Forumi Horizont | Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- A eshte koherent zoti Lesi? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13281)
A eshte koherent zoti Lesi?
Rreth orës 03 të datës 3 mars 1997 digjet nga banditët e Shtetit gazeta e parë e pavarur.
Sot mbushen plot 10 vite nga djegia e “KOHA JONË”
Bandat e SHIK dhe të Shtetit hynë përdhunshëm dhe dogjën gjithçka në redaksinë e gazetës më të madhe shqiptare. Gazetari Zamir Dule masakrohet dhe tentohet të digjet i gjallë në zyrat e gazetës.
Nga Nikollë LESI
Nata e 2 marsit , kur akrepat e orës kishin kaluar në ditën tjetër të 3 marsit 1997, ka qenë nata më e dhimbshme e jetës time si gazetar. Asokohe sapo kishin filluar rrëmujat e revoltës popullore kundër rregjimit të Sali Berishës dhe ne , gazetarët e gazetës së parë të pavarur, shkruanim me një kurajo që sot mund të quhet kurajo e çmendur. Shkruanim kundër rregjimit që kishte prekur votën e lirë të njërëzve në majin e vitit 1996 dhe për lirimin e liderit të Partisë Socialiste zotit Fatos Nano që ishte burgosur politikisht; shkruanim kundër ministrave e zyrtarëve që vidhnin pasurinë shtetrore, ashtu siç shkruanim kundër autoritetit absolut që kishte Presidenti Berisha; rradhisnim në faqet e gazetës “Koha Jonë” kriminelët e SHIK-ut, të cilët rrihnin e vdisnin njërëz dhe ndërkohë na ndiqnin nëpër Tiranë për të na masakruar.
Ishim një grup gazetarësh që nuk donim t’ia dinim se ç’ishte mizoria e shtetit dhe e segmentëve të tij. Kishim hapur faqet e gazetës për opozitën e asaj kohe ku Preç Zogaj me penën e tij të artë demaskonte rregjimin që kishte filluar si demokraci e po përfundonte si diktaturë; jepte intervista Arben Imami e Neritan Ceka që kishin guxim e kurajo brenda çdo rrjeshti, ashtu sikurse Frrok Çupi, i papërsëritshëm, nxirrte ashkla demokracie të cilat ktheheshin në flamur për turmat popullore; nxitonte Emin Barçi për lajmin e fundit në gazetë, ashtu siç vraponte Alfred Peza e Zamir Dule mes plumbave dhe shikasve për të “vjelur” lajmin e fshehur nga shteti duke ia dhënë publikut të nesërmen.
Përkthenin lajmet e agjensisë britanike Reuters, Vladimir Prela e Ilir Gjoni e nuk e dinin natën e 2 marsit se do të ishte nata e fundit në zyrat e gazetës “Koha Jonë”. Jepte titujt e faqes tre dhe një kryeredaktori i famshëm i “Koha Jonë” Ben Blushi dhe nuk kishte nga ta dinte se jashtë redaksisë , në errësirën e natës na prisnin banditët e shtetit për të na djegur, në mos të gjallë, të paktën fjalën tonë të lirë.
As mishi i qepur në kokën e intelektualit Edi Rama apo Ndre Legisi, të goditur nga shikasit e asaj kohe, nuk do të ishte gjë para masakrës që po përgatitej në zyrat e shtetit atë natë të 2 marsit 1997.
Po shkonte ora 23.00 e natës 2 mars 1997 dhe titujt e faqeve të gazetës po faqoseshin prej Suad Barbullushit e Manjola Hykës, ndërkohë që gazetarët kryesorë ishin përkulur mbi supet e dy faqosësve të “Koha Jonë” për të parë titullin e madh të kryredaktorit Blushi. Ku ta dinin Frrok Çupi me Skender Minxhozin, Mimoza Dervishi me Emin Barçin e Martin Lekën, Alfred Peza me Henri Çilin e Zamir Dulen, Enton Abilekaj me Arban Hasanin , Jonila Godole me Ilir Babaramon,
Aurel Simoni me Zamir Alushin dhe Tritan Kokona, Milto Baka me Ylli Dylgjerin apo Dritan Kaba me Agim Xhafkën se jashtë murëve të redaksisë së gazetës rrinin zemërdjegësit dhe shpirtkatilët e rregjimit me zjarr në dorë; ku e dinte Zamir Dule që flinte në një prej zyrave të gazetës se atë natë do të ishte nata e fundit e tij si gazetar-njeri normal. Po ta dinte Zamiri se katilët po prisnin t’i iknin kolegët dhe ta masakronin atë dhe redaksinë me siguri që do të kishte thërritur në mes të natës :”
Ndihmë, o vellëzër !”, por nuk pati asnjë mundësi që goja t’i hapej për ta thënë atë fjalë, pasi kondakët e automatikëve iu vërvitën në kokë e në trup. Më pas e çuan në komisariatin numër tre për ta rrahur edhe më mirë se në redaksi. Prokuroria e Tiranës këto ditë ka arritur ta mbyllë dosjen penale për këtë masakër ç’njërëzore dhe priten arrestet e para.
Atë natë nuk mund ta dija as unë se flakët kishin përpirë krejt redaksinë e gazetës time, e cila nuk ishte vetëm e imja, pasi lexuesit e quanin pronë të tyre. Ku ta dija unë që pas telefonatës rreth orës tre të natës kur kishte filluar data 3 mars se zëri anonim përtej telefonit kishte përgatitur masakrën tjetër; eliminimin fizik.
Zoti dhe bashkëshortja ime me shpëtuan atë natë nga hanxharët e rregjimit që më prisnin pas telefonatës anonime se “ Koha Jonë” po digjet !”. Nga ta dija që shoferit tim Anesti Nikolla, që pati kurajon të dilte vetëm për të parë se ç’po ndodhte në redaksinë e gazetës. Edhe atë e masakruan bandat e shtetit dhe e dërguan në të njëjtën qeli të policisë ku dergjej pa ndenja gazetari Zamir Dule.
Sot bëhen fiks 10 vite nga masakra shtetrore, masakër që nuk harrohet kollaj nga unë e ata gazetarë që punuan për “Koha Jonë”, jo vetëm në natën e 2 marsit 1997.
Edhe shumë vite kanë për të kaluar, por ajo natë e 2 marsit 1997 zor se mund të harrohet prej meje e kolegëve të mijë që donin një zë të lirë, larg presionit shtetror. Me djegie në trup e në hirin e vetvetes , të saj nate të tmerrshme, “Koha Jonë” u ringrit përsëri, por këtë rradhë nën lëngim nga plagët e natës së 2 marsit 1997, plagë që akoma nuk janë tharë.
Arturm nje keshille. Kur artikujt i merr nga ndonje gazete sheno te pakten cito burimin dhe gazetarin qe te kuptojme kontekstin.
Une njohuri mbi ngjarjen nuk kam qe te them apo besoj me plote bindje qe Saliu apo qeveria e tij dhe mjetet si shiku qe ai drejtonte te kene dore ne djegien e Koha jone.
Po ashtu dhe z. Nikolle nuk ka fakte qe te implikojne ndonje qeveritar apo agjent te sherbimeve sekrete te asaj kohe.
Kemi opinjone por ato nuk jane te verteta absolute.
Shume bukur Nikolla ne naten e 1 marsit te ftohte mund te ishte munduar ta ngrohte ca xhane me rraki mani, dhe i trullosur mbase ka harruar cigaren mbi ndonje dosje qe ka cuar ne djegien e zyres se Koha Jone.
Te isha nikolla nje gje te tille sdo te mund ta pranoja dote publikisht, dhe detyrimisht fajin do tja hidhja "Dardhes se Boksit" pra Saliut me shoket e tij trima.
Me bene syte apo lexova me siper emrin e "Prec Zogajt dhe penen e tij te arte qe demaskonte regjimin"
hehehehehhe.
Por Ne 1998 Nikolle Lesi shkruajti nje artikull per Zogajn ku e quajti spiun qe ka spiunuar dhe njerezit qe ka ndare buken e gojes.
Preci ne ate kohe keshilltar i presidences e hodhi ne gjyq, ahhh sa shpejte zbresin e hypin olimpin 100 here personazhet ne Koha Jone.
Artikulli eshte i mbushur me propagande te trashe, permendja e Lirise se Fjales, Shtypi i lire etj fjale te embla per ti hequr sado pak shijen e hidhur artikullit qe Nikolla kerkon te shese.
Po rikujtoj kur doli ne shtyp Shekulli me cmim 5 a 6 here me te lire se Koha Jone, z.Nikolla "Mbajtesi i pishtarit te lirise se fjales" dhe gazetarise, kerkonte ligjislacjon per konkurencen ne menyre qe te ndalonte Shekullin qe po i mirte biznesin.
A e dogji Saliu Koha Jone? pak rendesi ka, Koha Jone ka qene shkrumb e hi qe ne themelim, dhe per kete te fundit jam i sigurt qe Nikolla e hodhi shkrepsen.
Nikolla gjithmone e ka perdorur gazeten e tij per te bere shantazhe dhe perfituar per vete. Eshte ne borxhe deri ne fyt, dhe kur i duhet ndonje lek qe nuk ia japin fillon me gazeten. kete e ka bere ne kohe te Sales, Tosit e tani prape te Sales.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Arturm nje keshille. Kur artikujt i merr nga ndonje gazete sheno te pakten cito burimin dhe gazetarin qe te kuptojme kontekstin.
Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.