Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 38 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- Si kan harruar Veken (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13476)


Postuar nga northwest datë 12 Prill 2007 - 04:23:

Si kan harruar Veken

Po si more komunista sna that gje per enverin qe ka vdek si sot 22 vjet me pare,po na tregoni ndo nje gje nga jeta dhe veprat e tij te ndritura,kuptohet po pati :p e hapa kte tem vetem per gallat te shtyjm kohen....


Postuar nga lezhjani-82 datë 12 Prill 2007 - 05:05:

Ypsiloni, tema shume mire mund te jete serioze. Ata qe duan te diskutojne mund te diskutojne fare lirshem edhe per Enverin. Nqs. s'do ishte keshtu atehere do te beheshim si ai.

Ps: nese tema merr devijim qesharak do ta transferoj ne neforumin e duhur !


Postuar nga northwest datë 12 Prill 2007 - 06:21:

Lezhjani ska gje plako,po u be qesharake tema,jo per gje po forumi mbi te gjitha eshte ambjent argetimi,diskutimi dhe mbi te gjitha kalim kohe,thuaj do ta mbyll po kaloj ne ofendime midis antarve,aty ke te drejte,ju lezhjanet jeni shum te prer plako,behu me tolerant se krijon me shum miqe


Postuar nga sarandaebukur datë 12 Prill 2007 - 06:55:

Botohen dy letrat që ish-diktatori ia dërgoi bashkëshortes së tij 
  Kur Enveri i shkruante nga Moska Nexhmijes 

Armand jonuzi
Në 22-vjetorin e vdekjes së ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha, gazeta "Tirana Observer" boton letrat intime që ky i fundit i drejtonte bashkëshortes së tij. Botimi i letrave personale të Enver Hoxhës u bë pas ndihmës së dhënë nga Teuta Hoxha, bashkëshortja e djalit të tij, Ilir Hoxha. Dy letrat, të cilat botohen sot për herë të parë, janë zbuluar në arkivat e shtetit. Ish-udhëheqësi komunist i ka shkruar ato gjatë udhëtimit të tij të fundit jashtë vendit, në nëntor 1960, kur ai ishte në Moskë.
Letër drejtuar Nexhmije Hoxhës
Moskë, 13 dhjetor 1960

E dashura ime Nexhmije,
Më ka marrë shumë malli për ty, sa s'më kishte marrë ndonjëherë tjetër, pse të tjera gjendje shpirtërore kanë qenë të parat kur ka qëlluar që jemi ndarë. Ti e kupton vetë. Por, sidoqoftë, ndjenjat e tua, mendimet e tua, dashuria jote më vjen deri këtu dhe më qëndron pranë në këto momente të vështira, por për një çështje të drejtë, pse jemi duke luftuar për çështjen e madhe të Partisë sonë të dashur, të popullit tonë heroik, të komunizmit. Jemi në rrugë shumë të drejtë, kurse grupi i Hrushovit është në rrugë antimarksiste. Këtë s'e luan as topi. Këtu çdo gjë që ngjet, dhe shumë gjëra ngjasin, vërtetojnë drejtësinë tonë. Vetëm, siç e di, zemrën e kemi copë për popullin sovjetik që ka rënë në të tilla duar. Është edhe kjo që na bën të luftojmë me rreptësinë më të madhe dhe t'ia shpërblejmë sadopak të mirat që i ka bërë njerëzimit dhe popullit tonë. Ne do të fitojmë!
Nexhmije, momenti i parë pas fjalimit në dukje mund të mos jetë i favorshëm për ne, por më vonë ndryshe do të ngjasë.
Me sovjetikët patëm tri pjekje, bënë një mijë poshtërsira, por e panë me kë kishin të bënin dhe morën përgjigjen e merituar. Sigurisht do të zgjatesha po të t'i shkruaja të gjitha. Erdhi Torezi na thirri për darkë (i shtyrë). Ai u soll shoqërisht, por s'është në të, as me ne dhe, sidomos, në bllok kundër Kinës. Presim me padurim nisjen, të vijmë në shtëpinë tonë, pse s'ka si shtëpia tënde. Bukë e kripë, por në shtëpi. Prandaj, hiç mos u bëj merak, e dashura Nexhmije, jam shumë mirë nga shëndeti, analiza është e mirë, tensioni i gjakut 8 me 12-13. S'ka më mirë.
Lufta për çështjen e drejtë të Partisë më bën edhe më të fortë. Prandaj, duke të puthur me mall, me shumë mall, e mbyll letrën, të të gjejë mirë me gjithë fëmijët tanë të shtrenjtë.
Yti përjetë!

Enver

Anesë i puth dorën, Sanos, shumë të fala, të tjerëve gjithashtu. Kinezët mund të flasin nesër. Ne ose nesër ose pasnesër, e shumta. Në Tiranë do të vijmë në fund të kësaj jave.

* * *
Letër drejtuar Nexhmije Hoxhës
Moskë, 16 nëntor 1960

E dashura ime Nexhmije,

Megjithëse të thashë se s'të shkruaj, prapë s'mu ndejt pa të shkruar, pasi më telefonove, pse kur dëgjova përsëri zërin tënd dhe të fëmijëve, mu ndez malli i madh për ju dhe për atdheun e shokët. Fjalimin e mbajta sot. Ishte, siç, e di, top. Do të marrësh vesh për fjalimin e poshtër të Ibarrurit dhe të të tjerëve. Por s'ka gjë, ne i kishim parashikuar të gjitha. Armiqtë do të na atakojnë, por rruga jonë është e drejtë, ne do të fitojmë dhe ata do të dërrmohen. Ibarrurin e duartrokitën, por 10 parti as e duartrokitën, këto parti, pra, haptazi ishin solidare me ne dhe me Kinën. Në Bukuresht ishim 2 parti, tash u bënë 10. Më vonë grupi i Hrushovit do të mbetet vetëm. Ju mos u mërzitni se i kemi nervat të fortë, si shkëmb jemi, ashtu siç e kemi Partinë dhe popullin. Duhet me thënë, nga ana tjetër, se fjalimi im bëri përshtypje të madhe. Ne e kemi parashikuar që efekti momentan do të jetë për trockistët, por efekti më vonë do të jetë për ne, në favorin tonë.
Novotni dhe Torezi folën para nesh, por shumë poshtër kundër Kinës. Prestia i Brazilit foli mirë, në mënyrë të rezervuar, por edhe mjaft të tjerë nuk e atakuan direkt Kinën; japonezi, indoneziani, vietnamezi, australiani, neozelandezi s'kanë folur akoma.
Tash presim sa të mbarojë kjo mbledhje, pse s'kam parë kurrë në jetë atmosferë më mbytëse dhe më armiqësore, derisa hapur përpiqen të na përpunojnë në mënyrë agjenturore. Por s'ka gjë, jemi mësuar me luftë, do të kalojnë edhe këto halle. Mendjen dhe zemrën i kam tek ti, Nexhmija ime e dashur. Fëmijët i puth me shumë mall. Si lum ti që i ke afër. Propozimin tënd për udhën e kthimit e morëm parasysh. Ai tash bëhet shumë i rrezikshëm nga çdo anë, kemi gjetur variantin më të mirë dhe më të sigurt.

Të përqafoj dhe të puth me shumë-shumë maaall.

Yti përjetë!
Enver 

.........................................

Ypsiloni  cun i nones e hape kete teme shume serioze , po na posto nje portret te tij  si diktator qe qe??????

Ypsylon lezhjanet i kam ne billding ku jetoje dhe me sa i njoh une me kane bere pershtypje, jane shume te qete, nuk i kan qef thashe themet, jane shume te dashur, mikpritsa por ama- ne cdo vende ku ka pyll ka dhe derra.Ashtu si ne politike  qe ka  plus e ka minus etj.etj...

 Pershendetje.. Saranda .........................

 

 



  
  
  
  
  
  
  

   


















  
  





  
  





 


Postuar nga Amici di Nessuno datë 12 Prill 2007 - 17:24:

Sofokli Laze e ka shkruar kete letren?


Postuar nga sarandaebukur datë 12 Prill 2007 - 19:36:

Po jo mo,  juve cpun ka sofua me letrat e tija,ai sishte aq gomar tja shkruante letrat ndonje tjeter per panteren e zeze.


Postuar nga elsaaa datë 12 Prill 2007 - 22:51:

Eshte e cuditshme qe nje njeri diktator te kete dhe nje ane tjeter qe se kishim pare ndonjeher....ta simpatizojme per kete....personalisht jo sepse na ka lene shume mbrapa si vet regjimi komunist dhe sot po perballemi me ushtaret e tij qe duhet te zhduken nga politika shqiptare njeher e pergjithmone....duhen politikane te rinj me vizione te reja qe Shqiperia te parparoje ne te gjitha aspektet ....por do thoja "Diktatori" i miri i familjes se tij...afeksionist ndaj gruas femijeve te tij....besues ne cdo gje qe bente....virtyt imire tek nje njeri ...dhe ia arriti qellimit deri sa vdiq na udhehoqi...mjer populli Shqiptar qe akoma eshte i infektuar nga virusi i "Diktatorit".


Postuar nga elsaaa datë 12 Prill 2007 - 23:27:

xhaxhi veri kur ishte i ri


Postuar nga elsaaa datë 12 Prill 2007 - 23:31:

dhe nje tjeter


Postuar nga varka datë 12 Prill 2007 - 23:41:

Enveri ne plazh ne france.....

"PARTINE JA MORA ENVERIT JO NANOS" thenia e kryetarit te ps ne kongresine 11.


  Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 38 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.