Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- 5 Gënjeshtrat Më Të Mëdha Që Dalin Nga Goja E Meshkujve (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13055)


Postuar nga Lela_Dr datë 31 Janar 2007 - 17:32:

5 Gënjeshtrat Më Të Mëdha Që Dalin Nga Goja E Meshkujve

Një nga ankesat më të mëdha të grave është se burrat i gënjejnë. Ndërsa gratë janë të prirura t’i lënë ata të ikin edhe pse dëshpërimisht duan t’i besojmë. Por ju mund të jetoni një dashuri të lumtur...

Një nga ankesat më të mëdha të grave është se burrat i gënjejnë. Ndërsa gratë janë të prirura t’i lënë ata të ikin edhe pse dëshpërimisht duan t’i besojmë. Por ju mund të jetoni një dashuri të lumtur duke njohur gënjeshtrat e burrit e duke e pritur, që ai një ditë të bëhet i përgjegjshëm. Ja pesë gënjeshtrat që kryesojnë top-listën e atyre, që burrat thonë përditë dhe, arsyet pse detyrohen të gënjëjnë:

1. Ajo është vetëm një mikeshë

Një grua e panjohur përgjigjet në telefonin e tij? Duke fjetur në divan të duket sikur është gati për sulm, të kapë telefonin nëse i bie? Shpenzon netë të gjata me të? Me sa duket ajo është një “mikeshë ”?… Po, por njëra me të cilën ai shkon në shtrat herë pas here.
Burrat thonë këtë gënjeshtër, pra është thjesht një mike sepse duan të të bindin se është e pamundur që ata të dalin me çdo grua, në jetën e tyre.”Mikeshë” nuk mjafton për të qenë “e dashur” …por ai kurrë nuk do të donte t’iu jepte fund krejtësisht gjërave, sidomos në rastin kur kjo nuk ka lidhje me ty, sipas tij.


2.Jam gati të ndryshoj

Ka dy arsye pse meshkujt, të cilët momentalisht nuk janë gati të ndryshojnë, thonë se jani gati për ta bërë. E para sepse mendojnë se ju do t’i vini veshin këtij premtimi. Ata e bëjnë për vete një grua duke u shprehur interesin e tyre që ajo të jetë gruaja dhe nëna e fëmijëve të tij, dhe kështu janë gati ta bëjnë këtë gënjështër sa herë e kanë të nevojshme. Arsyeja tjetër është se ata sinqerisht besojnë se do të ndryshojnë … deri në pozicionin kur iu duhet ta mbajnë vërtet këtë premtim. Dhe papritur ata vendosin që nuk është kjo ajo të cilën ata kanë dashur të bëjnë tek vetja e tyre. E dhimbshme, apo jo…


3. Nuk je ti problemi, jam unë

Nganjëherë ai ideali jeni ju. Burrat nuk janë aq të zotë sa gratë në artin e bukur të diplomacisë në zgjidhjen e konflikteve. Nëse një grua ndihet e çlirët ndërsa i tregon një burri se nuk është e interesuar ndaj tij, ai ndihet shumë i frikësuar nga komunikimi direkt. Kur ai thotë “Nuk je ti problemi, jam unë”, në fakt është duke thënë “Unë nuk ndiej dhe aq për ty”… Gjithmonë i bie pak larg për të thënë atë që ndien vërtet.


4. Kam qenë dikur…

Kur një burrë është tashmë i njohur si mashtrues, falja e parë që të ofron është se “ ka qenë dikur” . Në realitet, të qenit mashtrues është motiv dhe mënyra e tij e të sjellurit. Nëse burri juaj mashtron dhe betohet se nuk do ta bëjë më, mos e merrni shumë për bazë fjalën e tij. Ti nuk mund ta besosh se si ka mundësi që po tregohet kaq i sinqertë me diçka, që sërish po ju gënjen.


5. Kurrë nuk do të të gënjej ty


Mund të jetë problem nëse një burrë mbron vazhdimisht idenë se sa i ndershëm është. Nëse ai rregullisht ju bën një sërë betimesh se nuk do t’ju gënjejë kurrë, kjo mund të jetë një shenjë e pandershmërisë ndaj teje.


Të tjera gënjeshtra:

Do të telefonoj

Kur një burrë thotë “Do të telefonoj” , mendojmë se ai mund të telefonojë në mos nesër, në një nga ditët më të afërta. Por nëse të thotë ekzaktësisht kështu ai ka parasysh se “mbase flasim ndonjëherë”.
Sapo kam bërë analizat

“Besomë mua!”, nuk mjafton për trupin tënd. Nëqoftëse shëndeti seksual është i rëndësishëm për të, atëherë është gjithashtu e rëndësishme të përdorë kontraceptivë, gjithnjë, edhe me ju.

Jam tip i komplikuar

Jo, nuk është i komplikuar. E vërteta është se ai e ka një të dashur, por i pëlqen të shkojë në shtrat dhe me ty njëkohësisht.

S’shkoj kurrë në një shtëpi publike
Shumë gra mendojnë se të paktën këtë gjë burri i tyre nuk e bën kurrë. Por industria e seksit fiton miliarda çdo ditë…

Flasim më vonë

Të ka thënë kështu? Në fakt ka dashur të thotë “Le t’i japim fund kësaj bisede dhe të mos i kthehemi kurrë më”.





Postuar nga Niqua datë 31 Janar 2007 - 18:26:

Re: 5 Gënjeshtrat Më Të Mëdha Që Dalin Nga Goja E Meshkujve

:

1. Ajo është vetëm një mikeshë

Një grua e panjohur përgjigjet në telefonin e tij? Duke fjetur në divan të duket sikur është gati për sulm, të kapë telefonin nëse i bie? Shpenzon netë të gjata me të? Me sa duket ajo është një “mikeshë ”?… Po, por njëra me të cilën ai shkon në shtrat herë pas here.
Burrat thonë këtë gënjeshtër, pra është thjesht një mike sepse duan të të bindin se është e pamundur që ata të dalin me çdo grua, në jetën e tyre.”Mikeshë” nuk mjafton për të qenë “e dashur” …por ai kurrë nuk do të donte t’iu jepte fund krejtësisht gjërave, sidomos në rastin kur kjo nuk ka lidhje me ty, sipas tij.




Lela kta jan gjana qe dihen por ke ba mire se i ke sjell ktu qe ti dijn femnat e padjallzume.
Urime per temen zemer.
Ps, po kur thone femnat "MIKU" si ky x-si mashkull ktu lart si quhet ajo femer,jo per gja por asht nji ktu nforum qe se thote kurre i dashuri por vec miku dhe ma shpif.


Postuar nga amor alucius datë 01 Shkurt 2007 - 14:54:

O Lela,keto jane genjeshtra UNISEX rrusho Mgjth,kjo e meposhtmja eshte ajo qe preferoj pasi subjekti ne fjale del nga biseda me nje ndjenje te tipit"ai/ajo eshte problemi,ahhh,une jam teper i/e mire per te,e tha dhe vete ai/ajo"


Citim:
Po citoj ato që tha Lela_Dr
3. Nuk je ti problemi, jam unë

Nganjëherë ai ideali jeni ju. Burrat nuk janë aq të zotë sa gratë në artin e bukur të diplomacisë në zgjidhjen e konflikteve. Nëse një grua ndihet e çlirët ndërsa i tregon një burri se nuk është e interesuar ndaj tij, ai ndihet shumë i frikësuar nga komunikimi direkt. Kur ai thotë “Nuk je ti problemi, jam unë”, në fakt është duke thënë “Unë nuk ndiej dhe aq për ty”… Gjithmonë i bie pak larg për të thënë atë që ndien vërtet. [/I] [/B]


Postuar nga elementi79 datë 02 Shkurt 2007 - 23:14:

Re: Re: 5 Gënjeshtrat Më Të Mëdha Që Dalin Nga Goja E Meshkujve

Citim:
Po citoj ato që tha dreqja shkodrane
:

1. Ajo është vetëm një mikeshë

Një grua e panjohur përgjigjet në telefonin e tij? Duke fjetur në divan të duket sikur është gati për sulm, të kapë telefonin nëse i bie? Shpenzon netë të gjata me të? Me sa duket ajo është një “mikeshë ”?… Po, por njëra me të cilën ai shkon në shtrat herë pas here.
Burrat thonë këtë gënjeshtër, pra është thjesht një mike sepse duan të të bindin se është e pamundur që ata të dalin me çdo grua, në jetën e tyre.”Mikeshë” nuk mjafton për të qenë “e dashur” …por ai kurrë nuk do të donte t’iu jepte fund krejtësisht gjërave, sidomos në rastin kur kjo nuk ka lidhje me ty, sipas tij.




Lela kta jan gjana qe dihen por ke ba mire se i ke sjell ktu qe ti dijn femnat e padjallzume.
Urime per temen zemer.
Ps, po kur thone femnat "MIKU" si ky x-si mashkull ktu lart si quhet ajo femer,jo per gja por asht nji ktu nforum qe se thote kurre i dashuri por vec miku dhe ma shpif.




prsh a nuk do te ishte me mire te pyesnit pse genjene burrat???????//
kjo nuk do tu pelqente apo jo, sepse jane frate qe i mesojne te bejne nje gje te tille biles edhe duke i shperblyer
ja p.sh dy shoqe te miat vazhdimisht me thone se te dashurit e tyre do ti tradhetojne nese nuk e kane bere tashme dhe se e dine shume mie qe do te genjehen prej tyre por cfare bejne kane dale me moton
"burri qe nuk eshte i zoti te kete dashnore nuk i duhet askujt"
pse ?????????


Postuar nga Enya datë 02 Shkurt 2007 - 23:17:

sepse legeni, legen mbetet...


Postuar nga Nigo datë 03 Shkurt 2007 - 03:14:

Citim:
Po citoj ato që tha Enya
sepse legeni, legen mbetet...


Uau Enya.....më me avash moj vajz kur flet për 5  gënjeshtrat tona 


Postuar nga amor alucius datë 03 Shkurt 2007 - 20:32:

Re: Re: Re: 5 Gënjeshtrat Më Të Mëdha Që Dalin Nga Goja E Meshkujve

Citim:
Po citoj ato që tha elementi79
"burri qe nuk eshte i zoti te kete dashnore nuk i duhet askujt"
pse ?????????


Mua me duket me i mire ai qe ka potencialin per te pasur dashnoren,por qe per ca arsye morale(si psh.dashuria ndaj nje femre tjeter)e ndalon te beje nje hap te tille

Mgjth,besoj qe dhe meshkujt per femrat e tyre e mendojne ne te njejten forme: ty do te te pelqente nje femer qe s'ka potencial per te pasur nje mashkull tjeter?


Postuar nga Aloha datë 11 Prill 2007 - 08:59:

Talking

me pare pikat se sa mashtrojne femrat meshkujt e shkret

fillo lista ktu maro pas i jave shkrimi duke henger buk ne PC hgaghaagh


Postuar nga briseide datë 12 Prill 2007 - 05:20:

Citim:
Po citoj ato që tha Aloha
me pare pikat se sa mashtrojne femrat meshkujt e shkret

fillo lista ktu maro pas i jave shkrimi duke henger buk ne PC hgaghaagh



po flasim per cunat ketu,mos dalim nga tema
nejse...ne "mund" ta bejme per par-condicio lali


Postuar nga Shenjtori datë 14 Prill 2007 - 19:14:

Nuk jane te verteta. Une i kam berdorur te 5 shprehjet dhe kane qene me tere mend e jo genjeshtra.............:p:p

P.S: Mire e ka eleminti79. E kane pyetur ndonjeher veten grate pse genjejne burrat?


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.