Forumi Horizont Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »
Trego 69 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Flirt apo dashuri? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1109)


Postuar nga amor alucius datë 20 Qershor 2003 - 16:22:

Flirt apo dashuri?

Flirt:

-terheqja eshte ne zvogelim
-i verber
-i pasigurte
-i varur nga terheqja fizike
-lumturia eshte rastesi
-perfshin nje pjese te vogel te gjithesise se personalitetit te tjetrit
-eshte i fokusuar ne "Une"
-mbizoteron vetem ndjenja


Dashuri:

-rritet me kalimin e kohes
-eshte e 'kthjellet'
-siguria eshte ne rritje
-e varur nga terheqja fizike + nga shoqeria reciproke
-eshte dhenie dhe sakrifice
-perfshin gjithe personalitetin e tjetrit
-mbizoterojne ndjenje,llogjike dhe veprim


Postuar nga déjà-vu datë 25 Qershor 2003 - 19:28:

Pershendetje

Po hidhem direkt ne te dyten...............

-Rritet me kalimin e kohes=e pafund=google
-nese eshte e kthjellet??!!!Kam frike qe jo!!Mbizoteron pasiguria etj....
-I varur nga terheqja fizike???Po........mjaft te kesh sensin e gjashte kur duhet!
-Shoqeria reciproke???Jam dakort
-Perfshin gjithe personalitetin e tjetrit??!!Te ishte e njejte me timin do te ndiesha teper pervers(me mire diversitet)
-Mbizoterojne llogjike e veprim koherent??!!!Lool
Te dashuruarit humbasin ne kohe dhe ne hapersire!!!
Por di te them diçka tjeter ama.......eshte bukur te zgjohesh afer dikujt mendoj dhe te kuptosh qe per ty dielli lind dhe perendon me te ..........
Ciao


Postuar nga cancer datë 12 Korrik 2003 - 00:32:

Ne fillim flirt pastaj dashuri


Postuar nga amor alucius datë 12 Korrik 2003 - 00:46:

Talking

Sa pervojen keshtu ti cancer me keto flirtet amon...lol

ciao


Postuar nga cancer datë 12 Korrik 2003 - 01:00:

Cool

lene mo tani


Postuar nga ADELAIDA datë 16 Shtator 2003 - 20:29:

Mendoj se cdo gje eshte me moshe.Kur je i/e re ke prirjen qe te njohesh sa me shume,te eksperimentosh,si te thuash te kalosh nga nje lule ne tjetren.Prandaj mund te them se ne adoleshenc me teper jemi te prirur drejt flirteve dhe dihet qe kjo moshe eshte mosha kur njeriu eshte me shume kurioz se kurre,ka shume deshire te provoj ......

Por me vone kur rritesh disi kupton se ke nevoj me teper per nje lidhje qe te zgjasi.Nje lidhje qe ta ndihesh.Dike qe ta dashurosh.Tani je i rritur dhe pasi ke provuar te gjitha ke deshiren dhe ndihesh i gatshem te provosh me te larten e ndjenjave DASHURINE! (kete te fundit e them nga eksperienca or jo ajo personale pasi une jam diku nga fundi i fazes se pare,asaj te adoleshences)

Bye


Postuar nga skalabrino datë 16 Shtator 2003 - 23:59:

hi te gjitheve

po citoj ato qe tha adelaideMendoj se cdo gje eshte me moshe.Kur je i/e re ke prirjen qe te njohesh sa me shume,te eksperimentosh,si te thuash te kalosh nga nje lule ne tjetren
me fal te bej nje pytje pse edhe ju vajzat niseni te luni lule me lule me lal apoe kishe per ne cunat


Postuar nga ADELAIDA datë 17 Shtator 2003 - 19:47:

Mua me duket se fola ne pergjithesi dhe kjo pergjithesi i perfshin te dy sex apo jo?Se kuptoj ku doje ta nxirrje gabimin tek mendimi im?Tek perdorimi i shprehjes `lule me lule` apo tek fakti qe edhe vajzat jane te prirura ta shijojn rinin ne menyren qe permenda me siper?


Postuar nga skalabrino datë 18 Shtator 2003 - 23:26:

hi adelaide

ndoshta per vajzat per mendimintim nuk egziston ajo lule me lule sepse ato do merrnin nje pseudonim pastaj apo jo??????????????


Postuar nga ADELAIDA datë 20 Shtator 2003 - 03:43:

Me vjen keq ne rradhe te pare qe po dal pak nga tema dhe ne rradhe te 2 qe nje djale i ri ne moshen tende dhe qe per me teper jeton ne shek 22 ka akoma ide te tilla.Cfare cilsish me te mira ka nje cun qe bredh lule me lule per mos tu trajtuar njelloj si nje vajze ne po te njejtin rast?Ku mendon se ndrini me teper ju qe fitoni kete status te vecant?
Nqs ne rinia ecim akoma me mentalitetin e gjysherve tane atehere mos shpreso ndonjehere as ti, as une se do te ndryshoj dicka ne kete shqiperi.Dhe nuk e kam fjalen vetem per tek kjo pike por ka shume ide te prapambetura akoma tek ky brez i ri qe duhet te jete zeri,e ardhmja e Shqiperise.
Me vjen keq qe kemi pothuajse te njejten moshe ...............


  Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »
Trego 69 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.