Forumi Horizont | Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- ATP (Adenozine Trifosfat) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12662)
ATP (Adenozine Trifosfat)
Cod. B19112006
3 germa te vetme,ATP, qe do te thone adenozin trifosfat. per keto 3 germa jane hapur revista me vehte si dhe jane shkruajtur me mijera shkrime dhe vazhdojne akoma te studjohen per arsyen se gjenden kudo...do thoni ju,po cfare mund te kete kjo molekule per te merituar kaq shume vemendje? pergatituni te mrekulloheni me detajet e saj molekulare,formen e saj te pershtatshme per tu gjendur kudo,sintetizimin e saj, proceset ku merr pjese kjo molekule...me te vertete qe eshte nje kenaqesi e papare te flasesh per kete lloj strukture per rendesine qe paraqet...
nje veshtrim mbi gjerat qe do trajtoje kjo teme
Cod. A22122006
Ca inoti...shkrujta gjith ate shkrim dhe ne fund ngaterrova dicka dhe mbylla faqen...boooo...nejse,edhe iher...
Doja te thoja dicka ne pergjithsi per sa i perket kesaj teme dhe gjerat qe do trajtoje.Shkrimet do te behen edhe me ndihmen e librave,shenimeve si dhe siteve te ndryshme te internetit qe do ta bejne sa me te kompletuar kete teme. Do thoni ju po ca ka per te thene per kete molekule?
Pik se pari mbajeni mend mire qe ATP eshte EURO e trupit (them euro se dollari ka rene icik ).E gjeni ne pothuajse cdo veprim te trupit.I gjithe metabolizmi i trupit ka si qellim te prodhoje ATP (hiq nje pjese te vogel qe mund te duhet per proteinat) dhe ka raste qe arrin deri ne piken qe,kur nuk ka materiale,trupi fillon e perdor depozitat dhe arrin deri aty sa te shkaterroje proteinat e qelizave per te formuar ATP.Po ashtu kemi procese qe ne mungese te oksigjenit,tentojne te prodhojne nje sasi te vogel qe gjithsesi nuk eshte qe mjafton! Per mekanizmat e ndryshem dhe per situatat qe behen keto procese do te trajtohen me vone.
Do te trajtohet cikli i glikolizes dhe i krebsit si dhe mekanizmat e kalimit te produkteve ne mitokondri si dhe fazat e fundit per prodhimin e ATP...
Pastaj kemi proceset qe kryhen ne siperfaqe te qelizes si ekuilibri i joneve qe sherbejne ne shume funksione si psh ne zemer,percim impulsi nervor,etj etj...
ATP-ja sherben per formimin e proteinave sic e kam treguar tek tema e gjenetikes...
Tjeter...keni pare ndonjehere nje person te vdekur para disa oresh? Nese po,do te keni vene re qe eshte i ngrire ne nje pozicion fiks dhe nese e luan serish ruan ate pozicion?Eshte ajo qe quhet "Rigor Mortis" dhe qe vjen si pasoje e nje bllokimi te ciklit te ATP kur vdes njeriu...do te shpjegohet cikli i tkurrjes dhe leshimit te muskulit...
Pastaj ATP ka edhe format e tjera si ADP dhe AMP. ADP-ja eshte gjetur qe eshte neurotrasmetues,eshte pikerisht kjo shenjestra e kafese qe pini perdite qe te mos ju zere gjumi...
Cfare kemi tjeter?Kemi AMP qe merr nje forme ciklike dhe sherben si lajmetar i dyte ne brendesi te qelizes per procese te ndryshme...
Etj etj...pak a shume keto kisha shkrujt edhe tek hera tjeter por qe mu prish...
Per detaje te meteperta,ose funksione te tjera do ta shihni ne vazhdim!
Do tu kerkoja qe te me ndihmonit me ndonje shkrim qe ka te beje me temen per faktin se vetem nuk do ja arrij dot ta bej sa me te plote kete teme!
Ja kalofshi mire!
struktura e ATP (1)
Cod. A05032007
Ok,kete teme sikur e kam lene ca pas dore por nuk e kam harruar...
Si fillim mund ti hedhim nje sy struktures se ATP.
ATP-ja vete eshte nukleotid,dmth qe mund te perdoret ne formimin e zinxhireve te ADN-s.nga fjala vete mund te kuptoni qe ATP eshte e formuar nga Adenina dhe 3 grupe fosfat qe jane te lidhura me te si dhe nga nje sheqer qe sic e kam permend tek struktura e nukleotideve eshte riboza. Adenina ben pjese ne bazat qe kane 2 unaza,qe marrin emrin purina (ndryshe nga ato me 1 unaze qe marrin emrin piramidina).
3 grupet fosfat jane te lidhura me lidhje qe kane nje energji te madhe e cila leshohet cdo here qe lidhja thyhet. Nga kjo vjen edhe energjia qe perdoret ne reaksionet e ndryshme. Dy nga grupet mund te shkeputen me shpejt dhe kjo ben qe te formohen ADP (adenozin difosfat) dhe AMP (adenozin monofosfat) qe marrin pjese ne reaksione te ndryshme dhe qe kane funksione te ndara njeri nga tjetri.reaksioni qe con ne shkeputjen e grupeve fosfat eshte nje reaksion qe quhet hidrolize dhe ne fund formon sic permenden me siper ADP nje grup fosfat inorganik (Pi) dhe energjine qe leshohet nga thyerja e lidhjes.Thjesht sa per informacione shtese mund te permend qe ai fosfati inorganik ka shume rendesi nese shtohet si perqendrim sepse mund te shkaktoje nje semundje qe merr emrin e pseudogotes (ne disa raste e gjeni edhe me emrin KONDROKALCINOZE),si pasoje e depozitimit te nje substance qe quher pirofosfat i kalciumit. Shenjat jane ato te nje artriti nga mikrokristalet. Gjithsesi,me detajisht do ti permend me vone
Nese reaksioni i hidrolizimit vazhdon me tej nga ADP formohet AMP dhe nje tjeter grup Pi dhe energji nga thyerja e lidhjes se dyte.
AMP mund te perdoret serish per te riformuar ATP me ane te reaksioneve te ndryshme,pra eshte e riciklueshme.
Me pak fjale permbledhese reaksionet qe kemi jane:
ATP -> ADP + Pi + energji
ADP -> AMP + Pi + energji
vazhdon...
energjia e thyerjes se lidhjes
Cod. A03062007
po sa energji mund te leshoje nje reaksion i tille?
fillimisht duhet te themi qe nje shperberje e ATP-s liron energji. ky lloj reaksioni quhet reaksion hekzotermik sepse leshohet energji ne ambientin qe rrethohet,ndryshe nga nje reaksion endotermik ku kerkohet energji per tiu dhene reaksionit qe te formohen produktet.
rishkruajme edhe iher reaksionin me nje shtim te vogel:
ATP + H2O -> ADP + Pi (delta G’ = -30.5 kj/mol)
cfare nenkuptojme me reaksionin e mesiperm?
nenkuptojme qe nga 1 mol ATP qe trasformohet ne ADP lirohet nje energji e barabarte me 30.5 kj. kur themi 1 mol kemi nje numer molekulash te barabarte me numrin e Avogadros (afersisht 6.02 x 10^23 molekula)...
lene pergjys per shkak te ores...
energjia standart dhe ndryshimi i vleres se saj
pra po thonim qe ne 1 mol ATP qe shkaterrohet ne ADP dhe Pi lirohet 30.5 kJ. ishte ajo qe shenonim me deltaG'. por duhet te kihet parasysh dicka; kjo energji eshte energji standarte i nje reaksioni qe kryhet ne kushte te caktuara.
qe te jap nje definicion me te sakte per deltaG' them:
energjia e lire standart (dmth deltaG') eshte energjia qe lirohet nga shkaterrimi i nje lidhjeje te caktuar ne kushtet e presionit = 1 atmosfere, temperature 25 grade celcius, pH = 7 dhe kur perqendrimi i substances fillestare eshte 1 mol (pra 6.02 x 10^23 molekula).
thene kete,na duhet te pranojme qe zor se e gjejme nje reaksion kaq standart ne brendesi te nje qelize,duke qene se kemi parametra te ndryshem nga ato qe kerkohen me siper. prandaj na duhet te konsiderojme nje parameter tjeter qe ti pershtatet kushteve te modifikuara. kete e kane shenuar me shkronjen deltaG (cuditerisht ) dhe per ta gjetur merret parasysh deltaG' dhe kushtet ku ndodh reaksioni. kjo gje ben qe reaksioni qe permendem me siper te jape nje tot energjie te ndryshme nga ajo qe eshte energjia standart.
lidhja mes deltaG' dhe deltaG eshte si me poshte:
deltaG = deltaG' + RT log ([C]*[D]/[A]*[B]) (1) (nese marrim nje reaksion te tipit A + B -> C + D)
cfare jane keto qe shkruajtem? ne kete reaksion shohim lidhjen ndermjet 2 energjive deltaG' dhe deltaG dhe shohim qe deltaG mund te ndryshoje nga deltaG' sipas temperatures,e shprehur ne kelvin, dhe logaritmit te thyeses se perqendrimeve te prodhimeve mbi ato te materialeve fillestare.
arritur ketu ndonjeri nga ju do thote po kto ca jane?po tentoj te shpjegoj:
marrim nje reaksion te thjeshte te shprehur me shkronja:
A + B -> C + D
A dhe B jane substancat fillestare kurse C dhe D jane produktet.nese marrim qe substancat fillestare kalojne ne disa faza te ndermjetme tranzicioni atehere vjen nje moment kur kemi nje ekuiliber ne te cilen kemi qe po aq produkte sa formohen aq edhe shkaterrohen.ekuilibri shenohej me nje shigjete me dy drejtime per te treguar qe ka nje ekuiliber. kini parasysh qe enzimat qe marrin pjese ne keto reaksionen e trupin e njeriut nuk e ndryshojne piken e ekuiliberit (2)
pra ne nje pike ekuilibri kemi (po tentoj ta shkruaj keshtu):
S < = > P
tani ky ekuiliber mund te shprehet si nje kostante qe quhet konstante ekuilibri qe eshte i barabarte me:
Keq = [P] / [S]
duhet te kemi parasysh qe ne kete formule futen vetem substancat qe jane ne gjendje te gazte ndersa gjendja e lenget merret si vlere 1 dhe prandaj nuk paraqiten fare ne Keq. pra nese do fusnim reaksionin qe treguam per ATP,uji nuk do ishte fare ne propocion.
pra nese do shprehnim reaksionin qe paraqitem me shkronja do kemi:
Keq = [C]* [D] /[A]* [B]
vazhdon...
p.s: ej,po qe se mbaja mend qe ishte kaq e ngaterruar kjo pike
(1)principet e biokimise se Lehningerit,fq. 485
(2)enzimat (Cod. B 06042005)
Vellai, te jap doren per kostancen!
Vetem nje pyetje kisha:
Kur shkruan, perserit mesimet para se te flesh?
me kujtohet ndonje grimce nga ato qe lexoj diten dhe i hedh ketu ...dhe nuk eshte qe duhet shume per te mbushur nje postim te dimensioneve qe jam mesuar te shkruaj ketu...pastaj ne disa raste eshte edhe nje menyre e mire per te thelluar ceshtjet...ndonje gje qe nuk me kujtohet psh,mund ta kerkoj neper libra ose ne internet
urime Ns-6..
boh me kujtove kimine dhe reaksinet kimike me keto
llogaritja e deltaG ne trupin e njeriut
Cod. A11062007
atehere,ne postimin me siper qe kam bere modifikova dicka per sa i perket lidhjes mes deltaG' dhe deltaG dhe duhet te ishte pak me ndryshe nga sic e kisha shkruajtur.pra ne formen :
deltaG = deltaG' + RT log ([C]*[D]/[A]*[B]) (1) (nese marrim nje reaksion te tipit A + B -> C + D)
ndryshimi qendron ne faktin se vlerat e perqendrimeve ne vlerat reale te substancave ne sistem. ku qendron ndryshimi?qendron ne faktin se nese sistemi do ishte ne ekuiliber atehere nuk do kishte asnje force qe do tentonte te conte reaksionin ne nje drejtim ose ne tjetrin (drejtimin e nje reaksioni mund ta shihnim nga shenja qe merrte deltaG' perpara) dhe keshtu qe deltaG do ishte 0. dhe duke qene deltaG= 0 atehere do kishim
deltaG' = -RT log (Keq)
tani po qe po me dalin llogarite sepse me perpara po mendoja,mir qe deltaG e masim me ate formule por si arrinim te matnim deltaG' (edhe thashe qe ishte ca lomsh kjo pike
)
atehere vazhdojme aty ku e lame.
gjetem se cila ishte kostantja e ekuilibrit dhe thame qe ajo nuk modifikohet nga enzimat.
ne formulen qe paraqitem pastaj kemi edhe kostanten R qe eshte nje kostante qe mund ta keni hasur ne kapitullin e gazrave ideale...nese ju kujtohet formula ka qene:
PV =nRT (P=presioni,V=volumi,n=numri i moleve,T=temperatura ne kelvin)
dhe nga kjo gjehej qe R = PV /nT. vlera e R dilte 0.0820 L * atm /K * mol por mund te marre edhe vlera te tjera (1). ne rastin aty mori ate vlere sepse perdoren litrat,atm,kelvin dhe molet.
ajo qe na intereson neve per reaksionin e mesiperm eshte nje tjeter vlere, 8.314472 J /K* mol.
tjeter parameter i formules ishte temperatura.ajo shprehet ne kelvin kur bejme llogarite.per te kthyer gradet celcius ne kelvin thjesht shtojme 273.15. temperatura 25 grade celcius psh perkon me temperaturen 298.15 grade kelvin.
ne kete pike rikthehemi edhe njehere ne fillim tek formula qe paraqitem, ajo ishte:
deltaG = deltaG' + RT log ([C]*[D]/[A]*[B])
po ashtu kishim edhe reaksionin e shperbashkimit te ATP:
ATP + H2O -> ADP + Pi (delta G’ = -30.5 kj/mol)
nese kete do ja shtonim formules se mesiperme do kishim:
deltaG = -30.5 J/mol + (8.314472 J /K* mol)* T log ([ADP]*[Pi] /[ATP])
tani ja aplikojme qelizes keto duke shtuar edhe disa lehtesime si psh marrjen e temperatures si 25 grade dhe pH 7.
per te bere disa llogaritje marrim perqendrimet e substancave ne brendesi te nje qelize te kuqe gjaku. aty perqendrimet e ATP,ADP dhe Pi jane 2,25,0,25 dhe 1,65 mMol.
aplikojme vlerat ne formule:
deltaG = -30.5 J/mol + (8.314472 J /K* mol) * 298.15 * log (0,25*10^-3 * 1,65* 10^-3 /2,25*10^-3)
deltaG = -51,8 kJ/mol
pra sic shihet vlera e deltaG ndryshon shume prej asaj qe ishte energjia standarte. dhe te mendojme qe nuk kemi llogaritur nje sistem ku ndryshon pH ose faktore te tjere qe mund te ndryshojne vleren e deltaG. mendohet qe tek muskuli kjo vlere mund te kape shifren e -57.5 kJ/mol (2).
besoj se kaq mjaftojne per sa i perket energjise qe mund te leshoje nje lidhje ATP-je dhe se cfare modifikesh mund te pesoje ajo sipas sistemit ku ndodhet. ajo qe thjesht doja tu tregoja ishte qe energjia qe mund te lirohet brenda nje qelize te trupit mund te ndryshoje nga ajo standart
te me falni per modifikimet qe bera me siper.o kisha bo gjonat ca lomsh () dhe mu desh ti kontrolloja edhe iher qe te sigurohesha me mire.
nese kam harruar ndonje gje ose ne kete rremuje kam ngaterruar ndonje gje,atehere jeni te lutur ta beni te ditur ose edhe te shtoni ndonje gje me teper (sidomos ju qe keni kimine te fresket )
(1)Wikipedia-kostantja universale e gazrave
(2) Principet e Biokimise,Lehninger,fq.490
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.