Forumi Horizont | Trego 1 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- E bukur fizikisht,por edhe shpirterisht (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13156)
E bukur fizikisht,por edhe shpirterisht
Po ndiqja nje program tek TVKLAN te titulluar "C'est la vie,,.Kengetare profesionist kendonin duet me ndonje person tjeter publik,pra eshte nje lloj konkurimi.Midis ketyre cifteve kendonte edhe bukuroshja Valbona Selimllari,miss-i pare shqiptar me sander Gjoken.Ne fund te konkurimit dy ciftet qe fitojne me pak vota kendojne edhe njehere,por kenge te ndryshme.Ne baze te vleresimeve te jurise njeri nga ciftet detyrohet te largohet nga konkurimi i metejshem.Por, dihet se cfare jurish ka ne vendin tone,te hapin barkun.Kete jave dolen ne podium per t'u skualifikuar Bona me Sandrin dhe Cifti tjeter i perbere nga kengetari i ri Edi Hizmo dhe balerina e talentuar Enada Hoxha.Enada pervec baleteit ka pasion edhe kengen.Ajo i kushton ketij spektakli 2 ore ne dite pergatitje.Ajo eshte artiste,nene e mire por dhe nje vajze shume shpirtmire.Ajo gezon respektin e atyre qe e njohin,por edhe te telespektatoreve.Dhe kete e ka treguar disa here.Por ajo qe me detyroi ta hapja kete teme eshte xhesti dhe shpirtmadhesia e Miss Albania 1991 V Selimllarit.Kur te dy ciftet dolen ne skene Bona mori mikrofonin dhe tha:"Duke pare pasionin dhe dashurine e Enades per kengen,perkushtimin e saj,une dhe Sandri me deshiren tone e leme ciftin E H dhe E H te vazhdojne garen,pra po terhiqemi vullnetarisht.
Me sugjestionoi ky qendrim teper gjeneroz i te mires dhe te bukures Bona Selimllari.Nuk e prisja nje xhest te till,por ja qe paska edhe vajza shqiptare,qe nuk jane te bukura fizikisht,por edhe fisnike e te bukura shpirterisht.Te lumte o yll i bukurise shqiptare,qe edhe pse 35 vjet vazhdon te ngelesh perseri e bukur!
Me kete rast ajo shprehu edhe nje pjese te karakterit te saj te panjohur nga te gjithe,gjenerozitetin e saj.
Trego 1 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.