Forumi Horizont | Trego 10 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Femiu qe vuan nga Leokemia (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13039)
Femiu qe vuan nga Leokemia
Nuk e di a e kam vendos temen ku duhet mirpo
Kisha dasht me ju njoftuuu edhe pse nuk menoj se eshte forumi per ksi sene po po du me ju lut diqka kush munet me me ndihmu rreth Rastit te femiut qe vuan nga leokemia :
Emri:Aid
Mbemri: Sermagjaj
Mosha : 4 vjeq
Vendlindja: Hogosht-Kamenice(Dardane)
Prinderit te pa pune,i ka kushtet e keqija...eshte Femije qe bene pjese ne familjen time (d.m.th. eshte Djali I Qikes Se Migjes tem ) Spo di foto me qit te tij palidhje spo muj se po me dhimet me bo shume te madh kete rast nashta me kuptoni ....Pytjen qe po du me jav bo eshte se:
-Aidi eshte ne spital ne Prishtine momentalisht mjeket na kan rekomanduar qe ta dergojm sa me shpejt jasht dikun per sherim mire po sherimi nga semundja po kushton afer 120.000 mij euro mmmm shume teper pare ..familja ime e gjere po mbledh pare mire po duhet edhe donacione me na ndihmu naj kush e une vendosa qe : te gjoj ndonje njeri qe din te nxjerr pare prej internetit permes wester unionit dhe ti ndihmojm se bashku femiut i cili eshte ne meshir te pare ka pare do te sherohet ska pare do te vdes :S:S pergjegjesit i marre te gjitha per mi vete rreth transferit te parave vetem te dal ndonje qe te me ndihmojj ....nashta me kuptuat qka deshta me thon kush menon se munet me me ndihmu qe e-mail addresen teme edhe folim ne msn tani edhe dalim pina kafe rrina folim ma gjeresisht faleminderiit per mirkutpim
Me rrespekt
E-mail Addressa jeme : city_rrebeli@hotmail.com
Ju lutem kush munet me me ndihmu regjistroni imellen teme edhe folim Ja Ktheft me 10000 te mira i madhi ZOTI
kalofsh mire
Admin..Bone sticky qet teme nese ka mundesi
Pikesepari... si mund te sigurohen njerezit qe rasti eshte real. Se me thene te drejten edhe 120 000 euro nuk jane pak. Dhe nuk jane pak as 100 euro per ate pune. Me falni nese dukem mosbesues por raste abuzimi kam hasur shume ne internet dhe doja thjesht tu ftoja te sqaronit dicka me shume para se te perdorhen keto faqe per qellime ekonomike.
Si shume e veshtire per t'u gelltitur m'u dukerka kjo histori. Asnje hollesi per njerezit qe i ka prekur kjo veshtiresi, asnje hollesi per semundjen e femijes, per llojin e kujdesit shendetesor qe i duhet etj. Cfare semundje qenka kjo qe u "sheroka"? Edhe per semundje te renda per te cilat egzistojne mjekime, mjeket japin probabilitet jo garanci per t'u sheruar.
Une punoj si mjeke ne Kanada dhe as operacioni me i nderlikuar nuk vlen 120 000 dollare.
Nese kjo histori eshte e vertete me vjen keq per familjen qe po e kalon si dhe per femijen qe e vuan. Po kam pare shume skema te tilla online dhe ne baze te statistikave ky mesazh ka 99% mundesi te jete nje mashtrim sesa e vertete.
Mirembrema.
Bashkohem dhe une me mendimin e Fajes dhe tuajin Ana.
Kot per kuriozitet "lexova te gjitha postimet" e ketij anetari...
Ja dhe linku,pra mesazhi i fundit ku ky person kishte shkruar per "mashtrimet ne para"....
http://www.forumihorizont.com/showt...8339#post298339
S`e kuptoj deriku mund te arrije "pafytyresia njerezore";
por sic duket jane te "ushtruar ne zanat", dmth s`u ben pershtypje
te dalin "te lypin" ne net...
Eh medet...Te shkretet femije qe i marrin si "pingpong shenjestre",neper "lojera interneti"!!!!
ja web siti qe nuk besoni: http://aidsermagjaj.com/
ju kuptoj juve qe nuk besoni mirpo eshte me te vertet nje gje shum prekese edhe sherimi kushton prej 80.000 deri ne 120.000 dmth 5000 euro per qdo muaj deri sa te sherohet
faleminderit per komentet tuaja
Interesant
Po pse nuk e vute adresen e internetit qe me pare?
Plus qe emaili tek adresa eshte ndryshe nga emaili juaj ketu. Hajde hajde.
adresen e internetit ne ja kemi hapur gratis sepse ka nevoj qe ti ndihmoet ketij femiju dhe ne kemi ofru ndihm ketij femiut prandaj edhe deshta qe ta publikoj edhe ketu se nuk eshte puna qe e-maili jem osht ndryshe prej ketij ketu se femiju eshte me te vertet qe vuan nga Leucemia po ju nqs nuk ju pelqen qe e kam postuar ketu mundeni lirisht ta fshini se un e kom qit per me bo mir e jo me kritiku si genjeshter kto kush osht i interesum tani osht edhe nr i kontos se shpejti nqs doni e paraqes emri mbiemri edhe krejt t`dhanat tash ju e dini qa boni
Heyy
Ku rrin mër ?
Në ç'vend të Kosovës banon ?
Ishte fallco mer Malesor, akoma se kape. Megjithate po te thas vendin ik takoje dhe na thuaj a eshte e vertete.
me falni qe nuk kam pas mundesi qe te pergjigjem me heret mirpo nuk ishte falco djaloshit ja kemi gjetur fondacionet fale njerzve qe e kan zemren e gjere po ashtu ju faleminderit juve te gjith forumin horizont per "perkrahjen e juaj".
P.s. sa i perket Malesorit djaloshi eshte nga gjilani edhe 1 her faleminderit shum...
Trego 10 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.