Forumi Horizont
Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- Pse e kemi me te lehte te bejme me faj te tjeret? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10826)


Postuar nga peshtimi datë 06 Shkurt 2006 - 21:25:

Pse e kemi me te lehte te bejme me faj te tjeret?

-Para disa ditesh,nje miku im amerikan,i cili kishte vizituar Argjentinen me shkruante ne nje e-mail dicka te tille:
"....te kemi kujtuar gjate bisedave qe benim me argjentinasit me origjine spanjolle.Per krizen ekonomike te para disa vjeteve ata benin me faj italianet(argjentiansit me origjine italiane).Ishte dicka e ngjashme me berjen me faj te shqiptareve per problemet ne Itali dhe Greqi."

-Ne disa biseda me nje nepunese holandeze,u cudita kur ajo adresonte gjithe problemet e shoqerise holandeze tek marokenet.

-Lajme per krime te pazbuluara ne Itali dhe Greqi,dhe me plot gojen gazetaret thone "force un albanese" ose "me siguri allvanos".

-Diskutohen ngjarjet e '97 dhe pa hezituar i hidhet faji Amerikes dhe Greqise.

-Popujt e Lindjes se Mesme jetojne ne varferi te thelle dhe per kete ja hedhin fajin Izraelit.

Perse te gjithe njerezit ne bote e kane me te lehte ta gjejne fajin tek te tjeret?Perse gjithe kjo urrejtje ndaj atyre qe i quajme te huaj?

E solla kete teme ne nenforumin politika shqiptare,se kam pershtypjen qe edhe ne shqiptaret vuajme jo pak nga kjo semundje.Eshte nje nga cilesite e dobta qe shfrytezohen nga politikanet e korruptuar,per te adresuar problemet e vendit tek te tjeret.
Qe jemi nje vend me shkallen e korrupsionit me te larte ne rajon.....Nuk na i kane fajin te tjeret!
Qe jemi nje vend me kriminalitet te organizuar ne nje shkalle me te larte se ne vendet e tjera ballkanike.....Nuk na i kane fajin te tjeret!
Qe jemi nje vend ku Media eshte me e varur nga politika dhe biznesi se gjithe vendet e tjera te rajonit....Edhe per kete nuk na i kane fajin te tjeret!

Civilizimi i nje shoqerie fillon ne momentin,qe ajo eshte ne gjendje te pastroje vetvehten nga te metat qe ka.Kete duhet ta bejme sa me pare nese duam te ecim ne nje hap me te tjeret!


Postuar nga Klodel datë 07 Shkurt 2006 - 19:22:

Teme shume interesante peshtim. Gjate nje bisede me nje miken time nga Gjeorgjia qe eshte e martuar me nej djale shqiptar, e pyeta si te duken shqiptaret. Tha nuk kam patur ndonej shok kulturor sepse pak a shume kemi te njejtat karakteristika por gjeja qe me ka bere me shume pershtypje kur isha ne Shqiperi ishte qe shqiptaret e shajne shume Shqiperine. Edhe Gjeorgjia eshte vend i vogel dhe i varfer, por gjeorgjianet jane shume atdhtare, pothuajse shoviniste ne dashurine e tyre per Gjeorgjine dhe e shprehin ne cdo moment. Ne shqiperi kete gje nuk e gjeta. Nuk kishte nje njeri qe ta donte apo qe donte te jetonte aty dhe nuk mendonte si te largohej.

Tani ta lidhim me temen, qe te fillosh te kuptosh gjerat se ku qendron problemi duhet te fillosh ta duash vendin tend sadopak. dhe mendoj qe kjo eshte pika A nga e cila duhet ta fillojme.


Postuar nga Eria datë 07 Shkurt 2006 - 21:38:

Jam dakort me te dyja mendimet,por doja te thoja qe Faji ngelet gjithmone jetim,askush se merr persiper.


Postuar nga Cindi datë 07 Shkurt 2006 - 21:58:

Une jam dakord me ty Peshtim. Por te pastrosh veteveten, e di sa pune kolosale duhet. Eshte me lehte te akuzosh, se te punosh.
Edukata kulturore e nje populli do shekuj te ndryshoje, nuk ndodh as me nje vit as dy e as dhjete.


 
Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.