Forumi Horizont | Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Kinematografisë (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=332)
-- Filmi me i ri NJE MILION EURO (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10118)
Filmi me i ri NJE MILION EURO
NJE MILION EURO
Kështu titullohet filmi më i ri Kosovar i cili në vitin 2005 konsiderohet filmi mei shikuar në Kinematë e Kosovës
Zhanri i filimit eshte Drame-Thriller
Informacion për Filmin
SB Film - Kosova prezenton filmin më të ri "Nje Milion Euro" në Regji të Halil Budakovës. Ngjarja e filmit ndërlidhet direkt me protagonistin e filmit Robert Berisha ( interpretuar nga ILIR REXHEPI ), i cili është një shqiptaro-amerikan dhe biznesmen i njohur dhe shumë i pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por që tani ka vendosur të jetoj dhe të investoj edhe Kosovë. Me ketë ai e realizon edhe amanetin e babës se tij i cili vazhdimisht dëshironte për të investuar edhe në Kosovë. Ai bashkë me Qeverinë e Kosovës dhe dy Kompani të tjera amerikane vendosë të investoj 20 milion euro në një fabrikë të textilit për të punësuar një mijë punëtor shqiptar.
Familja e Robert Berishës jeton shumë e lumtur, shumë e pasur, por krejt kjo harmoni familjare ndërpritet nga një bandë kriminale e organizuar dhe e prirë nga Beka ( interpretuar nga ENVER PETROVCI ), të cilët ia rrembejnë në mënyrë brutale vajzën e vetme të Robertit dhe me kercenime te vazhdueshme ata kërkojnë një milion euro për kokën e vajzës.
Kjo tragjedi rritet edhe më shumë ngase një mik e besuar iRobertit e tradhëton atë vazhdimisht duke i dhënë informacione bandës! Roberti detyrohet të shkoj në bankë për t´i terhequr paratë nën përcjelljen e bandës. Kjo tragjedi e ndërlidhur me ankth e frikë tajkalohet nga Policia e Kosovës e udhëhequr nga një detektiv i cili në menyrë profesionale arrin ta lokalizoj dhe ta arrestoj këtë bandë dhe pikërisht në momentin kur vajza do të vritej. Regjisori nxjerr qart porosinë e filmit "e drejta fiton" dhe fatmirësisht mes kësaj tragjedie të rëndë familjare Roberti dhe familja e tij mbijetojnë përsëri për të jetuar bashkë me vajzën e tyre Erën dhe për ta përfunduar me plot sukses investimin në Kosovë duke e realizuar kështu edhe abanetin e babës së tij.
ME AKTORËT
ILIR REXHEPI
ENVER PETROVCI
MERITA BUDAKOVA
DIELLZA BUNJAKU
HALIL BUDAKOVA
ADEM ZHITOPOTOKU
NGA DATA 12.09.2005 - 01.11.2005 FILMI SHFAQET NËPËR KINEMATË E NDRYSHE TË KOSOVËS, PREJ DATËS 01.11.2005 FILMIN NJË MILION EURO MUND TA GJENI NË SHITJE SI DVD DHE VHS, NË SHKURT 2006 FILMI TRANSMETOHET NË RADIOTELEVIZIONIN 21
NESE E KENI PARË -A JU KA PËLQYER, JU LUTËM E KOMENTONI!
Shkruar nga Cineline Productions
filmi nje milion euro
me te vertet nje film kote ,kete film ma mire to ta kisha ba une me disa shoke te lagjes edhe me disa kamera amatoreske ,loja e aktorve e posaqerisht e nenes se femijes (djellza bunjaku )shum e dobt , ne pergjithsi te gjith aktoret kane qene ne nivel shum te ult ,asnje pjese e filmit nuk me ka pelqy , me nje fjale te huaj shittttttt.
Filmi NJE MILION EURO
Filmin e kam pare ne kinemane ABC ne Prishtine dhe me ka pelqyer shume, normalisht per ta krahasuar me nje film nderkombetar nuk mund ta disktoj kete e sidomos ne pikepamjen teknike te gjirimit te filmit. Mendimi im eshte se aktoret e filmit e sidomos Enver Petrovci dhe Ilir Rexhepi qe luanin rolin kryesor ishin te shkelyer ne kete film. Aktoret e tjere si p.sh. Diellza Bunjaku dukej shume e bukur dhe terheqese ne Film ndersa verehej loja e saj jo e arritshme! Une kur e kam pare kete film kam thene se tani ndoshta do fillohet per te bere filma me te mire, e jo vetem videokaseta humoriste dhe kam thene me vehte se kemi aktore qe mund te luajn mir sikur Enver Petrovci dhe Ilir Rexhepi ! Po them se jo vetem mua por edhe shum te tjere qe une kam biseduar per filmin ishin te kenaqur dhe te prekur nga tema e filmit! Ju uroj suksese aktoreve tane! SUKSESE
Filmi Nje Milion Euro me ka pelqyer shum
shum thjesht dhe pak po shkruj a, njerz shum me ka pelqy ky film ka pas shume sende te mira edhe mos te mendojna se na jemi ne hollywood a me than jo ske i mir e jo andej e jo kendej - ti shoki qe e paske kritiku fimin muna me than se per inate e paske valla, un e kam pa ne kinema ne prishtin plot shikues ka pas edhe krejtve ju ka pelqy.... NICE FILM edhe DVD kamme e blekujtim kam me rujt tungi nga Goni
une kam pare metropolet.....i fundit eshte....kush e ka pare?
qe luhet dhe ne gjermani,dhe ne kosove....me mafien shqiptare ne gjermani ......
Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.