| Forumi Horizont | Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Largesi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10568)
Lere hapur porten e trishtimit
Lere hapur porten e trishtimit
Na duhet pak trishtim sonte
Hena per ne do qaj
dhe ne , sejcili per vete
duke mbartur dhimbjen e dashurise
Vec plage do te ket ne trupat tane
Si kujtim i ndarjes dhe vetmise
Lere hapur porten e trishtimit
Na duhet pak trishtim sonte
Darma
NE RRUGE
Do ikesh nje dite prej meje
Do ikesh mes loteve te mi
qe do te lagin fytyren tende
Shume e dhimbshme do jete
ikja jote
Do te ikesht ti
qe gjithmon thoje se s'do te ikje
Do te ikesh nje dite prej meje
i cilter e gazmor sic ishe kur erdhe.
Darma
Sa lot te derdhur nga nje histori
Hostori te verteta qe na perkasin
Skllever te djegur nga deshira
per dashurite e medha qe humbasin
Dashurite e shenjta te murosin
brenda ne muret e shtepise
duke rilexuar letra qe dot si hedh
nga labirinti i nostalgjise
Genjeshtra te verteta duken
dhe jemi ne qe u besojme
ngaterrohemi me vetveten
kur dashurite perfundojne
Dashurite shojne e vijne
por te medhate mbesin ne zemer
Vuan perjete njeriu per to
se s'shuan dot nej emer
Zemren ne stomak pret
sepse e di qe genjeshtra jeton
Sa kohe e humbur pas tij
qe vetem genjen e premton
"Por jane dashurite e cuditdhme
qe te rrisin duke qeshur mes lotesh"
Ja dhe nje sa per te qendruar ne teme...megjithese editimin e kemi hak

Largesi
Nje dite do ta mbyllim deren hermetikisht
E s'do te leme te futet njeri
Do ti ndjekim merite e intrigat
Do ta leme gjithshka ne vetmi
Ne vetmi do ta leme se keshtu do Zoti vete
Ne nje cep te botes ku dielli s'do na preke
Ku lulet thahen ne nje dite
Ku udhetari i rastit s'hedh as syte
Ku qeparizat rreth e rrotull bejne hihe
Aty ku jane varrosur kujtime dashurie
Nje dite do te ikim
Da te ikim nga kjo bote te permalluar
Nese egziston nje bote e dyte
Do te ngjallim kujtimet e endrrat harruar
Po sigurisht poezite apo vargjet se nuk do ti quaja poezi.....te miat jane...ehh shkruhen te gjorat ne nje fletore te bere 10000 copash tashme ....
FLM te pershendes 
Keqardhje
Me erdhi keq kur pashe mimozat
keto lule te verdha qe mbartin
pranvere dhe dashuri
Me erdhi keq sepse e dija
qe kishin celur ne vend te gabuar
....Si kepuste njeri.
Re: Largesi
Citim:
Po citoj ato që tha darma
Nje dite do ta mbyllim deren hermetikisht
E s'do te leme te futet njeri
Do ti ndjekim merite e intrigat
Do ta leme gjithshka ne vetmi
Ne vetmi do ta leme se keshtu do Zoti vete
Ne nje cep te botes ku dielli s'do na preke
Ku lulet thahen ne nje dite
Ku udhetari i rastit s'hedh as syte
Ku qeparizat rreth e rrotull bejne hihe
Aty ku jane varrosur kujtime dashurie
Nje dite do te ikim
Da te ikim nga kjo bote te permalluar
Nese egziston nje bote e dyte
Do te ngjallim kujtimet e endrrat harruar

:

mire nga t'ja filloj une se e shikoj ti nuk e ke kuptuar fare perse behet fjale.....
behet fjale per nje varr i dashur se dhe qiparizat ne varreza rriten....dhe varret ashtu mbyllen hermetikisht (te pakten ai i imi
) do ta mbyll brenda e nuk do ta le te dale aty te rri me mua 
mos bej numra se te terhoqa dhe ty 
ptu-ptuhh-ptuhhhhhhhh larg qoftë....në gur e në drur ishalla...
godit na i cop druni ene ti ok...mos na boj kshu poezish makabre mi lal se ma hoqe petllën ene gjumin për sot......
Po ta kesh petull ate te vogel tru ehhh mendoj se te paskam bere nder 
MOS TROKIT
Mos trokit !
A s'e ndjen se deren s'ta hap me askush
Kthej syte nga shenjat e portes sime
Akoma kullojne gjak nga trokitjet e tua
Mos trokit !
Deren me s'do ta hap
Ndoshta do degjosh te qaren time
pas portes .
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.