| Forumi Horizont | Gjithsej 34 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Vendosa te hap syte. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11168)
Vendosa te hap syte.
Hm...
Cudi pse kam patur aq frike te ndaj me te tjeret krijimet e mia. Ndoshta ngaqe jane pjese e imja dhe me duket sikur nqs dikush do ti lexoje do te zhduke nje pjese te vetes sime. Por besoj se kam gabuar. Cili eshte kuptimi i te shkruarit nqs nuk ke asnje te lexoje.
Po shkruaj ketu disa krijime dhe do te vleresoja ndonje koment miqesor.
Dua te ngre koken lart
dhe qiellin te mbyt me nje veshtrim
Heshtjen te lexoj si nje liber i hapur,
nje buzeqeshje, nje veprim.
Forcen e harreses ta zgjoj tani
ne venat e kohes te injektohet me terbpim.
E pranishme cdo moment ne ajer,
ka mjaft sa per te quajtur shpetim.
Pellgje apo mocale plot me kujtime
pengojne hapat e nje jete te qete
Tavani fillon e rrotullohet ngadale,
duart ne erresire e gjejne rrugen vete
Mendimi se mund te mbaj shtrenguar
nje moment aq shume pas vetes
ngjall zerat e mekur qe zgjohen
dallgeve te detit te jetes.
Ecin rrete e zemeruara
te zhytura ne harrese.
Lenduar nga qielli ngjyre roze
dhe dielli i arte tekanjoz.
Te zhgenjyera nga mengjezi i ri
vendi plot u mbush, pa to.
Per mos shperthyer ne lot,
vrapuan te merzitura larg sot.
Por heren tjeter qe do te vijne
jane betuar te marrin hak
Me shoket e se keqes, tufan dhe vetetima
ngjyren roze do te hedhin ne mbeturina.
Te lutem qesh kur te mendosh per mua.
Syte le te shnderrisin
drejt qiellit te shohin me tenden ciltersi
Nje moment me pas qetesi.
Frika qe na pushton cdo dite
as zerat qe peshperisin naten
nuk ka per te zhdukur kujtimet e dremitura
ne pllaka shpirti te skalitura.
Nata do te bjere edhe mbi ne
Pavdekesia nuk i perket askujt,
por pasqyrimi i diellit ne tenden lekure
nuk do te me braktise mua kurre.
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Te lutem qesh kur te mendosh per mua.
Syte le te shnderrisin
drejt qiellit te shohin me tenden ciltersi
Nje moment me pas qetesi.
Frika qe na pushton cdo dite
as zerat qe peshperisin naten
nuk ka per te zhdukur kujtimet e skalitura
ne pllaka shpirti te skalitura.
Nata do te bjere edhe mbi ne
Pavdekesia nuk i perket askujt,
por pasqyrimi i diellit ne tenden lekure
nuk do te me braktise mua kurre.
Citim:
Po citoj ato që tha CRAZY AND BEAUTIFUL
E mrekullueshme ndjenje, qe leshohet mbi krahet e kujtimeve te tua!
Pervec kenaqesise qe me solli krijimtaria juaj,-me solli gjithashtu dhe nostalgji...
Ju pergezoj perzemersisht!
Urime.
Ingmetalboy ndoshta eshte nje fenomen qe ndodh me te gjitha ata qe shkruajne ndjenjat e tyre ne rima poezish. Mbaj mend heren e pare kur u hodh idea per ti mbledhur poezit e mia ne nje vellim poetik ndjeva nje si lloj kundershtimi te pakuptueshem brenda vetes. Per mua kundershtimi bazohej ne faktin se kisha pershkruar pjeseza shpirti ne ato qe shkruaja edhe me dukej e padrejte qe nje i panjohur te mund te lexonte c'kishte ne shpirtin tim aq lehte. E me c'te drejte?
Megjithate besoj se me kalimin e kohes behesh me pak fanatik me krijimet e tua, sidomos kur kupton qe ke me teper se nje grusht poezish ne vetevete...., se mund te krijosh kaq shume me teper sec mund ta mendosh...
Personalisht preferoj poezine e pare nga te tjerat. Megjithate do te sugjeroja ti vendosje nje titull... por eshte ne doren tende. Suksese me tej!
Ps. Shpresoj t'ju shohim ne konkursin e ri, ne te dyja kategorit, proze edhe poezi. Besoj se keni talent per te dyja!
Urimet e mia! 
Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Ps. Shpresoj t'ju shohim ne konkursin e ri, ne te dyja kategorit, proze edhe poezi. Besoj se keni talent per te dyja!
Urimet e mia!![]()
Bota hesht ne agim.
Te shoh ty ne sy
gjaku zjen ne damare.
Kjo bote na veshi
na mbuloi per te na ndare.
Une doren shtrij drejt teje,
heshtja frymen mban.
Shalli i verdhe bie poshte
zemra njeh motren qe rreh prane.
Ngrohte.
Embelsi.
Syte mbyllen te qete,
te dy biem ne pafundesi.
Zjarr!
Nje ledhatim per ty.
Frymemarja shtohet,
nje dhe nje nuk bejne me dy.
I joti jam.
Me shkund me nje shikim.
Nje dore e ngrohte mbi gjoks,
gjithe bota hesht deri ne agim...
urime per poezite
ke ber mire qe i ke ndare me ne ndjenjat dhe vargjet e tua...
te uroj perzemersisht shume te bukura....
Atje ku je ti
Pashe lart ku ti rrezatoje.
Zeri yt kumbim ne hapesire.
Desha nje cast te qendroje,
per mua do te qe nje dite e mire.
Besimi te vetja, zhgaravina ne mure
"Do te perkul, e imja do te jesh".
Pa kuptuar qe shah mat me zure
mendoja: prehje tek une do te gjesh.
Levizjet e flokeve, rrufe ne qiell
Fjalet e tua, pagjumesia ime
Veshtrimi yt, freski nen diell.
Krenaria ime cope e therime.
Desha te zgjohesha, veten te degjoja,
te kuptoja pse mergoja aq larg.
Te fshehtat e tua desha te mesoja.
Pse akoma "nje" ne te pagjumin varg?
Ishte nje loje apo roberim?
Kur shpirti harxhohej ne te zjarrtin shperthim,
si femije i vogel mbushur me gezim.
Nga brenda me digjte i yti veshtrim.
| Gjithsej 34 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.