| Forumi Horizont | Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 » Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Dido° (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1327)
kerkoj nje rrenje!
Cdo frymemarrje, cast, ore
ka nje skadence,
ashtu si dhe udhetimi i shkrete ne mes se zbrasetise
se endrrave t e vrara pameshirshem
shpirti im eshte i bardhe, i hapur
per cdo ritem, cdo rikthim.
korruptohet e shkreta shigjete ne parabola te frikshme
nese graviteti i ndjenjes
humbet ekuilibrin mes loteve.
une per qender cuditerisht kerkoj nje rrenje,
nje hene stellare
me krahe te kufijshem e pakufishem
qe te shendrise te gjitha qelizat njeheresh
.
Kerkoj ate energji totale ne buzeqeshjen qe njeh
gjithe mekanizmat dhe ligjet e trurit tim,
buzeqeshjet dhe prekjet e tua
qe vazhdimesisht me cojne drejt universit
te trishtimit ku jetoj nga gjithmone
pa e ditur kur do te vish.
Dido°
*Shenje lamtumire*
Shenje lamtumire
Erdhe si nje rreze drite,
dy veshtrime te kryqezuara
nje histori fantastike ne krevat me mua
ne shpirt
ne jeten e te gjithe diteve
si e vetmja enderr e embel
me pas...
keshtu si papritur
u zhduke
eci shkujdesur mes kujtimesh
duke degjuar mijera here
nje kenge qe ti nuk e njeh
por qe pershkon mallshem shpirtin tim...
kam shpresuar ne rikthimin tend,
shpirtin dhe ferrit ia kam falur
duke ecur frikshem neper rruve te erreta
duke kerkuar kujtimin tend
por tani...
vetem te emblin kujtim mbart mbi mua,
kujtim qe me ndryshoi jeten
tendin qe me lejove te jetoj, te rilind, te rivdes
por mbi te gjitha te rilind
mbi hirin e imazhit tend
si nje film ankthi dhe ndjenje
mbetesh ne skutat e zemres time
me nje perqafim e puthje te pershendes
ne faqe te le shenjen e lamtumires
****************************
Hesht!
Dashuria jote nuk njeh gjeste,
dashuria jote nuk njeh fjale
mos ndoshta jam cmendur
qe akoma e kerkoj???
flija valle ne ato momente
kur ti me deshmoje kete dashuri?
Mos valle jam kaq e verber ne zemer
qe asaj qe ti me thua dashuri nuk i ve dot emer?
dashuria jote shurdh-memece
per mua nuk ekziston
thjeshtesisht ne te qenurit e pafolur
thjeshtesisht ne te qenurit e paqene
Hesht!! nuk dua me te te degjoj!
Platonimi nuk ka fjale!
************************
E dashuruar???
E dashuruar???
nese keshtu mund ta quajme te gjithe kete
deshiren e cmendur
per te pershkuar si gjaku lekuren tende
e per tu ndaluar ne zemer
E dashuruar
nese keshtu mund ta quaj kete
deshiren e cmendur per te ndjere brenda nxehtesine tende
dhe ne ndonje menyre
te ndjek rrugen tende
me kembet e mia nga brenda teje
e per te pare me pas ku me con,
ku mund te shkojme te dy bashke?
E imagjinoj dhe filloj te qesh, te qesh si e cmendur
mund te quhem e dashuruar?
kur perballe asaj qe ndjej
kjo fjale me duket
si nje frymemarrje femije qe kerkon te shuaje nje zjarr!
**********************
Hije
Cfare ka ndodhur??
ngjyrat jane bashkuar me hijet
E qeshura ka vene masken e loteve
dhe ngerdheshjes
cfare ka ndodhur??
e lidhur pas prangave te asaj qe nuk je,
asaj qe nuk do?
Hije e ndjenjave qe ti falesh
nuk ke ditur kurre!
Dido°
Nje dashuri qe perfundon
eshte si "te dua" e shkruar mbi nje xham te palare
pak nga pak zhduket
mbetet vetem hija
e nje kujtimi te embel!
amor alucius
Keni vertete talent Dido,komplimentet e mia
Me pelqeu ajo e para me shume se te gjitha,ishte e ndertuar ne ndjenja!
dido, si gjithmone gati sa nuk me ben te qaj sh prekese i ke poezite
METAXA
Si gjithmone fantastike. Dido nqs ke nder mend te nxjerresh ndonje liber do ishte kenaqesi per mua ta merrja.
Ja kalofsh mire
faleminderit te gjitheve per komentet. kam ndermend te botoj nje liber por jo me poezi me tregime kesaj here pas tre librave me poezi qe kam botuar ne shqiperi. Per titullin skam vendosur akoma, kur te vendos do te thote qe do e bej publike
. kete mesazhin e fundit se marr vesh nese eshte nga metaxa apo nga analistja.
Prolog cmendurie
Prolog cmendurie
Engjejt e zinj u kthyen serish naten e kaluar,
teksa perpelitesha ne momentet e pavetedijes
nuk trokiten, hyne pa u ndier
ne heshtjen absolute te hapave qe nuk ekzistonin
me perfshine ne mantelin e tyre
plot tym dhe erresire
Krijese e heshtur e nates se cmendur
me terhoqi drejt saj
pa me pyetur, pa me dhene pergjigje
pa e vrare mendjen se buzet e mia
kishin marre ngjyren e vdekjes nga mosputhja
Dua vetem te zhdukem
ne erresire,
te fluturoj larg,
drejt nates qe dua
drejt te premtuarit tim te zi
dhe ne premtimin e tij vdekjeprurers te mund te pushoj pergjithmone....
pergjithmone....
ora 5.45 minuta.
Nje rreze drite...
hap syte dhe engjejt e zi largohen,
nuk jane me...
ti u zhduke prape si ate dite te zeze nentori....
mos me shiko qe po plakem,
kujtimet po me vrasin pas largeses
kane kaluar shume vite,
shume ore e minuta,
pritja e papritshme me sjell tek ty.
Ndoshta dikush do kete meshire per ne
e engjejt e zinj do kthehen perseri
.
Dikush, dikur...ti
Dikush me ka harruar
ose ndoshta me harruan te gjithe,
Kujtesa me ka humbur
ndoshta asnjehere sme ka kujtuar njeri
Dike kam harruar,
ose ndoshta i kam harruar te gjithe
kujtesa me ka lene
ndoshta asnjehere skam kujtuar njeri
Dikush iku larg, se ktheu koken me pas
harroi te me shihte per te fundit here
syte me kane lene
ndoshta asnjehere sme ka pare njeri
Dikur une ika larg,
te harroja kujtimet ti beja hi,
kujtese e cmendur u kthye
ikjet, takimet dhe njerezit
i kujtoi perseri!
msn
Optimizmo ne maksimum! Complimenti. Un shpresoj qe te kesh almeno 85anni !
| Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 » Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.