Forumi Horizont
Trego 1 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- Integrim Apo Turperim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10854)


Postuar nga DARDAN datë 09 Shkurt 2006 - 03:17:

Integrim Apo Turperim

SHQIPTARET,GREKET DHE INTEGRIMI

Shkruan:Valter XHOMAQI

Kur Kosova eshte vetem nje hap larg pavarsise se saj,shihen shume levizje dhe ide te cmendura te hedhura nga kuzhinat antishqiptare te trekendeshit Beograd-Moske-Athine.Nuk eshte hera e pare dhe as qe mendohet te jete fundi i ketyre primitivizmave barbare te sllavo-ortodoksise eurolindore.

Historia ka qene dhe mbetet deshmitari me i pakontestushem i lukunise mesjetare qe shpalosin fqinjet tokesore te shqiptareve.Radha ishte e Papuliasit,presidentit grek qe vetem pretendon se eshte pjese e civilizimit europian,sepse realisht ka qene,eshte dhe mbetet ne te njejtin rang me pjeset me te pazhvilluara te globit.Ky "burre shteti" eshte hedhur ne nje sulm frontal ndaj Shqiperise dhe shqiptareve,me preteksin tashme absurd:Te shkeljes se te drejtave te minoritetit qe jetojn aktualisht ne vendin tone.Madje arrin deri aty sa te paralajmeroje shqiptaret se nuk mund te hyjne kurre ne BE.Llogjika e perdorur ne kete rast,eshte me teper se banalitet diplomatik,sepse ata pak minoritare qe kane mbetur gezojne me teper te drejta se bashkeqytetaret e tjere te Shqiperise dhe pretendimet greke jane hedhur poshte me kohe edhe nga vezhgues nderkombetare.Te cilet jane habitur me standartet e respektimit te te drejtave te minoriteteve ne vendin e shqiponjave,ndersa e kunderta ndodh me helenet e Papuliasit qe nuk lene rast pa neperkembur emigrantet dhe vecanerisht ata shqiptare.Harron kryeheleni se cdo vit ne Greqi vriten me teper se 20-te shqiptare nga ksenofobet e shfrenuar greke.Dhe cuditerisht asnje fjale apo tendence ulje te ketij lloji krimi nuk duket.Perpara ketij karagjozlleku barbar te presidentit grek,shteti shqiptar duhet te jete me teper kunderveprues dhe jo te heshte deri ne poshterim ndaj monstruoziteteve konfliktuale.Shqiptaret nder shekuj kane deshmuar civilizimin,tolerancen dhe harmonine ndaj minoriteteve apo dhe ndaj fqinjeve,por kjo nuk duhet te nenkuptoje se duhen shkelur normat deri ne perulesi sklleverish.Nese vertete rruga per ne BE kalon nga Athina,atehere ne dreq vafte dhe integrimi qe cenon identitetin kombetar te popujve.Ne te vertete Athina zyrtare ende po vazhdon te luaje me karten e intetgrimit tone ne Europe,ndersa qeveritaret e djeshem dhe ata te sotem serish nuk po behen te gjalle karshi kesaj maskarade antishqiptare.Nese Kosova tashme po shkon drejt pavarsise se plote,Shqiperia nuk duhet te pergjysmoje pavaresine e saj sipas orekseve bizantine greke.Serbet e lodhur dhe te shkaterruar ne maksimum duan tashme te ndeshkojne Shqiperine me ane te kartes greke.Karte qe per fatin tone te mire e luan vetem Athina dhe ndonje "filozof" si puna e Gage.Sepse per mbare opinionin nderkombetar eshte bere e qarte orientimi dhe politikat qe kerkon te aplikoje shteti helen apo trekendeshi barbar ortodoks.Kesisoj shqiptaret ne vazhdimesi do te kene perkrahjen e plote te pjeses civilizuese dhe progresive te Europes,e cila nuk mund te behet pre e egoizmit te Papuliasit.Por duhet qe edhe qeveria shqiptare te mos jete tolerante ndaj situatave te tilla destabilizuese,sepse nese ka ndryshuar Berisha(sipas Gage).Kjo s'do te thote se mund te ndryshoje nje komb i tere,per te kenaqur histerite shoviniste te fqinjeve.Kombi shqiptar ka ditur te mbroje me fanatizem lirine,identitetin dhe vlerat e tij civilizuese.Me Shqiperine dhe shqiptaret nuk mund te luaje askush.....


Maree nga www.lajmishqip.com


 
Trego 1 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.