Forumi Horizont | Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Shemtimi i Institucionit te Polemikes? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11880)
Shemtimi i Institucionit te Polemikes?
Kam vene re qe ne nje reth shoqeror shqiptar gjate perplasjeve te mendimeve marin formen e polemikes pasi akoma nuk jemi mesuar te respektojme luftrat e ideve. Ne keto polemika ndjej qe mbizoteron armiqesia dhe sharjet dhe jo zotesia e fuqise te mendimeve. Mua me pelqen polemika deri ne momentin qe me inspiron dhe me stimulon sepse duke rezuar nje pikepamje te kundert shpirti behet me i gjalle ne kete shfaqje mendimesh.
Cfare mendimi kini ju?
"ad hominem".. quhet falsitetit llogjik qe eshte shume i perhapur dhe qe permdend ti enigma,.. perkthehet "sulm personal" dmth sulmohet personi qe shpreh idene dhe jo vete ideja, nuk eshte fenomen posacerisht shqiptar, por eshte nje ceshtje e llogjikes qe eshte studiuar qysh nga aristoteli,...
vetem llustra ndryshon.. nqs nje person i qyteteruar thote: "ti s'ke kredibilitetin per te thene x argument" nje shqiptar i paqyteteruar (dhe te shumte ne numer) thote: "ti je nje legen surratpalare per te thene x argument"... thelbi eshte i njejte, vetem niveli i vulgaritetit ndryshon..
me ane te ketij falsiteti, kerkohet te fitohet pike ne nje debat duke ndryshuar drejtimin e debatit nga ideja te mbartesi i saj... ironia ne rastin e shqipove qendron qe ate qe ky falsitet nuk eshte shume efikas pikerisht per faktin qe niveli e vulgaritetit arrin nivelin e rrugeve te lagjeve me te humbura, duke e nxjerre sulmuesin pak a shume jasht loje
nje shembull shume i fresket nga forumi yne eshte nje diskutim tek besimet fetare, ku nje person teper koknxehte dhe entuziastmant ne fene e tij shan dhe fyen debatuesin tjeter, dhe ku moderatori i indoktrinuar jo vetem qe s'e ven ujin ne zjarr, por i ven tabela pales tjeter qe mesa shoh une duket i qete... e ben nga pazotesia them une.. (s'mund te rrija pa perdorur pak ad-hominem )
nejse.. ky ishte mendimi im
yep lost_soul!!!! mu neverit "ad hominem-i" shume ne keto diskutimet ketu tek feja. Turp shume turp sa hoqa dore per ti ndjekur shkrimet e tyre te bukura
E c'me thoni per rastet kur ne debat nderhyn dikush per te cilin ndjejme nje antipati apo nje simpati te vecante? Eshte shume e lehte qe ajo cfare shpreh te marre nuancat dhe format e ndjenjes qe kemi ne per te.. Ne syte tane nje tip simpatik do jete me siguri duke shprehur dicka te sakte e, normalisht, teper simpatike (kur ne te vertete mbase po flet percart) dhe anasjelltas, nje antipatik automatikisht do shprehe mendimin me te gabuar e me te padurueshem, edhe pse ne te vertete mbase s'e ka aq keq, po ne jemi teper te zene duke e urryer per te kuptuar realisht cfare po thote
Njihni ndonje rast te tille? Apo cne.. s'ben vaki thuaj..
Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.