Forumi Horizont Gjithsej 10 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 »
Trego 95 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Epitafe (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13973)


Postuar nga Mister_DXP datë 13 Qershor 2007 - 05:25:

Epitafe

Po sikur ta provoj me "epitafe", ndoshta dalin bukur edhe keto...

Mbi diellë nuk fle dot
Ndaj…dheun zgjodha
Brrr...qenka i ftohët

Mr._DXP


Postuar nga Mister_DXP datë 13 Qershor 2007 - 05:55:

 

 

Mëngjesi paska vdekur
dhe dielli s’do të dalë
…Veç errësirë


Mr_DXP


Postuar nga Mister_DXP datë 13 Qershor 2007 - 23:58:

....

Kur vdes një lule
Një yll këputet
Por…nuk e shohim



DP


Postuar nga Katilesha datë 14 Qershor 2007 - 00:02:

Erresira me ka mbuluar

tashme erdhi koha

me vdekjen e shpirtit tim per te poetizuar....

                                                                007

ps:....DP...te pershendes per temen....


Postuar nga Mister_DXP datë 15 Qershor 2007 - 03:10:

flm


Postuar nga Mister_DXP datë 16 Qershor 2007 - 07:20:

............. 
 
Ah! Po tani që femrat
Lotë s’derdhin më
Për trimat e vdekur?


Postuar nga Mister_DXP datë 16 Qershor 2007 - 07:26:

Toka kishte shumë dritë
Për sytë e shpirtit tend
Megjithse drita kurrë s’është e tepërt


Postuar nga Mister_DXP datë 19 Qershor 2007 - 05:08:

Hijet që lëshon trupi im
Sigurisht janë prej dritës sate.


 

DP


Postuar nga Mister_DXP datë 19 Qershor 2007 - 05:12:

Humbja e memorjes të çon në zbrazëti
Mos më kërko të lutem që të harroj.
 
 
DP


Postuar nga lezhjani-82 datë 19 Qershor 2007 - 05:31:

Kur une te them te verteten, kuptoje/pranoje
e di se eshte e hidhur....jeto!


  Gjithsej 10 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 »
Trego 95 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.