Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Si ju trajtojne ne vendin ku jetoni? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13477)


Postuar nga sajmolabi datë 12 Prill 2007 - 04:46:

Si ju trajtojne ne vendin ku jetoni?

Une kam kaluar gjate jetes sime si emigrant ne tre shtete te ndryshme dhe kam vene re nje trajtim pak a shume te ndryshem ndaj nesh. p.sh ne itali ka shume raste qe shqiptaret bien pre e mediave dhe e forcave te rendit qe i shfrytezojne per qellimet e tyre politike apo karrieriste.A mendoni se kjo eshte nje paranoje apo eshte e vertete?A ka ente ose zyrtare te shtetit Shqiptar qe na mbrojne(sidomos me shtetet fqinje)?n.q.se keni raste te tilla a mund te mi thoni? Ju faleminderit.


Postuar nga Lela_Dr datë 12 Prill 2007 - 05:06:

Per sa i perket vendit ku jetoj, me kane trajtuar gjithmone shume mire, dhe asnjehere se kam mohuar origjinen time. Neper gazeta shruhen shume gjera, dhe jo vetem per shqiptaret, por dhe italian dhe rumun dhe marokin, (gjithandej ka njerez te keqinj ose qe merren me pislleqe). Nuk eshte e thene qe te gjithe te futen ne nje thes. Sigurisht qe mediat ndikojne sic the dhe ti vete Sajmolabi, por po t besh vend vetes, dhe po te punosh ne pune serioze, nuk te shkel njeri me kembe.
Shpesh me ka ndodhur qe ne shqiperi te jem trajtuar me keq nga Istitucionet se sa ne Itali, dhe sigurisht nuk pres ndihme nga shteti im sepse kur nuk me mbrojne kur shkoj atje, nuk pretendoj ta bejne ne vendet ku ndodhemi.


Postuar nga Amici di Nessuno datë 12 Prill 2007 - 17:27:

S'na trajtojne keq, na japin ndo nje kafe kur s'kemi leke, te japin ndonje leke kur s'ke pune, te mesojne himnin kombetar falas. Gjynof me u qa.


Postuar nga tresh datë 12 Prill 2007 - 21:54:

juve te jap une kafe vetem se kthehu ne Shqiperi, sa per hymnin besoj se e din e ske nevoje me te dhane kafe edhe per kete


Postuar nga Ari. datë 12 Prill 2007 - 22:15:

ketu ku jam une--- me trajtojne njesoj si mbret.... sa dal nga shtepia me mbushin rruget me petale te kuqe, kemba nuk me shkel ne dhe.. eh si jam une ketu...

birinxhi... jame... per 7pale qejfe....
ah thuaj.... po ca na hap plaget o sajmon


Postuar nga ~Enigme~ datë 12 Prill 2007 - 22:45:

Eshte e cuditshme qe sa here qe mblidhemi me shoqeri shqiptare, s'ka dite qe te mos hapet muhabeti i vendlindjes tone. Mgjs te gjithe jemi regulluar apo jemi drejt nderteses se nje karriere me te mire apo, te nje gjendie ekonomike me te mire, ja qe njeriu kerkon ate qe nuk ka - jetesen ne atdheun e tij. Dhe si rezultat fillon te shkele, te cjere ne cdo lloj menyre trajtimin e vendit ku ai jeton.
E pranoj faktin qe jeta ne Europe eshte shume me e veshtire se ajo ne Amerike persa i perket barazimit. Flas per kete te fundit edhe nga eksperienca, asgje nuk vjen lehte, cdo gje qe arin e fiton veretet me djerse, mjafton te luftosh me pasion per ate qe do.
Jam shume dakord me Lelen se do te genjente veten ai qe thoshte se cdo gje eshte lule ne Shqiperi, trajtimi atje nuk krahasohet me trajtimin ketu ne cdo nivel. Nuk kam kohe te analizoj cdo aspket.
Jemi mesuar qe gjerat te jene te lehta, te bejme nje 7-8 orsh "pune", te veme neper kafenijo dhe kur kjo abuzohet fillojne ironizmat si me siper apo anikmet. Zgjohuni njerez, zgjohuni!! Te pakten flas per ata te qe jetojne ne Amerike, ne Shqiperi cajne vetem ata qe kane parane dhe ju mbushin xhepat per te aritur qellimet e tyre, me pak fjale korupsion dhe miqesi e madhe. Ketu me vullnet dhe durim dhe zgjuarsi arrin dhe pa patur ato. Te pakten keto pershtypje kam une. Jetojme me nostalgjine per kete jam dakord por e verteta eshte krejt ndryshe. Pyesni ata qe shkojne dhe goditen me realitetin e Shqiperise dhe kthehen perseri ne vendet qe jetojne te vrare per ate eksperience qe perjetojne.


Postuar nga Vlonjati99Tave datë 12 Prill 2007 - 23:02:

per qef te bibilushit kur i thone

mos te qahemi allabym bereqaves.. i kemi krijuar pothuajse ato qe na duhen...

tashi si na trajtojne.. varet se dhe ku ndodhet njeriu.. ne cfare ambjenti rrethi shoqeror... po personalisht.. ndodhem ne ambjente te ngrohta nga ana figurative..
te them shoqeri me shqiptar... kam.. por jo si ne fillimet kur isha ne usa.. e kam reduktuar dhe ata mund te jen 2-3 tani.. dhe kemi nje raport reciprtok.. pra nje trajtim reciprok..

asnje here se kam mohuar se nga jam( saqe dhe rripat e pantallonave i kam pothuajse te gjith me flamurin shqiptar ).. dhe asnje her sme ka penguar ne pune apo kudo tjeter pse jam shqiptar.. biles biles.. mendoj mun dte kem qen me i privilegjuar se ndonje nga ndonje shtet tjeter.. sidomos nga keto vendet latine.. pra nje trajtim spektakolar.. qe ndonje her keto gjera nu i ke as brenda vendit tend...

per sa i perket asaj qe tha kjo shoqa me lart .. nostalgjise.. ne shqiperi nuk eshte e then vetem te kesh parane apo shokun... eshte e then ne nje fare pikpamje por jo per te gjithe.. ai qe di can.. e ben dhe lekun dhe mikun... ai qe ha fara lule dielli ter diten.. se k aiden ca eshte prespektiva...

pse do doja te jetoja ne shqiperi?
jan shum arsye... ku po them 2-3... thjesht ajo jeta me e qet nga ana psikologjike.. qe se lodh shum trurin.. 2. vjen nje kohe qe te gjith besoj.. behen familjare.. dhe personalisht.. kur kjo kohe te vije skam deshire te rriten ciliminjt ketu ne usa.. sic te paret tane kan pas respekt per prindrit e tyre.. apo prindrit tane per te tyret.. apo ne per prindrit tane( disa na ne , se ka dhe nga ata qe .. nejse).. po ashu dua te respektohem dhe un neser dei nga kallaballeku im.. te din kush eshte raporti baba-fmi apo nene-fmi dhe anasjelltas.. pra dhe kjo nje arsye.. shqiperia ka me shum lek se ketu ne usa.. apo ne ndonje vend tjeter.. pasi eshte nje kantier ndertimi.. nje vend ne ndertim.. mund te hapesh cfaredolloj bisnesi.. po te kesh fletushkat,.. dhe mund te jetosh shum i qet atje.. i nderuar dhe respektuar ng ate gjithe.. se domsdo kur je mire te duan te gjith..

anyway se u zgjatem ta permbledh pak tashi se doli jasht binarve :p
ketu trajtohem si mbret kur tha dhe ari.. i kam lidh gjerat shum mire.. dhe punet shkojne vaj.


Postuar nga ~Enigme~ datë 12 Prill 2007 - 23:16:

Citim:
Po citoj ato që tha KOTA_97
pra dhe kjo nje arsye.. shqiperia ka me shum lek se ketu ne usa.. apo ne ndonje vend tjeter.. pasi eshte nje kantier ndertimi.. nje vend ne ndertim.. mund te hapesh cfaredolloj bisnesi.. po te kesh fletushkat,.. dhe mund te jetosh shum i qet atje.. i nderuar dhe respektuar ng ate gjithe.. se domsdo kur je mire te duan te gjith..

kota i bie te ri me shume se cme lejon koha ketu po te filloj te te kundervihem ose me mire te them te shpreh mendimet time ne lidhje me mendimet tuaja. Por ajo qe me beri te meditoj eshte se a ka siguri ne Shqiperi? Po sikur keto "fletushka" mos te pijne uje fare aty se te vjen tjetri me fletushka te tjera dhe te thote kjo eshte toka ime dhe ti ke nisur biznes atje. Dhe luftimi ligjor fillon e komplikohet dhe si perfundim mos nxjeresh gje ne drite. Kam pershtypjen mgjs politiken e ndjek perciptazi (se perndryshe perfundoj me dhimbje koke me ato qe lexoj) se nqs fillojme ti peshojme gjerat balanca do jete ne vend te huaj te pakten per mua mgjs zemra mund te jete ne vendlindje!


Postuar nga Vlonjati99Tave datë 12 Prill 2007 - 23:28:

enigma ime dashur!

po ju drejtohem me kete leter juve :p ( shaka)

tashi ti po pyet ka siguri ne shqiperi?

po moj k a si ska.. ndertime po behen dhe ne irak.. qe pellcet bomba ne rrez te veshit.

ka posi siguri.. po ti besh gjerat te rregullta qe ne fillim.. nuk ta mer dot njeri pronen e nuk te del dot njeri per zot.. dhe kur e blen pronen ta blhesh te pronari.. te ai qe e ka nga i jati a nga gjyshi.. ose dhe na bashkia.. po duke u siguruar mire nga ana e dokumentacionin... sic dihet sot per ata qe an probleme ne shqiperi.. kan gjet nje pikmbeshteje nga ana e medias aktualisht top channel .. do thuash smund te ecet ashu.. e drejt smund te ecet.. por siguri ka.. varet se si i ben letrat..po do me pak lek e ti besh fallco gjerat... dije se neser dei do kesh probleme... po i bere te sakta qe ne fillim.. ka siguri... le te dalin fletushka mbi fletushka.
un personalisht.. po bej 3 vjet qe kam bler nje vend te madh ne borsh nq se e ke iden ku eshte.. dhe token e kam bler nga i zoti.. dhe sbesoj edhe nuk mendoj se do kem ndonje her problem me ate ceshtje.. pra pres vetem momentin qe te hedh ate investim qe mendoj atje dhe as e mendoj se do kem probleme me shtetin.. kushdo qe te jet i majt apo i djatht ne krye.

pershendetje..

me rrespekt dhe dashuri nga kota_97 :p


Postuar nga ^AngeL^ datë 02 Maj 2007 - 16:51:

si gjithe te tjeret,sikur te isha tamom e vendit,si ne lagje si ne rruge ,shkoll dhe kudo,,mbase ndonje here mund te kete ndonje konflikt por i don't give a sh,t,,dmth nuk prekem ne seder aspak,,,i fight back and thats it.


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.