Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Perse? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13151)


Postuar nga diabolic datë 11 Shkurt 2007 - 04:09:

Perse ?...

Perse duhet te duam pa llogjike ,pa arsye ,pa e pare ate qe duam ne sy dhe boten me ngjyrat qe ka.Nje person i cili ishte ne konkurim me mua per te pasur te njejten vajze pas te ciles ishim te dy te dashuruar, me tha dicka qe nuk kam per ta harruar.

Njeriu eshte o i zgjuar o i dashuruar,te dyja gjerat bashke nuk mund te jete...

Mesa duket ne ate kohe po bisedonin me njeritjetrrin dy persona jo te zgjuar...


Postuar nga Stud3nt datë 11 Shkurt 2007 - 11:02:

little things, affect litle minds = gjera te vogla,ngacmojne mendje te vogla ka thene Einstein...... dashuria nuk eshte gje e vogel


Postuar nga amor alucius datë 11 Shkurt 2007 - 16:00:

Te jesh ne konkurim?Ah jo Diabolic,nuk ka konkurim aty ku ka ndjenja te pastra,ka vetem dhenie.Konkurimi eshte per shpirterat qe kane nevoje perkedhelje egoje,shkurt hesapi per egoistet.Ti ke nevoje per egoiste ne jeten tende?
Nganjehere eshte mire te ju sjellesh shpinen gjerave pa kthyer me koken mbrapa.Nganjehere eshte mire te mendosh qe meriton me shume.

Perse duam pa llogjike?
Jo,s'eshte rregull te duash pa llogjike.Njeriu ne dashuri duhet te perdore llogjiken me shume se askund.Sidomos ne fillimet e dashurise,e nese sheh qe dhe tjetri ndjen te njejten gje atehere c'monton PAKEZ murin e llogjikes duke i bere vend ndjenjave.

Respekto veten qe te te respektojne te tjeret.E si mund te respektosh veten?Duke perdorur llogjiken nder te tjera.E nese do kesh arritur te balancosh veten,nese ke arritur te respektosh veten do jene te tjeret qe do konkurojne per ty,ta siguroj


Postuar nga Niqua datë 11 Shkurt 2007 - 17:31:

Diabolic ma mire se e din ti sa dashni ke per ate vjaze asnje nga ne se di,ndoshta e ke vec simpati dhe e ngaterron me dashnine ose thjesht iluzion qe do ta prekish ,ndoshta dashuri ,por duhet te presesh ne cgrade e e ke ate dashuri.Per menimin tim ato qe te flasin e te munohen te japin men medemek se dijne gjithcka belive me jan vec pimpa qe flasin shume e hapen thesin e rrenave kur ia nisein tjapin men si ekpserte qe dihet se jan si ajo dhoma pa dritare qe te ze frymen.


Postuar nga agata datë 11 Shkurt 2007 - 19:21:

Re: Perse ?...

Citim:
Po citoj ato që tha diabolic

Njeriu eshte o i zgjuar o i dashuruar,te dyja gjerat bashke nuk mund te jete...



Kjo eshte mese e sakte, nje gje te perafert e kam lexuar ne shkrimet e Victor Hugo.
Ku thoshte se zemra dhe truri jane si ajo ora me rere, ku dhoma e njeres boshatis tjetren


Postuar nga diabolic datë 11 Shkurt 2007 - 22:08:

Tashme une nuk jam ne dilemen e dickaje qe dikur me merrte frymen.Dikur kam qene i dashuruar dhe kujtoja se bota rrotullohej vetem rreth personit qe doja...gabohesha. Tashme sjam me i dashuruar ose te pakten i dashuruar verberisht pas nje personi.Dikush me pyet nese une dua nje person egoist.Une kam qene i dashuruar pas nje personi qe u tregua egoiste dhe me beri te kuptoj se para se te duash dike tjeter duhet te duash veten ne fillim. Kam pasur gjithmon nje qendrim prej menfregisti ndaj femrave ku arrija te sillesha ashtu si doja une dhe arrija te beja cfar te doja me to.Gabohesha, e di edhe kete .Por gabova edhe kur i dhashe gjithcka nje femre.Por ajo qe nuk arrijm te bejm eshte te jemi te balancuar kur dashurojm.Te pakten une nuk bie kollaj ne dashuri ,e kam te veshtire te jem nje person qe sillet mire me nje femer.Jam gjithmon i njejti bastard per to qe ndjell thashetheme dhe kuriozitet. Shume pak me njohin ashtu si jam,shume pak.
Nese do te isha akoma i dashuruar nuk do ta hapja kete teme,te pakten i dashuruar pas nje personi qe me ka njohur me erresiren.

Tashme kam njohur nje person qe ja vlen me te vertet te perdoresh zgjuarsine per te filluar qe ndjenjave ti jap nje mundesi me shume .Eshte dicka qe shkon pertej atyre historive dy javore qe une kam mesuar veten dhe te tjeret.Nejse...


Postuar nga amor alucius datë 12 Shkurt 2007 - 00:39:

Citim:
Po citoj ato që tha dreqja shkodrane
Diabolic ma mire se e din ti sa dashni ke per ate vjaze asnje nga ne se di,ndoshta e ke vec simpati dhe e ngaterron me dashnine ose thjesht iluzion qe do ta prekish ,ndoshta dashuri ,por duhet te presesh ne cgrade e e ke ate dashuri.Per menimin tim ato qe te flasin e te munohen te japin men medemek se dijne gjithcka belive me jan vec pimpa qe flasin shume e hapen thesin e rrenave kur ia nisein tjapin men si ekpserte qe dihet se jan si ajo dhoma pa dritare qe te ze frymen.


Kush je ti te paragjykosh njerezit qe shprehen ne kete teme?Ti po pate mendime konstruktive ne lidhje me temen,bazuar ne eksperiencen tende, bujrum,hajde e jepi.Po s'pate na i kurse ca gjera se po te ja fillonim me paragjykimet ketu s'do perfundim aq shpejt...


Postuar nga amor alucius datë 12 Shkurt 2007 - 00:54:

Citim:
Po citoj ato që tha diabolic
Tashme une nuk jam ne dilemen e dickaje qe dikur me merrte frymen.Dikur kam qene i dashuruar dhe kujtoja se bota rrotullohej vetem rreth personit qe doja...gabohesha. Tashme sjam me i dashuruar ose te pakten i dashuruar verberisht pas nje personi.Dikush me pyet nese une dua nje person egoist.Une kam qene i dashuruar pas nje personi qe u tregua egoiste dhe me beri te kuptoj se para se te duash dike tjeter duhet te duash veten ne fillim. Kam pasur gjithmon nje qendrim prej menfregisti ndaj femrave ku arrija te sillesha ashtu si doja une dhe arrija te beja cfar te doja me to.Gabohesha, e di edhe kete .Por gabova edhe kur i dhashe gjithcka nje femre.Por ajo qe nuk arrijm te bejm eshte te jemi te balancuar kur dashurojm.Te pakten une nuk bie kollaj ne dashuri ,e kam te veshtire te jem nje person qe sillet mire me nje femer.Jam gjithmon i njejti bastard per to qe ndjell thashetheme dhe kuriozitet. Shume pak me njohin ashtu si jam,shume pak.
Nese do te isha akoma i dashuruar nuk do ta hapja kete teme,te pakten i dashuruar pas nje personi qe me ka njohur me erresiren.

Tashme kam njohur nje person qe ja vlen me te vertet te perdoresh zgjuarsine per te filluar qe ndjenjave ti jap nje mundesi me shume .Eshte dicka qe shkon pertej atyre historive dy javore qe une kam mesuar veten dhe te tjeret.Nejse...


Diabolic,s'te duket e cuditeshme dhe ty qe pikerisht ate gje qe na ka bere ne te vuajme dikur e bejme dhe ne vete sapo te na jepet rasti?Pra njefare hakmarrjeje ndaj nje personi qe s'ka pasur asnje faj per vuajtjet e kaluara?Ne kete forme mund te spjegohet i qenurit bastard brenda.E shume njerez kane nje "shpirt bastardi" brenda qe nxjerr koke sapo t'i jepet rasti.(une inkluziv)
Kam lexuar diku nje thenie,se mbaj me mend se kush e ka thene mgjth pak a shume eshte keshtu: njerezit duhet te kene takuar te pakten nje here ne jete nje njeri te keq ne dashuri,vetem keshtu mund te vleresojne njeriun e mire. Quaje si fat qe e ke takuar...


Postuar nga diabolic datë 12 Shkurt 2007 - 01:39:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius

Diabolic,s'te duket e cuditeshme dhe ty qe pikerisht ate gje qe na ka bere ne te vuajme dikur e bejme dhe ne vete sapo te na jepet rasti?Pra njefare hakmarrjeje ndaj nje personi qe s'ka pasur asnje faj per vuajtjet e kaluara?Ne kete forme mund te spjegohet i qenurit bastard brenda.E shume njerez kane nje "shpirt bastardi" brenda qe nxjerr koke sapo t'i jepet rasti.(une inkluziv)
Kam lexuar diku nje thenie,se mbaj me mend se kush e ka thene mgjth pak a shume eshte keshtu: njerezit duhet te kene takuar te pakten nje here ne jete nje njeri te keq ne dashuri,vetem keshtu mund te vleresojne njeriun e mire. Quaje si fat qe e ke takuar...



Amor jam me te vertet dakort me fjalet e tua.Nuk dua te shtoj asgje me shume dhe asgje me pak.

Te qenit bastard brenda eshte menyra ime e te jetuarit,nuk kam lindur keshtu ,jam bere.Eshte faji im dhe faji i te tjereve ,faj i jetes , i eksperiencave.Por ajo qe nuk dua te bej eshte te jem une bastard me njeriun e gabuar.Nuk dua te vras me njerzit me menyren time te qenit...

Gjithe te mirat ...


Postuar nga bucimakja datë 14 Shkurt 2007 - 18:52:

.........pse je kaq i mire ti...pse ma ben diten te me rreshqase ne gjurmet e lumturise.....pse me ben te ndihem si  nje princesh.....pse....nuk behem shume pishman se pergjigjen tende e kam brenda zemres time............


  Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.