Forumi Horizont | Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 30 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Do te me gjykoni? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12334)
Do te me gjykoni?
Ju lutem, tregomeni nese kam vepruar keq.
Une jam nje nga ato vajzat qe si thuhet, duhet te ndodhe dicka shume e madhe qe te me qeshe buza. Nuk jam mendjemadhe, pavaresisht se te tjere njerez, nese do te skishin pasur pozicionin tim, do e kishin shfrytezuar per te shitur p... Jam thjesht hijerende dhe e rezervuar. Per rrjedhoje te pakta jane gjerat dhe njerezit qe me pelqejne.
....Ai ishte njeri prej atyre qe gjithmone e kisha cmuar profesionalisht, por brenda meje, nxitej nje ndjenje antipatie, sepse me dukej snob dhe fodull. (edhe ai me njihte per shkak te punes sime dhe qe sic me tha me vone, vetem per kete me cmonte, se per te tjerat, edhe une keshtu i dukesha, fodulle)
Kisha degjuar qe kohe me pare kishte pasur probleme me drogen dhe qe tani po i perkushtohej maksimalisht profesionit te tij.
Per te mos e zgjatur shume, duke qene se frekuentonim te njejtat ambiente, na u desh te shkembenim nja dy fjale dhe me pas numrat e telefonit. Me tha qe do te me telefononte qe te nesermen, por edhe pse s'e besova, nuk e di pse te nesermen nisa ta mendoj. Po e mendoja edhe ne momentin kur zilja ra dhe pashe emrin e tij ne celular. Ubera gati shpejt dhe dolem. Zot, ca mbremje. Nisi ne 7 te mbremjes dhe perfundoi ne oren 7 te mengjesit tjeter. Kurre s'kisha ndenjur 12 ore me dike dhe te mos ndjeja asnje lloj boshesie. Vetem kemi biseduar pa fund. Qe nga ai takim, ku vume re shume gjera, te njetat preferenca muzikore, perdorimin e te njejtes marke parfumi, takimet tona do te beheshin gjithnje e me te shpeshta, derisa nuk mund te rrinim dot me pa njeri tjetrin. Ai ne ate kohe kishte nje te dashur qe edhe une e njihja, por kalonte pjesen me te madhe te kohes me mua, se edhe mikeshes se tij, i rrihej me shume me miqte e saj. Erdhi nje moment qe kuptoheshim me sy, flisnim te njeten gje ne te njeten kohe, pavaresisht se nuk e abuzuam shoqerine per shkak te lidhjes ekzistuese te tij. Raporti yne u forcua me shume, kur ajo vajza i kerkoi ndarjen (s'e di pse, a ndoshta ngaqe s;po i pelqente ngushtesia midis ne te dyve, a ngaqe edhe ajo s'ishte shum e vendosur, s'e di). Perfundimisht ne nisem te dalim si nje cift qe mos ma merrni per mburrje, po dynjaja kthente koken kur na shihte neper Tirane. Ishin muaj te mrekullueshem, thuajse nje vit i tere, derisa muajin e kaluar sikur s'po e shihja mire. E shikoja te varur, pa humor dhe here here te perenduar. E sigurte per rinisjen e droges, vendosa ta pyes dhe sinqerisht e cmova qe me tregoi te verteten, e madje me kerkoi edhe ndihme. Kaluam 5 ditet e tij me te tmerrshme te mbyllur ne shtepi dhe atehere kur edhe vete u binda se ishte me mire, se realisht po e shihja me mire, pa kthyer ende mire kurrizin une, e beri prape. Nje jave me vone beme te njejten gje, kete rradhe se bashku me familjen e tij qe gjithashtu i kishin rene ne ere gjendjes se stij, te ngjashme me ate te pak viteve me pare, dhe serish e njejta gje. Ai s'u shkeput dot. Ne te dy beme gjera te medha, per shkallen tone te arsimimit apo punes dhe une s'mund te lejoja t'i vinim shkelmin, qofte ai, qofte une.
Une e dua shume, edhe ai me do shume, por une u dorezova. Ika.
Nuk mund ta shoh dot me ne ate gjendje, pavaresisht se mbaj kontakte 24 ore rresht me familjen e tij. E takova mbreme ne nje darke te perbashket. S'm'u duk mire. E perqafova. Ai kurre s'do ma fale qe ika, por une nuk mundem.
Edhe ne u befte mire, qe ia uroj me gjithe shpirt, une s'mund te kthehem me se kam frike se do me thote. :Tani qe u bera mire , erdhe? Pavaresisht se s'lashe gje pa bere per te.
Ndjehem e shkaterruar, sidomos kur me thone qe bera gabim se ika.
Mua(si vezhguese e jashtme)problemi kryesor qe ju u shkeputet s'me duket droga,por principet e atij cunit ne totalitet(dhe te tuat,mos u shqeteso).80% e lidhjeve qe fillojne bazuar ne nje tradheti,mbarojne ne te njejten forme.Shkurt hesapi,vajzo,ashtu sic ju merzit e dashura tjeter atij,ashtu tu ftoh dhe ty pavaresisht se fajin jua la puneve te tjera.
Mua s'po me duket mashkull me principe hyjnore; ai duke patur te dashur shkon e bredh me nje femer tjeter tere naten?Hè?E nderkohe vazhdon lidhjen e tije me te dashuren?Njeri te arsimuar une quaj nje njeri qe ne radhe te pare respekton veten dhe premtimet qe ju ka bere njerezve te afert.Njeri te arsimuar quaj ate qe ne momentin qe fillon e ndjen dicka per dike tjeter tregohet i sinqerte me te dashuren aktuale dhe ja thote.Njeri te arsimuar une quaj ate qe jeton bazuar ne principe qe s'dhunojne njerez te trete.
Ti shkon me nje mashkull qe ka te dashur?Vajze,s'te kane mesuar prinderit qe e vogel qe biskotat e qumeshtit futen ne filxhanin tend dhe jo ne ate te nje njeriu tjeter aty perkrah?Ti meshkujt qe jane te lidhur,aq me teper me nje njeri qe ti njeh mire,as qe duhet te ju hedhesh syte!Ne kete forme respekton veten dhe njerezit qe te rrethojne.E nese te pelqen aq shume ai njeri dhe ai duket qe ka te njejtat preferenca atehere i thuhet qe ti s'del me meshkuj qe jane te lidhur me femra te tjera,nese nje dite dhe ai do jete i lire atehere NDOSHTA munde te konsiderosh te dalesh me te,ndryshe JO!
Droga?Ka qendra rehabilitimi?Ka spital?Ka njerez te specilizuar ne trajtimin e sllaverimeve?
Ne totalitet te them pa asnje dyshim qe s'me dukeni cift qe une mund ta kem zili,shoh shume montim dhe iluzione te dickaje qe s'munde te jeni asnjeri.
thua qe e do shume por ne castet me te veshtira kur ai kishte me shume nevoje se kurre per ty, ti nuk i qendrove prane! Kjo me ben te dyshoj dashurine qe thua se ndjen.
Edhe se arrij te kuptoj se perse vazhdon ende kontaktet me familjaret e tij non-stop kur ti kete interesim nuk ja dhe atij qe i duhet?
situata te veshtira ne jete shpesh kan nje te mire nga mbrapa: nxjerrin ne pah ata qe VERTET te duan qofshin keta shoke, shoke apo te dashur sepse dashuria vetem provat ka.
uroj qe shoky yt ta kaperxeje kete veshtiresi pa shume eksese dhe njekohesisht qe ti te biesh ne paqe me ndergjegjen tende!
Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Mua(si vezhguese e jashtme)problemi kryesor qe ju u shkeputet s'me duket droga,por principet e atij cunit ne totalitet(dhe te tuat,mos u shqeteso).80% e lidhjeve qe fillojne bazuar ne nje tradheti,mbarojne ne te njejten forme.Shkurt hesapi,vajzo,ashtu sic ju merzit e dashura tjeter atij,ashtu tu ftoh dhe ty pavaresisht se fajin jua la puneve te tjera.
Mua s'po me duket mashkull me principe hyjnore; ai duke patur te dashur shkon e bredh me nje femer tjeter tere naten?Hè?E nderkohe vazhdon lidhjen e tije me te dashuren?Njeri te arsimuar une quaj nje njeri qe ne radhe te pare respekton veten dhe premtimet qe ju ka bere njerezve te afert.Njeri te arsimuar quaj ate qe ne momentin qe fillon e ndjen dicka per dike tjeter tregohet i sinqerte me te dashuren aktuale dhe ja thote.Njeri te arsimuar une quaj ate qe jeton bazuar ne principe qe s'dhunojne njerez te trete.
Ti shkon me nje mashkull qe ka te dashur?Vajze,s'te kane mesuar prinderit qe e vogel qe biskotat e qumeshtit futen ne filxhanin tend dhe jo ne ate te nje njeriu tjeter aty perkrah?Ti meshkujt qe jane te lidhur,aq me teper me nje njeri qe ti njeh mire,as qe duhet te ju hedhesh syte!Ne kete forme respekton veten dhe njerezit qe te rrethojne.E nese te pelqen aq shume ai njeri dhe ai duket qe ka te njejtat preferenca atehere i thuhet qe ti s'del me meshkuj qe jane te lidhur me femra te tjera,nese nje dite dhe ai do jete i lire atehere NDOSHTA munde te konsiderosh te dalesh me te,ndryshe JO!
Droga?Ka qendra rehabilitimi?Ka spital?Ka njerez te specilizuar ne trajtimin e sllaverimeve?
Ne totalitet te them pa asnje dyshim qe s'me dukeni cift qe une mund ta kem zili,shoh shume montim dhe iluzione te dickaje qe s'munde te jeni asnjeri.
Dodgy persh,
1-Nje lidhje dashurore nuk fillohet mbi nje lidhje egzistente dhe kjo per shume arsye: ben veten legen fare se fundja je duke u verdallosur naten me te dashurin e nje femre qe ka ndare shume momente me te,qe ndoshta ka vuajtur e sakrifikuar per te.Poashtu humbet respektin per veten(te pakten po nje njeri normal),ti pranon te shkosh me nje mashkull duke ditur qe mbas teje ka per te vajtur ne shtepi,marre celularin e folur me te dashuren e tije?Te shkosh me nje mashkull te lidhur do thote qe je duke e shtyre indirekt te lere te dashuren e tije te ligjeruar qe te bashkohet me ty.Bravo te qofte nese do pranoje ti Dodgy qe je aq i deshperuar sa te mos arrish te gjesh dashurine tek femrat beqare por te duhet te fusesh hundet ne lidhjet e te tjereve me shpresen qe do prishin maredheniet.
2-Nuk ju bie ndonje zile ne koke qe ai mashkull qe tradheton me dashnoren te dashuren,do te te beje dhe ty te njejten pune?Ujku qimen e nderron por zakonin se harron-thote populli.Nuk lekundeni nga fakti qe nje mashkull qe vazhdon e frekuenton dy femra paralelisht nuk ka principe morale?Nje mashkull qe ja vlen tamam ne momentin qe fillon dhe ndjen dicka per dike tjeter flet hapur dhe kjo PARA se ta ftoje tjetren per aventura nocturne.
3-Mire qe ju re shqelm te gjitha gjerave te mesiperme por kur bashkohesh me nje njeri duhet ti qendrosh perkrah ne te miren dhe te keqen dhe jo ne te miren dhe te miren!Nese e sheh qe s'munde te rrish me nje njeri te tille prit derisa ai te behet mire dhe pastaj vere menjane por jo atehere kur ka nevoje aq shume per ty.
.
Amor... te shumtat jan arsyet qe mund ta ken cuar ate djalin qe te shkoj me tjeter vajz ,me kryesorja eshte ajo qe dihet ai nuk ka qen i dashuruar me vajzen e par,e dyta lindi dhe kjo ishte e pa parashikuar sic e thot dhe vet kjo goca,ndjenja jan ,nuk mund te them se mund ti kontrrollojm si te duam.dhe kjo vajza nuk e priste sic e thot edhe vet.
nuk besoj se duhet ta gjykojm kaq ashper sikur eshte nje dicka apsurde,anormale apo ku di un,per mua do ta quaja nje lidhje e cila kishte fatin e keq qe u prish, sepse droga nuk eshte njeriu i par apo lidhja e par qe po mer ne qaf., po qe jan gjera qe ndodhin perdit,nuk besoj se ka qen e leht per ket vajzen qe te largohet dhe e besoj qe ka hequr pak,besoj se duhet te behet e fort,
mos harroni nji dicka e shikoni dhe ne filma perdit ,nuk eshte e leht te lidhesh ose te vazhdosh te jesh i lidhur me njerez qe marin drog
Pershendetje Nirvana
Me vjen keq per historine tende.
Personalisht, nuk do e lija ne ato momente, do prisja pak qe ta shikoja ne gjendje me te mire shpirterore e fizike, njerzit qe te duan vertet duken pikerisht ne dite te veshtira apo jo? Megjithate eshte e lehte te flasesh keshtu sikuse un, kur si ke jetuar gjerat mbi kurrizin tend...
Un te uroj kurajo... mendoj se nuk do kete qene e lehte per ty.
Dua te sqaroj vec nje gje. Ne kohen kur ai ka qene i lidhur, une nuk kam shkembyer qofte edhe nje puthje me te...se dikush me tha qe e ka dredhur me mua, apo qe une kam shkuar me dike qe eshte i lidhur. Nata qe kaluam nuk qe ne ndonje dhome hoteli, por ne nje kafe 24 oreshe.
Sa per njohjen qe kisha me ish te dashuren e tij, nuk e kisha shoqe jo, se dy parime i kam ne jete, te mos lidhem me ishet e shoqeve apo me shoket e isheve. Ky njetiu gjate gjithe kohes qe kemi dale bashke, nuk me ka kerkuar ndonjehere seks, nuk eshte treguar ndonjehere aq i embel sa te me puthe e une te dorezohem, si te mos kisha pare ndonjehere mashkull me sy. Perkundrazi, me ka folur gjithnje mire per mikeshen e tij dhe fyhej kur ajo s'i jepte as nje te dhjeten e asaj qe ky i jepte....jo se une i jepja me shume e...se mbase mund te mendoni qe une i paskam dhene me shume, prandaj edhe i qenka ftohur ajo. Dhe sa per shkallen e sinqeritetit, ka qene e vetmja gje qe kam cmuar tek ai qe ne fillim. Te dashuren s'e ka genjyer kurre per te gjitha kafet qe ka pire me mua, madje i ka thene ;jam ne filan vend me filanen, eja ketu te pime ndonje gje dhe levizim bashke, por ajo ishte gjithnje shume e zene. Ne vend te saj, s'po them se do e tregoja xhelozine, por ama do ikja ter pija nje kafe me te dashurin dhe shoqen e tij. S'dua ta gjykoj, se s'e njoh thuajse fare si tip, se shume pak here e kam takuar, ama as ajo dhe asnje tjeter nuk mund te dale e te thote; e pame te dashurin tend duke u shkarravit me nje tjeter.
A, edhe dicka. Ne ishim pjese e nje shoqerie te perbashket dhe kurre s'jemi fshehur skutave, por kemi dale te tere bashke.
mesazh i fshire.
Pergjigja ime eshte ketu...
Soul Behind The Face
Would you care for me if I was deaf and blind
Would you hear my voice if I was always quiet
Would you hold my hand if I was going to fall
Would you cry for me would you know my name at all
Would you be there if I was on the ground
Would you be my friend if no one was around
Would you hold me close if I was in the cold
Would you pray for me would you know my name at all
Would you care would you be there
For the soul behind the face
Would you love me for what I am
Would you care would you be there
For the soul behind the face
Would you love me for what I am
Would you care would you be there
For the soul behind the face
Would you love me for what I am
Would you care would you be there
For the soul behind the face
Would you love me for what I am
Would you love me for what I am
Would you love me for what I am
Would you love me for what I am
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 30 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.