Forumi Horizont | Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 24 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Video Muzikore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=357)
-- Kenga labe... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12584)
Kenga labe...
Po hap kete teme, per te gjith ata qe pelqejne kengen labe... folklorin tone te pasur dhe te larmishem...
mund te vendosni tekste kengesh labe , ose link-e kengesh labe...
po e nis un i pari.....
Mire se vini-mire se vini
ne sofren e kenges
per ju rrjedh urimi
me tingujt e zemres.
Ka kohe qe sjemi takuar
brenda kesaj salle
sot ju kemi ftuar
ne Jehonen Labe
Vlora, Vlora,Vlora,Vlora
e mira ne shoqe
sonte ti harrojme
gjithe ato qe hoqe .
Boll me krisma dhe me lot
kenga eshte lezeti
te kendojme te gjithe tok
iso te mbaje deti.
dhe link i kenges ketu, ku mund ta degjoni
Vlora Vlora
Toka Mori Detin , Jehona Labe
Me sa shof vet nuk e di per ju te tjeret... nuk hapen keto file... po hapet faqa kryesore.. per te degjuar kenget labe aty, klikoni tek Reportori..
Degjoje
Kur më merr malli për vëndë,
loti më bie ndër gurë,
më të sertë s'paska moj nënë,
kthehen shkëmbënjtë në lumë.
Çamërinë o moj ma kanë marrë,
ma kanë prerë, o dhe ma kanë vrarë,
na dëbuan, o moj na dhunuan,
shpirtin tonë o dhe përvëluar.
Më muarr gur't e vatanit,
më dogjën djepet dhe strehë.
Nënë qysh moj t'ia bëj hallit?
Tregomë gjakun që ke derdhë.
Çamëri o moj s'të zë gjumi
s't'i gjej dot o plagët e trupit,
do qaj sa o moj të fryhet lumi,
për ty jo mor dhe s'më zë turpi.
Unë jam gjallë moj Çamëri,
erdha mëmë dhe të shikova,
unë te ty do vij të rrij(ë),
tok'e shenjtë je e jona.
Tokën tonë moj dot s'e mbajnë,
krajlë, grekë o dhe jugosllavë.
U bashkofshim o shqip(ë)tarë:
Çamë, labë edhe kosovarë
Mare Nga Fajtori.com
Degjoje
Ulur në këmbë të malit,
e mora penën dhe shkrova,
për polifoninë e labit,
për këngën moj që mësova.
Jam djal'me zëmër me çika,
ndaj kam lënë dhe amanete:
Largqoftë nënë po vdiqa
s'dua lotë,por këngë me bejte!
(Strofë përsëritëse)
Bejte labe, ujë kristali
kush krijoi dhe s'u gëzua,
kur këndon dhe tundet mali,
pikë e vesës kthehet krua.
Nuk kam pasur rastin te degjoj shume keng labe,kam degjuar disa kenge te Ponit permes televizionit(dale moj dale,pastaj e kam une e ke ti) dhe me pelqeyen pa mase,sigurisht qe kjo Poni eshte "kengetare e re"(sepse nuk e kam njohur me heret nuk ja kam haberin per kenget labe)dhe mendoj se ka edhe tjere kengetar apo kengetare qe kendojn bukur si kjo,nese mundet dikush te me tregoj ndonje web ku mund te gjej keng labe qe ti degjoj,sinqerisht mu duk interesante dhe i pelqente veshit tim kjo lloj muzike por ja qe nuk njoh me shume kengetar vetem kete PONIN.
p.s.Une jam fanse e rock-ut mirepo me pelqen te degjoj çdo lloj muzike(PERJASHTOJ MUZIKEN TALLAVA)
Respekt!
pershendetje..!
kenget qe kendon Poni apo kengetare te tjer si tipi ponit... mund ti fus ne kategorin e kengve popullore.. ose labe te modifikuara... kenget labe jan ato kenge ku vegel muzikore mund te vecoj fyellin, apo cylen dyjare.. dhe jo vegla te tjera muzikore... nq se ne kenge te tilla futet klarineta, violina, madolina defi , firzamonika .. athere keto vecohen si kenge popullore dmth per krahinen e jugut... kenget labe shoqerohen me iso nga tre ose me shum persona... duke mare emrin polifonia labe... ku polifoni do te thot shum zera ( polifoni = greqisht = shume zera)... ne kenget labe bejne pjes maresi, thyesi hedhsi dhe mbushesi/mbushesat..
te gjitha kenget qe ka kenduar poni, apo dhe jengetare te tjer , pra qe kan modifikuar kenget labe....ato tekste jan krijuar nga Rapsoded... ku secili grup lab ka rapsodin e vet...
p.s: Grupi lapardhase ka Feti Brahimin , Jehona labe ka Nertesi Asllani etc etc !
MUa me pelqejne Aurela.Gaçe, Silva.Gunbardhi,Mariola edhe Poni...
kenget labe jane te pavdekshme kota
une i pelqej jashtezakonisht. sidomos ato te himares dhe vlores
Citim:
Po citoj ato që tha KOTA_97
pershendetje..!
kenget qe kendon Poni apo kengetare te tjer si tipi ponit... mund ti fus ne kategorin e kengve popullore.. ose labe te modifikuara... kenget labe jan ato kenge ku vegel muzikore mund te vecoj fyellin, apo cylen dyjare.. dhe jo vegla te tjera muzikore... nq se ne kenge te tilla futet klarineta, violina, madolina defi , firzamonika .. athere keto vecohen si kenge popullore dmth per krahinen e jugut... kenget labe shoqerohen me iso nga tre ose me shum persona... duke mare emrin polifonia labe... ku polifoni do te thot shum zera ( polifoni = greqisht = shume zera)... ne kenget labe bejne pjes maresi, thyesi hedhsi dhe mbushesi/mbushesat..
te gjitha kenget qe ka kenduar poni, apo dhe jengetare te tjer , pra qe kan modifikuar kenget labe....ato tekste jan krijuar nga Rapsoded... ku secili grup lab ka rapsodin e vet...
p.s: Grupi lapardhase ka Feti Brahimin , Jehona labe ka Nertesi Asllani etc etc !
per kenge popullore si ato te ponit.. ketu po te jap nje link te nje faqe qe e ka nje vlonjat ku eshte dhe dj ketu ne usa... ku ka ber shum mix me kenge popullore nga te gjitha krahinat e shqiperise
http://vlorenj.com/djbex.html
Ciao
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 24 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.