Forumi Horizont | Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Muzikës (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=335)
-- Mendoni se per nje kenge te sukseshme teksti luan rol? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11503)
Mendoni se per nje kenge te sukseshme teksti luan rol?
Per mua kenga eshte ne nje fare menyre poezi e shprehur me nota muzikore ashtu dhe poezia eshte nje lloj muzike e shkruar ne vargje apo ne fjale. Besoj se ne nje kenge eshte shume e rendesishme fjala qe te transmetohet sepse jo te gjithe e kuptojne muziken por nje fjale e bukur prek cdo shpirt njerezor.
sado muzike te bukur te kete kenga, pa fjalet nuk ka kuptim...
fjalet jane ato qe e bejne kengen qe kur e degjon dhe fjalet e saj te fusin ne nje bote tjeter...
shume pak njerez jane muzikante, dhe muzikantet kerkojne muziken, ndersa tek njerezit kane rendesi fjalet, sepse sic dihet qe njerezit me kenget kane shprehur ndjenjat e tyre...
Urime per temen..
Suksesi i nje kenge mendoj une varet edhe nga muzika edhe nga vargjet.
Por une perseri ngul kembe se gjuha luan rol vendimtar ne suksesin e nje kenge gjithashtu.
Vargjet tek kenget italiane dhe greke tingellojne shume bukur dhe kane nje unitet te persosur me muziken, te cilat kenge po ti perkthesh ne shqip, anglisht, gjermanisht apo turqisht tingellojne kaq bajate sa te vjen te mbyllesh radion.
P.sh "Djemte e Pireut" te Melina Merkurit eshte e pamundur ta degjoj apo ta perkthej ne gjuhe tjeter. Midis kesaj gjuhe dhe asaj melodie ka ndodhur ajo qe ne e quajme "kimia"
Po keshtu kenga e madhe italiane "Sole mio" eshte krijuar vetem per ate gjuhe te bukur italishte dhe keto dy fjale nuk mund ti zevendesosh me asnje fjale tjeter te botes.
Mendoj se luan rol teksti por them qe muzika, ritmi jane gjeja me kryesore ndersa teksti edhe pse i rendesishem luan rol dytesor.
Ka plot kenge qe kan muziken kaq te bukur sa qe as qe i degjon fjalet por ndjek ritmin edhe me nje "na na na" dhe te pelqen. Ne te kundert nje kenge me tekst shume te bukur por muzike jo aq te arritur nuk i ngelet kujt ne mend.
Fundja kenget jane per muziken, se per tekstin kemi poezite.
jo. Mjafton te nisesh nga fakti qe ekzistojne nje mori kengesh te huaja te cilat kan pasur sukses boteror thjesht fale muzikes se tyre.
Sa kenge arabe, turke, serbe, greke, spanjolle e shume te tjera qe jo vetem nuk u kuptojme fjalet por pa filluar mire kenga u kemi meshuar kembeve ne piste te vallezimit? Uf, pa numurim.
Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.