Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 38 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- truri, semundjet e tij dhe te rejat e fundit rreth tyre (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11654)


Postuar nga eng_girl datë 28 Dhjetor 2004 - 20:37:

Zgjuar dhe duke operuar trurin.

Nje mjeke amerikane ka ndermarre, disa vite me pare, operacionin e pare ne tru, ndersa fliste lirshem me pacienten e saj, e cila vuante nga nje tumor ne koke. Arsyeja ka qene e thjeshte: Ne menyre qe mjekja te zhvendoste sa me shume qeliza kanceroze nga turi, i duhej te kuptonte se sa afer zonave te trurit pergjegjese per kujtesen dhe te folurin, ishte. Nje tjeter person i tregonte pacientes disa figura e foto e i kerkonte asaj ti pershkruante ato. Ne momentet kur pacientja nuk ishte ne gjendje te kujtonte fjale (te thjeshta pershembull te thoshte ‘portokall’), mjekja e kuptonte qe nuk mund te hiqte me qeliza ne ate pjese te trurit. (Sigurisht, nje operacion i tille u be me miratimin e plote te vete pacientes, e cila mori persiper pasojat e mundshme negative te ketij operacioni, si pershembull, paralize, humbje kujtese etj.)


Postuar nga Fajtori datë 28 Dhjetor 2004 - 20:53:

Ne Rusi

Mesa di une operacione te tilla i bejne normalisht ne Rusi. Shpesh i kane perdorur per te hequr dipendencen e personave nga droga, te cilet pas operacionit nuk marrin me lende narkotike.


Postuar nga eng_girl datë 28 Dhjetor 2004 - 21:25:

Pa narkoze???

Kete nuk e dija.

Interesante!!!


Postuar nga Fajtori datë 28 Dhjetor 2004 - 21:44:

Po Eng. shumica e operacioneve ne tru behen pa narkoze, me anestezi lokale, mesa di une (nuk jam shume i informuar), sepse eshte menyra e vetme per te ruajtur funksionet baze te trurit (pra duke pyetur te operuarin).
Nuk ka ndonje gje Eng, sepse truri nuk ka recpetore, nuk ndjen fare dhimbje brenda ne tru, dhimbja eshte siperfaqsore ne kocke apo lekure. Pershendetje.


Postuar nga amor alucius datë 06 Mars 2005 - 18:16:

Ka me dhjetra vite qe behen operacione neuro-kirurgjike ne baze te nje anestesie lokale sidomos ne organizimin kortikal per gjuhen dhe memorien.Me kane intriguar perhere operacionet e tilla.Eshte nje metode shume efikase ke pacientet me epilepsi dhe tumor.Thjeshte ne nje moment zgjohet pacienti dhe ne bazen e stimulimit elektrik ose funksionit te ca neuroneve singulare shihet se cila pjese e trurit eshte e prekur.Pacienti eshte mese normale qe s'ndien asgje pasi ne tru s'kemi receptore dhimbjet ,stimulimi elektrik ne nje pjese te trurit nuk perjetohet absolutisht si chock por thjeshte si cdo stimul i jashtem.

Eshte nje metode poashtu shume e perdorur per te analizuar funksionet e ndryshme te cdo pjese te trurit,psh pacientit qe eshte koshient i kerkohet te numeroje dhe neuro-kirurgu i prek zonen e Brocas ai ne ate moment do stopoje se foluri.


Postuar nga NS-6 datë 19 Mars 2005 - 15:32:

Ne nje emision nga Discovery Channel para 2-3 ditesh pashe nje operacion qe i bene njerit qe vuante nga nje semundje e quajtur sindroma e Turetit.Ishte nje lloj semundje qe pacientin e kapnin te dridhura ngaqe disa qeliza shkarkonin ne menyre te crregullt.Ketij i bene nje operacion ne tru ku ai ishte zgjuar edhe per faktin se ne tru nuk ka fibra te dhimbjes dhe nuk ka nevoje per anestezi ne raste te tilla.Ishte nje operacion i papare fare per nga menyra se si po e benin.


Postuar nga amor alucius datë 19 Mars 2005 - 15:54:

Ah po,sindroma e Tourette


Dhe dicka shume interesante qe po ndodh ne fushen e neuro-kirurgjise jane trasplantet e materies futale(te futus-it).Dicka e tille eshte duke ndodhur dhe ke pacientet qe vuajne nga Huntington,kjo semundje ju prek pjese te ndryshme te trurit duke ju demtuar lidhjet.Kane levizje trupi super te pakontrolluara.Tani,cfare bejne neuro-kirurget?
Marrin materie nga futusi dhe e transplantojne ke pacienti ne fjale,neuronet(ne rastin me te mire)brenda 3-4 vitesh formojne lidhje te reja,si pasoje kemi nje zvoglim te levizjeve trupore te pakontrolluara.


NS-6: eshte funny fjalori qe perdorin ne shtetet e ndryshe,neve perdorim "fire"(=shkarkim qe perdore ti mesiper)


Postuar nga NS-6 datë 20 Mars 2005 - 02:17:

Italianet perdorin nje fjale qe eshte anglisht ne fund te fundit:click.
Kur shpjegonte ate nate ne emision thonin 1 click/sek.

Me te vertete qe neurokirurgjia ka ecur perpara ne perpjekjet e sherimit te disa semundjeve por nuk dihet deri ne cfare limiti mund te shkoje...


Postuar nga Cindi datë 16 Maj 2006 - 23:23:

Depresioni

Cod. A16052006

Se pari Depresioni eshte nje semundje serioze dhe duhet trajtuar menjehere. Depresioni eshte nje semundje psiqike qe mund te te shkaterroje jeten, duke prekur cdo aspekt social te jetes tende.

Disa nga simptomat jane keto:

Merzi e zgjatur, urrejtje, tension.

Ulja ose humbja e interesit ne aktivitetet normale

Humbje energjie, ndjenja lodhje edhe pse mungon aktiviteti.

Ndryshim ne menyren e ngrenies, humbja e peshes ose shtimi i peshes.

Ndryshim ne zakonet e fjetjes, si psh veshtiresia per te fjetur, zgjimi heret, ose fjetja e tejzgjatur.

Ndjenja e te qenurit te lodhur gjithmone.

Pa mundesi per te marre vendime, ose pa mundesi per tu perqendruar.

Ndenjat e te qenurit te pavlere, dhe te padobishem, te pa qellim.

Mendimet e vetvrasjes ose vdekjes.

Nese po perjetoni disa nga keto simptoma duhet te flisni me mjekun tuaj sa me pare.



Grate

jane te here te dispozuara per tu bere te depresuara se sa meshkujt. Rreziku me i larte nder seksin femer mund te jete per shkak te ndryshimeve hormonale qe vijne si pasoje e pubertetit, ciklit mujor, menopazes, ose shtatzanise.

Burrat.

Megjithese rreziku nder burra eshte me i ulet, nder seksin mashkull depresioni mund te kaloje pa u diagnozuar. Kjo vjen per faktin se shume burra maskojne semundjen e tyre, me pije alkolike, perdorim drogasg, abuzim dhe dhune.Vetvrasja eshte nje rrezik serios nder seksin mashkull qe jane 4 here me te dispozuar te vrasin veten se sa femrat.

Te moshuarit.

Personat e moshuar qe humbasin njerzit e dashur, qe ndryshojne banesat ose qe semuren mund te kalojne ne depresion. Njerzit e moshuar nuk flasim per ndjenjat e tyre dhe depresionin ndaj duhet patur kujdes ne verejtjen e simptomave qe u rradhiten me lart.



Depresioni nuk eshte nje pjese normale e jetes por eshte nje semundje qe duhet kuruar sa me shpjet. Nje nga menyrat e kurimit eshte ajo nepermjet ilaceve anti-depresante. Zakonisht du nga ilacet e keshilluara jane bupropion HCI dhe paroxetine HCI. Shumica e pacienteve mund i perdorin ilacet per kohen e caktuar, rezultatet e ilaceve mund te vonojne deri ne dy jave.

Terapia psiqike eshte nje nga menyrat me efikase per te trajtuar depresionin. Ne kete proces, ka menyra te ndyshme trajtimi.

Piketimi i sjelljeve te pacientit.

Terapi inerpersonale, ku shikohet se si depresioni prek maredheniet e pacientit me te afermit e tij.

Terapia psikodinamike, shikimi i traumave dhe ngjarjeve ne jeten e pacientit qe mund te kene shkakuar depresion.

Terapi grupi, ku pacienti vihet ne grup me paciente te tjere, dhe atje i lejohet te shprehe ndjenjat e tij/saj ose te degjoje deshmi nga ata qe vuajne nga e njejta semundje.


Postuar nga Cindi datë 31 Maj 2006 - 20:35:

Cod. B31052006

Kohet e fundit eshte vertetuar se 31% e personave te diagnosuar me depresion jane diagnosuar gabim. I korrenspondojne semundjes te quajtur ne anglisht "Bipolar Disorder" e cila ka lidhje gjenetike me personat ne fjale, me menyren e te ngrenit dhe menyren e te jetuarit.


  Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 38 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.