Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Qytete dhe Shtete (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=257)
-- Te qajme se bashku... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10451)


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 22 Dhjetor 2005 - 14:56:

Unhappy Te qajme se bashku...

Ndoshta kjo foto i perket nje sektori tjeter gjithsesi do te doja qe ne keto festa te mos mendojme vetem per veten tone por te mendojme edhe per ata qe na rrethojne te cilet jane ne situate me te mire ose me te keqe se ne.

Fotografia e bashkangjitur eshte nje "Photo Pulitzer Prize" e vitit 1994 gjate urise ne Sudan. Fotografia ka fokusuar nje femije te goditur nga uria afer nje kampi ushqimi te Kombeve te Bashkuara i cili gjendej rreth 1 Km larg. Kali i Qyqes disa metra me tutje eshte duke pritur femijen qe te vdesi me qellim qe ta haje. Kjo fotografi tronditi boten...

Askush nuk e di se c'ndodhi me pas me femijen, perfshi ketu edhe fotografin Kevin Carter i cili u largua nga vendi pasi u be fotografia.


Postuar nga diellza26 datë 22 Dhjetor 2005 - 15:18:

urime per temen.

Lordo eshte vertete per te qare.

Jo se s'kemi pare e degjuar ne televizone te tilla situata te dhimbshme njerezore, por historia e urise afrikane eshte nder me tronditeset.

E vene kjo tablo karshi tablose se perkujdesjes dhe mireushqyerjes se kafsheve ne kontinentet e zhvilluara historia behet dhe me e dhimbshme.

Jo se jam kundra mirerritjes apo miretrajtimit te kafsheve, por llogaritet se nese ajo para qe shpenzohet per qen e mace, do te shkonte per ushqyerjen e atyre njerezve fatkeq ,shume jete njerezish do shpetoheshin qofte ne afriken apo indine e urise.


Postuar nga SEXI datë 17 Nëntor 2006 - 17:30:

Ja dhe nje tjeter per te qare....


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 09 Korrik 2007 - 19:18:

Me duket se kete foto e kam pare diku ne nje lajm. Ne mos gaboj behet fjale per vdekjen e atij femijes ne foto dhe qe me vone babai e merr ne krahe duke qare dhe vrapon te gjeje nje mjek...

Fotografia eshte pjese e nje videoje e xhiruar ne Palestine dhe viktima eshte nje palestinez i vrare nga ushtaret Izraelite.


Fotografi Kevin Carter qe kam permendur ne fotografine e pare, ka bere vetvrasje me ane te marmites se makines dukethithur gazrat e saj dy muaj pasi fitoi cmimin Pulitzer. Thuhet se e beri nga depresioni...

Sa jete te cuditshme qe jetojme...


Postuar nga Balerina datë 09 Korrik 2007 - 20:21:

Sa te dhimbshme ato foto! Por me i dhimbshem eshte realiteti ne te cilin jetojme.
Shoqja ime shkoi para tre javesh ne Afriken e Jugut tere qejf sepse po mendonte per eksperiencen qe do te kishte, por erdhi njeri tjeter. Nganjehere na duhen perjetime te tilla, qe te na pickojne dhe te na kujtojne se sa me fat qe jemi.


Postuar nga bleta punetore datë 09 Korrik 2007 - 20:27:

Re: Te qajme se bashku...

Citim:
Po citoj ato që tha Lord_Of_The_Strings

Askush nuk e di se c'ndodhi me pas me femijen, perfshi ketu edhe fotografin Kevin Carter i cili u largua nga vendi pasi u be fotografia.


...nuk di a eshte per tu tronditur me realitetin makaber apo me qendrimin... "e perendimit". Ndoshta jam ca naive.

Kam degjuar per raste, ku keto lloj fotosh jane perdorur per reklama sensibilizimi per kerkese fondesh... e kur ka ardhur puna per t'i njohur nje pjese te fitimit te copyright-it "modelit" fatkeq, asnje nga organizatat bamirese s'eshte kujtuar.


Postuar nga Balerina datë 09 Korrik 2007 - 22:48:

Re: Re: Te qajme se bashku...

Citim:
Po citoj ato që tha bleta punetore

...nuk di a eshte per tu tronditur me realitetin makaber apo me qendrimin... "e perendimit". Ndoshta jam ca naive.

Kam degjuar per raste, ku keto lloj fotosh jane perdorur per reklama sensibilizimi per kerkese fondesh... e kur ka ardhur puna per t'i njohur nje pjese te fitimit te copyright-it "modelit" fatkeq, asnje nga organizatat bamirese s'eshte kujtuar.



edhe une po mendoja cfare dreq fotografi paska qene dhe ai, dhe nuk paska merituar te fitoje cmimin Pulitzer fare.

Ndersa per qendrimin e "perendimit", te sugjeroj te shohesh filmin "Hotel Rwanda" nqs nuk te ka rene rasti ta shohesh me pare; nje nga filmat me te bukur qe jane bere, bazuar ne histori te vertete.


Postuar nga bleta punetore datë 10 Korrik 2007 - 01:03:

Unhappy Re: Re: Re: Te qajme se bashku...

Citim:
Po citoj ato që tha Balerina


Ndersa per qendrimin e "perendimit", te sugjeroj te shohesh filmin "Hotel Rwanda" nqs nuk te ka rene rasti ta shohesh me pare; nje nga filmat me te bukur qe jane bere, bazuar ne histori te vertete.


Jo, nuk e kam pare, por mbaj mend disa recensione te kohes. Ne s'gaboj ka qene edhe kandidat per cmimin Oscar.
I cuditshem ky "perendimi", arrin te krijoje vlera me rrenje ne antivlerat e tij...
Pjese e lojes, ndoshta!


Postuar nga hebeja datë 10 Korrik 2007 - 04:41:

Ja ehde nje foto tjeter...shume e dhimbshme...vajza me kembe te prera...

Kur keni numeruar ata qe jane para jush, eshte me mire te numerosh edhe

ato qe jane pas jush..........


Postuar nga atiola datë 10 Korrik 2007 - 17:55:

eshte vertet te qajme se bashke dhe pse nuke kuptojme ate dhimbjen e forte cafre ne te vertet eshte njeriu mund te them qe eshteq qenia me kerkuese dhe me e pakenaqur te mndosh ne pikersiht qe shkruajme ne kete kfaqe dhe te mendosh keto qe kane perjetuar dhe perjetojne cdo dite momente te tille eshte te pyesesh veten cfare do nag kjo jete njeri si mos te jesh i kenaqur me cafre ke nuk ke te drejte te kesh nje vend ne kete bote


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.