Forumi Horizont | Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Adoleshentët me uniformë policie në trafik (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13443)
Adoleshentët me uniformë policie në trafik
Janë veshur si policë dhe oficer ushtrie, dhe për një orë kanë mbajtur rendin dhe qetësinë publike pranë gjimnazit “Partizani” në Tiranë. Tre adoleshentët të veshur, dy me rroba ushtarake dhe njëri me kostum dhe kapele policie me kollare të kuqe, kanë “ndihmuar” banorët dhe shoferët të qarkullojnë lirshëm në rrugë. Shërbimet e Komisariatit numër 4 të Policisë së Tiranës, kanë pasur të gjithë kohën në dispozicion për të zbuluar ruajtësit e rremë të rendit, i kanë survejuar për të mësuar qëllimet e tyre dhe në fund kanë ndërhyrë, duke i shoqëruar në rajonin e policisë, pranë kryqëzimit të “Rruga-Ura”, në Tiranë. Fillimisht u dyshua se tre adoleshentët, Agron B, 16 vjeç dhe Rexhep Gj, e Geri A, nga 17 vjeç mund të kishin dalë për të grabitur. Gjithsesi, pasi janë konsultuar, oficerët e policisë u kanë vendosur vetëm një gjobë për mbajtje të padrejtë të uniformës dhe janë lënë të lirë. ge.xha. Marre nga Balkanweb.com
____________________________________________
Ja, ketyre i them une police trafiku
Jam e sigurt se po te vishje me uniforme gjithe adoleshentet e Shqiperise qe permbushin kriteret trupore per oficere policie, do benin nje pune shume here me te mire se ajo qe po behet.
PS Ky lajmi shume komik,ku u paska shkuar mendja partizonsve.
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.