Forumi Horizont Gjithsej 18 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Si mund te shprehet dashuria?... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12618)


Postuar nga zemer_mbyllura datë 11 Nëntor 2006 - 23:26:

Question Si mund te shprehet dashuria?...

Eshte diçka qe s'e kisha menduar asnjehere: Te dashuroj shokun tim te ngushte.Por nuk gjej kurajon t'ia them.Une do te doja qe ai ta dinte.Ai eshte njeriu me i mire qe ka njohur zemra ime, njeriu me i bukur qe kane pare syte e mi.Nese ndonjehere kam menduar te gjej Mr.Right, e di qe ai eshte i duhuri. Por si shprehet dashuria...?...


Postuar nga Animal datë 13 Nëntor 2006 - 18:29:

hey....
parashikimi i motit: probleme me zemren!..

mjaft me shakate....edhe mua me ka ndodhur dikur, edhe pse nuk ishim aq te prere per njeri-tjetrin..
do te sugjeroja tja thoje...
ti thoje gjithcka cka ndjen ti!!!...nuk eshte puna cke per te humbur apo per te fituar...thjesht thuaja, do heqesh edhe nje peng...
afroju me shume se shoqe dhe perpiqu tja thuash me vepra..jane me mir se fjalet..me bindese...

te uroj fat!!!!sepse ke nevoje!


Postuar nga SEXI datë 13 Nëntor 2006 - 18:44:

Duke i thene vetem nje fjale qe permban 5 shkronja dhe ajo eshte fjala: TE DUA....Te uroj fat me njeriun qe do...


Postuar nga miryal datë 15 Nëntor 2006 - 01:52:

Nese Nuk do jete me ty ai... atehere deshte nuk deshe ti, ne nje te ardheme te afert apo te larget ai do te jete me dike tjeter dheee per mendimin tim kjo ty do te te kushtoj shume.
Une te Troç ty thuja c'pret?!


Postuar nga amor alucius datë 15 Nëntor 2006 - 15:47:

Ti si fillim bej ndonje gjest te vogel qe mund ta beje ate te kuptoje(por jo me siguri te plote)qe ti ndjen per te,keshtu i jep kohen dhe atij te mendoje mire nese ndjen dicka per ty,te mesohet me idene e dashurise dhe jo vetem te miqesise.

Ai te ka bere gje te kuptosh ty?Ka dhenje ndonje shenje qe do me teper se miqesi me ty?Nese s'te ka dhene asnje shenje atehere une ne vendin tend do i veja nje kapak asaj pune.Nje mashkull qe ndjen per nje femer sado te mundohet te mos e thote,ben perhere ndonje gjest qe tregon qe ai ndjen.Ai vetem nese eshte i turpeshmi i botes se nje fjale do te ta kishte leshuar nese do e brente dashuria per ty.

Une kam kaluar nje situate te ngjashme,kam nje lidhje goxha te gjate me nje cun me te cilin kam pasur nje raport te gjate miqesor perpara,por s'eshte se ishte miku im me i ngushte.Dhe ne te kunderten tende,une e kisha te qarte qe ai kishte filluar te ndjente per mua dhe raporti yne evoluoi gradualisht drejte maredhenieve partneriale.

Une s'besoj aspak ne keto deklaratat e dashurise ,biles dhe kur je e sigurte qe ai tjetri ndjen per ty dicka s'mund ti thuash "te dua".Te dashurosh dike eshte nje proces qe merr kohe,qe kerkon te kesh jetuar situata te caktuara me ate njeri.S'mund te presesh qe nga sot qe jeni miq te thjeshte,me nje deklarate dashurie neser te kalosh ne nje maredhenie dashurore dhe te quheni"te lidhur"(po perdor termat shqipetare).


Postuar nga GENTI_the_KING datë 15 Nëntor 2006 - 15:49:

o ZEmra............................po ti mos e mbaj nga brenda moj goc..eshte mir ti thuash , te bisedoni shtruar......dhe do te ishte me e mjira per te dy.............hajt tani mos u mundo kot ............shprehja ...................


Postuar nga cupka datë 15 Nëntor 2006 - 20:03:

Citim:
Po citoj ato që tha sexi
Duke i thene vetem nje fjale qe permban 5 shkronja dhe ajo eshte fjala: TE DUA....Te uroj fat me njeriun qe do...


ne fakt nuk eshte vetem nje fjale por eshte vetem dy fjale!!!

Zemer_Kycura, perdor intuiten tende per te kuptuar nese dhe ai djale ndjen per ty! Nese ai nuk te ka dhene kurrfare mendimi qe ka ndjenja dashurie per ty, atehere do ishte e udhes ti distancoheshe pak! Ky distancim te volet per shume arsye! e para larg syve larg mendjes larg zemres thote nje postulat; e dyta nuk do vazhdoje ti ushqeje vetes iluzione te metejshme dhe e treta ku i dihet mbase ky largim do i jepte shkak atij djali te kuptonte sa e rendesishme eshte figura jote ne jeten e tij.


Postuar nga zemer_mbyllura datë 15 Nëntor 2006 - 23:52:

Sikur gjerat te ishin aq te thjeshta....
Ne jemi te dy ne te njejten shkolle, studiojme ne te njejten dege... dhe si per ironi te fatit do te fillojme te dy te punojme ne te njejtin vend, ne te njejtin orar...
Kemi aplikuar per vend pune, pa e ditur se behej fjale per te njejtin ambient pune.
A ekziston fati? A ekzistojne fjalet “ishte e shkruar”.. Besoj se po.
Por kam frike te mendoj se ai eshte fati im...
Sepse po e besova diçka te tille, do e kisha e rende te pranoja te kunderten...


Postuar nga amor alucius datë 16 Nëntor 2006 - 02:37:

Citim:
Po citoj ato që tha zemer_mbyllura
A ekziston fati? A ekzistojne fjalet “ishte e shkruar”.. Besoj se po. 



Egziston koincidenca zemer,e poashtu egziston dhe deshira e cmendur e nje njeriu te dashuruar per ta quajtur "fat".

Tani mundesite jane 3:

1)Ai eshte aq naiv sa s'kupton qe ndjen per te.(larg ketyre rasteve mund te te them)

2)Ai eshte i turpeshmi i botes dhe s'ta shpreh.

3)Atij i pelqen te kete nje shoqe qe i perkedhel egon mashkullore por pa qene i lidhur.

 


Postuar nga ksenia datë 16 Nëntor 2006 - 02:43:

une personalisht jam spontane. E shpreh ne menyren qe me vjen per ta bere kete...Ne fakt partneri eshte ai qe duhet te jete frymezues (te pakten me mua ai ka qene)....


  Gjithsej 18 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.