Forumi Horizont | Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kombetarja Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=240)
-- Kombetarja 2007 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13131)
Kombetarja 2007
Kombtarja Shqiptare e nis vitin e ri 2007 me nje humbje te turpshme ne Shkoder , nga Maqedonia . Rezultati ishte
SHQIPERI - MAQEDONI = 0 - 1
Ekipi yne aktiivizoj kta futbolliste
1 . BEQAJ
2 . BEQIRI .E 3 . DEDE 4 . DALLKU 5 . HASI
6 . MUKA 7 . LALA 8 . HAXHI 9 . CURRI
10 . TARE 11 . KAPLLANI
U aktivizuan gjate lojes edhe : BOGDANI , BERISHA , HYKA , DURO
Ndeshja u ndoq nga nje numer i madh tifozesh te ardhur edhe nga Kosova por edhe Shqiptare te Maqedonis te cilet sfiduan shiun e madh qe binte , por qe dolen te zhgenjyer nga Kombtarja
Shqiperi - Luksemburg
Shqiperi - Luksemburg
ketu http://livefooty.doctor-serv.com/ ndeshja fillon ne 20:30 ora lokale
63 miqësoret e kombëtares shqiptare në 61 vjet histori
Speciale nga Leonard Karaj
Trajnerët e kombëtares shqiptare nuk mund të ankohen të paktën për ndeshjet miqësore që kanë pasur në dispozicion. Rreth një e treta e 221 takime që ka zhvilluar ekipi ynë përfaqësues që prej ndeshjes së parë ndaj Jugosllavisë më 1946-ën kanë qenë takime testuese që kanë vlejtur veçse për trajnerët kuqezinj. Deri në takimin e mbrëmjes së sotme ndaj Maltës përfaqësuesja jonë ka luajtur plot 63 ndeshje miqësore duke sigluar 22 fitore, 17 barazime dhe 24 humbje për një golavarazh që rezulton në 74 gola të shënuar dhe 92 të pësuar. Ndonëse bilanci është negativ, kombëtarja shqiptare mund të krenohet të paktën për faktin se në ndeshjet miqësore ka kaluar ndjeshëm numrin e fitoreve kundrejt ndeshjeve eliminatore për Kampionatin Evropian ose Kupën e Botës. Ndeshja e parë miqësore e kuqezinjve daton më 23 tetor 1949 ku kombëtarja zbriste në stadiumin e Bukureshtit për tu ndeshur me përfaqësuesen rumune. Takimi përfundoi në barazim 1-1. Pas jo më shumë se dy javësh më 6 nëntor kombëtarja shqiptare siglonte edhe ndeshjen e dytë e cila përkonte më një humbje në Varshavë ndaj Polonisë me rezultatin 2-1. Por kjo nuk ishte asgjë përkundrejt humbjes më të thellë që regjistron kombëtarja jonë në historinë e saj. Në ndeshjen e tetë miqësore kuqezinjtë humbnin 12-0 në Budapest më 24 shtator të 1950 me hungarezët e Pushkash. Ky i fundit u bë edhe autori i 6 golave ndaj kombëtares sonë. Ndërkohë që fitorja e parë në një ndeshje miqësore regjistrohet më 4 qershor 1950 ndaj Bullgarisë në Tiranë me rezultatin 2-1. Duke qëndruar në ndeshjet pozitive të kombëtares edhe fitorja më e thellë e kuqezinjve vjen ngë një ndeshje miqësore. I sapo ulur në pankinën e kombëtares Hans Peter Brigel fitonte 5 me 0 ndaj përfaqësueses së Vietnamit në Norçia të Italisë më 12 shkurt të 2003-it. Me fitore e pati nisur aventurën e tij edhe Oto Bariç teksa fitonte më 16 gusht të 2006-ës ndaj san Marinos në Serravale me rezultatin 3-0. Për Bariç takimi i mbrëmjes së sotëm ndaj Maltës është i treti zyrtar, pas edhe ndeshjes së shkurtit me Maqedoninë. Ndërsa turneu i Antalias dhe miqësorja me Anglinë B më 25 maj nuk kanë qenë zyrtare.
Miqësoret e kuqezinjve
1) 10.23.1949, Bukuresht
Rumani-Shqipëri 1-1
2) 11.06.1949, Varshavë
Poloni-Shqipëri 2-1
3) 11.17.1949, Sofje
Bullgari-Shqipëri 0-0
4) 11.29.1949, Tiranë
Shqipëri-Rumani 1-4
5) 05.01.1950, Tiranë
Shqipëri-Poloni 0-0
6) 06.04.1950, Tiranë
Shqipëri-Bullgari 2-1
7) 09.17.1950, Pragë
Çekosllovaki-Shqipëri 3-0
8) 09.24.1950, Budapest
Hungari-Shqipëri 12-0
9) 10.05.1950, Bukuresht
Rumani-Shqipëri 6-0
10) 11.29.1952, Tiranë
Shqipëri-Çekosllovaki 3-2
11) 12.07.1952, Tiranë
Shqipëri-Çekosllovaki 2-1
12) 11.29.1953, Tiranë
Shqipëri-Poloni 2-0
13) 09.15.1957, Pekin
Kinë- Shqipëri 3-2
14) 01.05.1958, Tiranë
Shqipëri-RFGJ 1-1
15) 11.10.1964, Tiranë
Shqipëri-Algjeri 1-1
16) 03.22.1967, Tiranë
Shqipëri-Bullgari 2-0
17) 07.11.1973, Tiranë
Shqipëri-Kinë 1-1
18) 10.10.1976, Tiranë
Shqipëri-Algjeri 3-0
19) 03.28.1985, Tiranë
Shqipëri-Turqi 0-0
20) 08.06.1988, Berat
Shqipëri-Kubë 0-0
21) 09.20.1988, Kostanca
Rumani-Shqipëri 3-0
22) 09.05.1990, Patra
Greqi-Shqipëri 1-0
23) 09.04.1991, Athinë
Greqi-Shqipëri 0-2
24) 01.29.1992, Tiranë
Shqipëri-Greqi 1-0
25) 05.14.1994, Tetovë
Maqedoni-Shqipëri 5-1
26) 08.16.1995, Valeta
Malta-Shqipëri 2-1
27) 11.30.1995, Tiranë
Shqipëri-Bosnjë 2-0
28) 04.24.1996, Zenika
Bosnjë-Shqipëri 0-0
29) 08.14.1996, Marousi
Greqi-Shqipëri 2-1
30) 01.21.1998, Antalia
Turqi-Shqipëri 1-4
31) 02.06.1998, Valeta
Maltë-Shqipëri 1-1
32) 02.08.1998, Valeta
Gjeorgji-Shqipëri 3-0
33) 02.10.1998, Valeta
Shqipëri-Letoni 2-2
34) 08.19.1998, Nikosia
Qipro-Shqipëri 3-2
35) 02.10.1999, Tiranë
Shqipëri-Maqedoni 2-0
36) 02.06.2000, Valeta
Shqipëri-Andorë 3-0
37) 02.08.2000, Valeta
Shqipëri-Azerbajxhan 1-0
38) 02.10.2000, Valeta
Shqipëri-Maltë 1-0
39) 04.26.2000, Prilep
Maqedoni-Shqipëri 1-0
40) 08.15.2000, Tiranë
Shqipëri-Qipro 0-0
41) 11.15.2000, Tiranë
Shqipëri-Maltë 3-0
42) 01.05.2002, Manama
Maqedoni-Shqipëri 0-0
43) 01.07.2002, Manama
Shqipëri-Finlandë 1-1
44) 01.10.2002, Manama
Shqipëri-Bahrein 0-3
45) 02.13.2002, Hesperange
Luksemburg-Shqipëri 0-0
46) 03.13.2002, San Diego
Meksikë-Shqipëri 4-0
47) 03.27.2002, Tiranë
Shqipëri-Azerbajxhan 1-0
48) 04.17.2002, Andorë
Andorë-Shqipëri 2-0
49) 02.12.2003, Norçia
Shqipëri-Vietnam 5-0
50) 04.30.2003, Sofje
Bullgari-Shqipëri 2-0
51) 08-20-2003, Prilep
Maqedoni-Shqipëri 3-1
52) 10.11.2003, Lisbonë
Portugali-Shqipëri 5-3
53) 11.15.2003, Tiranë
Shqipëri-Estoni 2-0
54) 02.18.2004, Tiranë
Shqipëri-Suedi 2-1
55) 03.31.2004, Tiranë
Shqipëri-Islandë 2-1
56) 04.28.2004, Talin
Estoni-Shqipëri 1-1
57) 08.18.2004, Nikosia
Qipro-Shqipëri 2-1
58) 29.05.2005, Szczecin
Poloni-Shqipëri 1-0
59) 17.080.2005, Tiranë
Shqipëri-Azerbajxhan 2-1
60) 22.03.2006, Tiranë
Shqipëri-Gjeorgji 0-0
61) 01.03.2006, Tiranë
Shqipëri-Lituani 1-2
62) 16.08.2006, Seravale
San Marino-Shqipëri 0-3
63) 07.02.2007, Shkodër
Shqipëri-Maqedoni 0-1
Van Basten shpall anti-Shqipërinë
Trajneri i Kombëtares holandeze, Marko Van Basten, bëri të ditur emrat 29 futbollistëve të skuadrës provizore për dy ndeshjet e ardhshme të muajit shtator për kualifikueset e Euro 2008. “Tulipanët” do të presin Bullgarinë në “Amsterdam Arena”, më 8 shtator përpara se të luajnë në “Qemal Stafa” katër ditë më pas. Van Basteni do ta lajmërojë skuadrën finale ditën e premte. Holanda ndodhet në vendin e tretë (Shqipëria në të katërtin) me tri pikë më pak se lideri i grupit, Rumania. Rud Van Nisteloj dhe blerjet e reja të Realit të Madridit, Snajder dhe Roben janë në listë. Skuadra provizore: Portierë: Van der Sar (Manchester United), Stekelenburg (Ajax), Timmer (Feyenoord), Uaterman. Mbrojtës: Boulahrouz (Sevilla), Bouma (Aston Villa), De Cler (Feyenoord), Emanuelson (Ajax), Heitinga (Ajax), Jaliens (AZ Alkmaar), Mathijsen (Hamburg), Melchiot (Uigan), Ooijer (Blackburn. Mesfushorë: Afellay (PSV Eindhoven), Van Bronckhorst (Feyenoord), De Jong (Hamburg), Landzaat (Uigan), Maduro (Ajax), Seedorf (Milan), Sneijder (Real Madrid), Van der Vaart (Hamburg), De Zeeuv. Sulmues: Babel (Liverpool), Huntelaar (Ajax), Kuyt (Liverpool), Van Nistelrooy (Real Madrid), Van Persie (Arsenal), Robben (Real Madrid), Vennegoor of Hesselink (Celtic).
Blindohet “Qemal Stafa”, 12 orë në vëzhgim
Shkruar nga Leonard Karaj
ImageStadiumi kombëtar “Qemal Stafa” dhe ambientet përreth tij do të jenë vendet më të “sigurta” në Tiranë më 12 shtator. Disa orë para fillimit të ndeshjes Shqipëri-Holandë, policë dhe agjentë do të shpërndahen nëpër të katërta anët e këtij impianti për të siguruar zhvillimin sa më të qetë të kësaj ndeshje të shumëpritur nga tifozët shqiptarë. Por puna e policisë shqiptare nuk do të përmblidhet vetëm aty.
Gjithçka do të fillojë me një survejim më të mirë të aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas nga ku pritet të zbarkojnë 400 ultras holandezë dhe një numër i madh i tifozëve shqiptarë, pjesëtarë të grupimit “Tifozët kuqezinj”. Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, me anë të një njoftimi zyrtar, ka bërë të dituar dje të gjitha masat që do të merren për ruajtjen e qetësisë dhe mbarëvajtjen e këtij takimi. Në njoftimin e saj drejtoria e policisë u shpjegon më mënyrë eksplicite se çfarë duhet të bëjnë, ku duhet të kalojnë dhe çfarë u ndalohet rreptësisht sportdashëve që do të ndjekin nga shkallët e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” këtë ndeshje. Gjithashtu strukturat policore do të ndalojnë çdo person apo grup personash që do të kapen duke shitur bileta jashtë pikave të përcaktuara nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe mbi çmimet e vëna në biletë. Ajo do të kryejë sekuestrimin e menjëhershëm të biletave që do të kapen, duke e shtrirë hetimin jo vetëm në persona që kapen duke shitur bileta, por dhe tek persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme. Ndërkohë, ajo çka është më e rëndësishme dhe që u ndalohet rreptësisht tifozëve, janë futja në stadiume e mjeteve të forta. Gjatë hyrjes së sportdashësve në stadium nga ana e policisë do të ushtrohet kontroll i imtësishëm në drejtim të parandalimit të futjes nga tifozët të sendeve të ndaluara si fishekzjarrë, shishe të ndryshme, kapsolla, flamuj me shkopinj, parulla me mbishkrime jo të përshtatshme, të cilat mund të çojnë në dënimin e federatës sonë për racizëm. Policia kërkon me këtë rast bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve dhe tifozëve.
Udhëzimet
1. Nga ora 08.00, datë 12 shtator 2007, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në ambientet përreth stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, në sheshin “Italia”, sheshin “Nënë Tereza”, përgjatë gjithë rrugës “Lekë Dukagjini” si dhe përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” deri te ura e Lanës.
2. Nga ora 12.00, datë 12 Shtator 2007, do të bëhet mbyllja e lokaleve përreth stadiumit “Qemal Stafa” dhe sheshit “Italia”. Ndërsa nga ora 16.00 do bëhet ndalim qarkullimi i automjeteve në ambientet përreth stadiumit, sheshit “Italia”, sheshit “Nënë Tereza”, deri tek kryqëzimi i presidencës, përgjatë gjithë rrugës, “Lekë Dukagjini”, “Dervish Hima” dhe “Asim Zeneli”.
3. Hyrja për në stadium do të fillojë në orën 17.00 të datës 12.09.2007, duke respektuar rrugë-kalimet e përcaktuar nga policia dhe konkretisht:
a) Hyrja për në tribunat A, B dhe E do të lejohet vetëm nga
rrugë-kalimi i hotel “Sheraton”.
b) Hyrja për në tribunën C do të lejohet vetëm nga rrugë-kalimi i rrugës “Lek Dukagjini”, krahu i televizionit shqiptar.
c) Hyrja për në tribunën D do të lejohet vetëm nga rrugë-kalimi i rrugës “Dervish Hima” dhe rrugës “Lek Dukagjini”, krahu i televizionit shqiptar.
Kombetarja jone barazoi sot me Sllovenin.Loja nuk u ngrit mbi nivelin mesatar nga te dy skuadrat.Une mendoj se futbollistet tane sidomos ata qe luajne ne Shqiperi nuk kane guxim ta gjuajne topin drejt rrjetes kundershtare dhe per te shenuar.Nje rast ne pjesen e dyte nga N Dede mundesia ishte me e madhe ta gjuaje topin ne rrjete se sa jashte saj.Megjithate barazimi eshte me i mire se sa humbja.
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.