Forumi Horizont Gjithsej 9 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 »
Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Endrra (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14046)


Postuar nga Mister_DXP datë 22 Qershor 2007 - 05:39:

Endrra

.

...................Endrra

Ngatërrojnë rrugën brënda shpirtit tim.
Si në një mjegull mate të ftohtë e pa kuptim,
Ngrihen si stuhi plot zhurmë e bujë;
Përplasen përsëri dhe shtyhen në rrëmujë;
Nëpër një tym veshtullor që zverrkun të lëpin;
Egjër i hidhur mes lulesh që mbin.
Si ligaveci që ecën e ndot gjurmët e tija;
Ngatërrojnë rrugën këto ëndrrat e mia.
Kontradiktore siç janë-një i tërë univers.
Endrra konfuze që thërrmohen në mëngjes.
Të pakapshme e flurore- antimaterje mistike.
Epope e poema lirike e tragjike.
Dhe shpresa te kota për një eterne jetë.
Akeronin e Hadin dhe Parajsën vetë.
Balancën në botë me Engjëj e Demonë,
Humanët bastardë që s’njohin të Zo’në…


…Kurrë, që ti kap këto ëndrra s’kam ditur.
Rrëshqasin ndër gishta si rërë e situr.
Tërheqëse plot passion, refleks i pakuptim..
Materje e tejngopur me shprese dhe intrigim…
Ah!…Sikur të mundja, një nga një ti lexoja!
Të rrezikshme dhe joshëse... Eh! Sa do të doja!
Dhe të magjishme si ato… Nje mirazh i vëtretë.
Sarkofag i braktisur i Shpresës vetë…
Do të jetoja atëhere, sa për njëmijë jetë


 

DXP


Postuar nga Mister_DXP datë 26 Qershor 2007 - 04:42:

Endrra

Nje poezi e shkruar gjate vitit te rende 1997. Eshte hera e pare qe e nxjerr dhe e jap tek te tjeret tani mbas rreth dhjete vjetesh, pikerisht per te kujtuar qe akoma problemi i Kosoves nuk eshte zgjidhur....

 

 

'

 

Ma dogje dhenë

E ngrita vatrën me stoli,
Me frymëzim e shpirt të gjallë;
Me dhimbje plot e dashuri;
Me fantazi si në përrallë,
...............E gaz të rrallë.

Dhe mbolla lule-e shpresa plot,
Rrita dëshirat gjer në re,
-Ç’mëkate patëm bërë - o Zot,
Që hape qiejtë përmbi ne,
..................Mbi këtë dhe?

Kur rrodhe zjarr ti qiell i zi,
Prej hapësirës së panë;
Nuk e pe foshnjëzën në gji?
Nuk e pe nënën dhe babanë,
.................Tek vatra pranë?

Ç’të patëm bërë Perëndi,
Që përvëlove mal e det?
Këtë dënim s’e pat njeri,
Veç pengun tonë dheu se tret,
...................Dhe njëqind vjet.

Në gjumë ishim kur na theve,
Çarçaf’n e bardhë me gjak e lave,
Endrrën e parë në mes na preve,
Lulet që në burbuqe thave,
................Dhe djepet çave.

Dhe dogje, poqe, mish të gjallë,
E ngrite zjarrin përmbi re,
Dhe grise, prishe, gaz të rrallë,
Gurin mbi gur nuk le mbi dhé,
........................Dhe nënë dhé.

Më dielli s’ndrit veç drit’ e mekur,
Duke përtuar vjen nga retë,
Qan korb’ i zi mbi shesh të vdekur,
Qan mali, deti, fush’ e shkretë,
.......................Dhe burri vetë.

-Ah, Zot i madh, dyert e ferrit,
Pse më kanatë hapur i le?
Lëshove djaj e krajl’ e derrit,
Që u vërsulën përmbi ne,
..................Mbi këtë dhe…

…Dëgjoj një zë që vjen së thelli,
Si një gjëmim i llahtaruar.
Një zjarr që ndrit si vetë dielli,
E më mbush dejt e më mban zgjuar,
................................Të paduruar.

Mësohe mirë ti krajl i zi,
Me djajtë e ferrit, me të tjerë,
Unë vdes dhe ngjallem përsëri,
Dhe më i fortë këtë herë,
..............Dhe kurdoherë.

Më vijnë prej vatrës së zhuritur,
Ku lashë nënën dhe babanë,
Në frymëmarrje të përndritur.
Shpirtrat e vllezërve që ranë,
.................Dhe më nuk janë.

Dhe rreptë më thërrasin: Çohu!
Këtu ke nënën dhe babanë.
Prej dhimbjes dhe dremitjes zgjohu!
Se ti je zot në këto anë,
..............Dhe përmatanë.

Dhe lind një shpresë mbi dheun tonë,
Që përhap tymin sterrë nxirë,
Edhe mbush tokën plot aromë,
Nga bar’ i hollë, erëmirë,
......................i përtërirë.

...Dhe e ngre vatrën përsëri,
Si dhe më parë e kam ngritur,
Kur qiejtë vollën zjarr të zi.
Aty në dheun e zhuritur,
............Me gjak vaditur.


Postuar nga Mister_DXP datë 28 Qershor 2007 - 00:08:

........Do të vdes më këmbë


Ashtu do të vdes, më këmbë...e di;
Duart zgjatur lart drejt qiellit të zi.
Hënën duke puthur, si s’ka bër’ njeri.

Duart lart, drejt qiellit, në makabër valle,
Pa ritëm, pa këngë, pa shpresa, pa malle.
Më qan hëna me mua, me lot prej të gjalle.


Do të vdes më këmbë si askush s’ka vdekur.
Por nga dashuria, jo nga mosh’ e thekur.
Hënën duke vjedhur prej qiellit të mekur.


DXP


Postuar nga Mister_DXP datë 28 Qershor 2007 - 21:40:

..............Retë
 
 
I pashë retë, si u afruan, atje lart,
Dhe pa turp fare, u puthën;
                            flokë-kërleshur.
Dhe në pasion i pashë të shkrihen,
Tek njëra-tjetra;
Në sy të tërë botës,
Që kureshtare si kurdoherë;
I sheh nga poshtë buzëpërdredhur.
 
 …He…! Krejt papritur,
U turpëruan,
Dhe prapa malit ikën dhe u fshehën.
 
DXP


Postuar nga bleta punetore datë 29 Qershor 2007 - 01:21:

Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP
..............Retë
 
 
I pashë retë, si u afruan, atje lart,
Dhe pa turp fare, u puthën;
                            flokë-kërleshur.
Dhe në pasion i pashë të shkrihen,
Tek njëra-tjetra;
Në sy të tërë botës,
Që kureshtare si kurdoherë;
I sheh nga poshtë buzëpërdredhur.
 
 …He…! Krejt papritur,
U turpëruan,
Dhe prapa malit ikën dhe u fshehën.
 
DXP


..... kur dhe qielli merrka ere nga punet e tokes!
e mir, alegorike, kuptohet! E goditur.


Postuar nga Mister_DXP datë 30 Qershor 2007 - 20:24:

Oh Ms bleta puntore. Me vjen keq qe te te rikujtoj keshtu se punet e tokes kane lindur ne qiell se pari lol. (mekati i pare ishte ne parajse mikja ime dhe jo ne toke) Ne tokesoret nuk bejme gje tjeter vecse imitojme punet e Perendise.

Faleminderit qe me ndjek


Postuar nga bleta punetore datë 30 Qershor 2007 - 21:00:

Lightbulb

Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP
Oh Ms bleta puntore. Me vjen keq qe te te rikujtoj keshtu se punet e tokes kane lindur ne qiell se pari lol. (mekati i pare ishte ne parajse mikja ime dhe jo ne toke) Ne tokesoret nuk bejme gje tjeter vecse imitojme punet e Perendise.

Faleminderit qe me ndjek



... s'qenke poet qe turbullon ujrat e ceketa me vargje, ti!
flm per komentin!


Postuar nga Mister_DXP datë 01 Korrik 2007 - 07:30:

...........Dikush, tek bisedonim  nje dite rreth mbulimit te grave ne religione te ndryshme, me thote nje shprehje proverbiale: Eh, miku im, vetem syte nuk ka religin qe t'i mbuloje. Ata jane bere prej perendive qe ta shohin boten lakuriq... 
...........Vone, mjaft vite me vone mbasi u perpoqa shume here per te hedhur ne vargje kete profeci, munda te shkruaj vetem dy strofa, dy strofa te shkurtra...Nuk qenka e lehte qe te prekesh tabute!
 
 
............ Sytë
 
Vështomë…të thashë një ditë,
Kur rrinim pas zjarrit me miq,
Se sytë...i bënë perënditë,
Që jetën ta shkojn’ lakuriq.
 
Qerpikun, ti ulur e mbaje
Dhe fshehur nën zë diç më the.
S’kuptova, a qeshje, a qaje,
Por syrin e ndritur...s’ma dhe.
 
DXP


Postuar nga bleta punetore datë 01 Korrik 2007 - 22:27:

mua s'do ma kish bere syri terr... po te kisha patur ferexhe!
syte e fshehur kane me guxim te zhveshin...


Postuar nga Mister_DXP datë 03 Korrik 2007 - 23:56:

 .
 
 
............Floku i vashës
 
 
M’u zvordhën dhe neonet…dhe vitrinat;
Dhe dielli që shkëlqen, si sy verem;
Dhe lustra që mbulon e ndrit makinat;
Dhe zonjëzat e lyera me krem.
 
Do ik…me shpirtin ters dhe të mëritur.
Do bredh…të gjej mamuthët gjithë lesh.
Ç’më duhet mua kjo kapel’ e ndritur,
Që s’di se kush ma rrasi gjer në vesh?
 
Pas fushave do humbem si i marrë,
Pa ëngjejt krahëbardh’ e syjeshil
Si murgu rason…kohën do heq zvarrë
Kaluar mbi të urtin kalë çil.
 
S’i dua veselitjet e parajsës!
Më mirë djers’ e dheut në mëngjez
Dhe dehja që më fal floku i vashës
Si lule e jargavanit plot me vesë.
 
 
 DXP


  Gjithsej 9 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 »
Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.