Forumi Horizont | Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Molla e ndaluar (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14246)
Molla e ndaluar
Një ditë duke u kthyer nga puna, përgjatë rrugës papritmas më shkoi syri në një mollë dhe menjëherë më lindi dëshira që ta kem. Kisha nevojë të haj një mollë.
03.07.2007 14:02
Reklam
Nga: Imer GRUDA
Molla kisha edhe në shtëpi e asaj edhe po i afrohesha por ndjeva nevojën që të haj bash atë mollë që syri im e pa në blic. Nuk ishte stomaku por ishte mendja ajo që më thoshte se unë duhej ta haja atë mollë. Jo uria por dëshira më shtynte drejt sajë. Dëshira duhej plotësuar. Por, molla ishte e huaja. Kjo ishte më se e qartë sepse gjendej në tokë të huaj.
A të ha apo mos të ha mollën e huaj! Një mekët i vogël që askund s’mund të krahasohet me krimet që po i bëjnë kriminelët e sotshëm. Ç’ti bëjë, ajo më ngacmonte. Nuk kisha nevojë ta kapërceja gardhin por vetëm ta zgjatja dorën dhe molla do të ishte imja. Thjeshtë, duhej vetëm pasur kujdes që pronari i sajë të mos më shohë. Të mos më shohë vetëm në momentin kur do e shkëputja nga dega se më pas unë do isha pronari i sajë. E imja një herë e imja përgjithmonë.
Nuk kam faj unë por pronari i mollës, që e ka mbjellë kaq afër rrugës. Ndoshta ai ka menduar që për shkak të kalimtarëve të shumtë që ka asaj rruge askush s’do t’i afrohet mollës. Por, për kalimtarët edhe nuk u shqetësova fare, pasi që çdonjëri shikonte punët e veta. Çdonjërit i mjaftonin hallet e veta e jo më të merreshin edhe me punët dhe problemet e të tjerëve. Pse dikush të parandalojë një krim nga i cili ai nuk dëmtohet!
Kuptohet, në çast molla u gjet në dorën time. Dëshira për ta shtrydhur lëngun e saj buzëve të mia mu shtua edhe më shumë. Dukej më e bukur sesa mollët që i kisha në shtëpi. Dukej më e ëmbël se ato. Më e shijshme. Më e lezetshme. Por jo! Kur e hëngra e pashë se ishte më e dobët. Shumë më e dobët. Madje, kishte pas qenë e pa pjekur. Ende jo e gatshme për tu ngrënë. U pendova!
O shpirti pendues, pse më lejove të ha mollën e huaj? Pse nuk më qortove para se t’i afrohesha asaj? Ah, po ç’më shtyri të bëjë një gjë të tillë, edhe duke e ditur se kam molla te shtëpia. Edhe duke e ditur se është e huaja. Edhe duke e ditur se s’kisha uri. E kuptova. Ishte dëshira për të bërë mëkat ajo që më shtyri ta hajë atë e jo nevoja për ta ngrënë. Nuk u kënaqa duke e ngrënë mollën por në fakt u kënaqa në vetë bërjen e mëkatit.
wow xnjeri - akoma nuk di se çfare mendimi kam per ty!!!
Do ti rikthehem temes kur te gjej fjalet e sakta.
Pershendetje per tani.
Citim:
Po citoj ato që tha Pleshtja
wow xnjeri - akoma nuk di se çfare mendimi kam per ty!!!
Do ti rikthehem temes kur te gjej fjalet e sakta.
Pershendetje per tani.
--Molla e ndaluar eshte nje metafore qe perfaqson --------------ligjin --qe jane ligji moral dhe ligjet e shtetit qe perfaqsohen nga jurisprudenca-----dhe i ndalon njeriut nje tendence te natyrshme --por qe keto tendenca te natyrshme mund te jene te arsyeshme dhe njerezore ---por mund te jene edhe te paarsyeshme dhe me origjine shtazore ----dhe jane ligjet tona morale qe na ndajne nga instiktet shtazore qe ne i trashegojme nga natyra jone dikur kafsherore ----------------Por problemi ketu eshte se kisha krijoi ca ligje morale te hekurta te cilat ja vetem qe frenojne natyren tone shtazore por ndrydhin dhe nje pjese te natyres sone njerezore -------dhe ne kete moment ----LIND SINDROMI I MOLLES SE NDALUAR ME GJITHE FUQINE E TIJ PERVELUSE TE NGASJES DREJT ASAJ QE ESHTE E NDALUAR------qe duhet thene se ajo ngasje eshte gjithmone kur ti frenon dicka qe eshte e natyrshme ne qenjen e njeriut pamvaresisht natyres qe ajo mund te kete------shtazore apo njerezore-----por qe tendenca e MOLLES SE NDALUAR RRITET KUR TI NDALON NJERIUT DICKA QE KONSIDEROHET E DREJTE MORALISHT--------SEPSE KETU BASHKOHET DHE NDJENJA E PROTESTES NDAJ PADREJTESIS----DHE KJO NDJENJE ESHTE JASHTEZAKONISHT E FORTE----QE SHKATERRON CDO GJE QE I DEL PERPARA-----kY RAST NDODH KUR LIGJI MORAL BRENDA TEJE DHE LIGJET JURIDIKE NUK PERPUTHEN------DHE NE KETE RAST NJERIU MUND TE PESOJE EDHE NJE TRAUME PSIQIKE----------
-----------POR KUR ligji moral perputhet me ligjet juridike mundesia per ta perballuar sindromin e ---molles se ndaluar--- ESHTE ME E MADHE DHE VUAJTJET E NDERGJEGJES JANE TE PERBALLUESHME--DHE NJERIU NUK PESON NDONJE TRAUME---POR E KALON ME PAK DHIMBJE dhe thot me vet shtyje --sikur eshte ne transicion--si puna jone tani...
Nese do te na hiqnin dhe " Mollet e Ndaluara " atehere me mire te zhdukeshim fare pa lene gjurme. Ndoshta gjeja me e zgjuar qe ka bere njeriu eshte qe zgjodhi ate mollen ne vend te asaj jetes se Edenit.
Re: Molla e ndaluar
Citim:
Po citoj ato që tha xnjeri
A të ha apo mos të ha mollën e huaj! .
gjithe kjo zhurme per 1 molle, pa le ti kishte vajt mendja per presh ca behej
Citim:hahaha, this f_cking guy is a funny motherf_cker! pa asgje te keq. hahahhahaha
Po citoj ato që tha cancer
gjithe kjo zhurme per 1 molle, pa le ti kishte vajt mendja per presh ca behej
Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.