Forumi Horizont | Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Video Muzikore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=357)
-- Black Sabbath 1 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11130)
Black Sabbath 1
Nëse vërtet dëshiron të kuptosh çdo të thotë Heavy Metal, duhet të dëgjosh Black Sabbath, një nga katër shtyllat themelore të këtij zhanri bashkë me AC/DC, Iron Maiden dhe po aq të famshëm, Motor Head.
Etiketohen si satanistë, të frikshëm, që nxisin të rinjtë për veprime të mbrapshta, duke trazuar kështu flakët e kritikëve dhe prindërve të tmerruar, por në të njëjtën kohë janë ata që kanë shkruar një pjesë të rëndësishme të muzikës post “Brezit të luleve” apo post “beatnik” të fund viteve 60. Më tej Black Sabbath ndikuan një brez të gjerë muzikantësh dhe grupesh me rock-un e tyre mendimtar, reflektues-poetik dhe me ngjyrime të dukshme hard blues-i.
“Përfytyroni se s’ka Parajsë, as Ferr poshtë nesh” thotë Lennon. Çdo gjë është brenda, Ai është dhe në Ferr, dhe Bisha e fundme është njeri. Më kot mundohen të gjejnë djallin tek Ozzy 2 i gjorë, edhe ai është bashkëvuajtës në këtë univers të mjerë bashkë me makinat jashtë serie dhe monumentet mermer.
Black Sabbath janë apokaliptikë, sepse kjo gjë iu serviret nga vetë Kisha e shenjtëruar. Ndërsa Kisha sataniste përqafoi muzikën e Black Sabbath sepse gjeti disa arësye më shumë për të mirëpritur qeverisjen e Djallit në tokë. I zhgënjyer prej të dyjave, Ozzy këlthet“... askush nuk do t’lejojë ta dish/kur ti pyet për arsyet, pse/ ata do t’thonë se mirë e ke /t’mbushin kokën plot mashtrim...”, por janë dhe plot shpresë me rebelimin e tyre se njeriu pas apokalipsit do të jetë më i mirë pasi të ketë vrarë atë që është e huaj brenda tij.
Në një këngë të vetme të Black Sabbath do të gjesh motive për disa këngë nëpërmjet të cilave mund të shpërthesh përtej në pesë minuta. Black Sabbath janë të mishëruar në muzikën e tyre pavarësisht se çfarë mund të thonë kritikët për ta si personazhe.
Black Sabbath janë unikë dhe britanikë, legjenda e tyre nuk ka kohë, ashtu si krijimtaria dhe gjurmët që lanë duke krijuar një univers brenda një universi. Ata janë shumë të pasur në vizione, variacione, nuanca, gjendje psikologjike, ravgime poetike, ballada, ezuberanca të fuqishme duke të dhënë ato emocione që rrallë grupe mund t’i shkaktojnë.
Zor se mund të ndjesh në muzikën e tyre tërë vorbullën që i shoqëronte në jetën jashtë skenës - plot dekadencë, drogë (gjethja e ëmbël), alkool apo tepri të tjera të shumëllojshme. Muzika e Black Sabbath është diçka tjetër, përcjellë prej larg ashtu siç ishte mantra e zëshme për Jimi Hendrix. Madje dhe humbja aksidentale e gishtërinjve të kitaristit Iommi kontriboi në kombinimin e përsosur të muzikës okulte me lirikat e shkruara nga Butler që përshkruanin natyrën e të keqes, djallit, magjisë dhe luftës.
Në fund do të doja të përsërisja thënjen e William Blake-ut se “rruga e teprimit të çon në pallatin e urtësisë”, ashtu siç bëri Artur Rembo, Jim Morrison, Janis Joplin, Jimi Hendrix, por jo domosdoshmërisht edhe ... ti.
Cilido ka rrugën e tij.
1 Grup muzikor britanik i krijuar rreth vitit 1969 nga John Osbourne (Ozzy), Tony Iommi,
Geezer Butler dhe Bill Ward.
2 Ozzy Osbourne, këngëtari i Black Sabbath
Sabbath, e përgjakur Sabbath
Ti sheh përmes syve t’shfytyruar, ka ardhur radha të mësosh,
Ekzekutimin e mendjes, vërtet duhet t’kthesh rrugë.
Gara u mbarua, libri u lexua, fundi po duket.
E vërteta është jashtë, gënjeshtrat të vjetra, por ti s’do të dish.
Askush nuk do t’lejojë ta dish
Kur ti pyet për arsyet, pse
Ata do t’thonë se mirë e ke
T’mbushin kokën plot mashtrim.
Ata që të gjymtuan, do doje ti piqje në hej.
Portat e jetës tu mbyllën pas dhe s’ka më kthim.
Tani dëshiron që duart e dënimit ta çojnë mendjen tej.
Pa çarë kokë se s’do e shohësh prap, të kthjelltin agim.
Ju bastardë!
Ku do vraposh? Asgjë për të bërë mbet?
S’ka të nesërme; jeta po të vret.
Ëndrrat bëhen makth, parajsa bëhet ferr.
Digjemi në pështjellim, pagojë nëpër terr.
Oh, po!
Çdo gjë përreth teje, ç’ka vjen te ty?
Zoti e di siç qeni di; (hale/zot) mallkuar, ibret
Sabbath, e përgjakur Sabbath, Asgjë për të bërë mbet?
Jetoj për të vdekur, vdes veç për ty.
Oh, po!
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.