Forumi Horizont
Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- Rregjistrimi i popullsise me stilin greke. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10784)


Postuar nga Petrit Kola datë 03 Shkurt 2006 - 06:06:

Rregjistrimi i popullsise me stilin greke.

Tiranë, 13:50

Shqipëria në vitin 2007 do të organizojë regjistrimin e popullatës në të cilin për herë të parë në formularet regjistruese do të ketë grafë të posaçme për përkatësinë fetare dhe nacionale të popullatës, deklaroi kryeministri shqiptar Sali Berisha.

Siç lajmëroi korrespondenti i Makfaks-it nga Tirana, Berisha në intervistën e dhënë për televizionin satelitor shqiptar "Klan" deklaroi se në një shtet demokratik është normale të mbahet një regjistrim i tillë.

Duke iu përgjigjiur një pyetje gazetareske se si do të jetë regjistrimi nëse 400 mijë shqiptarë që punojnë në Greqi përcaktohen si grekë, kryeministri shqiptar theksoi se çdonjëri mund të shprehet si të dëshirojë.


Postuar nga Petrit Kola datë 03 Shkurt 2006 - 06:09:

Rreziqet...

Profesor Xhejms Petifer është njohës i shkëlqyer i Ballkanit, ku dhe ka kaluar një pjesë të rëndësishme të aktivitetit të tij studimor.
....
....
Le të përqendrohemi tek si e shohin grekët Shqipërinë. Si e konsideroni ju këtë presion të Greqisë për regjistrimin e popullsisë në bazë të kombësisë dhe besimit fetar, pasi tashmë ka dhe një premtim të ofruar nga kryeministri Berisha për këtë çështje?
Besoj se kjo nuk do të kishte shumë rëndësi, nëse më parë do të kishte një kornizë të qartë ligjore për emigrantët dhe punëtorët atje.


E kam fjalën për regjistrimin e popullsisë këtu në Shqipëri...
Kuptoj, por e nisa me emigrantët, pasi ata që do të preken më shumë nga ky regjistrim do të jenë ata që jetojnë prej kohësh në Greqi, Itali ose gjetkë. Nëse trajtohet në mënyrë të drejtë, mendoj se nuk është ide e keqe. Por dukshëm kjo mbart dhe rreziqe, sepse minoritetet mund të ndihen të përfaqësuara në mënyrë jo të drejtë në parlament si rezultat i këtij regjistrimi.
....
....


Postuar nga misterioz datë 04 Shkurt 2006 - 12:32:

Petrit edhe ketu ne Belgjike te pyesin per besimin fetar ,per veç faktit qe keto statistika duhen(% e te krishtereve, myslimaneve ,budisteve,çifuteve etj...) ato perdoren ne jeten e perditshme,psh. femijet ne shkolle kur shkojne ne eskursion mesuesit e dine qe femijeve myslimane duhet te mos i jepen ushqime me permbajtje derri atyre nga india me permbajtje lope.
Nuk ka asnji gje te keqe qe behet ky regjistrim se tek ne ka kohe qe nuk ekziston nji statistike e tille.Te shohim si do dale.

Edhe nji diçka besimi fetar nuk eshte trashgimni , secili e vendos vete se kujt religioni i perket.


Postuar nga Petrit Kola datë 04 Shkurt 2006 - 19:11:

Rreziqet...

....
Le të përqendrohemi tek si e shohin grekët Shqipërinë. Si e konsideroni ju këtë presion të Greqisë për regjistrimin e popullsisë në bazë të kombësisë dhe besimit fetar, pasi tashmë ka dhe një premtim të ofruar nga kryeministri Berisha për këtë çështje?

Por dukshëm kjo mbart dhe rreziqe, sepse minoritetet mund të ndihen të përfaqësuara në mënyrë jo të drejtë në parlament si rezultat i këtij regjistrimi.
....
.... [/B][/QUOTE]

...sa me siper them se jam me i qarte. Ketu kerkohet te harrhen qellime politike dhe gjeopolitike nga ana e grekut...

E ndersa i ka dhene urdher Berishes per rregjistrimin, perse greku nuk bene nje regjistrim te shqiptareve ne Greqi, emigrant dhe jo emigrant...


 
Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.