Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- Fjalet e huaja, dhe preardhja shqip e tyre (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12971)


Postuar nga Admirali datë 13 Janar 2007 - 15:29:

Talking Fjalet e huaja, dhe preardhja shqip e tyre

Te dashur, forumiste, me bismilah po hapim sot nje teme ku do shpjegojme se perse gjuha jone, eshte nena e te gjithe gjuheve te tjera. Per kete si prove e forte dhe e padiskutueshme shkencore do sherbeje modeli i copezimit te nje fjale ne rrokje, dhe seciles rrokje do i gjejme apo do i bashkengjisim rrokje te tjera, nmq te formojme fjale shqip.

Me kete metode, ne provojme dhe njehere qe nga gjuha jone, kane lindur apo huazuar gjuhe te tjera.


Si fillim po e fillojme me nje fjale sot, te tjerat mot.


Punet e mira behen avash - thote populli shqiptar.

Fjala qe kam zgjedhur sot eshte fjala Miçotaqis, mbiemer tipik grek, qe e ka pas nje politikan i njohur.

Fjalen Miçotaqis ne e ndajme ne 1 fjale dhe 2 rrokje: Miço Ta Qis, fjala Miço eshte emer tipik shqiptar, andej nga jugu ne mos gaboj, rrokjet Ta Qis ne i perafrojme me Ta Nxjerr, pra dmth Miçotaqis do te thote ne gjuhen alla shqipce Miçua ta nxjerr.

Tani, se cfare nxjerr Miçua, pak na intereson , pune e tij, ajo qe na intereson, eshte se ne provuam qe nje mbiemer tipik grek, ka preardhje shqiptare. Qellimi u arrit.

Dikush mund te thote qe po te zbatojme rregullen e treshit ne algjeber (nqs a=b dhe b=c atehere a=c), dhe per fjalen Miçotaqis ne kete menyre: Miçotaqis mbiemer grek, Miçotaqis rrjedh nga fjalet shqipe, dmth te gjithe mbiemrat greke rrjedhin nga fjalet shqipe. Dakort jam dhe une, ky rregull duhet te vleje dhe ne cdo fushe te jetes, jo vetem ne ate matematikore.



Te nderuar forumiste, per sot po e mbyllim kete diskutim. Shpresoj te keni ngelur te kenaqur nga metoda akademike per zbulimin e preardhjes se fjaleve te huaja.


Postuar nga tresh datë 13 Janar 2007 - 16:06:

admino mos na e qaj kryte....
ca ke me rregullen e treshit....a nuk gjete ndoj rregull tjeter aaa


Postuar nga Admirali datë 13 Janar 2007 - 16:38:

Eh...

Citim:
Po citoj ato që tha tresh
admino mos na e qaj kryte....
ca ke me rregullen e treshit....a nuk gjete ndoj rregull tjeter aaa




Po ajo i shkon per shtat, ca them une i ziu, se mos e kam shpik une ate emer. Si tha Skenderbeu. Lirine (jo Lirine e Sales ) nuk jua solla une, ate e gjeta mes jush.

Dhe une te them: Emrin nuk ja vura une tresh, por ma mesuan ne shkolle



Deklarim: Emertimi rregulla e treshit nuk ka te beje aspak me tresh-in tone, forumist dhe ish-koleg. E them kete per te hequr qafe ndonje denoncim per perdorim te paligjshem te emrit


Postuar nga Fajtori datë 13 Janar 2007 - 21:05:

Po mbiemri "Karamalis" nga vjen?


Postuar nga tresh datë 13 Janar 2007 - 21:24:

une di 2 shpjegime

po mqs eshte rregulla e treshit edhe ketu po degjoj tuajat se pari


Postuar nga Admirali datë 14 Janar 2007 - 02:42:

Eh...

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Po mbiemri "Karamalis" nga vjen?



Ka Rama Lis - dmth ka qene nje Rame qe ka pas nje lis (sa per info, i jati i Sali Berishes, Ram e ka pas emrin ). Ky Rama qe ka pas nje lis patjeter tropojan duhet te kete qene



Tresh, rradha jote per ver. tjeter


Postuar nga Admirali datë 14 Janar 2007 - 05:07:

Eh...

Sot, do perpiqemi te vertetojme rrenjen shqip te emrit te nje qyteti te njohur italian (dhe midis shqiptareve kuptohet). Behet fjale per qytetin Peskara. Historia e preardhjes se emrit te qytetit nuk do shume mend per tu kuptuar, mgjt po bejme pak histori iliresh(mqs si qytet eshte shume i vjeter, qe nga koha e perandorise romake) per te ndricuar sadopak ne preardhjen e emrit Peskara.

Nje grup iliresh, duke perfituar nga levizja e lire brenda perandorise romake (si puna e Shengen, vetem se atehere paraardhesit tane nuk rrinin para ambasadave per viza) vendosen te emigronin ne Itali per mireqenie ekonomike. Dhe u vendosen pikerisht ne krahinen qe sot quhet Abruzzo. Tek ky grup, ishin 5 veta qe ishin me te praptit, vetem me henger e pire e kishin mendjen, dhe iliret i quanin 5 (pese) trapat. Mirepo ky lloj pseudonimi filloi te perdorej shpesh, dhe fjala trap u zevendesua me sinonimin e saj, mqs kuptimi perafrohej tamam me sjelljet e atij grupi prej pese vetash.

Nuk kaloi shume kohe, dhe vete italianet e asaj kohe filluan te emertonin tere iliret emigrante me emrin e grupit Pese *ara, emertim qe e mori dhe vendi ku ata banonin.


Shkurtimisht, emri i qytetit Peskara vjen nga bashkimi i fjaleve Pese dhe *ara.


Prandaj mos u cuditni kur te degjoni emrin Peskara, pasi te paret tane na e lane trashegim.


P.S.

Supozohet qe keta Pese *arat te kene qene me kete perkatesi etnike ilire: Malok, Lab, Laluc, Katunar dhe Çam.


Postuar nga Aljohin datë 18 Janar 2007 - 05:16:

tani shpjegohet gjithcka...une ne fakt e dija po mendoja se ata ishin pese katunare...

ne fakt ketu ka pak ridondance (po kjo fjala ca do me thene ne albanishten e lashte?) sepse malok dhe katunar eshte e njejta gje (ne tirane gezojne  te njejtin status me te drejta plotesisht te berabarta) kurse cam nuk eshte ne territorin shqipetar por ne ate grek po te ishte keshtu duhet te fusje te peskarat edhe kosovaret po ashtu do beheshin shumekara...keshtu qe akshe akshe ka ngelur Maloku me dybole (kujdes jo "dylbi")...


Postuar nga Aljohin datë 18 Janar 2007 - 05:20:

ej admiralo ma shkaperderdh (kesaj vetem kontinenti ia gjen etimologjine) pak fjalen "Kimono"...une ia dhashe si sfide Kontinentit po ai u dorezua...


Postuar nga Admirali datë 18 Janar 2007 - 06:07:

Eh...

Citim:
Po citoj ato që tha Aljohin
ej admiralo ma shkaperderdh (kesaj vetem kontinenti ia gjen etimologjine) pak fjalen "Kimono"...une ia dhashe si sfide Kontinentit po ai u dorezua...



Ce flet mer jahu, hajde ketu se ta thom un shpjegimin, metoda eshte e garantuar sipas mendjeve te ndritura te 2 forumisteve ketu (i jap kredencialet e duhura nese ma kerkojne nje gje te tille).


Fjala Kimono nuk vjen as nga japonishtja per nje veshje dhe as nga greqishtja (sipas filmit My Big Fat Greek Weeding), eshte gabuar rende qe fjala Kimono i referohej veshjes, ne fakt ajo i referohej personit. Konkretisht fjala Kimono ndahet ne fjalet Ki dhe Mono, qe po ta shqiperojme ne gjuhen e sotme shqipe do te thote Ky Moni.

Dmth ka qene nje shqiptar qe quhej Moni (shkurtim i emrin Osmon si Osmon Aga, kenga e Sinan Hoxhes) qe binte ne sy per veshjet e tij ekcentrike, dhe njerezia thonin gjithmone vishesh si Ky Moni. Me kalimin e kohes(flasim per mijra vite) shprehja ndrroi disa fjale dhe u ngaterrua sikur doje te thoje per veshjen, jo per robin (dmth per Monin), dhe faji ne fakt i ngelet japonezeve qe nuk dinin shqip ne ate kohe.

Prandaj Kimono -> Ki Moni -> Ky Moni(Osmoni dmth per shkurtim).

E kuptove tash se nga vjen fjala.

Te lutem mos me falendero,jam teper modest se e bej per te miren e njerezve, qe ta dine se i kemi dhene fjale te vyera gjuheve te tjera.


P.S.
Malok jane te veriut tradicionalisht, kurse katunare jane te Shqiperise se Mesme, kjo sipas tradites se epiteteve te nxjerra nga vete populli shqiptar.


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.