Forumi Horizont
Trego 1 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura te shquara botërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=294)
-- Robert Shuman (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11840)


Postuar nga volter datë 14 Qershor 2006 - 13:35:

Robert Shuman

SHUMAN, Robert



Shuman Robert (1810 - 1856) muzikant dhe pianist i shquar



* Në kohën e rinisë Shumani studjoi nga të gjitha, nga violina e deri te filozofia, nga pianoja te drejtësia. U laurua në drejtësi, por në fund iu kushtua krejtësisht pianos. Ai deshi të bëhej pianist koncerti. E rrëmbeu ideja që të ndërtonte një sistem të ri të gishtit, - sipas të cilit duhej t'i binte pianos vetëm me katër gishta, duke e lidhur një gisht me një copë rrip. Kjo shpikje të cilën e mbajti në fshehtësinë më të madhe, i shkaktoi një paralizë të gishtit. Ai hoqi dorë nga ëndrra për t'u bërë pianist.


* Shumani u ftua një herë në Oborr së bashku me gruan.
Mbreti injorant mendoi se muzikanti ishte e shoqja dhe jo ai. E ftoi në piano dhe gruaja luajti një pjesë të burrit. Mbreti e përgëzoi shumë gruan e artistit, pastaj i tha, që t'i prezantonte burrin.
- Po ju, - i tha, - jeni edhe ju muzikant?
- Nganjëherë madhëri, - u përgjigj Shumani.


* Nëpër sallone Shumani ishte gjithnjë i heshtur.
- Po ju zotni nuk flisni kurrë, - i tha një zonjë.
- Zonjë, unë flas kuf jam në pianoforte.
Me gjithë vështirësitë materiale dhe shëndetin e dobët Shumani kompozonte në mënyrë të palodhur. Brenda njëzet ditëve kompozoi dhe shkroi të njëzeteshtatë faqet e Mirtit1'. Pas kësaj pune të lodhshme tha:
- E ndiej veten shumë të tronditur, më duhet të pushoj pak, por nuk mundem, nuk mund të bëj ndryshe, dua të këndoj si bilbili deri sa të vdes.


 
Trego 1 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.