Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 38 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- A Merrni Para Borxh? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10630)


Postuar nga ksenia datë 20 Janar 2006 - 13:28:

Talking A Merrni Para Borxh?

Kushtet ekonomike na detyrojne here pas here te marrim para borxh per te perballuar shpenzimet e jeteses. Ka nga ata qe marrja e parave borxh eshte kthyer ne nje ves, ka te tjere qe e konsiderojne si et demshem te marrin borxh dhe nuk marrin asnjehere.
Hajt tani rrefehuni A merrni para borxh apo jo dhe sa shpesh???


Postuar nga volter datë 20 Janar 2006 - 13:33:

A marr para borxh!? Do ta kisha thene qetesisht, nuk marr para borxh!

pershendetje


Postuar nga ksenia datë 20 Janar 2006 - 16:26:

Mua me eshte bere ves. Me mbetet makina pa karburant cdo fund 15 diteshi dhe i bie ne qaf mamushit


Postuar nga myzeqari datë 21 Janar 2006 - 16:16:

Ej une do ta filloja me njerez jemi dhe ne halle biem vazhdimisht , keshtu qe edhe po ndodhi ne nje pakice rastesh eshte e justifikuar , them pakice sps kur i hedh nje sy te kaluares dhe disa gabimeve trashanike te miat them me vete o zot ku isha dhe ku jam !
Ne te kaluaren kam mare dhe kam dhene , me shume kam dhene dhe disa here i qava ato qe dhashe po hajt mend per here tjeter (e tanishmja kjo )
Une as jap dhe as mar (perjashto raste shume te vogla familjare) dhe me pelqen qamet ky raport , dhe sinqerisht i ''hate''(urrej) te kerkoj para borxh , qofte edhe njerzve me te aferm qe kam .


Postuar nga Lela_Dr datë 21 Janar 2006 - 19:12:

Te marresh para borxh ne fakt ka shume kuptime, dhe shpresoj qe nuk flitet ne mesin familjare.
Sepse po te jete ashtu do te na binte te ishim te gjithe borxhli ndaj familjes.

Flas gjithmone jashte rrethit familjar, nuk kam marre asnjehre leke ne borxh por shpesh here kam dhene.


Postuar nga tresh datë 21 Janar 2006 - 19:25:

Une zakonisht jap pare Borxh dhe mi rikthejne pas muajsh e muajsh


Postuar nga Amici di Nessuno datë 23 Janar 2006 - 07:49:

Ne c'kuptim eshte "kjo marrja para borxh" ? A hyn ketu kredija e shtepise? Se borxh jane dhe ato para. Po ajo e makines? Nuk mi kane falur akoma. Po ato te divanit, dyshekut, kolltuqeve? Po kartat e kreditit?
Pra ju lutem me sqaroni per ca borxhi behet fjale. A e fusni banken tek borxhdhenesit? Nqs po une jam deri ne fyt, dhe vetem ndonje llotari me 7 shifra ma nxjerr koken mbi uje.


Postuar nga arsona datë 23 Janar 2006 - 12:15:

Citim:
Po citoj ato që tha juve
Ne c'kuptim eshte "kjo marrja para borxh" ? A hyn ketu kredija e shtepise? Se borxh jane dhe ato para. Po ajo e makines? Nuk mi kane falur akoma. Po ato te divanit, dyshekut, kolltuqeve? Po kartat e kreditit?
Pra ju lutem me sqaroni per ca borxhi behet fjale. A e fusni banken tek borxhdhenesit? Nqs po une jam deri ne fyt, dhe vetem ndonje llotari me 7 shifra ma nxjerr koken mbi uje.



Tamam e ke thene juve.
po e fitove ate llotarin qe do zoti ishallah fiton me paguaj vetem shkollen mua ti dhe je ne rregull
ne borxh leke te dhena dorazi nga te aferm nuk kam qene asnjehere, por nga bankat uhuu s'kam per te shpetuar ndonjehere me duket, se sa lan nje kredit kard, bam do plesh dicka tjeter. Por ec mo se cdo gje keshtu eshte e ndertuar , ndryshe asnjeri nuk do ishte i motivizuar qe te punonte.


Postuar nga PARIS datë 25 Janar 2006 - 23:17:

Kete muaj jam "borxh" tek "Citizens bank" afro 400$,
pasi akoma s`me ka ardhe billi i credit card-es
Shpenzime personale brenda creditit kuptohet,
por derisa te heq qafe billin mujor me duken si" borxh!"

Para borxh, fatmiresisht s`kam pas nevoje te marr kurre
dhe mos paca nevoje kurre ishalla!
Sa te kem koke, krahe dhe kembe-besoj se do e perballoja jeten
qofte dhe vetem
mrekullisht mire,
pa ja shtrire doren askujt ne jete
qofshin dhe prinderit keta!

Mire u lexofshim!


Postuar nga Cindi datë 26 Janar 2006 - 00:43:

Sa kohe qe kam jetuar larg Amerikes, i shtrija kembet sa kisha jorganin dhe shume here edhe i mblidhja afer barkut.
Qe kur erdhem ne Americe jo vetem qe nuk i shtrij kembet sa kam jorganin, por kaloj edhe kufijte e krevatit (king size po deshe)
Ka nje sistem kjo America qe te jep borxhe me thrime dhe ti merr me tonelate


  Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 38 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.