| Forumi Horizont | Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 » Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gramatikë, filologji dhe etimologji (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=399)
-- A mund te me perktheni fjalen e huaj ........? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13397)
A mund te me perktheni fjalen e huaj ........?
Sic e dime te perkthesh ne shqip nga nje gjuhe tjeter eshte e veshtire. Per fat te keq gjuha e vendeve ku kemi emigruar po ndikon ne fjalorin tone dhe shume fjale na dalin me kollaj ne ate gjuhe se sa ne gjuhen shqipe.
Po hap kete teme per ata qe, si une, duan te njihen me fjalet shqip qe duan te "perkthejne" fjale te huaja te cilave nuk ua dime perkthimin ne shqip.
Une kam nevoje te mesoj nga ndokush nga ju, per momentin, dy gjera:
1) Fjala "manipulim" ekziston ne fjalorin shqip apo eshte e huazuar. Dhe nqs eshte e huazuar kush eshte fjala shqipe qe e perkthen ate?
2) Dikush di a ka ndonje fjale shqipe qe mund te perktheje termin italian "gestione"? Kujdes, perkthimi nuk duhet te jete fjala "administrim" sepse ne italisht ajo ka nje kuptim tjeter "amministrazione", qe eshte i ndryshem nga "gestione".
Flm
Manipulim nuk eshte shqip,sepse rrjedh nga latinishtja,menjfjal situat e nderthurrur nga dora e njeriut,qe rrjedh nga fjala MANO,MANI,qe do te thote duar.Ne shqip mund te ishte ngaterrestar,ose dicka e ngjashme.
Gestione nuk e di sepse nuk flas shume mire italisht,por duhet te ishte sinonim me fjalet veprim,dhe fjale te tjera te ngjashme me fjalen veprim ne shqip,qe nuk me vin ndermend tani.
Per fjalen manipulim une do te thoshja se, pershtatet fjala perdorim .
A nuk e themi neve ne shqip psh. Ai e perdor ate.
Mani qe eshte dora ne italisht, e dime kete, por ajo pjesa pulim cfar te jete? Ose me sakte pjesa pul ?
Une mendoj se eshte pellemba. Kete e them se ne kemi fjalen shqipe te vjeter qe eshte fjala shpull pra ne kete rast, ajo shpulla ka lidhje direkt me pellemben.
Kurse ne shqip, fjala ''perdorim'' nuk ka vetem kuptimin e shfrytezimit, por ngaterresa eshte se, une perdoroj edhe makinen edhe bicikleten etj. Pra ketu kuptimi nuk eshte nga ana e keqe, por eshte i natyrshem.
Gjithashtu ky kuptim, eshte dhe ne anen e keqe, pra te perdorimit te nje njeriu tjeter etj.
Kurse per fjalen gestione eshte direkt levizja. Ne e themi xhesti por xhesti eshte levizje.
Tek fjala jo shqipe autosugjestion psikikisht kemi nje te pa vertete qe na ndodh por qe e besojme si te vertete.
Tani, kjo qe na ndodh ne psikiken tone, eshte nje levizje se per ndryshe nuk do na shkaktonte besimin, pra dicka ndodhi aty (levizje psikike e kam fjalen) ne tru dhe ne e besojme sikur te jete e vertete.
Edhe administrimi levizje eshte, me kuptimin se administuresi, leviz kudo me mendjen e tij ne ate qe adminsitron - drejton.
Ne qoftese kemi foljen italiane gestire, dhe ketu kemi levizjen.
Fjala "manipulim"
Manipulim-i rrjedh nga latinishtja që domethënë, manipulare-përdor.
1. vë në regull, ndreq me kujdes
2. figurativisht- e vërtit ose e sjell rrotull dikë, e mashtroj, e vë në lojë
Fjala....gestione që është edhe frëngjisht gestion , në shqip thuhet ...drejtim, qeverisje apo edhe administrim
Fjala administrim rrjedh prej latinishtes që domethënë...amdministratio--drejtim. Drejtim dhe organizim, qeverisje, kujdesje për një pasuri ose një vlerë.
O Palo, nuk kerkohet perkthimi ketu, kerkohet pershtatja.
Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
O Palo, nuk kerkohet perkthimi ketu, kerkohet pershtatja.
Ke shume te dreje per pyetjen, por hapesi i temes e ka fjalen tek pershtatja. Sidoqofte deri ketu s'ka asgje te keqe.
Rrespekte.
pa shikuar ne asnje fjalor, fjala manipulim ne gjuhen shqipe pershtatet me fjalen =>keqperdorim.....
E verteta del ne shesh vetem nepermjet ballafaqimit.
Une te them te drejten, mendoj se kuptimi i fjales "manipolare" ne shqip eshte "fus ne dore" apo "fus ne grusht" apo "bej per vete". Quhet manipolim (manipolazione) ne italisht apo ne nivel nderkombetar, veprimi apo sjellja e nje individi apo nje grupi individesh(jo medoemos me qellim te keq) nepermjet se ciles i ndryshohet mendja apo mendesia nje tjeter individi apo grupi individesh(ta fusesh ne dore dike).Qe nje gje e tille te ndodhe eshte e nevojshme qe te paret te jene me te zhvilluar menderisht se sa te dytet.Ose te kene njohuri me te gjera.Edhe ajo çka ndodh ne kete forum,per shembull, eshte njefare manipulimi karshi atyre qe dine me pak se sa te tjeret.Kuptimi tjeter eshte ai i nderhyrjes apo perpunimit nepermjet duarve,zakonisht ne krijimin e gjerave fizike(krijimi apo prishja e diçkaje).Pra nuk ka kuptim negativ vete fjala,gje qe varet nga çka prodhon ajo.Do te thoja,nese edhe ju jeni te bje mendjeje(dakord) qe fjala me e pershtatshme per te permledhur te gjitha keto kuptime eshte:perpunim.
Per sa i perket fjales "gestione", e cila vjen nga folja"gestire" qe do te thote veprimtari drejtuese dhe organizuese, mendoj se pa dyshim fjala shqip qe permledh me mire kuptimin eshte :qeverisje.
Disa fjale ne italisht,si mund te perkthehen sakte ne Shqip???
Condividere
ex. condividere un opinione (i bashkangjitem mendimit,ka kuptim??)
A priori
GiÃ_
Faleminderit.
| Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 » Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.