Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 16 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kendi i perrallave (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=336)
-- Pėralla te zgjedhura pėr fėmijė (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1130)


Postuar nga Keni datė 23 Qershor 2003 - 03:54:

Pėralla te zgjedhura pėr fėmijė

Mjellmat e egra
Shumė kohė mė parė, nė njė mbretėri shumė largė qė kėtej, jetonte njė mbret i mirė dhe i ndjeshėm , babai i njimbėdhjetė princėrve dhe i njė princeshe me emrin Eliza. Fatkeqėsisht mbreti mbeti i ve dhe mbas pak kohėsh vendosi tė martohej.
Mbretėresha e re ishte shumė e bukur, por fshihte njė zemėr tė ligė. Njerka , e cila i urente fėmijėt e mbretit, ariti qė tu bėnte magji duke i shendruar nė mjellma, dhe te mohonte edhe Elizėn, e cila, e mbetur tashmė pa shtėpi, u detyrua tė strehoej nė pyll.
Vajza e vogėl u end nėpėr pyll me ditė tė tėra duke u ushqyer me gjethe e duke pirė ujė pėrroi. Ajo shpresonte se njė ditė do ti gjente vėllezėrit e saj.
Njė ditė, tek endej nė vetminė e saj, ariti nė detin e ftohtė tė veriut. Eliza shėtiste nepėr guriēkat e lėmuara nga valėt dhe pėr t’i dhėnė kurajo vetes, thoshte: “Uji qė ėshtė kaq delikat dhe transparent, sa e zbut dhe shkėmbin. Edhe unė duhet tė jemė e duruar dhe mos tė bie nė dėshpėrim. Do t’i gjejė vėllezėrit e mi. Vendosmėria ime do tė shpėrblehet”.
Njė mbrėmje Eliza pa njėmbėdhjetė mjellma me kurora nė koka qė fluturonin nė qiell, dhe pastaj ndaluan nė plazh.
Sapo prekėn tokėn , zogjtė u shėndruan nė njėmbėdhjetė djelmosha tė bukur. Eliza njohu vėllezėrit e saj, doli nga vendi ku ishte fshehur dhe nė kulmin e lumturisė vrapoi drejt tyre pėr t’i pėrqafuar.
- Motėr e dashur! Mė nė fund u takuam! i tha njėri nga vėllezėrit. Njė tjetėr shtoi:
- Pasnesėr jemi tė detyruar tė nisemi dhe vetėm pas njė viti mund tė shikojmė atdheun. Do tė kthehemi nė njė vend tė huaj, shumė largė prej kėtej, duke kaluar detin. Na duhet tė udhėtojmė dy ditė!
- Mė merni dhe mua me vete, mos mė braktisni! - ju lut vajza.
- E dashur Eliza, si tja bejme duart tona janė tė fuqishme, po krahėt? Magjia qė na bėri njerka jonė ėshtė me tė vėrtetė mizote. Sapo perėndonė djelli, ne shėndrohemi nė njerėz dhe kjo na detyron qė ēdo natė tė gjejmė njė strehė. Pėr tė ardhur deri kėtu, duhet tė udhėtojmė kur ditėt janė mė tė gjata, pasi ta kemi kaluar natėn nėn ndonjė shkėmb. Po tė morėm edhe ty, a ja dalim tė arrijmė nė kohė?
Eliza nuk ju pėrgjigj por sytė ju mbushėn me lotė. Atėherė vėllezerit vendosen tė rezikonin po atė natė, duke pėrgatitur njė shtrat tė varur, qė do ta mbanin me radhė nė fluturim.
Udhėtimi qe shumė i lodhshėm, por pėr fat aritėn nė kohė te shkėmbi. Pasi kaluan natėn, nė tė gdhirė u nisėn pėr nė vendin e caktuar. Po atė natė Eliza pa nė ėndėr njė zanė me emrin Morganė qė banonte nė njė kėshtjellė. Ajo i tha:
- Nė qoftėse do ti shpėtosh vėllezėrit e tu, duhet tė thurėsh pėr ta njėmbėdhjetė tunika prej hithre. Por kujdes! Duhet tė mbledhėsh vetėm hithrėn qė ritet vetė, dhe mos haro qė nga goja jote nuk duhet tė dalė asnjė fjalė ose ankim deri sa ti mbarosh. Sapo ti pėrfundosh, hidhja pėrsipėr vėllezėrve qė do ēlirohen nga magjia!.
Nė fund tė ditės sė dytė, mjellmat aritėn nė njė ishull dhe e zbritėn Elisėn pėrpara njė shpelle. Kėtu ishte vendqėndrimi i tyre.
Ne hyrje tė shpellės kishte hithra
Atėher Elisės ju kujtua ėndra dhe pa u menduar gjatė pėr vuajtjet qė do kalonte, filloi tė mblidhte barin. Duart e saj u skuqėn dhe u ėnjtėn, por Elisa, megjithė dhimbjen qė kishte, vazhdoj punėn.
Vėllezėrit e saj ne fillim nuk kuptuan se ēfarė po bėnte dhe u trembėn edhe mė shumė kur motra e tyre nuk fliste. Ata menduan se kjo ishte nje tjetėr magji e njerkės sė tyre.
Por sytė e mėdhenj dhe tė butė tė Elizės tregonin se nuk kishte magji, dhe kur vėllezėrit panė duart e saj tė fryra e tė gjakosura, e kuptuan se ēfardo gjėje qė po bėnte, vinte nga zemra e patjetėr do ti shėrbente pėr ti ēliruar nga fati i egėr.
Tė mallėngjyer u afruan pranė saj dhe zemrat e tyre u mbushėn me mirėnjohje.
Njė mėngjes, ndėrsa Elisa po mblidhte hithra, e pa njė mbret i ri, qė u mahnit nga bukuria e saj dhe u dashurua me tė.
Djali qė ishte shume i mirė dhe i ndjeshėm, mendoj ta bėnte tė lumtur duke e ēuar nė mbretėrinė e vet. Elisa qė s’mund tė fliste, u ndje shumė ngushtė.
Mbreti, duke e parė kaq tė trishtuar, e lejoj tė merte me vete ato tunika tė ēuditėshme. Atėhere vajza filloj tė shpresonte pėrsėri.
Tashmė Eliza kish mbaruar pesė tunika. Edhe nė kėshtjellė vazhdoj tė thurte duke ngjallur dyshime tek kėshilltari i oborit mbretėror, qė kujtonte se ishte njė shtrigė dinake dhe e keqe.
Kėshilltari, pėr tė vėrtetuar dyshimet e tij, e ndiqte ditė e natė, prandaj njė natė e pa tė ikte vjedhurazi te varrezat pėr tė mbledhur hithra.
Nė atė orė atje kishte edhe shtriga tė tjera qė vallzonin nėn dritėn e hėnės. Tashmė kėshilltari nuk kishte mė dyshime! Edhe Eliza ishte nje shtrigė e keqe!
- Madhėri, - i tha kėshilltari mbretit, - do ta vėrtetoj qė ajo vashė nuk ėshtė e denjė pėr ju. Sonte do ta kuptoni pse!
Dhe kėshtu doli vertet. Mbreti e pa Elizen natėn duke mbledhur hithra tė tjera. S’kishte mė dyshim!
- Populli do tė gjukoj, - mendoj.
Eliza u denua qė tė digjej nė turėn e druve. E ēuan nė burg bashkė me tunikat dhe hithrat e mbledhura. Eliza edhe pse vuante, e vazhdoj punėn pa pushim. S’kishte shumė kohė. Tė nesėrmen do tė gjykohej.
Nė tė gdhirė e hipėn nė njė ***oce dhe ndėrsa thurte tunikėn e fundit, i bėnė njė xhiro nėpėr qytet qė ta shikonin tė gjithė.
Pa pritur tė njėmbėdhjetė mjelmat zbritėn nga qielli dhe rrethuan ***ocen. Eliza u prek kur pa vėllezėrit. Tani sapo e kishte mbaruar dhe tunikėn e fundit. I mori dhe ja u hodhi tunikat mjelmave mbi shpinė. Magjia u prish dhe nė vend tė mjelmave u dukėn njėmbėdhjet prijsa tė bukur. Nga lodhja e madhe Eliza humbi ndienjat. Atėherė vėllezėrit i treguan tė vėrtetėn mbretit dhe popullit.
Mbreti u ndje shumė i lumtur qė thellė nė zemrėn e tij nuk kishte dyshuar pėr kėtė vashė tė bukur.
Eliza e mori veten shpejtė dhe u martua me mbretin e ri. Vėllezėrit e saj mė nė fund tė lirė, u nisėn drejt kėshtjellės sė tė atit tė tyre. Mė nė fund, e vėrteta doli nė shesh dhe njerka u largua njėher e pėr gjithmoni nga jeta e tyre.


Postuar nga Keni datė 24 Qershor 2003 - 04:16:

Borėbardha dhe 7 xhuxhat

Na ishte njėherė njė mbretėreshė e bukur, por shumė e keqe, qė rronte nė njė kėshtjellė tė madhe. Kjo mbretėreshė e kishte zakon tė pyeste pėrherė pasqyrėn e murit se kush ishte mė e bukura nė krejt mbretėrinė. Kur pasqyra iu pėrgjigj njė ditė se e thjeshtra, qė e quanin Borėbardha, ishte mė e bukur se ajo, mbretėresha e keqe thirri njė gjahtarė dhe e urdhėroi ta ēonte Borbardhen nė pyll e ta vriste.
Gjahtari e ēoi Borebardhėn nė pyll, por nuk i bėri zemra ta vriste vajzėn e bukur; i kallėzoi asaj ē'e kishte urdhėruar njerka dhe e la tė lirė, por e porositi t'i rrinte larg pallatit tė mbretit.
Kur mbeti vetėm nė pyll dhe ra nata, Borėbardha qau e qau me dėnesė, por kur zbardhi dita pa nė mes tė pyllit njė shtėpizė fare tė vogėl.
Vajza i ra e i ra portės, por meqė s'iu pėrgjigj njeri hyri brenda. Hodhi sytė pėrreth dhe tha me vete se tė zotėt e kėsaj shtėpsė sė ēuditshme duhej tė qenė shumė tė vegjėl nga shtati dhe shumė rrėmujaxhinj.
Borėbardha pastroi dhe e ndreqi shtėpinė, pėrgatiti pėr tė ngrėnė dhe, meqė ishte shumė e lodhur, ra e fjeti nė njėrin nga shtretėrit e vegjėl nė katin e sipėrm. Kjo shtėpia na ishte nė tė vėrtetė shtėpia e tė shtatė xhuxhave. Kur u kthyen nga puna tė shtatė xhuxhat u ēuditėn fortė kur gjetėn nė shtėpi vajzėn e bukur. Bardhabora, me t'u zgjuar, u tregoi atyre se ē'i kishte ndodhur. Ata u prekėn aq shumė, sa vendosėn ta mbanin tė rrinte me ta. Bardhabora u gėzua e u kėnaq sa s'thuhet...
Bardhabora rronte e lumtur me miqtė e saj tė vegjėl: ajo u mbante atyre shtėpinė e pastėr e nė rregull dhe u gatuante gjellė. Mirėpo tė shtatė xhuxhat i trembeshin hakmarrjes sė mbretėreshės sė keqe, ndaj ēdo mėngjes, para se tė niseshin pėr punė nė minierat e diamantėve, e porositnin Bardhaborėn tė kishte shumė kujdes e t'i ruhej asaj.
Dhe vėrtet, njerka e keqe e mori vesh nga pasqyra e murit se Borėbardha nuk kishte vdekur, por rronte e lumtur nė pyll me tė shtatė xhuxhat. Atėherė vendosi tė hakmerrej. U shndėrrua e mori pamjen e njė plake tė mjerė dhe shkoi fill e te shtėpia e xhuxhave, ku i dha Borėbardha njė mollė tė bukur. Vajza e mori pa dyshuar gjė.
Mirėpo molla e bukur na qenkėsh e helmuar!
Sapo e kafshoi, Borėbardha ra pėrdhe si e vdekur... dhe ashtu e gjetėn xhuxhat kur u kthyen.Tė bindur se vajza kishte vdekur, tė shtatė xhuxhat e morėn dhe e vunė nė njė pemė, ku po e qanin me ngashėrim. Kalon aty pari njė princ dhe kur i sheh ashtu i pyet pėrse qanin pranė asaj bukurosheje qė flinte mes luleve.
Tė shtatė xhuxhat i treguan histrinė e bardhaborės dhe princi u prek aq fort, sa u ul ta puthte atė vajzė aq tė bukur.
Me ta puthur princi, Borėbardha u zgjua dhe i buzqeshi. Princi i kėrkoi tė bėhej gruaja e tij. Borėbardha pranoi me gjith zemėr dhe u nis bashkė me tė nė kėshtjellėn e princit. Tė shtatė xhuxhat i pėrcollėn me urime e duke pėrplasur duart plot gėzim.


Postuar nga illusion datė 24 Qershor 2003 - 19:48:

:)

lol keni


Postuar nga Keni datė 24 Qershor 2003 - 21:34:

Illusion ajde lal na ndihmo me ndonje perrall te argetojme femijet, apo e kam gabim. Kan dhe ata te drejt te argetohen si dhe ne . Ajde kush di ndonje perralle te na e tregoj se ēeku na pelqejne edhe neve.


Postuar nga amor alucius datė 25 Qershor 2003 - 06:21:

Talking

wauw sa mire qe te ka vajtur mendja Keni,i tregoke dhe bukur
Sa keq qe na ka kaluar koha e tyre
Nejse,kur te behemi me kalamanj do i sjellim ke perrallat e xhaxhi Kenit


Postuar nga Klodel datė 25 Qershor 2003 - 19:21:

amor asnjehere nuk kalon mosha per perralla. un per vete vdes.
o keni me duket se me riktheve ne hobin tim te preferuar, po ketu kam vetem 1000 e nje netet, por me ka mare malli shume per perrallat e andersenit. nese i ke ato do ishin kryeveper e vertete nej relaksim qe s'mund te pershkruhet em fjale.....


Postuar nga Keni datė 25 Qershor 2003 - 22:13:

Pershendetje analistja, me then te drejten kam qene shume i dhene pas perrallave dhe kur i tregoja i zbukuroja dhe vet dhe e shoqeroja me xheste. Te gjithe i pelqenin kur i tregoja.
Kisha koh pa lexuar dhe me thene te drejten pothuaj se i kame haruar dhe i ngateroj me njera tjetren.
Rastesisht me rane ne dore ca libra me perralla per femije dhe thash ti postoj se pervec femijeve ka shume te ritur qe i pelqejne si me pelqejne dhe mua. Po ce do nuk po me ndihmon ndonje me ndonje perralle.
Sa per perrallat e andersenit nuk i kame dhe me vjen shume keq qe nuk ta plotesoj dot kete kerkes.
Kurse per ato qe kame do ti shkruaj te gjitha megjithse nuk kam shume koh.
Me respekt keni.


Postuar nga Keni datė 26 Qershor 2003 - 23:57:

Haidi

Nė majėn e maleve nė alpet e Zvicres, Haidi jetonte me gjyshin e saj. Shtėpia e tij ishte njė kasolle. Poshte saj shtrihej lugina, ndėrsa nga pas qėndronin tre bredha te vjetėr. Haidi kishte shumė dėshirė tė dėgjonte erėn qė fėshfėrinte nė degėt e tyre tė trasha.
Haidi ishte shumė e lumtur. Cdo dite nė verė ajo ngjitej nė mal me Peterin, bariun e ri tė dhive. Ajo dinte emrat e tė gjitha luleve dhe ishte shoqe me tė gjitha dhite e tufes se Peterit.
Nė dimėr Haidi qėndronte nė shtepi me gjyshin dhe e shikonte atė kur gdhėndėte lugėt e drunjta ose kur regullonte kėmbzat e tavolinave dhe tė ***igeve.
Ndonjėherė Peteri mezi cante borėn e rugices nėpėr mal qė tė takonte Haidin dhe ta merrte poshtė nė luginė tė vizitonte mamanė dhe gjyshen e tij tė verbėr.
Njė ditė tezja e Haidit erdhi ta merte atė qė ta conte nė shkollė nė qytet. Kėshtu pra, Haidi shkoi largė, nė Frankfurt.
Haidi shumė shpejt bėri miq tė rinj. Atje ishte njė doktor i vjetėr, mjaft i zoti, qė vizitonte shoqen e Haidit, Klarėn. Ai nuk largohej asnjehere pa i thėnė Haidit njė fjalė tė mirė.
E mirė ishte edhe gjyshja e Klarės, e cila i mėsoi Haidit tė lexonte.
Dhe sigurisht vete Klara e bukur dhe e ėmbėl, por kaq e zbehte, e brishtė, e pa mundur tė qėndronte nė kėmbė dhe tė ecte.
Haidi i tregonte Klarės pėr dhitė, bredhat e mėdhenj. - Oh, sikur tė shkojme atje - thoshte Haidi trishtueshėm. - Do tė shikosh qė do tė bėhesh mirė dhe do tė ecėsh. - Ah sikur tė shkonim atje! - vazhdonte Haidi.
E shkreta Haidi. Ajo ishte e mbyllur, i mungonin malet dhe lugina e gjelbėr. Atje nė Frankfurt, nga kambanorja e shenjtė e kishės, tė cilėn e vizitoi njė ditė, aq sa mund tė shihte syri i saj, ajo pa vetem shtėpi tė gurta, ngjyrė hiri tė qytetit.
Kaluan disa kohė dhe Haidi filloi tė zbehej dhe tė dobesohej.
Doktori i mirė qė vizitonte Klarėn, njė dite i tha zotit Sezeman, babait tė Klarės: - Haidi po ritet e dobėt dhe e zbehtė nė kėtė shtėpi. Ti duhet ta ēoshe nė shtėpinė e saj, nė mal ose ajo do tė sėmuret rėndė.
Ditėn tjetėr canta e Haidit ishte bėrė gati, kėshtu qė ajo do tė ktheheshe pėrsėri nė malet qė i donte aq shumė.
Kur do ndaheshim Haidi dhe Klara qane shumė.
- Ti do tė vishe e tė na takosh sė shpejti Klara dhe do shohėsh se nė mal do tė sherohesh dhe do bėhesh e fortė.
Mbas pak orėsh Haidi ishte duke vrapuar nė rrugicėn qė e njihte aq mirė e qė e conte lartė nė kasollen e gjushit. Pėrpara se gjyshi ta shihte, Haidi i hodhi duart rreth qafės dhe e pėrqafoi fort.
- Gjysh, gjysh, - thiri ajo - unė jamė nė shtepi dhe nuk do tė iki kurė mė.
Haidi vraponte tė shihte dhitė, tė dėgjonte erėn nėpėr degėt e bredhave.
Ajo vraponte poshtė rrugicės sė malit, tek gjyshja e Peterit, e cila qante nga gėzimi kur Haidi lexonte librat pėr tė.
Cdo ditė Haidi i thoshte gjyshit se duhet ta sjellim Klarėn kėtu qė tė shėrohet dhe tė bėhet mė mirė.
Mė nė fund deshira e Haidit u realizua. Njė ditė, njė grup i vogėl njerėzish po ngjitej nė mal. Mes tyre ishte dhe Klara, e mbuluar mirė me batanije dhe shall. Ata e mbanin atė nė njė ***ige. Babai i saj, me batanije te tjera vinte nga pas.
- Unė do tė rri kėtu me ty, - i thoshte Klara Haidit me syte e kaltėr qė i shkėlqenin . - Do tė rri me ty, gjyshim, Peterin dhe dhitė pėr katėr javė tė tėra, - vazhdonte Klara tė fliste gjithė gėzim. - Pastaj babi do tė kthehet tė mė mari pėrsėri.
Haidi hidhej pėrpjetė nga gėzimi.
Cdo ditė gjyshi e conte Klarėn, atje ku Peteri mbante dhitė. Ai e ulte atė nė barin e butė dhe pastaj Haidi mblidhte lule pėr shoqen e saj ose i ulej pranė dhe i tregonte tė gjithė emrat e dhive.
Klara pinte cdo mėngjes qumėshtin e freskėt tė sapo zire tė dhive.
- Sa i mirė qė ėshtė - thoshte ajo - dhe jamė kaq e uritur, nė shtėpi asnjėherė nuk mė hahet!
- Eshtė ajri i shėndetshėm i malit - i buzėqeshte gjyshi - ai tė hap oreksin dhe tė bėnė tė shėndetshėm.
Pas ca ditėsh zoti Sezeman erdhi tė shikonte vajzėn e tij tė vogel. Nė vend tė Klarės sė tij tė zbehtė, invalite gjeti njė Klarė tė shėndetshėme, faqekuqe, tė qeshur qė po vinte drejt tij me kėmbėt e saj duke u mbajtur tek Haidi.
I ati vrapoi dhe e rroku nė krahėt e tij.
- Si ėshtė e mundur, si ėshtė e mundur?! - thoshte ai.
Haidi, kėrcente rreth tyre e lumtur. - E dija qė malet do tė bėnin mirė, - thoshte Haidi gjithė gėzim.
Qė nga ajo kohė Hajdi dhe Klara u bėnė shoqe edhe me tė ngushta dhe nuk u ndanė kurė nga njėra-tjetra. Cdo vit ato rinin pėr shumė kohė bashkė nė mal e kalonin pushimet bashkė.


Postuar nga amor alucius datė 27 Qershor 2003 - 17:17:

Arrow

Analistja gezohem qe te pelqejne perrallat!Ne fakt postimi im ishte per ti bere komplimentet Kenit per iniciativen e marre dhe jo per te pyetur se kujt i pelqejne.

Bravo Keni


p.s Haidi ka qene perralla ime e preferuar,mu rikujtuan shume momente nga femijeria


Postuar nga Keni datė 09 Korrik 2003 - 23:51:

Pse lakuriqi i natės del pėr gjah vetėm natėn?


Jetonte lakuriqi i nates ne shtepizen e vet dhe asnje mbreti nuk pranonte t`i paguante takse. Nje dite mbreti i bishave, i inatosur, thirri prane luftetaret dhe i urdheroi: I shkoni ne shtepi lakuriqit te nates e i thoni te me paguaj taksat! Te gjithe bishat me paguajn. Luftetaret vrapuan te permbushin urdherin. Arriten te lakuriqi i nates dhe i thane: O Lakuriq i nates, erdhem te`i marrim taksat! Lakuriqi i nates i nderpreu te ngrenet dhe u pergjegj: Taksat?! Vetem kete nuk e kuptoj! I thoni mbretit tuaj se une nuk jame bishe dhe nuk do ti paguaj atij taksa. A ka valle ndonje tjeter keshtu si une, qe ka krahe, me te cilet fluturon neper ajer, dhe qe nuk ecen neper toke, qe ti paguaj taksa mbretit te bishave? Une nuk jame bishe, une jam zog!
Mbreti i bishave u zemerua shume. Vrau mendjen ē`te bente me te dhe me ne fund e gjeti. Thirri perseri luftetaret e tij dhe u tha: I shpini mesazhin tim mbretit te zogjve. Dhe te nesermen mbreti i zogjeve thirri luftetaret e tij dhe u dha urdher: I shkoni ne shtepi lakuriqit te nates. Ai eshte zog dhe duhet te paguaj taksat. Ai vete paska thene se eshte zog!


Luftetaret fluturuan per te permbushur urdherin. Fluturuan dhe i thane:-O lakuriq i nates, ne erdhem per te marr prej teje taksat!

Lakuriqi i nates nderpreu se ngreni pjeprin dhe u pergjegj:- Taksat?! Vetem kete nuk e kuptoj. I thoni mbretit se une nuk do ti paguaj atij taksat. A ka valle ndonje keshtu si une ne kete bote, i cili te kete dhembe dhe ti paguaj taksa mbretit te zogjve? Ju, a keni pare ndonjehere qe te kene zogjt dhembe?! Une jam bishe nuk jam zog!
Mbreti i zogjve u zemerua shume vrau mendjen ē`te bente me te dhe me ne fund e gjeti. Thirri luftetaret e ti dhe u tha:-I shpini mesazhin mbretit te bishave. Diten tjeter, pa e zgjatur punen, u muaren vesh qe ti ngrinin nje kurthe lakuriqit dinak te nates. Qe nga ajo kohe luftetaret e mbretit te bishave dhe mbretit te zogjve ēdo dite kerkojn ate ane e kend. Ja pse lakuriqi i nates diten fshihet, kurse ushqimin e kerkon vetem naten.


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 16 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.