kam fuqi te te dal kunder...lerme te gaboj vete kete rradhe...


...pa shiko qenka rritur cuni...se degjon me zerin brenda vetes,qeka ne gjendje te beka cdo gje vete...me thuaj cte genjeva qe ta pranoj genjeshtren:te thashe si punon kjo bote,te genjeva?po mundohem te te tregoj se nuk je ne nje skenar filmi ku fundi eshte gjithmone i bukur,te genjeva?e pe vete se c'eshte ne gjendje te beje vetmija,te ha perbrenda,te grryen si kanceri;e pe vete apo jo?te thashe qe gezimet jane te pakta dhe se vuajtjet i shtypin si kujtime,te genjeva?te tregova te verteten,te genjeva?
aaaaaa tani qe po i bej llogarite...cte kam thene eshte vetem maja e ajsbergut...as nuk e ke idene se deri ku mund te arrije kjo gje...do te ecesh vete eh?ku do shkosh eh, ku?...


Postuar nga Lela_Dr datė 19 Shtator 2005 - 18:59:

mendoj te hap librat dhe te studioj pak, por nuk me eshte e mundur, sepse mendja nuk me perqendrohet, mbi germat e shkruajtura ne liber, por me fluturon sa majtas - djathtas. As vete se di se c'fare mendoj, por mjaft te mos jete libri qe kam para syve...


Postuar nga Lozonjare datė 29 Shtator 2005 - 13:03:

Kam aq shume pune ne zyren ku punoj..dhe nuk po i mbaroj dot se menduari...agoma si kam filluar...


Se di c fare dreqin po ndodh me mua keto dite.......ja kam faruar punes fare


Postuar nga lejda datė 29 Shtator 2005 - 14:59:

ndalese diku pas stacionit te dashurise...

Mendoj nje ēast dhe shkruaj
Dashuria te kenaq kur e enderron,
kur e prek te djeg,
afshi i saj te mbyt,
kujtimi i tij te torturon ēdo mbremje...
puthjet, perkedheljet, peshperitjet ne vesh mbytin boten qe ti njeh,
behesh fantazem e destinuar per te shetitur ne iluzione
ne nje kontinent tw bardhe
Dashuria te ben te buzeqeshesh mes lotesh
kur faqet e skuqura percjellin kripesine e tyre
e djegin
kur nje zile telefoni e dikujt pa emer qe ka ngaterrar numrin
ben qe ne nje ēast te te ndali zemra
Dashuria ben te sillesh ēuditshem
i thua te gjitheve miremengjes me fytyre te lumtur
perqafon dike per te cilin sta ndjen hiē,
i ben komplimenta njeriut me antipatik qe njeh
e per nje ēast e harron ate qe sapo the,
buzeqesh me mendimet e tua,
sepse aty je vetem ti dhe ai qe do
e ēdo qenie tjeter eshte nje interference vale qe kalon shpejt
e ste prek
Dashuria sjell kujtimet kudo ku je
te ndjekin pas si qenushe lozonjare
luajne me ndjenjen tende
e bota jote behet e vogel e njekohesisht e paane,
se dashuria jote eshte e madhe por bota jote e nxe
uraganin e ndjesive , zjarrit, pluhurit te embel te endrrave
dhe sheh,
ai vertitet rreth figures se personit qe adhuron
ēuditerisht duket kaq qarte figura e tij
si kristal i shkelqyer mes erresires.
Dashuria eshte e tille
plot iluzion
mashtruese
veshur me pluhur deshirash e endrrash
bota qe nuk eshte... kurrkundi i Piter Pan
kontinenti pas nje ylli atje lart
ku ēuditerisht zbarkon perher e perher.
Shpesh mendoj:
Jam e dashuruar me ty apo me dashurine
Ti je teper njeri dhe veshur me dashurine dukesh i perkryer
ti edhe me lendon
por ne endrrat e mia mbetesh i vetmi balsam
Harron edhe ndjenjat e mia shpesh por mes zemerimit tim te perqafoj
se keshtu e ndiej
Perseri harroj
ate nate kur me le vetem e une kisha nevoje per ty
Nuk e di a jam sjelle ndonjeher une keshtu me ty...?
Mendoj shume gjera
Eh dashuria duhet te jete e tille!
Te urrej mes denesash
zemerohem kur me lendon zemren
betohem te t'i them te gjitha keto ne sy
te te lendoj edhe une qe ti ta kuptosh se ēme ben te kaloj
Dua te te prek zemren
pa ta zbuluar friken time
se nuk dua qe t'i te me shkelesh..
Pastaj te takoj...
Dashuria eshte e semure
eshte e tille...
kur te shoh, nje perde e verber i hidhet ēdo dite, minuti
ēdo sekonde te kaluar
Quhet e shkuar, edhe cikloni i zemerimit te nje ēasti me pare
fashitet
Shoh veē te tashmen
ti je ketu, te ndiej, shijoj shikimet e tua te dehura
buzet e nxehta, puthjet e gjata...
Dashuria eshte keshtu:
Gabimet e tua fillojne nga e para
e ēdo beteje e mendjes time pas tyre shkon
ndiej se kjo kthehet perher ne Waterloo.....


Postuar nga NS-6 datė 08 Tetor 2005 - 22:34:

si eshte e mundur qe arrij te mbledh fjale per te pershkruajtur hidherimin dhe kurre nuk jam ne gjendje te mbledh fjale per te treguar ndonje gezim?e di qe gezimet nuk jane te shpeshta por prape...ndonjehere me duket sikur i largoj gezimet me duart e mia...edhe pse gota eshte gjysem e mbyshur,me duket me e lehte te them qe eshte gjysem bosh...duhet te dal nga kjo situate...


Postuar nga NS-6 datė 11 Nëntor 2005 - 23:49:

disa gjera atehere kur nuk i ke,ja kupton vleren me mire...vetem se mund te jete shume vone....


Postuar nga Amstel datė 20 Nëntor 2005 - 14:46:

jam aq i lodhur nga puna sa mendoj tja fus gjumit mbi tastier...


Postuar nga NS-6 datė 20 Nëntor 2005 - 23:39:

pse e vras mendjen kaq aman...fundja fundit njelloj do perfundojme te gjithe...harrohemi nga koha...kalimtare qe zhduken ne perendim te diellit...gjurmet i leme mbi rere qe i kap era cdo dite...keto gjera i mendoj cdo nate,por kur cohem ne mengjes i harroj dhe rend pas problemeve,per tu kthyer prap ne darke po ketu...tu i bere llogarite...i palodhur...


Postuar nga Amstel datė 21 Nëntor 2005 - 13:33:

sa mi ka ngrit nervat ky pc ne keto momente po mos ta kisha ble me lek do kisha qene gati me ja fut nji grushte se me cau veshte me vjen ta mbyll fare por dua te lexoj mesazhet e shkruara...
po mundohem te jem sa me i qete...


Postuar nga NS-6 datė 23 Nëntor 2005 - 00:04:

eshte e cuditshme se cfare efekti ka nje muhabet me dike qe ndihesh rehat...harron problemet e dites,hutohesh ne cdo thenie qe thote,perpiqesh ti pershtatesh muhabetit...nje bote komplet tjeter...deri sa vjen koha te kthehesh perseri ne boten reale...imazhet zhduken...e kthehesh perseri vetem ne erresiren e dhomes ku ke ndenjur gjithmone...ca i zhgenjyer,ca i gezuar...

we dont remember days,we remember moments!!!make moments worth remembering...


Postuar nga ~Enigme~ datė 23 Nëntor 2005 - 04:25:

Albumi fotografik...nje simbol per castet e bukura te jetes ndersa kujtesa e perbere me hidherime dhe gezime...dhe ja ku mar udhetimin e te kaluares.
Fragmente kujtimesh shfaqen....zhduken...rikthehen.....dhe coptojne zemren time....hap syte te zhduk pikturen qe shfaqet por e kote... Perpiqem te sjell kthjellim pas shiut te rembyshem por rete gri s'me lejojne. Ne kete nate te zeze, me shi, me ere mendohem si ti largoj rete qe pengojne rezet e diellit te mengjesit...


Postuar nga NS-6 datė 25 Nëntor 2005 - 23:23:

prap me terhoqen vemendjen ato rreshta...e cuditshme se si njerez nga e gjithe bota perplasim duart mbi tastjere dhe hedhim mendime...kaq te ndryshem,kaq origjinale...te gjithe te fshehur pas disa shkrimesh e avataresh,sikur jemi te paafte te tregojme vetet ne boten reale...


Postuar nga Amstel datė 26 Nëntor 2005 - 13:09:

valle pse jemi kaq menduar ne shume raste me vjen te mendohem se pse njeriu duhet te mendohet kaq shume dhe te vuaj per shume gjera qe nuk i takojne te jetoj me to...


Postuar nga aura datė 27 Nëntor 2005 - 18:47:

cudi si ndryshojne disa gjera. dikur isha une qe nuk e pelqeja ate sepse mendoja dike tjeter. ndersa tani....tani nuk di.....rashe pre e veshtrimeve dhe veprimeve te tij....por..nuk di si te veproj


Postuar nga NS-6 datė 27 Nëntor 2005 - 20:00:

me pelqen hobi qe kam...koleksionist...jo koleksionist pullash,as makinash,as gjethesh a cfare mund te jene...me dukeshin gjera qe jane shume te ngjashme me njera tjetren,gjera qe nuk ndryshojne...koleksionoj mendime...


Postuar nga volter datė 28 Nëntor 2005 - 16:06:

Figura te qeta dhe te paluara me vijne ne mendjen time, dhe shkoqur ma rrahin trurin me melodine e nje deti te rrapellueshem... Kjo me ben disi me te permbajtur dhe me te pjekur ne detyrimet e mia... Ja sa bukur e ndjej sot kete mendjen dhe trurin time qe preket me kete melodine e nje deti te rrapellueshem.. Sa mahnitese eshte melodia e fjaleve nen ritmin e detit te rrapellueshem...


Postuar nga Amstel datė 04 Dhjetor 2005 - 19:06:

me pelqen shume vetja tani neper keto mendime qe me kalojn ne mendje keto momente dhe dalin shume gjera nga goja ime qe as nuk mund ti imagjinoj ne kohe tjeter


Postuar nga NS-6 datė 04 Dhjetor 2005 - 23:45:

...shume here mendoja qe gjeja me e keqe qe mund te me ndodhte ishte te zhgenjeja dike...nje dite dikush me tha "kujdes mos zhgenjen vetveten...kjo do ishte edhe me e keqe"...mbeta pa fjale perpara asaj thenieje...


Postuar nga ingmetalboy datė 05 Dhjetor 2005 - 00:12:

te mund te isha duke ecur lart dhe me lart ne kete grumbull rresh qe jane ngjeshur ne koken time ne keto momente, ndoshta do te dilja diku ne nje qoshe te lire per te pare diellin e dashurise qe duhet te jete diku atje lart.


Postuar nga volter datė 06 Dhjetor 2005 - 19:35:

Jete e magjishme me shume se nje magji, bote e madhe, me shume se nje transcandente, filozofi jete, me shume se nje filozofi, poezi me muzike te motivuar, me shume se nje nje poezi...


Postuar nga Amstel datė 06 Dhjetor 2005 - 20:42:

sa i madhengjyer jam qe ty prane ste kam me vjen ti fus nje shkelm ketit pc qe me la tre ore ketu...vetem shkruj e shkruj e shkruj


Postuar nga aura datė 07 Dhjetor 2005 - 20:59:

ndonjehere ndodh qe edhe pse flas shqip me dike...nuk kuptohemi


Postuar nga oliinter datė 07 Dhjetor 2005 - 21:50:

ishalla eshte kohe e mire neser


Postuar nga Lela_Dr datė 07 Dhjetor 2005 - 22:58:

Nje lajm i bukur me pikelloi ne zemer, nje lajm qe eshte i bukur per ē'do njeri, qe te sjell lumturi dhe te duket sikur e gjithe bota eshte e jotja. Sepse je ti qe krijove kete lumturi.


Postuar nga NS-6 datė 07 Dhjetor 2005 - 23:25:

"-....nese do te shifje nje gje qe nuk e mberrin dot,a do ta ndiqje pas?"
"-jo,nuk i ndjek me endrrat...jam i lodhur me faktin qe sjam kurre ne gjendje ti kap!"


Postuar nga aura datė 09 Dhjetor 2005 - 22:42:

mendova sikur...


Postuar nga NS-6 datė 10 Dhjetor 2005 - 01:19:

jo,jo,jooooooooooooo....edhe keshtu nuk ka zgjidhje...nje leter tjeter qe perfundon ne kosh...po me behet dhoma si vend plehrash...dhe kjo nga paaftesia me bere dicka te sakte...po sikur...


Postuar nga volter datė 10 Dhjetor 2005 - 14:41:

shiu akoma me bie mbi kafke, e me jep modelin e vajzes sime... debora ne majen e kodres me sjell gjerdanin e bardhe... asfalti i ndritur prej kokrrave te shiut me sjell idera dhe copeza jete... panorama e natyres me shiun me jep gjithcka, me shume se nje magji..


Postuar nga Amstel datė 11 Dhjetor 2005 - 15:35:

mezi po pres castin te vij ora te jem prane teje te me puthesh embel......dhe......


Postuar nga volter datė 11 Dhjetor 2005 - 19:12:

Po mendoj qenesisht mbi qenesoren... dhe po mundohem t'ia nxjerr kuptimin asaj qe me ka thene shoqja ime e dashur, ishin do fjale qe ne kuptimin poetik, kishin njefare magjie ne vete...

pershendetje


Postuar nga aura datė 11 Dhjetor 2005 - 20:11:

nuk isha...po shijoja nen pikat e shiut buzeqeshjen e nje te panjohure te bukur dhe stresin e cuditshem te fundvitit


Postuar nga volter datė 12 Dhjetor 2005 - 21:16:

me duket se ishe... madje si ne nje paraqitje te stolisur si nje princeze me fustanin e saj magjik... qe kurdohere qe fshihet pas lekures se tij, tamam si nje engjellushe e dehur...


Postuar nga freespirit datė 20 Dhjetor 2005 - 22:56:

Disa njerez jane kaq m fat saqe as vete nuk edine....disa te tjera mundohen te kaperdijne pleherat e rastishme te jetes duke shpresuar se nuk do te vjellin vrere.


Postuar nga Amstel datė 21 Dhjetor 2005 - 11:54:

te duash do te thote te vuash dhe pse nuk mbahem kesaj ndjenje prape une te dua


Postuar nga Cindi datė 21 Dhjetor 2005 - 16:46:

Perse disa njerez kur qajne, duan ti degjojne te gjithe te qarat e tyre si kalamajte e vegjel dhe pastaj ne fund fillojne edhe shajne.


Postuar nga PARIS datė 21 Dhjetor 2005 - 19:14:

Citim:
Po citoj ato qė tha football
Perse disa njerez kur qajne, duan ti degjojne te gjithe te qarat e tyre si kalamajte e vegjel dhe pastaj ne fund fillojne edhe shajne.

Kur e qara rjedh nga zgaver e shpirtit, domosdo qe do te degjohet ajo e qare,ose me sakte do lere gjurme diku...!Ne fund shajne te zbusin lotin,
sikur clirohen nga ai ankth!Mos e provofshi kurre te qenurit personazh i dhimbjes apo i te qares!


Postuar nga Cindi datė 21 Dhjetor 2005 - 19:20:

Citim:
Po citoj ato qė tha PARIS

Kur e qara rjedh nga zgaver e shpirtit, domosdo qe do te degjohet ajo e qare,ose me sakte do lere gjurme diku...!Ne fund shajne te zbusin lotin,
sikur clirohen nga ai ankth!Mos e provofshi kurre te qenurit personazh i dhimbjes apo i te qares!



Mos me cito zemra, se ti ben perjashtim ketu.

Kam qene edhe une dikur personazh i dhimbjes, por nuk fitova gje nga e qara me ze te larte. Ka dhimbje e dhimbje.


Postuar nga PARIS datė 21 Dhjetor 2005 - 19:27:

Post

Cdo dhimbje quhet dhimbje.S`kam degjuar kurre te kete njesi matese
dhimbja.
-Thone qe Nena mban dhimbjen me te madhe ne zemer per bijte e saj.
-Thone qe nga nje ndarje te dashuruarish, personat ne fjale behen tipa
te paperballueshem, te rrembyeshem dhe kokeforte!-Dhimbja le gjurme
perjetesisht!
-Thone qe Babai mban dhimbjen me te madhe ne koke, kur shikon femijet
e tij tek i rrit nje Baba tjeter!
-Thone qe dhimbja s`ka peshe, por ka force te shkaterroje cdo lloj shpirti!

Dhe une po them ate qe thashe, ate qe kane thene dhe do te thone!


Postuar nga Cindi datė 21 Dhjetor 2005 - 19:41:

OOOKKKEEJJJ


Postuar nga NS-6 datė 21 Dhjetor 2005 - 22:16:

nobody is perfect...and i'm not nobody...


Postuar nga ~Enigme~ datė 22 Dhjetor 2005 - 00:18:

Skenash gezimesh zhduken dhe shfaqen....
Salla e mbushur plot me njerez te qeshur....hipokrici.....
Nje ballo maskash te veshur me robat e mashtrimit atje vallzojne dhe shkelin te verteten si per ti dhene fuqi frikes qe i mbizoteron.


Postuar nga ingmetalboy datė 22 Dhjetor 2005 - 19:05:

Kujtohu te pushosh kete nate o tik-tak i pameshirshem qe ngadale po me vjedh lumturine e nje nate t'magjishme.


  Gjithsej 68 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 3362 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.