Forumi Horizont Gjithsej 38 faqe: « E parė ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 »
Trego 38 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- truri, semundjet e tij dhe te rejat e fundit rreth tyre (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11654)


Postuar nga Straniero datė 25 Dhjetor 2007 - 10:47:

Anatomia e Trurit

Cod. A25122007

Truri i kafkes-ecephalon-fiziolologjik

Truri i kafkės(ecephalon) ndahet ne disa pjesė:
- truri i madh(telencephalon)
- ndėrmjettruri(diencephalon)
- truri i mesem(mesencephalon)
- truri romboid(rhombencephalon)(perfshin truri e vazhduar(medulla olongata), urėn dhe trurin e vogėl(cerebellum)).

- Truri i madh(telencephalon)- ėshtė pjesa mė e madhe e trurit ėshtė i
ndarė nė hemisferėn e djathtė dhe tė majtė, me njė hulli tė thellė nė mes qė quhet fisura longitudinale. Secila hemisferė eshtė e ndarė nė katėr vriguj(lobuse), tė cilėt janė tė emėrtura sipas eshtrave tė kafkės qė janė: ballor, murorė, tėmthorė, prapakokės. Indi nervor i jashtėm i hemisferės trurore ėshtė masė e pėrhimtė, e cila krijon koren e trurit tė madh. Korja e trurit tė madh ėshtė shumė e rrudhur dhe pėrbėhet nga disa thellime qė quhen sulkuse ku dallojmė sulkusin e qėndror dhe parietal. Nė mbrendėsi tė trurit tė madh pėrcaktohen dhe analizohen shumė ngacmime. Nė koren e trurit ka vend pėr proceset sic janė: vlerėsimi, tė mendurait dhe kujtesa.Truri i madh ėshtė i mbėshtjellur me tre mbėshtjellėsa: mbėshtjellsi i jashtėm( dura mater) ėshtė mbėshtjellėsi qė ėshtė mė i trashė dhe mė i fortė, mbėshtjellėsi merimangorė dhe mbėshtjellėsi i mbrenshem(pia mater) ėshtė mbėshjellėsi i butė dhe i pasur me ene tė gjakut. Pesha e trurit tė madh peshon1 400gr.(te meshkujt) dhe 1 300gr.(te femrat).Pra, truri i madh ndahet nė 4 vriguj(lokuse):

Vrigulli ballorė(frontal) gjendet zona motorike, qė pėrgjigjet pėr lėvizje(pjesa e majtė e trurit rregullon lėvizjen e pjesės sė djathtė tė trurit si dhe e anasjellta) dy qendra pėr tė folurit, pjesa pėrgjegjėse pėr tė menduarit e ndėrgjegjshėm, planifikimin dhe vullnetin e lirė, por kėto funksione rregullohen edhe nga pjesėt tjera tjera tė trurit.
Vrigulli tėmthorė(temporal) posedon zonėn e degjimit, nuhatjes po ashtu merret edhe me tė folurit, gjuhėn dhe tingujt.
Vrigulli zverkorė (oksipital) nė tė ndodhet zona pėr tė folurit po ashtu ka pėr detyrė kryesore pėrpunimin e informacioneve qė vijnė nga sytė (impulset).
Vrigulli rrashtorė(parietal) ėshtė i rėndėsishėm pėr lėvizjen, ndjejshmėrinė, orientimin, ėshtė qendėr e cila i pėrpunon ngacmimet qė vijnė nga lėkura sic ėshtė: prekja, dhimbja, tė nxehtit dhe tė ftohtit.

- Ndėrmjettruri(diencephalon)-posedon talamusin dhe hipotalamusin.
Fuksionet e talamusit janė tė klasifikojė ngacmimet nga jashtė dhe ti dėrgojė nė zonėn e trurit tė madh. Hipotalamusi qendet nėn talamus ka qendra tė cilat rregullojnė temperaturat trupore, bilansin ujorė,instiktin, gjumin, oreksin disa emocione sic janė: friga dhe mėshira, taitjen e hormoneve, ku nga kjo qendėr varen se sa janė njerėzit tė mėdhenj po ashtu ka ndikim nė punėn e zemrės dhe nė shtrirjen dhe tkurrjen e enėve tė gjakut. Ndėrmjettruri(diencephalon) ka rėndėsi tė madhė pėr jetėn emotive dhe psikike. Dėmtimet ose ngacmimi i ndėrmjettrurit bjen deri te ndjejshmėria e madhe, nervoza, qeshja, qarja, frika etj. Ne ndėrmjettru ndishen qendra e gjumit, e ngopjes dhe e urisė, pėr tretjen e ushqimit dhe kėmbimit tė materieve(uji, kripėrat) dhe shtypjen e gjakut.

Shtylla e trurit- pėrbėhet nga truri i mesėm dhe palca e zgjatur.

- Truri i mesėm(mesencephalon) gjendet nėrmjet trurit tė zgjatur dhe trurit ta madh. Renditja e masės sė pėrhimtė dhe tė bardhė ėshtė njėsoj si ajo trurit tė zgjatur. Ne truri e mesem gjenden qendrat pėr orientim( shikim dhe dėgjim) dhe posedon gjėndra pėr tonusin e muskujve( tkurrje-shtrirjen e muskujve), shtangimin e muskujve dhe mirėmbajtjen e pozitės sė trupit. Lėndimet e trurit tė mesėm sjellin deri te gjendja e alivanosjes ose koma, nė tė cilėn njeriu ngel pėr njė kohė tė gjatė. Nė tė gjenden qenrat primare optike dhe akustike.

- Truri vazhduar(medulla oblongata)-seli e qendrave nervore me rėndėsi vitale
si: qendėr pėr frymėmarrje, rregullimin e punės sė zemrės, qenra pėr zgjerimin dhe ngushtimin e enėvė tė gjakut, ndihmon kontrollimin e gjumit , tė jashtėqitjes po ashtu gjenden qenrat pėr reaksione mbrojtėse sic janė qendrat pėr lotim, gėlltitje, teshje , kollitje, vjellje, taitjen e pėshtymės etj.. Renditja e masės sė pėrhimėt dhe e bardhe te truri zgjatur ėshtė njėsoj si dhe te palca e kurrizit. Masa e pėrhimėt ėshtė e pėrbėrė nga njė grup qelizash qė quhen bėrthama apo qendra. Te truri i zgjatur fijet nervore kryqezohen nga anae e djathtė nė tė majtė. Nė kėtė mėnyrė ngacmimet motorike, qė vijnė nga ana e majtė e trupit, nėpėr trurin e vazhdura kalojnė nė anėn e djathtė.

• Truri I vogėl-(cerebelum)- ėshtė vendosur ne pjesėn zverkore kafkės.
Ne mbrėndėsi tė kėtij truri gjendet masa e bardhė, ndėrsa nga jashtė e pėrhimėt. Ėshtė e pėrberė nga pjesa qėndrore qė ka formėn e krimbit dhe dy hemisferave anaėsore. Funksinet e kėtij truri janė: bashkėrendojė muskujt skeletorėn tė trupit, ta ruajnė paraspeshėn gjatė ngritjes, ecjes dhe uljes po ashtu ndikon qė tė mbahet tonusi i muskujve. Zbulimet e fundit tregojnė se ai luan rol te gjuha, shikimi, leximi dhe planifikim. Njerėzve qė i ėshtė lėnduar truri i vogėl nuk mund ta vene perin nė gjilpėrė dhe lėvizin me pasiguri, e njejta ndodhė dhe me njerėzit e dehur.

Anatomia e trurit
Qendėr e cila I kontrollon mendime, memorjen, emocionet, prekjet,aftesite motorike, vizionin, respiracionin, temperaturėn, urinė, dhe cdo process rregullues ne trup.
Truri mund te ndahet ne Cerebrum, shtylla kurrizore dhe Cerebellum (ose ndryshe truri i vogel):

• Cerebrum - Ėshtė I pėrbėrė nga hemisfera e majtė dhe e djathtė. Ka kėto funksione: nisjen , kordinimin e lėvizjeve, temperatrėn, prekje, vizion, dėgjim, gjykim, ,emocionet fhe mėsimin
• shtylla e trurit - pėrfshin trurin e mesėm urėn dhe palcėn. Funksionet ne kete hapėsirė pėrfshijnė: lėvizjen e gojes dhe syve, relaying sensory messages (i.e., nxehtėsinė, dhimjet dhe zė tė lartė), urinė, respiracionin, ndėrgjejga, funksionet e zemrės, temperaturėn trupore, lėvizjen e padėshiruar muskulore, teshtimė, kollitje, vjellėn, and gėlltitjet.
• cerebellum – i vendosur prapa kokės, kontroollomin e lėvizjes sė muskujve me dėshirėn tonė, qėndrim nė kėmbė, dhe ekujlibrin.


- =+=+=+=+=+=+=+==+=+=+=+=+=+=+=+=+=+=+=+=+=+=+=+=+=
+=+=+=++=+=+
NDOSHTA POSTIMI NUK KA PARAQITJE TE MIRE GRAFIKE, POR UNE E KAM SHKRUAJTUR NE WORD, MANDEJ VETEM E KOPJOVA KETU......SIDOQOFTE KUPTOHET LEHTE......PER ZOTIN NUK E KAM KOPJUAR...


  Gjithsej 38 faqe: « E parė ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 »
Trego 38 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.