Forumi Horizont
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- nderhyrje eugenike (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14305)


Postuar nga lindjedielli datë 11 Gusht 2007 - 23:45:

nderhyrje eugenike

Eugenika eshte shkenca e perzgjedhjes se materialit gjenetik me te persosur.Perkrahes se kesaj teze e quajne njeriun e cliruar nga cdo semundje njeriun e se ardhmes dhe synojne me nderhyrje embrionale te arijne krijimin e kesaj qenieje.

Cfare mendimi keni per veprimet eugenike duke mare parasysh diagnozen prenatale,abortet,nderhyrjet ne informacionin gjenetik ne embrion dhe mbi diagnozen e preimplantacionit.


Pres mendimet dhe argumentat tuaj.


Postuar nga hebeja datë 12 Gusht 2007 - 00:18:

Une nuk perkrah tezen e tyre, ...jam skeptike.


Postuar nga lindjedielli datë 12 Gusht 2007 - 14:27:

halo

Per cfare arsye nuk e perkrah hebeja tezen e eugenikes ,ne fund te fundit njeriu mund ta perdorte kete vetem per qellime pozitive duke mare parasysh semundjet e lindura.


Postuar nga Mister_DXP datë 12 Gusht 2007 - 21:06:

eugenia

Nderhyrja eugenike eshte pjese e mjekesise genomike. Kjo konsiderohet mjeksia e se ardhmes.
Zbulimi i geneve me demtime te tilla qe te cojne ne semundje si kanceri, autizmi, diabeti, obeziteti etj, do te ishte nje mrekulli. Problemi shtrohet se sa do te jete e afte shkenca per te nderhyre genetikisht ne eliminimin pa komplekse te ketyre geneve” mutante”. Sa pra shkenca eugenike perform te munde te nderhyje tek qenja humane, pa demtuar rrejdhen normale te saj.
Kjo do te kishte komplikacione, etike, ligjore dhe sociale te tilla qe do te demtonin dhe fusnin ne nje rruge perverse vete rrjedhen e shoqerise. Skepticizmi ka shume vend ne kete gje, por edhe optimizmi po ashtu. Ne fund te fundit shkenca do te zhvillohet dhe e ardhmja i takon pikerisht asaj.
 
DXP


Postuar nga hebeja datë 13 Gusht 2007 - 00:16:

Skeptike, ngase kjo nderhyrje mund te misheroje tiparet apo vecorite e trashigimise njerezore, dhe ve me shume theksin apo vlerat e saj mbi karakteristikat e paarsyeshme.
Nderhyrja eugenike eshte drejtuar nga krimet e Hitlerit, dhe se kjo nderhyrje eshte nje ngaterrim i periudhave historike kohore, pasi eshte politikishe e perhapur nga Holokausti.
Kjo nderhyrje poashtu mund te coje deri te humbja e llojllojshmerise gjenetike.


Postuar nga Mister_DXP datë 13 Gusht 2007 - 05:32:

Citim:
Po citoj ato që tha hebeja
Skeptike, ngase kjo nderhyrje mund te misheroje tiparet apo vecorite e trashigimise njerezore, dhe ve me shume theksin apo vlerat e saj mbi karakteristikat e paarsyeshme.
Nderhyrja eugenike eshte drejtuar nga krimet e Hitlerit, dhe se kjo nderhyrje eshte nje ngaterrim i periudhave historike kohore, pasi eshte politikishe e perhapur nga Holokausti.
Kjo nderhyrje poashtu mund te coje deri te humbja e llojllojshmerise gjenetike.



 

Absolutisht e drejte, por pa mendo te ardhmen? Edhe klonimi ka po aq rreziqe , por cdo lloj shkence eshte e tille.

Mos valle atomi eshte kaq i kendshem?

Po sondimet ne hapesire, apo satelitet e shumte qe i rrine tokes perreth. Sigurisht qe te gjitha jane te rrezikshme, por shkenca zhvillohet pikerisht midis rreziqesh.

Perfitimi do te jete madheshtor. Ja, mendo qe mijra femije nuk do te vuajne nga hemofilia, diabeti, obeziteti. Kjo eshte konkrete dhe e bukur.

Zaten shkenca gjithmone eshte e bukur...


 
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.