Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Muzikës (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=335)
-- Mbesa e Tefta Tashko Kocos kendon me 3 shkurt ne New York. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10752)
Mbesa e Tefta Tashko Kocos kendon me 3 shkurt ne New York.
Mbesa e Tefta Tashko Koços këndon më 3 shkurt në New York
Teuta Koço, recital në Carnegie Hall
Në program edhe muzikë shqiptare
--------------------------------------------------------------------------------
Zëri i sopranos së re shqiptare, Teuta Koço do të arrijë në datën 3 shkurt 2006 edhe te komuniteti shqiptar që jeton në New York. Teuta nuk është thjesht një soprano shqiptare, ajo është gjithashtu vajza e dirigjentit të mirënjohur shqiptar, Eno Koço dhe pa harruar patjetër, mbesa e Tefta Tashko Koços. Tradita e vjetër muzikore e familjes Koço, merr trajtë moderne nëpërmjet zërit të Teutës dhe aktiviteteve të saj. Zëri i saj udhëton nga sallat e Francës tek filmi hollivudian që ajo po xhiron momentalisht në Londër dhe së shpejti në Carnegie Hall në Nju Jork, së bashku me sopranon suedeze Helena Janzen. Në intervistën e mëposhtme, ajo tregon më shumë detaje rreth recitalit dhe angazhimit në filmin “Flauti Magjik”.
Tashmë puna dhe suksesi i gjyshes si dhe babait tuaj janë të njohura. Do dëshironim të dinim se kush është Teuta?
Teuta është vajza e Enos, mbesa e Teftës, kështu që e ardhmja ime ishte paksa e vendosur që në fillim. Gjithashtu, unë jam një vajzë që u rrita gjysmën e jetës në Shqipëri dhe gjysmën tjetër në Angli, dhe shumë vendime të jetës, si për shembull për të kënduar, i mora vetë. Pra ishte fati im që të këndoj duke pasur parasysh traditën muzikore në familjen time, por në të njëjtën kohë ishte edhe zgjedhje e imja. Një kompleks ose bashkim gjërash është Teuta, diçka e trashëguar dhe diçka e krijuar nga unë vetë.
Ju momentalisht jeni në Londër ku po realizoni një film të një karakteri të veçantë. Mund të na tregoni pak më tepër rreth këtij projekti?
Është film i një opere, i “Flautit Magjik” të Moxartit. Është film i vërtetë në kuptimin e plotë të fjalës. Mu desh të bëja konkurse të shumta për të marrë rolin e “First Lady” ose të Zonjës së Parë dhe është një film që realizohet nga një regjisor dhe aktor i famshëm hollivudian, Kenneth Branagh. Gjithashtu incizuam operën në “Abbey Road Studios”, që ishte një fat i madh për ne muzikantët, nën dirigjimin e James Conland, po ashtu një emër tjetër i njohur amerikan. Faza e provave kaloi dhe tashmë ka filluar xhirimi i filmit. Është një eksperiencë krejt e re dhe jemi të gjithë tepër të lumturuar nga ky projekt. Filmi xhirohet në “Shepherton Studios”, ku janë filmuar “James Bond” dhe filma të tjerë të famshëm. Gjithnjë duke qëndruar në lidhje muzikore patjetër, sepse është një film i operës që do të mbarojë nga fundi i 2006-ës dhe fillimi i 2007-ës.
Ju së shpejti, në datën 3 Shkurt, do të jeni pranë publikut njujorkez nëpërmjet një recitali në Carnegie Hall, një nga sallat më të famshme botërore. Do donim të dinim pak më tepër rreth këtij recitali... si u krijua mundësia, përse në New York dhe çfarë shpresoni më konkretisht prej këtij recitali?
Recitali, ashtu si shumë gjëra të mira në jetë, erdhi papritur. Bëra një konkurs në Manchester ku fitova një çmim dhe mu dha mundësia që të shpenzoja një sasi parash në një shtet jashtë Anglisë, duke mu hapur kështu mundësia të provoja shansin tim si këngëtare jashtë Evropës. Zgjodha një konkurs të muzikës kontemporane në New York dhe dërgova një CD me të cilin kalova fazën e parë. Për fazën e dytë, mu desh të shkoja në New York dhe përfundova në finale ku fitova çmimin e dytë. Pjesë e çmimit është një recital në “Weill Recital Room” në Carnegie Hall. Këtë recital e ndaj me fituesen e çmimit të parë, Helena nga Suedia dhe gjatë gjithë përgatitjes së recitalit në Amerikë, më kanë mbajtur mend si shqiptare. Pra i gjithë publiciteti është bërë si soprano shqiptare gjë që më gëzon pa masë, duke pasur parasysh që vitet e shkollës i kam kaluar në Angli.
Dihet që Nju Jorku është një qendër e vërtetë e diasporës shqiptare në botë, dhe patjetër që ju i prisni ata në sallë. Çfarë shpresoni prej publikut shqiptar atje?
Shpresoj së pari të ketë publik....(Qesh) E di që për mua do ishte shumë nostalgjike të takoja shqiptarë të tjerë në New York, ku nuk kam asnjë të njohur. Prindërit e mi do më shoqërojnë gjatë këtij recitali dhe shpresoj që të jetë një eksperiencë që do të mbahet mend nga unë, por edhe nga familja ime. Është një lloj krenarie për mua dhe për familjen time, duke pasur parasysh që është falë babait tim që unë studiova kanto.
Çfarë përmban recitali?
Recitali sigurisht që përmban muzikë kontemporane, meqë vetë konkursi ishte i tillë. Do ketë pjesë nga kompozitorë Anglezë si William Walton, Nicolas Small dhe Thomas Ades. Por do këndoj gjithashtu edhe muzikë kontemporane shqiptare të kompozitorëve, Aleksandër Peçi, Vaso Tole, Shpëtim Kushta dhe përfundoj me një duet me sopranon tjetër. Do ketë gjithashtu edhe pak muzikë Amerikane nga Bernstein, meqë jemi në New York. Recitali do zgjasë rreth 40-45 minuta dhe do kombinojmë me sopranon tjetër me të cilën e ndaj këtë recital.
A nuk do të ishte mirë që një ditë të realizohej një regjistrim modern i të njëjta këngëve të kënduara nga Tefta Tashko... por këtë radhë të kënduara nga ju?
Po, më ka shkuar në mendje dhe jam e sigurt që babait tim i ka shkuar edhe më tepër. Do ishte një ide shumë e mirë, por si gjithmonë problemi është tek sponzorizimi. Incizimet nuk janë as të lira dhe as të lehta. Do duhej që të bëhej saktë dhe duhet zgjedhur repertori dhe studioja korrekte për një projekt të tillë. Të them të drejtën, kam pasur shumë impenjime kohët e fundit që kur kam përfunduar studimet dhe realizimi i një albumi të tillë me këngë shqiptare, është një lloj luksi për mua në këtë periudhë të jetës sime.
Teuta, ju këndoni në Francë, Angli dhe së shpejti në New York . Po në sallat e Shqipërisë, kur do t’ju shohim?
Kur të më ftojnë... Kam bërë dy koncerte orkestrale me babanë. Mendoj se këtë vit mund të ketë një lloj bashkëpunimi tjetër. Pas një letre që i shkrova Z. Zhani Ciko, kam marrë një përgjigje shumë të ngrohtë ku ai shprehte dëshirën e tij për të më ftuar.
Pra jeni e hapur për Tiranën...
Po, Patjetër!
Marrë nga
Radio Albmuzika
Meqe une jam e para per te bredhur, mund te na japesh te lutem edhe directions. I haven't been before to this place.
Edhe nje gje doja te shtoja. Te djelen isha ne nje koncert ne Foxwood in Connecticat me kengetarin grek Bugas, dhe ishte kenaqesi kur ai thirri "shkipetar" dhe ja pasoi te kendonte ne shqip "Do te pres, do te pres", mbasi kishte shume shqiptare ne salle bashke me greke, qe ndiqnin me kenaqesi koncertin.
Sallen ekoncerteve e ke "mu ke Sentrell Park"...Nice location.
Adresa eshte 881 7th Ave. NY 10019.Me keto te dhena mund te gjesh directions nga shtepia deri "ke veni" me www.mapquest.com
Per me teper info per biletat dhe cmimet shiko
www.carnegiehall.org
Citim:
Po citoj ato që tha peshtimi
Sallen ekoncerteve e ke "mu ke Sentrell Park"...Nice location.
Adresa eshte 881 7th Ave. NY 10019.Me keto te dhena mund te gjesh directions nga shtepia deri "ke veni" me www.mapquest.com
Per me teper info per biletat dhe cmimet shiko
www.carnegiehall.org
Info:
PRESENTED BY CENTER FOR CONTEMPORARY OPERA
Winners of the 2004 International opera Singers Competition.
Helena Janzen, Soprano
Teuta Koco, Soprano
Weill Recital Hall | Seating Chart
Friday, February 3, 2006 at 8:00 PM
$20 - $20 Ticketing Policies
Program
Helena Janzén, Soprano
Teuta Koço, Soprano
Mikhael Nellborn, Piano
John Gough, Piano
Works by del Tredici, Walton, Barber, Gammelgård, Adès, Rorem, Villa-Lobos, Maw, Nellborn, Nyström, Toles, Peci, Bernstein, and R. Strauss
Qenka vertet lire...wow..
Shpresoj qe ata qe jetojne ne Big Apple ose ne New Jersey te shkojne e ta shohin.Spresoj te jete me e mire se gjyshja e saj.
Sidoqofte,eshte shqiptare dhe rrjedh nga nje familje qe ka bere shume per Atdheun.
Suksese Teutes!
Duket dicka interesante
Mua me ka mbete akoma pishman qe nuk po gjej asgjekundi kenge te Tefta Tashko Koco e per me teper te gjej filmin Koncert ne Vitin 1936
Nqs ka kush njohuri ndonje faqe interneti shqiptare ku mund te shkarkoj ( jo degjoj ) kenget e saja te me njoftoje me MP te lutem
Citim:
Po citoj ato që tha tresh
Duket dicka interesante
Mua me ka mbete akoma pishman qe nuk po gjej asgjekundi kenge te Tefta Tashko Koco e per me teper te gjej filmin Koncert ne Vitin 1936
Nqs ka kush njohuri ndonje faqe interneti shqiptare ku mund te shkarkoj ( jo degjoj ) kenget e saja te me njoftoje me MP te lutem
Une nuk kerkova te ringjallet e te me kendoje Live :p
Une me 500 euro e xhiroj vete filmin e bej te kendoje gjysmen e forumit ule ule pazarin ....
Citim:
Po citoj ato që tha tresh
Une nuk kerkova te ringjallet e te me kendoje Live :p
Une me 500 euro e xhiroj vete filmin e bej te kendoje gjysmen e forumitule ule pazarin ....
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.