Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Kerkojme Argumente?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14160)


Postuar nga Isra datë 16 Korrik 2007 - 16:29:

Kerkojme Argumente??

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
2. Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave


Vërtet që shumë njerëz janë mospërfillës ndaj shenjave dhe argumenteve Tona. (Junus: 92)
Me të vërtetë Ne e kemi zbritur Kuranin dhe padyshim që Ne do ta ruajmë atë. (El-Hixhër: 9)

[Bekare] 26. All-llahu nuk ngurron që të marrë çfarëdo shembulli, qoftë mushkojë a diçka edhe më e imët se ajo. Për sa u përket atyre që besuan, ata e dinë se ai (shembull) është i vërtetë nga Zoti i tyre, ndërsa ata të cilët mohuan do të thonë: "ç'deshi All-llahu me këtë si shembull"? Ai me te humb shumë, e po me te udhëzon në rrugën e drejtë shumë, po me përjashtim të atyre që janë jashtë rrugës, Ai me te nuk humb tjetër.


Postuar nga Isra datë 16 Korrik 2007 - 16:30:

[Nahl]
68. Zoti yt i dha instinkt bletës: "Ndërto shtëpi nëpër kodra (male), nëpër drunj (pemë) dhe nëpër kulmet që ata (njerëzit) i ndërtojnë.
69. Pastaj ha nga të gjitha (llojet) frutat dhe futu nëpër rrugët e nënshtruara (e të mësuara) prej Zotit tënd. Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar-ilaç) për njerëz. Edhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon thellë.


Postuar nga Isra datë 16 Korrik 2007 - 16:31:

En'am] 95. S'ka dyshim, All-llahu është zbërthyes i farës (i kokrrës së saj) dhe i bërthamës (së pemës). Ai nxjerr të gjallin nga i vdekuri dhe Ai është nxjerrës i të vdekurit nga i gjalli. Ky është All-llahu, e si atëherë shmangeni (nga besimi)?


Postuar nga Isra datë 16 Korrik 2007 - 16:32:

. Ai ju krijoi juve prej një njeriu, mandej prej tij e krijoi palën (çiftin) e tij dhe Ai krijoi për juve tetë nga çiftet e kafshëve. Ai u krijoi në barqet e nënave tuaja, krijim (etapë) pas krijimit në tri errësira. Ky është All-llahu, Zoti juaj, vetëm i Tij është pushteti, nuk ka tjetër pos Tij. E, si pra, i shmangeni (adhurimit të Tij)?


Postuar nga Isra datë 16 Korrik 2007 - 16:33:

En'am]
96. Ai është krijues i dritës së mëngjesit. Natën e bëri kohë pushimi, e diellin dhe hënën për llogaritje të kohës. Ky (rregull) është caktim i plotfuqishmit, i gjithëdijshmit.


Postuar nga Isra datë 16 Korrik 2007 - 16:35:

1. Para gërmimeve, Ubari mund të shihej vetëm nga hapësira.
2. Pas gërmimeve u zbulua një qytet i varrosur 12 metra në tokë.


Pastaj, kur ata e panë atë si një re të dendur që vinte drejt luginave të tyre, thanë: "Kjo është një re që do të na sjellë shi!" Jo! Përkundrazi, ai është dënimi, për të cilin ju kërkuat të shpejtohej! Një erë që sjell një ndëshkim të dhimbshëm! (El-Ahkaf: 24)
Ndërsa Adi u shkatërrua nga një erë e fortë dhe e vrullshme.
Të cilën Ai e dërgoi mbi ta për shtatë net e tetë ditë pa ndalur, saqë mund t'i shihje njerëzit të flakur sikur të ishin trungje hurmash të hedhur! A mund të gjesh ndonjë prej tyre të mbetur? (El-Hakkah: 6 - 8 )
A nuk e ke parë se ç'bëri Zoti yt me Adin dhe me Iramin me shtylla të larta? Si ata nuk është krijuar askush më parë në tokë? (El-Fexhr: 6 - 8 )


Postuar nga Isra datë 16 Korrik 2007 - 16:37:

En'am]
59. çelësat e fshehtësive janë vetëm te Ai, atë (fshehtësinë) nuk e di kush pos Tij. Ai e di çka ka në tokë dhe në det, Ai e di për çdo gjeth që bie dhe s'ka kokërr në thellësi të tokës, s'ka të njomë dhe s'ka të thatë që nuk është (shënuar) në librin e qartë (Levhi Mahfudh)


Postuar nga Isra datë 16 Korrik 2007 - 16:38:

Bekare]
91. Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedh armiqësi mes jush, t'ju pengojë nga të përmendurit Zotit dhe t'ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?
92. Bindjuni All-llahut dhe bindjuni të dërguarit e kini kujdes (mos kundërshtoni). E nëse refuzoni, atëherë pra, dinë se obligim i të dërguarit Tonë është vetëm komunikimi i qartë.
219. Të pyesin ty për verën dhe bixhozin. Thuaj: "Që të dyja janë mëkat i madh, e ka edhe dobi në to (të pakta) për njerëz, por dëmi i tyre është më i madh se dobia e tyre. Të pyesin ty edhe se ç'do të japin. Thuaj: "Tepricën!" Kështu ua sqaron All-llahu juve argumentet ashtu që të mendoni (çka është mirë e çka është keq)

Maide]
90. O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.
[Shu'ara]
210. Atë (Kur'anin) nuk e sollën djajt (si fallin falltorëve).


Postuar nga Isra datë 16 Korrik 2007 - 16:42:

A'raf]
171. Përkujto kur ngritëm kodrën mbi ta si re, e ata menduan se ajo do të bie mbi ta.


Postuar nga Isra datë 16 Korrik 2007 - 16:48:

Kewther]
1. Ne, vërtet, të dhamë ty shumë mira.
2. Andaj, ti falu dhe prej kurban për hirëëë të Zotit tënd!
3. E s'ka dyshim se urrejtësi yt është farësosur.


  Gjithsej 14 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.