Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- 250 femije ne shkollen e Korces mësojnë se Shqipëria është Greqi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13861)
250 femije ne shkollen e Korces mësojnë se Shqipëria është Greqi
29/05/2007 - 07:24
• Tedi Blushi
Fëmijët shqiptarë të fshatrave përreth Korçës, Boboshticë e Drenovë po mësojnë një “të vërtetë” të hidhur: që toka ku ata u lindën e po rriten është greke. Janë rreth 180 nxënës, bijë e bija shqiptarësh që po u mësohet falas nga shkolla jopublike greke “Omiros” një histori e shtrembëruar që i paraqet stërgjyshërit e tyre si pushtues të Vorio-Epirit. Është një brez fëmijësh, i ciklit fillor që A-në e lexon alfa, që gdhihet çdo mëngjez me hymin grek dhe që nuk di asnjë varg të atij shqiptar, që thotë “Kalimera” e jo “Mirëmengjez” që kërcen “zeivefiko” dhe nuk di ç’është pogonishtja.
Në qytetin ku 120 vjet më parë u çel Mësonjëtorja e Parë Shqipe këta fëmijë, falë liçencës që “Omiros” ka marrë nga Ministria jonë e Arsimit, e nisin ditën me mësimin: “Vorio-Epiri iu bashkua padrejtësisht shtetit shqiptar. Banorët grekë të zonës nuk e pranuan këtë vendim dhe organizuan grupe ushtarake për të siguruar pavarësinë e tyre”.
Është pikërisht një mësues grek që ua mëson këto fëmijëve tanë gjatë orës së historisë. “Më 9 Nëntor 1921, ministrat e jashtëm të Fuqive të Mëdha vendosën në Paris se cilat do të ishin përfundimisht kufijtë e Shqipërisë. Sipas këtij vendimi Greqisë i merreshin territoret që kishte çliruar gjatë Luftës së Parë Botërore”, vijon më tej mësuesi. Ai sillet mirë me fëmijët e shqiptarëve megjithëse me historinë që u mëson i konsideron si bij “pushtuesisht”.
Ja si e shpjegon ai Luftën e Dytë e Botërore: “Edhe pse forcat ushtarake greke ishin të pakta para superfuqisë së Italisë dhe ndihmës së aleatit të vogël (Shqipërisë), ushtria greke mundi të frenojë ushtrinë italiane në kufirin me Shqipërinë (28 tetor – 14 nëntor 1940). Në vazhdimësi ushtria greke kaloi në mësymje të përgjithshme në Epir dhe në veriperëndim të Maqedonisë (14 nëntor 1940 – 6 janar 1941)”. Tashmë në mbyllje të vitit shkollor, këta 180 fëmijë shqiptarësh e kanë mësuar në shkollë atë që deri dje thuhej lartë e poshtë: “nga Pogradeci në Himarë, toka është greke”.
Si u mor licensa
Licensa për çeljen e një shkolle 9 vjeçare greke në Korçë është lëshuar nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë, rreth dy vjet më parë. Në bazë të ligjit për arsimin është kjo ministri që kontrollon kurrikulat mësimore e që rrjedhimisht është institucioni që ka legalizuar dhe vazhdon të heshtë përballë këtij skandali. Ndaj dhe nuk është aspak faji i drejtoreshës greke të “Omiros”, Vasiliki Baraki që përballë kësaj “dashamirësie” të qeverisë shqiptare të deklarojë: “Çdo vit ngjitim nga një shkallë. Perspektiva jonë është që të plotësojmë një sistem të plotë të shkollës së mesme e t´i përgatisim nxënësit për të vazhduar shkollën e lartë kudo që ata do të dëshirojnë, në universitetet shqiptare, greke apo ato evropiane”.
Them une rrofte patroitizmi shqiptar...
si duket duhet te tredhen tere ato mesuesit qe i thone keto fjale nxenesve shqiptare dhe tu varen ne qafe bolet dhe te dalin te bejne nj shetitje tne bulevardin e Korces dhe ta mesojne mire qe flitet shqip ne Shqiperi dhe qe Shqiperia eshte nje nder ,,dhe nje motiv,,,,,dhe duhet ti falen cdo dite asaj,,,dhe Shqiperia eshte toka qe ka ekzistuar para asaj pordhe "greke........"dhe emri Shqiperi eshte vazhdim i i Arberise qe ka pasuar Ilirine e cila erdhi si vazhdim i tokes Pellazge ........ne kemi qene ketu kur ata greket ishin njeqelizor,,,,,,,,,dhe kjo toke nuk eshte greci more mesues qe bliheni me nje thes miell .....ju qe i thoni tokes Shqipe greci ju mund te perdhononi edhe vajzat tuaja,,ju te shpifni qenien njerezore,,,,,,,,,
ps; mos e fshini kete postim dhe na lini te flasim Shqip ne Shqiperi ashtu sic kemi folur gjithmone
epo persa u perket atyre femijeve qe jane ne ate shkolle dhe qe mesojne se Shqiperia eshte Greqi duhet bere dicka, por nga kush ?
se pari njeher pergjegjsine me te madhe patjeter qe e ka qeveria qe ka dhene licensen per nje shkolle te tille dhe nuk kontrollon kurrikulat, pastaj mesa kuptova une kjo eshte nje shkolle private qe frekuentohet nga shqiptaret, pse ne SHQIPTARET ti cojme femijet ne nje shkolle ku mesohet dicka e tille?? e pra ne jemi inferiore , dhe nga fakti se jemi te tille nuk dime te bejme shume gjera ashtu sic duhet (na pelqen s'na pelqen) sepse edhe sikur te hapej nje shkolle e tille ne Greqi apo diku tjeter ku u mesohet femijeve se ajo toke ku jane eshte e dikujt tjeter asnje kembe sdo te shkelte ne ate institucion, pra pse te mos e bojkotojne vete shqiptaret pasi qeverise i paskan zene syte lesh?? a vlen te bertasim , s'besoj se vetem kete gje kemi bere qe me xhaxhin gjithmone kemi thene se jemi me te miret dhe keshtu e ashtu, edhe sot pervecse lavderohemi me ndonje student/e qe shkelqen ne universitetet e huaja e qe nuk tundohet te kthehet kurre me ne Shqiperine e dashur, me thoni ju lutem se cfare kemi bere per te ecur perpara, nuk mjafton ti tregojme njeri tjetrit se greqia, serbia , e maqedonia na kane borxh token qe na e kane zaptuar, as nuk jemi akoma aq te forte sa tu shpallim luft atyre, them se e vetmja gje qe mund te bejme eshte lobing te dashurit bashkombas, ashtu sikurse ka filluar te behet dhe gjerat kane filluar te levizin , por ne ketu duhet pranojme se jemi shume te zene per te ngritur zerin per ate qe mund te bejme , sa prej jush dolen per te protestuar kur u shfaq videoja e ushtareve greke,,,, dyshoj ,, fare pak ne mos asnje,,, ateher pse mos te levizim nga rehatia e karrigeve te kafeneve qe po na ngjiten per b.... duke u marre me biseda kote dhe te punojme per te miren e shqiperise, se pastaj ndoshta do te jemi ne gjendje ti kerkojme qeverise te mos jape licensa per shkolla te tilla ,do te jemi ne gjendje ti cojme femijet tane ne shkolla ku mesohet historia ashtu sic duhet, nga mesues shqiptare qe nuk lepihen per pare duke nderruar emer e mbiemer per te figuruar si vorio epiriot, por qe te kene pse te thone se jemi shqitar e krenar,,, sepse jemi ne token tone, flasim gjuhen tone por ama na duhet dhe te jemi zot te vetes tone,, qe un personalisht nuk mendoj se jemi....
jam shume ndakort me mendimin tend,,,,,,,,,,por ka nje gje qe me shqeteson dhe sa na duhet ne qe nje dite greket te kene respekt per ne qe ky respekt vjen vetem nepermjet frikes,?
Citim:
Po citoj ato që tha dhoma666
por ka nje gje qe me shqeteson dhe sa na duhet ne qe nje dite greket te kene respekt per ne qe ky respekt vjen vetem nepermjet frikes,?
250 femije ne shkollen e Korces mësojnë se Shqipëria është Greqi
Shikoni pak fotot,shih çfare diference ka ndermjet dy shkollave,biles edhe kati i pare i shkolles shqipe(ne te djathe) eshte rregulluar nga konsullata greke ne Korçe.Prinderit natyrshem qe do ti çojne femijet e tyre te mesojne atje ku mesimi kryhet ne kushte me te mira,pastaj se ç'mesojne femijet ne lenden e historise dhe gjeografise "pak ju intereson" .Ministria arsimit eshte ajo qe para se te jape liçensen duhet te shikoje programin qe do zbatoje shkolla dhe pas hapjes se x shkolle te ndjeki edhe zbatimin e tij(programit).Po kush ta shikoj se ,ketyre politikaneve tane ju ka zene syte paraja dhe per ate(parane)keta shesin babe e nene jo me nji liçence shkolle.
Ps.Ska nacionalizem me barkun thate.
Re: 250 femije ne shkollen e Korces mësojnë se Shqipëria është Greqi
Citim:
Po citoj ato që tha misterioz
Ska nacionalizem me barkun thate.
Ku eshte Petrit Kola?
Pse s'po e shoh?
Nuk ka debat pa argumentimet e tij per tema te tilla...
ka marre shtepi te re, dmth forum te ri
250 femije ne shkollen e Korces mësojnë se Shqipëria është Greqi
Epo le te mesojne greqisht,nji gjuhe e huaj plus nuk eshte keq.Pastaj me deshire eshte kjo pune ,femijet kane deshire te mesojne greqisht dhe ne te njejten kohe mesojne edhe qe Shqiperia nga Shkumbini e poshte ka qene pjese e Greqise.Kur kjo gje behet edhe me dijenine e politikaneve atehere ne populli ne rregull jemi.
http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=14171
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.