Forumi Horizont | Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Skandal në kishën e Kutalit. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11827)
Skandal në kishën e Kutalit.
Skandal në kishën e Kutalit; në kutitë e inoksit u gjendën edhe eshtra grash, pleqsh dhe fëmijësh
10.06.2006
Nuk mund të mendohet se ushtarët grekë të rënë në luftën italo - greke të kenë qenë pleq apo gra e fëmijë.
Sipas një të përditshmeje shqiptare, rezultatet e para mjeko ligjore kanë provuar se një pjesë e konsiderueshme e skeleteve të paketuara si eshtra të ushtarëve grek të rënë gjatë luhtës së II Botërore, jo vetëm që nuk kanë të bëjnë fare me ta, por rezultojnë të jenë të moshave të treta, grash dhe madje një prej tyre edhe të një fëmije. Gazeta në fjalë citon fjalët e një burimi të ekspertiszës sipas të cilit eshtrat e e analizuara duken edhe me sy se u përkasin moshave të ndryshme dhe që smund të jenë viktima lufte për vetë faktin se nuk rezulton asnjë shenjë plumbi. Ekspertiza e dy mjekëve nga Tirana, Sokrat Meksi dhe Fatos Harito ka përfunduar dje rreth orës 20:30. Pasi ekspertët kanë mbaruar punën e tyre, kisha dhe gjithça e lëvizur brenda saj është kthyer njëlloj si më parë. Ndërkohë nuk kanë munguar sërish kapriçot e priftit Vasil Themollari, i cili ashtu si nuk mori pjesë në fillim kur u hap dera e kishës, po ashtu ka refuzuar të paraqitet për të marrë në dorëzim atë pas mbarimit të ekspertizës. Prokuroria e Përmetit, as mbarimit të ekspertizës ka hartuar një procesverbal dhe ja ka dorëzuar kryeplakut të fshatit Kutal. Specialistët e Institutit të Mjekësisë Ligjore nuk kanë pranuar që të japin asgjë nga përfundimet e ekspertizës duke e lënë çdo gjë për raportin përfundimtar.
Mbyllja e ekspertizës tashmë do ti jap të drejtën Prokurorisë për të vazhduar hetimet mbi skandalin më të madh të kohëve të fundit.
Nga ana tjetër zëdhënësi i qeverisë greke dje ka deklaruar se Kryepeshkopi Janullatos gëzon një respekt të madh ndër besimtarët ortodoks në Shqipëri. Deklarata e zëdhënësit qeveritar grek erdhi pas lajmit që gazeta greke “Tanea” kishte hedhur titullin e madh “Anastasi në shënjestër” duke e përfshirë edhe kryepeshkopin në këtë vorbull ngjarjesh.
Ramadan Çipuri, Gazeta Start
Kërcënohet Altin Ballabani, paditësi i skandalit të zhvarrimit të eshtrave
Kërcënohet Altin Ballabani, paditësi i skandalit të zhvarrimit të eshtrave
06.06.2006
Altin Ballabani, personi që paditi aktin e turpshëm dhe çnjerëzorë të zhvarrimit të eshtrave në fshatinë Kosine të Përmetit, ka pohur për një media shqiptare se pas dënoncimit që ka bërë në polici, ka patur kërcënime nga më të ndryshmet.
Ballabani pohon se menjëherë pas denoncimit që ka bërë në polici, në adresë të tij kanë ardhur kërcënime ndaj familjes. “Jam detyruar të largohem nga fshati dhe aktualisht jam strehur në një vend shumë larg shtëpisë time. Menjëherë pas denoncimit që bëra më kanë kërcënuar me vrasje. ‘Ti the fjalët e tua, tani rradhën e kemi ne’ më kanë thënë.” tregon Ballabani. Denoncuesi i frikësuar nga kërcënimet ka arritur të kuptojë se personat që që e kanë telefonuar kanë qenë shqiptarë dhe jo grek. “Dialekti i tyre nuk përkon me atë të Përmetit. Ishte dialekt Jugor dhe jam i sigurt që ata ishin shqiptarë dhe jo grek.” pohon Ballabani.
Ramadan Çipuri, Start
Athina “lë në baltë” zhvarrosësit, shmanget skandali shtetëror
Athina “lë në baltë” zhvarrosësit, shmanget skandali shtetëror
07.06.2006
Ministria e Jashtme e Greqisë, nuk ka pasur asnjë dijeni për zhvarrimet në Kosinë dhe i konsideroi ato si iniciativa private, duke shmangur kështu skandalin nëse eshtrat nuk do të rezultonin të ushtarëve.
Përmes një deklarate zyrtare të bërë sot publike nga agjesia e lajmeve ANA, një zëdhënësë i ministrisë, ka mohuar të ketë pasur dijeni për zhvarrosjen. “Qeveria greke e konsideron si një inisiativë private zhvarrimin e eshtrave në fshatin Kosinë dhe mohon çdo implikim zyrtar të palës greke”, deklaroi një prej zëdhënësve të Ministrisë së Jashtme greke, Evangelos Antonaros, për agjesinë ANA. Gjatë konferencës Antonaros shprehet se “Ministria e Jashtme dhe autoritetet konsullore greke në Shqipëri nuk janë implikuar aspak në këtë çështje”. “Zhvarrimet bëhen me iniciativë të të afërmve që kërkojnë eshtrat e familjarëve të tyre”, tha Antonaros, duke shtuar njëkohësisht se “Ministria e Jashtme greke po e ndjek nga afër çështjen”. Shqipëria dhe Greqia kanë hapuyr prej kohësh mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshje ku sanksionohet krijimi i varrezave për ushtarët grekë që u vranë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nënshkrimi thuhet se do të bëhet gjatë vizitës së ministrit grek të mbrojtjes Evangelos Meimarakis në Tiranë, në fillim të muajit maj. Ndërkohë duket se pikërisht mohimi zyrtarë i qeverisë greke, për pjesëmarrje në zhvarrim, ka qenë ai që ka detyruar priftin e Kosinës, që të përgjigjet dje para prokurorëve. Ashtu siç ishte dyshuar edhe më parë, me shumë mundësi zhvarrimet janë kryer nga “qarqe” të caktura jo qeveritare. Deklrata e sotme shmang nga përgjegjësitë Athinën zyrtare, sidomos nëse vërtetohet se eshtrat nuk u përkasin ushtarëve, por fëmijëve dhe grave të Kosinës. G. Start
Pse i solla ketu keto materiale!
Jam i sigurte se materiale te tilla duhet ndoshta t'i kisha postuar te mediat apo gjetiu.
E mendova te arsyeshme t'i postoj ketu, sepse i perkasin besimit fetar, konkretisht Kishes dhe mendoj se menyra me e mire ne raste te tilla, eshte te denoncuarit e ketyre skandaleve.
Duke qene se jam vete i krishtere, shpresoj te mos kete keqkuptime , ky eshte skandal i turpshem dhe si i tille duhet denoncuar.
Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.